*Edhe pse ishte lajmëruar për stuhi shiu, mijëra bashkatdhetarë iu bashkuan Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” të Kishës Katolikë Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Ditën e Traditave Shqiptare më 31 Maj 2015/
* Dhjetëra valltarë të moshave të vogla, të veshur bukur me kostume kombëtare nga Veriu në Jug, nën drejtimin e koreografes Angjelina Nikaj, kërcyen valle tradicionale nga të gjitha krahinat e Shqipërisë/
* Gëzim Nika shpalosi reportorin e pasur me këngë nga të gjitha trevat shqiptare/
NGA DALIP GRECA/
Është kthyer në traditë, që pikëtakimi i i muajve Maj- Qershor, të kthehet në Ditën e Traditave Shqiptare në Nju Jork. Vitin e shkuar pikniku tradicional u organizua të Dielën e Festës së Fëmijëve, 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të të vegjëlve, ndërsa këtë vit, e Diela përkoi më 31 Maj-in. Edhe pse ishte paralajmëruar një ditë me shi dhe stuhi, edhe pse në telefona jepej kohëpaskohe “alarmi” nga moti i keq, bashkadhetarët nuk ishin sprapsur, por kishin mbushur që në mëngjes fushat e sportit, këndet e lojërave të improvizuara si dhe mjediset e prakut në Kensico Dam Plaza, një qendër e hershme shumë e frekuentuar edhe nga amerikanët.Prej 12 vitesh shqiptarët e kanë pushtuar këtë pikë shlodhëse, duke e kthyer atë në Ditën Shqiptare të Traditave.
Veprimtaritë sportive nisën përpara pikëtakimit të njoftuar nga organizatorët, ndërsa Gëzim Nika, mjeshtri i këngës, i sapokthyer nga Festivali Kombëtar, ku shkëlqeu dhe përzgjodh edhe në koncertin e natës finale, është treguar i palodhur, duke shpalosur repertorin e tij të pasur artistik.
I pranishëm në këtë manifestim kulturor ishte Don Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” , anëtari i Ansamblesë për Shtetin e Nju Jorkut Mark Gjonaj dhe drejtues të organizatave të Komunitetit.
Edhe pse shiu nuk i lejoi valltarët e vegjël të përgatitur nga mjeshtrja koreografe, Angjelina Nika, që të shpalosnin të tërë programin, ata patën kohë së paku sa të justifikonin veshjet kombëtare të llojllojshme dhe të kërcenin disa nga vallet e përgatitura. Ndoshta herët e tjera, organizatorët do të jetë e mira që të mendojnë për këta fëmijë me qëllim që ata të preformojnë që në fillim.Jo pse këtë herë nuk i la shiu të tregonin aftësitë e tyre të vallzimit, por herët e tjera, i ka munduar vapa, nga që janë lënë që të performojnë në fund, kur vapa i ka sfilitë.
(Për më shumë lexoni në Gazetën Dielli te Printuar)-Fotografite i shihni ne Facebook(dalip greca)
PIKNIK MADHERSHTOR I DIASPORËS NË NEW YORK
Nga Ejllo Berishaj/
Nën organizimin e shoqatave shqiptare me veprimtari në SHBA me origjinë nga trojet tona etnike nën Mal të Zi me 25 Maj 2015 u mbajt pikniku i përbashkët i shoqatave tona atdhetare. Ishte kjo një dite e veçantë ku parku piktoresk i New Yorkut , FDR State Park sikur ishte i vogël për të zën numrin e madhe të pjesëmarrëseve.
Shoqata tona me aktivistet e tyre kishin bërë ma të mirën të mundshme që kjo dite e bukur pranverore te jetë sa ma e hareshme për pjesëmarrësit. Edhe pse larg nga vendlindjet tona ishte kënaqësi kur i shiqon me qindra te rinjë tonë të bashkuar duke u argëtuar së bashku dhe duke komunikuar në gjuhen tonë të bukur shqipe. U jemi mirënjohës kryesive të shoqatave tona për koordinimin e përbashkët që rezultojë në krijimin e një atmosfere të shkëlqyer si asnjëherë ma parë . Respekti dhe vlerësimi ma i lart është për ju të nderuar bashkëkombës që me pjesëmarrjen tuaj e bëtë këtë manifestim në natyrë të jetë një manifestim që vërtetë thënë ishte dhe do te mbetet i tillë në kujtesën tonë një tubim i pa harruar dhe Madhështor.
Është vlere e veçantë njerëzore që posedojmë ne shqiptaret ku në një tubim masiv siç ishte pikniku i përbashkët dhe me një pjesmarrje të mase 2000 bashkëkombësve çdo gjë te kaloj ne mënyrën ma te mire te mundësheme .
Se interesimi ishte jashtëzakonisht i madhe për pjesëmarrje në Piknikun e Shoqatave tona e dëshmon edhe ardhja nga vendlindja e klubit futbollistik (KF) Ana e Mali, klub i cili ma prezencën e tyre i dhan gjallëri edhe ma shume mirëvajtjes se piknikut. Gjat rrjedhës se piknikut u zhvilluan aktivitete të shumta sportive dhe garime të llojllojshme në disiplina të ndryshme si në futboll, volejboll, basketboll hedhje të peshës, tërheqjeje të litarit, shah domina etj etj.
Si zakonisht Asambleisiti jon Mark Gjonaj dha një kontribut të shkëlqyer për mirëvajtjen e piknikut, asamblesiti i jonë për argëtimin e vogëlushëve pjesëmarrës ne piknik kishte porositur enkas për ta lojëra te argëtimit balona me ajër dhe një Grup për ngjyrosje te fytyrave. Këtë tubim me prezencën e tyre e nderuan edhe ish kongresmeni i jone Josepf J. DioGuardi, ndërkaq nga vendlindja për të mbuluar rrjedhën e piknikut kishte ardhur ekipi i TV Boin me gazetaren e mirënjohur Esmeralda Raiceviq dhe kameramani Mark Ujkaj.
Të nderuar bashkëkombës, të nderuar bashkëvendas, të respektuar anëtar shfrytëzoj rastin që në emër të shoqatave tona të ju falënderojmë për pjesëmarrje dhe dhashë zoti që Uniteti i jone të jet shembull i unifikimit të Diasporës tonë të fuqishme shqiptare nëe SHBA.
Për Shoqatat
– Fondacioni Plavë Guci
– Shoqata Malësi e Madhe
– Shoqata Ana e Malit
– Fondacioni Dom Simon Filipaj
– Shoqata Atdhetare “Kraja”
– Rrënjët Shqiptare- Shoqata Malësi e Madhe
Ejllo Berishaj , korrdinator
New York 27 Maj 2015
DITA E TRADITAVE SHQIPTARE NE NEW YORK
NEW YORK- TË DIELËN ME 31 MAJ, ORGANIZOHET PIKNIKU QË RUAN TRADITAT SHQIPTARE/
Të dielën me 31 Maj 2015, në Kensico Dam Plaza, Valhalla New York (Zip Code 10595), nga ora 12 pm-7 pm organizohet nga Kisha Katolike Zoja e Shkodrës dhe Dita e Traditave Shqiptare, ku këndohet e vallzohet shqip.
Gjatë ditës do të ketë gara sportive, në futboll, volejboll, shah etj. Për argëtimin e pjesmarrësve do të këndojnë :Gëzim Nika, Besjana Kërtusha, Dritan Papa,i pranishëm grupi muzikor”Kastrioti” . Surprizat e tjera do t’i mësoni gjatë ditës së Dielë.
Për informacion të mëtejshëm mund t’i telefononi FRAN Cota:(917)-494-6029
SHQIPTARË, BASHKOJUNI PARADËS SË 20 QERSHORIT NË NEW YORK!
*MOTO E SHQIPTARËVE NË PARADËN E 20 QERSHORIT NË NEW YORK DO TË JETË:”KUMANOVË JEMI ME TY”!/
* VITIN E KALUAR NË FOKUS ISHTE”CAMËRIA”, KËTË VIT DO TË JETË ILIRIDA!/
* LISA MILICAJ DO TË JETË “GRAND MARSHALL” PËR PARADËN/
Të dielën e 17 Majit në mjediset e Shtëpisë së VATRËS u mblodhën organizatat e Komunitetit Shqiptar të Treshtetshit (NY, NJ, CT) për të nisë përgatitjet për Paradën e 20 Qershorit, që do të mbahet si cdo vit në Sheshin “AMERIKA”. Takimin e organizoi Organizata Rinore”Rrënjët Shqiptare”- “Albanian Roots” me president Marko Kepi, e cila është edhe organizatore e Pardës.
Parakalimi i shqiptarëve organizohet në kuadër të Paradës Ndërkombëtare të Emigrantëve, që për cdo vit organizohet në Manhattan. Prej disa vitesh kuadratit shqiptar i prinë Shoqata e të rinjëve”Rrënjët Shqiptare”, e cila po vazhdon rrugëtimin e nisur nga Liga Shqiptaro-Amerikane, Motrat Qiriazi e të tjerë organizatorë të mëparshëm.
Takimin e së dielës e ka hapë z. Marko Kepi, i cili u ka uruar mirëseardhjen pjesmarrësve dhe ka falenderuar Vatrën, si mikpritëse e takimit.
Në takimin e parë përgatitor për Paradën morën pjesë këto shoqata e fondacione:Shoqata “Rrënjët Shqiptare”, Federata “VATRA”, AAC, FBSH, Ana e Malit, Plavë- Guci, Fondacioni Malësia & “Dedë Gjo Luli”, Albanian American Open Hand Associattion Inc., Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, Klubi i Shqiptarëve Iliriada në Long Island, Instituti”, Albanian American Film Week, Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”, festivalistët “Zërat e Rinj’ të Pranvera Cobo e të tjerë. Po ashtu kanë pranuar pjesmarrjen dhe kanë dhënë mbështetje edhe organizata të tjera, që nuk mundën të ishin pjesmarrëse në takim si: Liga Qyetare Shqiptaro-Amerikane,Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Shoqata e Grave Motrat Qiriazi,Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës”- Ansambli “Rozafat”, Bashkimi Kombëtar & Shkolla Shqipe,Levizja e Legalitetit, Qendra Kulturore Hasan Prishtina, Shoqata Dibra, Fondi Paterson,The Women’s Organization “Hope & Peace”, Camëria etj.
Takimi, që zgjati rreth dy orë, është përqëndruar në përcaktimin e fokusit të Paradës, parullat, vendosjen e pjesmarrsëve, prenotimin e Floats, ku u premtuan 5 të tilla, është shifra më e lartë se vitet e tjera. I pyetur nga gazeta Dielli, presidenti i Shoqatës”Albanian Roots” z. Marko Kepi, për fokusimin e paradës dhe motos së saj për shqiptarët, tha: Vitin e shkuar kishim në qendër cështjen Came,më parë gjendja e shqiptarëve në Mal të Zi, për këtë vit kemi Ilridën, vecanërisht Kumanovën, ku u ushtrua terror shtetëror mbi shqiptarët, shtëpitë e pasuritë e tyre. Është fakt se shqiptarët ndjehen të pambrojtur në shtëpitë dhe trojet e tyre autoktone. Prandaj ne vendosëm njëzëri që parakojmë me kërkesa të përcaktuara për shqiptarët e pambrojtur me moton:”Kumanovë, Jemi me ty”!
Parada për cdo vit ka një zgjedhje nga shqiptarët e suksesshëm. Për këtë vit, Lisa Milicaj do të jetë -Grand Marshall”, tha Marko Kepi për Gazetën Dielli,më e vjetra gazetë në print e botës shqiptare, që publikohet në SHBA prej 106 vitesh .
Takimi ia rdhshëm, tha organizatori Marko kepi, është lënë me 13 Qershor, ku pjesmarrësit dhe organizatorët do të raportojnë për masat e marra në fazën përgatitore.
Lista e përfaqësuesëve pjesmarrës në takimin e organizuar në VATËR me 17 Maj është kjo:
Marko Kepi, Gjon Bucaj, Nikoleta Bucaj, Zef Perndocaj,Asllan Bushati, Rina LIka, Bujar Gjata, Beqir Sina, Haxhi Dauti, Agim Loci, Skënder Kodra, Mentor Mata, Arben Rrustja, Aleksandër Nilaj, Alban Hoxha, Klaudia Rroku, Ismet Kurti, Arlinda Prelvukaj, Lulzim Bucolli, Frank Kukaj, fatmir Rama, Dalip Greca e të tjerë.(d. Greca)-Fotografi nga takimi i gjeni ne Facebook
Shfaqja DORUNTINA në New York
Teatri ODA dhe Blessed Unrest shfaqin shfaqjen dy gjuhësore “Doruntina” në Nju Jork, SHBA.
Një martesë që e refuzon traditën, një udhëtim i pamundur mbi kalë, një vëlla që e sfidon varrin. Inspiruar nga legjenda shqiptare siç është e shkruar nga Ismail Kadare, DORUNTINA është një rrëfim mitik i dashurisë së ndaluar dhe rrezikut të Besës që nuk mund thyhet kurrë.
Ilirë Vinca Çelaj, Kevin Chu, Eshref Durmishi, Nëntor Fetiu, Njomëza Ibraj Fetiu, Tatyana Kot, Poppy Liu, and Nathan Richard Wagner.
Shfaqja ‘DORUNTINA’ ne New York
Vendi: The InterArt Theatre 500 W 52nd Str. 10 ave
Datat: 23, 24 dhe 25 Prill ora 20:00 | 26 Prill ora 17:00 |
27 Prill ora 19:00 | 30 Prill ora 20:00 | 1 & 3 Maj ora 20:00
4 Maj ora 19:00 | 7, 8, 9 Maj ora 20:00 | 10 Maj ora 17:00
Biletat Online: $18 Teke (4+ Persona $15) www.blessedunrest.org
*Gjithashtu dy shfaqje më 2 Maj në Emelin Theatre në Westchester (http://www.emelin.org/events-view/theatre)
Shfaqja organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Qeverisë së Republikës së Kosovës. “Doruntina” është një bashkëprodhim i Teatrit ODA dhe Blessed Unrest nga Nju Jorku.
po na ndjekni në Facebook:
https://www.facebook.com/events/1592874104310444/
- « Previous Page
- 1
- …
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- …
- 15
- Next Page »