• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDËRROI JETË NË NJU YORK SADIK LAJQI

March 8, 2014 by dgreca

Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka humbur një ndër aktivistët e vet, të ndjerin Sadik Lajqi. I ndjeri humbi jetën me 7 Mars 2014 në moshën 67 vjecare. Miqtë dhe të afërmit kanë kryer vizita në shtëpi gjatë ditës së Shtunë, 8 Mars, ndërsa të dielën, me 9 Mars , komuniteti Shqiptar do të shprehë ngushëllimet në Ruggiero & Sons Funeral, që ndodhet në adresën:

732 Yonkers Ave,

Yonkers, NY 10704

Phone:(888) 375-1400

Shërbimet mortore do të kryhen të dielën nga ora 13.00 p.m deri ën orën 21.00 p.m. I ndjeri Sadik Lajqi do të përcillet për në banesëne fundit të Hënën në orën 11.00 a.m në varrezat Kensiko në Vallhalla të Nju Jorkut.

Filed Under: Komunitet Tagged With: nderroi jete, ne Nju Jork, Sadik lajqi

“Kosova” në gjuhën angleze e Jusuf Buxhovit u promovua në Nju Jork

February 25, 2014 by dgreca

Nga Nju Jorku, botimi në anglisht i veprës “Kosova” të professor Isuf Buxhovit merr rrugëne promovimeve  para lexuesve amerikanë. Promovimi i librit të autorit Jusuf  Buxhovi thotë shtëpia botuese dhe shkrimtari do të vazhdojnë rrugëtimin nëpër Shtetet e Bashkuara, mbas Nju Jorkut, në Detroit dhe Çikago/

Nga Beqir Sina, Bronx – Nju Jork/

BRONX NEW YROK : Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro Amerikane në lidhje me Monroe College mbajti përzemërsisht të dielën pasdite një leksion nga profesori i njohur botën shqiptare, Jusuf Buxhovi,( 23 shkurt 2014) në King Hall të Kolegjit Monroe në Bronx- Nju Jork, duke bërë promovimin veprës së professorit kosovar Isuf Buxhovi, në rrugëtimin e tij, nëpër univeristetet amerikane.Veprimtarinë e drejtojë ish Assemblymani dhe  anëtar i hershëm i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro – Amerikane, avokati Stephen B. Kaufman, presidentit AASF, zoti Esad A. Rizai dhe Zëvendës – presidenti i saj – profesor Haxhi Berisha, të cilët ishin dhe organizatorët e këtij promovimi ku morën pjesë dhjetra vetë.Në këtë përmovim foli edhe botuesi i kësaj vepre në anglisht Ramiz Tafilaj nga kompania “Jalifat Publishing”, ambasadori Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm e Kosovës në Nju Jork, Dean Karenann Carty, nën/presidente e Çështjeve Akademike e kolegjit Monroe, Esad Rizai, dhe vetë professor Buxhovi, i cili në fund edhe iu përgjigjë interesimit të pyetjeve nga auditori lidhur me këtë vepër.

Esad Rizai, iniciatori i kësaj veprimtarie, thotë se “Këto vepra ne duhet t’i vlersojmë se këto janë vepra historike, të cilat flasin me gjuhën e hulumtimeve serioze dhe kan argumente të rëndësishme, për ne shqiptarët kudo që jemi. Ato janë busulla jonë për të na treguar se pa kthyer kokën mbrapa për të parë historinë tonë, ne shqiptarët nuk mund të ecim përpara. Ne duhet të dimë se nga kemi ardhur dhe se çfarë kan bërë shqiptarët për çështjen shqiptare – me vite të tëra”.

Në promovimin, që i është bërë kësaj vepre të dielën në Monroe College në Bronx Nju Jork,, përfaqësuesi i shtëpisë botuese “Janifat Publishing”, Ramiz Tafilaj, ka thënë se ai ka pasru  peripecitë e tij për ta përkthyer këtë vepër, të cilat ceku ai kanë qenë shumë të mëdha. “Jemi munduar ta bëjmë përkthimin e ‘Kosovës’ në gjuhën angleze ashtu siç është përpjekur ta shkruajë miku ynë Jusuf Buxhovi, theksoi ai duke shtuar se peripecitë, sipas tij kanë qenë shumë të mëdha për ta përkthyer, mbasi nuk është punë e vogël për ta bërë përkthimin e 2 600 faqeve, sa i ka kjo vepër madhështore”, ka thënë Tafilaj.

Ai shtoi se promovimi i këtij libri në Nju Jork, madje edhe në një universitet të till, natyrisht që merr një rëndësi të veçantë, për ne shqiptarët, duke parë me këtë rast edhe auditori i cili ishte megjithse jo në numër të madh – por me një nivel vlerësues edhrdhi me një interesim të madh për pyetur për këtë libër, të  professor Buxhovit, kështuqë, .”mendojë se ka qenë një promovim i shkëlqyeshëm i një vepre të shkëlqyeshme, e cila nëpërmjet Kosovës, mendojë se i bashkon të gjitha territoret shqiptare, edhe pse e ka emrin “Kosova”, por  nën emrin e saj është Dardania”, u shpreh Tafilaj.

“Vepra “Kosova” e shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi, botuar në tri vëllime, tha më tej për gazetën tonë, përfaqësuesi i shtëpisë botuese “Janifat Publishing”, Ramiz Tafilaj, ka prirë si libri më i shitur(bestseller) për vitet 2012 dhe 2013 dhe ka mijëra kërkesa për ribotim. Njëkohësisht, vepra “Kosova”,  është edhe libri më i shitur ndonjëherë në historinë e Kosovës,” deklaroi ai.

Autori fillimisht ka falënderuar Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane,e cila në bashkëpunim me Monroe College dhe shtëpinë botuese Jalifat Publishing, ishin mikëpritësit e këtij promovimi. Gjithashtu, edhe sh-anëtarin e Asamblesë Shtetërore të New Yorkut, avokatin e njohur Stephen B. Kaufman, i cili  drejtojë ceremoninë, kryetarin e Fondacionit, z. Esad A. Rizai, nënkryetarin Haxhi Berisha, konusllin e Kosovës, zotin Bekim Sejdiu, dhe mediet shqiptare për mbulimin e kësaj veprimtarie.

Autori i kësaj vepre Jusuf Buxhovi ka nënvizuar se vepra e tij  “Kosova”, është përkthyer në gjuhën angleze falë bashkëpunimit me shkrimtarin e njohur Nazmi Rrahmani nga shtëpia botuese “Faik Konica” dhe Ramiz Tafilajn nga shtëpia botuese “Janifat Publishing”, e cila gjendet në Huston Texas të SHBA-ve..

Me këtë rast professor Buxhovi, vlerësoi lart nderimin që i bëri atij me këtë rast Kolegji Monroe, me dhënjen e nderimit “Mirënjohje” të këtij tempulli të diturisë, duke thënë se ” Në një kohë kur ky libër në disa qarqe të caktuara po kontestohet – vjen një Kolegj i njohur në Shtetet e Bashkuara që e sheh të rrugës ta nderojë autorin dhe veprën e tij “Kosova” dhe t’a stimulojë atë për një punë të më tëtutjeshme shkencore dhe historike për Kosovën”.

“Vepra ‘Kosova’ tha professor Buxhovi  është shkruar për ta përcjellë mesazhin e historisë së shqiptarëve, të cilën duhet ta shkruajnë vetë autorët shqiptarë, e kjo historiografi të jetë në përputhje me qëndrimin tonë që të rrënohen stereotipat dhe klishetë, që i ka krijuar për shekuj me radhë historiografia serbo-madhe e Beogradit, Greqisë dhe Rusisë”, është shprehur ai. Sipas tij, deri më tani historiografia shqiptare, nuk ka autor që i janë përkthyer veprat e tyre kushtuar ngjarjeve dhe çështjeve të rëndësishme historike për Kosovën.

Në fund Zëvendës – presidenti i Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, professor Haxhi Berisha, ka faleminderuar autorin dhe pjesëmarrsit dhe ka premtuar se Kolegji Monroe, mirëpret dhe i ka “dyert e hapura” për komunitetin shqiptarë, që  të organizojnë aktivitete kulturore dhe artistike, si dhe promovime të tjera në mjediset e këtij kolegji – duke pasur edhe mbështejen e tij personale si profesor i pa kursyer për shqiptarët në Kolegjin Monroe, dhe adiministratës së këtij kolegji amerikan.

Përkthimin e këtij libri e kanë bërë Avni Spahiu, Getoar Mjeku dhe Faton Bislimi. Përkthimi anglisht i tri vëllimeve i cili ka dalë nga shtypi në fund të vitit të kaluar ka titujt: “Dardania in Ancient and Medieval Times”, “The Ottoman Empire” dhe “From Occupation to International Protectorate”.Vepra është botuar ekskluzivisht nga shtëpia Jalifat Publishing, me seli në Houston të Texasit.

Jusuf Buxhovi është shkrimtar, historian dhe publicist. Romanet e tij janë shpërblyer me çmime dhe janë përkthyer në shumë gjuhë. Për dekada me radhë, z. Buxhovi jetoi në Bonn të Gjermanisë, ku shërbeu si korrespondent i gazetës “Rilindja”. Në Gjermani filloi një punë të gjatë gjurmimesh për historinë. Më 1989, bashkëthemeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës në emër të përpjekjes së intelektualëve për krijimin e shtetit të Kosovës. Tani jeton në Prishtinë ku vazhdon të merret me shkrime dhe studime historike.

Filed Under: Kulture Tagged With: e Jusuf Buxhovi, Kosova ne gjuhen angleze, ne Nju Jork, u promovua

Mbas një ditë dhe një nate me borë Nju Jorku shkë lqen nga Dielli

January 22, 2014 by dgreca

BROOKLYN , NYC – Pas një bore të dendur që ra gjatë ditës dhe natës sot, Nju Jorku shkelqen nga dielli. Banorët e të pesë njësive bashkiake, janë duke pastruar trotuaret e rrugeve para shtëpive të tyre me lopa dhe hedhin kripë guri përsëri.Ndërsa 1500 automjetet e pastrimit të rrugëve të qytetit kan 24 orë nonstop që pastrojnë dhe hedhin kripë guri në rrugë pa pushim. 

Një stuhi e dimrit të fortë e cila qe e parashikuar nisi të martën në mëngjes dhe sot duket se të paktën për ditën e sotme është larguar.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë se stuhi e dimrit, në efekt nga marta pasdite nëpërmjet orëve të vona natën e martë dhe mëngjesin e së mërkurës do t’ja lërë vendin ditëve me diell dhe temperatura të ulta disa gradë nën zero celsius.
Zyrtaret të këtij shërbimi, thane se akumulimi i borës në qytetin e Nju Jorkut, është në trashësinë 4-8 inç nga raportet e Shërbimit Kombëtar të Motit –
Erërat ishin me shpejtësi 15-25 milje deri në 30 mph, të mjaftueshme për të vështirsuar lëvizjen e njerëzve nëpër rrugët me dëborë dhe të pengojnë dukshmërinë për shoferët. Por sot gjithçka është ndryshe ka një ditë me diell të shëndrritëshëm
Shërbimi Kombëtar i Motit thotë kujdes se zhiva e termometrit do të bjerë në 20-tat degree, minus 10 gradë celcius gjatë ditës të markurë, kujdes me fëmijët , të moshuarit dhe të sëmurët evitoni daljen jashtë të tyre edhe këto dy tre ditë mbasi javën e ardhëshme pritet një far ngritje e temperaturës./Beqir SINA/

 

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, Dite me diell, ne Nju Jork, pas bores

A i keni rezervuar biletat per Festivalin e 23-te Shqiptar ne New York?

November 2, 2013 by dgreca

Edhe tete dite na ndajne nga Festivali i 23-te Shqiptar qe organizohet me date 10 nentor nga Qendra Kulturore “Nene Tereza” prane kishes Katolike Shqiptare”Nena Tereze” . Cdo vit Festivali ndiqet nga rreth 3 mije e me shume shikues. Mos u vononi per te siguruar biletat. Klikoni mbi fotografi qe te merrni me shume informacion.

Filed Under: Kulture Tagged With: 10 Nentor, Festivali shqiptar, ne Nju Jork

Hapet Bar- akulli në New York

July 20, 2013 by dgreca

*Temperatura brenda në Bar, është 23 gradë Fahrenheit, kjo përkthehet në minus 5 gradë Celsius – Çdo ftohje-emitting bëhet me pajisje automatike që mund të shkrijë dhe ngrijë njëlloj si në Arktik/

SHKRUAN: BEQIR SINA, New York/

NEW YORK CITY :  – Bar akulli, pasi mund t’i gjesh vetëm në Arktik, të përdorura më parë nga turistët dhe eksploruesit, ndonjë lokalë të till në, Finlandë, Daninimarkë,  Norvegji apo Suedi, ka zbarkuar në javën e parë të korrikut edhe në Manhattan Midtown, ose, më saktësisht, në hollin e e Hotelit në Midtown “New York Hilton Hotel”.

Gjithëçka ka filluar me nxehtësinë e verës së “çmendur”, dhe që tani njujorkezët janë të gatshëm për të ndier edhe të ” dridhurat e mëdha” të dimriti të akullt – në mes të verës, dhe, në mes të qytetit Manhattan – New York.
Në New Jork, javën e parë të këtij muaji është hapur Bar akulli i parë, i cili gjendet në mes të qytetit në  Midtown New York Hilton në Avenuen e gjashtë. Hyrja kushton 20 dollare dhe përfshin veshje të stilit eskimez me doreza dhe nje gezof me kapuc me push deri tek qafa dhe veshët. “Rezistentët” mund të qendrojnë në se i “preferojnë” të ftohtit, sipas veshjes që dëshiron. Për çdo klient ka një kokteje me pije të ndryshme nën një temperaturë minus 5 gradë Celsius.
Bari është i tërë i bërë prej akulli. Dy “Guvat e akullta”, muret, kollanat ,tavolinat, ulëset, dyshemeja , tavani, të gjitha janë bërë prej akulli – përveç se pjesa e lartme(mbulesa e tavolinave dhe banakut), është prej xhami të trashë, druri dhe mermeri, lëkurë dreri në disa vende, të Barit.
“Muret, dhe gjithçka”, tha menaxheri Chris Eldridge, duke shtuar se “Karriget ku ju keni për t’u ulur në, madje edhe drita mbi kokën tuaj janë bërë prej akulli.”
“Artitektët” dhe krijuesit e këtij Bari, thonë se kjo është gdhendur e gjithë nga pllaka të trasha akulli “100 për qind të sjellura ka Poli i Veriut .”  E vërteta është, që ky Bar, është diçka e veçantë, ekstra- e qartë “carvers” akull sidomos në mes të New Yorkut dhe në mes të verës, – të gjeni një ambjet kaq të përshtatur natyrorë sikur jeni duke kaluar pushimet në Polin e Veriut, i deklaroi njëri prej tyre NY1 . Ai shpjegojë se “Rreth 350 blloqet e akullit, ku secili prej tyre peshon deri në 100 paund, u përdorën për të krijuar një mjedis të ftohtë, që janë menduar për të krijuar imazhin e shpellave në akull të eskimezve, dhe janë bër me qëllim që frekuentuesit të ndjehen mirë në një pasdite Manhattan, kur temperaturat u rritën mbi 40 gradë Celsius.”
Temperatura brenda në Bar, është 23 gradë Fahrenheit, kjo përkthehet në minus 5 gradë Celsius – Çdo ftohje-emitting bëhet me pajisje automatike që mund të shkrijë dhe ngrijë njëlloj si në Arktik –
“Kjo, është një përvojë, që do t’ju qetësojë trupin dhe klientët të relaksohen në mes të kësaj vape të madhe!” thotë në faqen e internetit pronari i kompanisë, i cili këtë koncept e ka krijua më parë në Zelandën e Re nga krijuesi Craig Ling, pastaj ai ka testuar të bëjë të njëjtën gjë, kur ngriti një banesë eskimeze në Olimpiadën 2010 në Vankuver. Ling është tani një partner në biznesin e Nju Jorkut” tha ai.

Për dekorin e saj tha ai është përdorur një gdhendës akulli, i cili ndryshojë pikturat në skulptura në të gjitha anët e Barit. Çdo skulpturë ka të pasqyruara disa muaj, me krijimet, që pasqyrojnë të katë sezonet, vendet e akullta për rreth rruzullit, kafshë të egra, ose madje edhe logot e korporatave dhe produkteve të akullta.
Koncesionet e vetëme në rehati të ngrohtë janë disa kolltukë të mbuluara në faux – lëkurë dreri. Pijet pasqyrojnë qartësin e akullt: më së shumti në vitrinë reklamohet vodka me bazë të koktejeve në porosin e çdo klienti, por ai rekomandohet të mbajë syzet e bëra nga uji artezian. Bartenderi Paulin Stavros, është veshur me të brendshme termike dhe çizme bore, “ashtu si dimër në Nju Jork”, tha 27-vjeçari Stavros. Gjatë frekuntimit dhe në fund bëhet një fotografi në Bar akullin, për çdo frekuentues, e përfshirë në listën e menus, së paguar, në hyrje, duke prodhuar imazhe që të ftuarit mund të marrim më vonë për t’i treguar ato tek familjarët dhe miqtë.
Bar akulli ka një orar mjaft të pranueshem – hapet prej orës 2 pasdite, dhe mbyllet në orën 10 të darkës, fëmijët dhe familjet janë të mirëseardhura, thonë pronarët e lokalit.

Shtypi njujorkez shkruan se kjo është një përpjekje multimillion dollar, ajo kushtojë mbi  5 million dollar për të ndërtuar atë bar në Manhattan –  tha Noel Bowman,.
Klienti i parë Kevin Parker, 36 vjeç, një pronar të pasurive të patundshme, pagoi një shtesë të vogël për të veshur një pallto të bardhë faux-lesh si ai clutched, i eskimezve dhe u ul në Bar “Big Apple” të lokalit me një gotë liker me  limoni. Ai mbeti shumë i impresiunuar dhe tha se “Ky është  Nju Jorku !: I Ëmbël dhe i thekshëm”

Bari është i gjithë i ngrirë dhe të gjitha pijet janë nën akull – jo të ngrira.
Kilentët duhet të paguajnë një tarifë 20 dollar për të hyrë në lokal. Ata janë të pajisur me doreza e të disponueshme dhe një gëzof me kapuç ose xhaketa me lesh faux për  45 dollar . Lokali ka dy dyer metalike të mëdha në atë që është në thelb një shëtitje si “në një frigorifer industrial” dhe mbahet në një temperaturë 23 gradë Fahrenheit – minus 5 gradë Cesius.

Vendi

Bari në New Jork është i treti në zinxhirin e lokaleve të aktullta që puojnë në minus 5 gradë, me dy “shpella” akulli , për herë të parë është ndërtuar brenda një hoteli në Las Vegas. Bar akulli në New York është versioni më shumë një akullit “laraman-à-Terre”, me një studio kryesore kryesor dhe një  dhomë të madhe me një bar të gdhendur në akull dhe skulptura kitschy imituar si një Lady Liberty e ngrirë, si dhe dy kthina të vogla të mobiluar me stola akull. Hapësira e tërë është natyrë e qetë që përshtatet për rreth 30 persona, të cilët janë lehtësisht më miqësore që ju do të takoni si rëndom në një klub nate në Manhatan

Filed Under: Kronike Tagged With: bar-akulli, Beqir Sina, ne Nju Jork

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT