Analizë psikologjike/
Shkruan: Prof. dr. Hazbi Shehu/ New York/
Syri i njeriut sheh gjithëthësinë; ndërsa mendja e studjon, analizon dhe arrin ne konkluzione ne lidhje me te.Në nje dite te bukur Vere, zbrita nga helikopteri në Manhatan, qendra kryesore e New Yorkut. U mahnita nga ndërtesat gjigande dhe të larta. Më dukej, se ato, putheshin në drejtim të qiellit! I habitur dhe i trullosur; fillova të eci, duke vështruar përpara, majtas dhe djathtas. Rrugët ishin të drejta,por dhe të gjata. Vazhdoja të ecja me ngadalë dhe i hutuar duke parë këtë bukuri të rrallë. Koha kalonte, por kush e vinte re?! Unë isha i hutuar nga çudirat e botës së madhe. Ecja dhe vetëm ecja; duke kaluar nga një bukuri tek tjetra. Në krahun e majtë një park i bukur me lule, i rrethuar me pemë të larta më tërhoqi vëmendjen! Vendosa të pushoja. U ula tek një stolë pranë shatërvanit. Nxorra nga çanta një sandwich dhe fillova të hanja. Vështroja me kureshtje shatërvanin, me ujin e kulluar, që rridhte pa pushim përqark. Pa e mbaruar sandwichin; u ngrita dhe vazhdova të eci përpara.
Ecja dhe vetëm ecja, nuk ndjeja lodhje, sepse më tërhiqnin ndërtesat, njëra më madhështore dhe më e bukur se tjetra. Kur filloi dielli të perendonte; atëhere ndjeva se po errej. Ktheva kokën, për të parë helikopterin. Ai dukej si mizë në horizont. Thashë me vete sa larg paskam ecur! U ktheva dhe po ecja duke nxituar për ta arritur. Më kot, megjithëse ecja duke bredhur ai vazhdonte të largohej. U tremba dhe fillova të kërkoja njerëz për ti pyetur. Nuk shihja as njerëz as makina. Asgje nuk lëviste! U errësua. I trembur fillova të thëras “Ku jeni o njerëz? Ju lutem më ndihmoni!” Askush nuk përgjigjej. “O i madhi Zot! Si mund të jetosh pa njerëz!” I trembur në kulmin e frikës u zgjova. Isha në krevat. Gjjithçka ishte endërr!
Atëherë fillova të gjykoj:. Bukuria madhështore e ndërtesave gjigande shpreh prodhimin e mendjes njeriut. Eshtë kënaqësi, sepse kjo bukuri, lë gjurma në tru ; por mungesa e njeriut; brënda kësaj bukurie lind frikën e vetmisë. Pa praninë e qëniëve njerëzore shuhet ndjenja e dëshirës, për të parë bukurinë e krijuar nga vetë ai. Mos vallë bukuria është vetë njeriu; ndësa prodhimet gjigande të krijuara nga ai shijohen brenda shpirtit njerëzor.?! Në Amerikë ka ndërtime madhështore dhe vepra gjigande; por jeta zjenë atje ku ka njerëz. Njeriu krijon gjallëri! Në New York takon njerëz, të të gjitha racave, ngjyrave dhe kombeve; me të gjitha të mirat dhe të këqijat e tyre. Kur kalon nëpër rrugët e New Yorkut dëgjon të gjitha gjuhët e botës. Edhe sikur të njohësh disa gjuhë, rrallë do të kuptosh bisedat e tyre. I sheh dhe të shohin; nuk kupton gjuhën, por mund të gjykosh në bazë të veshjeve, lëvizjeve dhe sjelljes së tyre. Jeta paraqitet e gjallë. Këtu në New York, njerëzit e kombeve të ndryshme përqafohen, puthen, dashurohen bile dhe martohen. Ata lëvizin shpejt për në punë, ose ngadalë për shetitje, por rrallë ndodhin ofendime ose përplasje, jo të këndshme. Kjo tregon, se ata këtu kanë ardhur për punë,por njëkohësisht shprehin edukatën dhe sjelljen e vendeve të tyre.
Në një ditë të bukur me diell në Manhatan takova nje mikun tim, që jeton në New Jersey. U ulëm në një kafene për të biseduar. “Të shoh të qeshur; kemi ndonjë lajm të mirë?”, e pyeta. Ai vendosi filxhanin e kafesë në tavolinë dhe filloi të flasi.“Dëgjo i dashur mik: Unë jetoj në një vilë të madhe të bukur, me bahçe te zbukuruar nga lulet, e rrethuar me pemë frutore; kam disa makina luksoze, etj. Mua nuk më mungon gjë; megjithatë jam i mërzitur!” “Përse”, i dashur mik, “kur i ke të gjitha këto të mira?” “Nuk e kuptoj as vet!u përgjigj ai. Kur vij këtu në New York, gjallërohem; ndihem i gëzuar; kërkoj t’i përqafoj njerëzit; megjithëse nuk i njoh. Atje ku jetoj, në mes të pyjeve dukem i vetmuar pa njerëz.” “Përse, ti ke familjen atje?” e pyeta unë. “Nuk është familja gjithçka.”
Bukuria e jetës është njeriu; takimi dhe pëplasja me njerëzit; këto të japin gjallëri. Njeriu, shoku, miku përmban në vetvete, jo vetëm bukurinë e të qenurit njeri, por dhe kontradiktat e jetës. Ligjet Amerikane i japin njeriut, të çdo kombi lirinë e fesë, të zakoneve, etj. Sjelljet e këqija të njerëzve të ardhur nga të gjitha anët e botës duket se janë harruar ose rralluar këtu në Amerikë?! Këtu ka rajone të veçanta qe përbehen vetëm nga një komb; ose përbejnë shumicën e popullsisë, si p.sh. rajoni “Flushing” që përbëhet kryesisht nga aziatike, etj. Jeta në përgjithësi këtu në Amerike ecën normalisht. Kjo është fitore e ligjit Amerikan. Përplasjet midis njerëzve janë të rralla; jo vetëm midis kombeve por dhe brenda një kombi! Këtu çdo njeri ka të drejtë të jetojë, të punojë, të studiojë duke arritur nivelet më të larta sipas aftësive personale. Nuk ka dallime raciale, feje, krahine apo ideje. Këtu të duket se jeton në gjithë botën, sepse takon në çdo kohë njerëz të kombeve të ndryshme. Po pate aftësi të spikatura mund të futesh dhe në botën e tyre. Duhet thenë se dhe këtu ka përplasje, vjedhje, mashtrime, vrasje, etj, por të gjitha këto kontrollohen vazhdimisht dhe shpejt nga policia. Kjo jetë, relativisht e qetë e ka burimin tek puna, mirëkuptimi, bashkëjetesa e kombeve në një qytet me ligje që veprojnë për të gjithë njesoj. Në këtë bashkëjetesë të mirë influencon jo vetëm zbatimi i ligjeve Amerikane, por dhe puna e vazhdushme e zhvilluar me të gjitha format të kryera nga organizatat, shoqatat, televizionet, etj. Edhe në SH.B.A. ka papunësi, por kjo është e lidhur kryesisht nga raporti prodhim-konsum brenda Sh.B.A-se dhe ne marredhenie me boten. Ndersa pune te rendomtë ka vazhdimisht.
Çdo njeri këtu derdh lot hidhërimi ose gëzimi brenda kombit të tij. Këto lotë nuk demtojnë njerëzit e kombeve të tjera. Të gjithë njerëzit e çdo kombi, që jetojnë në Amerikë derdhin lot dhe për vendin ku jetonë. Në ligjet e shtetit Amerikan nuk shkruhet as diskutohet se cila racë është e para. Nuk ka racë të pivilegjuar; të gjithë njerëzit vlerësohen dhe dënohen njësoj para ligjit sipas Kushtetutës. Pra në përgjithësi në Sh.B.A., njerëzit jetojnë në kushte normale. Kryesisht kjo është meritë e njerëzve drejtues, që zbatojnë ligjet me dashamirësi dhe përpikmëri, pa përjashtuar dhe edukimin e qytetarëve në një kohë relativisht të gjatë. Si rrjedhoj mund të themi, se në këtë vend njeriu jep shenjat për ta quajtur “bukuria e natyrës”.
Por a nuk është njeriu ai që krijoi armët, nga më të thjeshtat e deri tek bombat atomike dhe me hidrogjen?!, gjoja për tu mbrojtur! Kurse në fakt vret dhe vehten e tij. Kështu planeti ynë do të mbetet pa njeriun “e bukur”; pa qeniet e gjalla dhe do të dukej si shkretëtirë. A nuk është njeriu ai, qe mashtron, vjedh, vret të tjerë, por dhe veten?A nuk është njeriu ai, që krahas shpikjeve të mëdha, krijimeve dhe ndërtimeve gjigande, përdor trurin e tij, për të vrarë dhe zhdukur njeriun? Si ka mundësi, që trui i këtij njeriu edhe të krijojë bukuri gjigande, por dhe ti zhduki ato? A është kjo një anomali trurore? Çfarë kontradiktë e pa imagjinueshme! Natyra e krijoi njeriun për ta zbukuruar ate. Pse duhet, që brenda trurit të njeriut të ndodhin qeliza të këqija, që përdoren për shkatërrimin e planetit dhe të qenieve të gjalla , të krijuara nga natyra dhe vetë njeriu? Cila fuqi brenda trurit e krijoi këtë të keqe? Cila fuqi është ajo, që kërkon të transformojë një pjesë të trurit për të prodhuar të keqen? Njeriu u lind ose u krijua i pastër.Truri i tij në kontat me erërat e këqija, herë të ftohta e herë të nxehta, kalbëzohet, ose bllokohet, nuk punon mirë, humb arsyen dhe vepron keq. Kjo është sëmundje që duhet kuruar! por nga kush?! Duhet vet njeriu të kuroi vetvehten! Truri i njeriut ka arritur të kuroi dhe të shëroi shumë sëmundje; por nuk po arrin të kuroi sëmundjen brenda trurit të tij?: EGOIZMIN, që këkon të dominoi mbi vet njeriun ,duke ushqyer dhe sjellë grindje dhe fatkeqsi.
Truri i njeriut, kur lind,është substancë,që nuk punon ,nuk gjykon dhe nuk arsyeton. Me kalimin e kohës , në kontakt me njerzit dhe lëvizjet e tyre ai transformohet;duke kaluar në një formë më të zhvilluar të materies dhe fillon të punoi .Ngacmimet e jashtme natyrale fillojnë me lindjen e foshnjes dhe vazhdojnë gjithë kohën deri sa njeriu vdes.Ngacmimet artificiale, në tru [ndërhyrjet mjeksore të të gjitha formave kirurgjikale dhe medicinale,drogat etj.], i japin një zhvillim tjetër trurit: ndihmues ose negative shkatërrues.
Truri foshnjes ,lindur në kohën e njeriut primitiv,binte në kontakt me njerzit e asaj kohe. Lëvizjet ,ngacmimet e tyre etj., ishin në shkallën më të ulët të zhvillimit të trurit. Sot në trurin e foshnjes, që sa po lind; ngacmimet e jashtme të lëvizjeve njerzore; janë në nje shkallë shumë më të lartë. Ky zhvillim i trurit të njeriut, me kalimin e kohës ; ka sjellë zhvillimin e natyrës të tokës tonë ku jetojmë. Ai ka transformuar në drejtimin pozitiv; rrallë dhe negativ; jo vetëm botën njerzore, por edhe materien e planetit. Ai gjithashtu ka studjuar, po studjon, zbërthen dhe do të zbërthi sekretet e gjithësisë!. Faktet kanë treguar dhe tregojnë se në vendet e ndryshme të globit zhvillimi njerezor është i ndryshëm dhe si rrjedhoj truri i foshnjes nuk do të jetë i skalitur njësoj me rrudha. Vete zhvillimi njerezor tregoni se truri pëson ndryshime, zhvillohet dhe lëviz. Në disa raste, truri i foshnjes, ngelet ashtu siç lind dhe nuk zhvillohet; ose ndodh zhvillim i ngadalesuar. Shkenca mjeksore këto raste i konsideron të sëmure mendorë; pra substanca trunore nuk lind njësoj tek njerzit. Të gjitha pjesët e trupit të njeriut [me përjashtim të trurit] zhvillohen dhe rriten, në mënyre propocionale dhe kryesisht nuk varen nga ngacmimet njerzore. Truri i njeriut kondicionohet nga ngacmimet e jashtme njerzore. Truri rritet bashke me guackën e tij; por kurr nuk del jashte saj. A mund ta quajmë këtë tru të burgosur, të izoluar?! Megjithate, kjo gjendje nuk e ka penguar ate të bjerë në kontakt me botën e jashtme. Ai mendon, gjykon botën; e ka transformuar ate dhe do ta transformoje në të ardhmen.
Ne shpesh mërzitemi, sidomos kur jemi të vetmuar; pa punë, pa familje, pa fëmije, pa shoqëri.! Kjo mënyre e të jetuari dhe të menduari; e godit trurin në drejtim negativ, duke i shkaktuar probleme nervore të rrezikshme për jetën. Për t’ju shmangur situatave të tilla njeriu mundet dhe duhet t’i krijoje vehtes kushte për të jetuar normalisht duke menduar nje të ardhme optimiste. Konkretisht njeriu duhet të punoi, të studjoi, të marrë pjesë në të gjitha format, që ka krijuar ai vet, për nje jetë të bukur dhe të gëzueshme. Vetëm se ç’do proçes, që do të kryej, të jetë brenda masës së caktuar llogjike. Po të kalohet kufiri i kësaj mase: në punë fizike, mendore, lojrave të ndryshme, etj., do të shkaktoi goditje në tru , ai do të filloi të mos funksionoi normalisht dhe do t’i krijohen probleme nervore.
Ku qendron bukuria e njeriut?!
Bukuria trupore është e përkohshme! Historia shekullore ka treguar se në përgjithesi, tek njerezit normal, trupi deri tani paraqitet me përmasa normale dhe të pandryshueshme; me përjashtim të rasteve të rralla, që shperehen me anë të trupave gjigandë dhe trupave të vegjel, të quajtur xhuxha. Truri i njeriut prodhon të mirat dhe të këqijat në botën tonë. Po të presësh nje pjesë të trupit e shemton njeriun, por ai vazhdon të jetoi; madje dhe ambjentohet me këtë gjymtim. Kur truri i njeriut nuk funksionon normalisht ai e humb drejtimin në jetë, ç’orientohet dhe mund të kryej veprime, që e demtojnë shoqërinë njerzore. Eshtë truri ai, që ka zbuluar, po zbulon dhe do të zbuloje në të ardhmen sekretet e natyrës dhe të gjithësise, që do të mahnisnin dhe vete njeriun! Ishte truri ai, që i dha famë Ainshtajnit dhe Shekspirit, e të tjerëve. , dhe jo trupi i tyre! Detyra më e vështirë e trurit është të zhduke egoizmin dhe të krijoi kushtet për vëllazërimin dhe bashkimin njerzor. Duhet jetuar në familje e shoqëri dhe jo në vetmi.Vetmia të çon në çmenduri;ajo është lëvizje negative dhe mund të kalosh në vetvrasje.
. Jeta kalohet e kendshme në shoqëri. Shumë të rralla janë rastet kur nje njeri në vetmi arrin të realizoje zbulime fantastike!
Zhdukja e egoizmit duhet të konsiderohet shpikja më elegante dhe më e madhe në historinë e njrezimit. A do të arrije truri, që ta zhdukë egoizmin, që prodhon sundimin e njeriut mbi njeriun e të sjellë vllazërimin dhe bashkimin njerzor?! Kryerja e kësaj detyre është e besueshme dhe duhet të jetë brenda kufirit të aftësise dhe zgjuarsise së tij! Vetëm krijimin ose lindjen e njeriut truri, kurr nuk ka për ta zbuluar , mbasi është jashte kufirit të zgjuarsise së tij [kufi i cili është përcaktuar nga fuqia e mbinatyrshme].
Shkalla e zhvillimit te trurit tek njerzit është e ndryshme. Ata me shkallën më të lartë të zhvillimit duhet të jetojnë me të gjithë njerzit duke i shuar kontradiktat ndëmjet tyre. Këta njerëz me tru të zhvilluar duhet të gjejnë celesin për nje jetesë normale me çdo person, pavarësisht nga shkalla e ulët e zhvillimit të tyre. Për të përdorur me efektivitet shkallën e lartë të zhvillimit të trurit duhet të marrin shembull nga luani, mbreti i kafshëve.Ai i pret me qetësi takimet me të gjitha kafshët, madje dhe me njerzit. Kjo ndodh sepse luani e ndjen forcën e tij të jashtzakonshme dhe nuk i trembet askujt, duke qenë i sigurt në fitore. Njerezit me shkallë të lartë të zhvillimit të trurit duhet të përdorin zgjuarsine dhe urtësinë në edukimin e njerzëve të vështirë dhe me shkallë të ulët gjykues.
Bukuritë madhështore të natyrës paraqiten: si në formë dhe në përrmbajtje ; me llojet e zogjve, të kafshëve etj.; me lëvizjet e tyre fantastike dhe me ngjyrat e mahnitëshme. Bukuri spektakolare vërehen dhe tek lumejt, liqenet, oqeanet, etj. Bukuria e natyrës është e jashtëzakonshme. Trupi i njeriut është gjithashtu i bukur, por mbi të gjitha truri është bukuria mbi bukuri e kësaj natyre! Truri studjon, analizon dhe transformon botën; veçse, në rradhë të parë ai duhet të eleminoje egoizmin; burimin e të këqijave të kësaj bote. Njeriu dhe truri i tij mundet dhe duhet, jo vetëm ta luftoi, por ta zhduke këtë të keqe të njerzimit.