• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lazarat, vritet një pjestar i RENEA-s , Plagosen dy

June 24, 2015 by dgreca

Qëllohet me armë ndaj policisë. Dy pjestarë të tjerë të forcave speciale mbetën të plagosur dhe u transportuan në Tiranë. Reagon politika/

Një pjesëtar i Forcave Speciale të  RENEA-s   humbi jetën sot gjatë një përpjekje të armatosur në Fshatin Lazarat të Gjirokastrës , ndërkohë që dy  pjesëtarë të tjerë  të kësaj force policore morën plagë me armë zjarri pa rrezik për jetën.Të plagosurit janë transportuar në mesditë me helikopterë drejt Tiranës. Drejtori i këtij spitali njoftoi se pas ekzaminimeve të para, ata gjenden në parametra normal shëndetësor. Policia e Gjirokastrës duke dhënë detajet mbi ngjarjen, shpjegoi se  prej mesnatës shërbimet policore  në disa pika në rrethinat e këtij fshati kishin njoftuar se ishin qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar. Gjatë paradites në ndihmë të këtyre forcave kanë  mbërritur edhe efektivat e forcës elitë të policisë shqiptare RENEA. Sipas policisë së Gjirokastrës  në afërsi të vendit të quajtur “Pularia”, në pjesën e poshtme të Lazaratit, mjeti Vokswagen, ku udhëtonin efektivët e policisë,  është qëlluar me breshëri armësh. ​Sipas burimeve zyrtare, punonjësi i policisë Ibrahim Basha, ka humbur jetë​n si pasojë e plagëve të marra.

Policia tha se ka arrestuar një shtetas në Lazarat në automjetin e të cilit janë gjetur disa armë dhe municione  ndërkohë që ka  shoqëruar edhe shtatë persona. Njësi të tjera policore dhe të trupave speciale nga qytetet e tjera janë dërguar në Lazarat në mbështetje të një operacioni në shkallë të gjerë të ndërmarrë në zonë për kapjen e personave që qëlluan mbi policinë. Drejtori i Përgjithshëm i policisë Haki Cako mbërriti në mesditë në Gjirokastër  ndërkohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet.

​Incidenti i sotëm  me humbjen e jetës së efektivit policor  të forcave elitë të policisë RENEA është më i rëndi në fshatin Lazarat , i njohur për kultivimin masiv të marijuanës gjatë viteve të shkuara.

Në qershor të vitit të shkuar  pas një përpjekje të armatosur disa ditore policia mori kontrollin në këtë fshat. Disa dhjetra persona u arrestuan dhe ndaj tyre kanë nisur tanimë proceset gjyqësore. Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar incidentet  e veçuara .

Kryeministri Edi Rama vizitoi dy efektivët e plagosur në spitalin ushtarak. Ai tha se sot është “ditë zie për gjithë policinë e shtetit, për të gjithë punonjësit familjen e policisë por besoj që cdo shqiptar cdo familje shqiptare që vlerëson ndershmërinë, kurajon, shërbimin e policisë së shtetit sot ka zi”.

Zoti Rama reagoi edhe ndaj qëndrimit të partisë demokratike. Forca kryesore e opozitës kërkoi “nga Policia të zbardhë menjëherë ngjarjen, të ofrojë transparencë maksimale për çfarë po ndodh, të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë të banorëve dhe punonjësve të policisë si dhe të marrë të gjitha masat për ndalimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, duke shmangur çdo pasojë mbi popullatën civile. Partia Demokratike u bën thirrje banoreve të Lazaratit të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të grupeve kriminale”, përfundon deklarata e PD-së.

Ndaj këtyre qëndrimeve të opozitës kryeministri Rama tha se ndihej “vërtetë keq ata që për faqen e tyre të zezë edhe në këtë moment që policia është në fushën e betejës me një grup vrasësish flasin me dy kuptime dhe i këkojnë llogari policisë madje dhe duke e fajësuar në mënyrë jo aq direkte”.

Për situatën ka reaguar edhe presidenti Bujar Nishani i cili në një deklaratë “dënon aktin kriminal dhe u kërkon autoriteteve ligjzbatuese që në mënyrë profesionale të bëjnë zbulimin e menjëhershëm të këtij krimi dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve, duke u bërë njëkohësisht thirrje për qetësi qytetarëve të Lazaratit në këto momente të vështira”.

Filed Under: Kronike Tagged With: në Lazarat, Vritet polici

‘Kathimerini’ në Lazarat: Pirgje hashashi…

June 30, 2014 by dgreca

Një grup gazetarësh të gazetës greke Kathimerini kanë qenë në Lazarat gjatë ditëve të operacionit policor antidrogë, kanë takuar banorë të fshatit, kanë biseduar me ta dhe kanë filmuar pamjet e fshatit pas ndërhyrjes së policisë.
“Vetëm pak kilometra larg nga kufiri greko-shqiptar, në një shpat mali shtrihet Lazarati me 5.000 banorë”, shkruan Kathimerini. Që nga fillimi i viteve 2000, kur filloi të kultivohej kanabis, në këtë fshat nuk shkelte këmbë polici. Dy javë më parë, njerëzit e RENEA-s me mjete dhe maska në fytyrë, rrethuan fshatin dhe malet përreth duke ndjekur prodhuesit e hashashit. “Prodhimi ishte aq i madh saqë kur arritëm në Lazarat, në epilogun e operacioneve policore, në çdo rrugicë e oborr kishte pirgje bimësh hashashi të djegura”, shkruan gazetari. Po aq shpesh dëgjohen edhe të shtënat, ndërkohë që çdo ditë policia zbulon dhe sekuestron municione. “Me ardhjen tonë në Lazarat na ndaluan në 3 pika kontrolli. Prania e policisë në fshat ishte aq e madhe, saqë në kafenetë e sheshit qendror, nuk kishte fshatarë, por prokurorë, hetues, e policë të ardhur nga Tirana. Policia ka kontrolluar mbi 130 shtëpi, ku ka gjetur drogë, armë e municione. Ku kaluar shënon hyrjen me një “X” i madh”, thuhet në shkrim. Gazetari grek ka takuar kolegun shqiptar Telnis Skuqi, i cili i ka treguar se Lazarati në të shkuarën ka qenë peng i organizatave kriminale dhe në të s’mund të shkelte asnjë gazetar. Skuqi rrëfen historinë e tij të kërcënimeve pas shkrimeve për trafikun e drogës.
Më pas gazetari grek i referohet avionit të Divjakës, për të cilin sic thotë deri javën e kaluar janë të panumërta raportimet e medias shqiptare. Opozita mori avantazhin duke kritikuar qeverinë e Edi Ramës për tregtinë e pakontrollueshme të drogës, deri në protestat që PD zhvilloi në rrugët e Tiranës duke e akuzuar Ramën se mbështet trafikantët. Presioni politik përkoi me pritjen e Shqipërisë për dhënien e vendit kandidat për anëtarësim në BE, e cila u dha disa ditë më parë.
Megjithatë, shton Kathimerini, raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se Shqipëria në vitin 2013 mbeti burimi kryesor i marihuanës për tregun evropian. Sidomos tre vitet e fundit, prodhimi i hashashit është rritur. Vitin e kaluar numri i të arrestuarve për trafik droge në rrethina dhe kufirin e Shqipërisë ka qenë 803, ndërsa në vitin 2012 ishte 729. Transferimi i hashashit në Evropë bëhet me anije, aeroplanë, madje edhe me mushka më të trajnuara të ndjekin këtë rrugë pa drejtues. Pavarësisht prodhimit në rritje, autoritetet shqiptare nuk mund të hynin në Lazarat dhe çdo aksion i tyre nuk ka mundur ta ulë prodhimin e hashashit. Ndërkaq në Lazarat vendasit tani po kërkojnë ndihmë nga shteti, për t’i futur në punë, shkruan Kathimerini pa harruar të ndalojë edhe në Dervician ku banorët minoritarë grekë shprehen se kanë frikë nga hakmarrja dhe tregojnë muret e shtëpive të shpuara nga plumbat

Filed Under: Rajon Tagged With: ‘Kathimerini’, ‘Kathimerini’ në Lazarat: Pirgje hashashi, në Lazarat, të djegura

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT