• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AZEM NEZA NDËRROI JETË NË NJU JORK

August 29, 2017 by dgreca

Azem Neza

Azem NEZA 06/30/ 1937- 08-29-2017/

Familja Nezaj me banim në Nju Jork njofton miqtë, fare e fisin dhe komunitetin shqiptar, se ka ndërruar jetë në moshën 80 vjecare i dashuri i tyre Azem Neza . I ndjeri la në pikëllim të thellë bashkëshorten Merjemi(Dervishi) Neza, djalin Dritan Neza, vajzat Roberta, Natasha dhe Elvira, la nipër e mbesa dhe të gjithë fisin Neza.

I ndjeri ishte një ndër fatkeqët e dënuar nga regjimi komunist dhe së bashku me familjen e kaloi tërë jetën në internim(në Savër).

Njoftohet komuniteti se shërbimet mortore kryehen Ditën e Mërkurë me 30 Gusht 2017 nga Ora 2 pm deri në 9 pm në Shtëpinë Mortore Farenga Brodhers, që ndodhet në adresën:

920 Allerton Ave, Bronx, NY 10469

Ceremonia e Varrimit do te kryhet diten e Enjte, me 31 Gusht 2017

Telefoni i Shtëpisë Mortore:  (718) 654-0500.

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: AZEM NEZA, nderroi jete, ne Nju Jork

DRINI KUPI, 28 VJEC, NDERROI JETË NË NJU JORK

August 12, 2017 by dgreca

NJOFTIM- DRINI KUPI, 28 VJEC, NDERROI JETË NË NJU JORK/1 Drini Kupi

 

Një lajm tragjik vjen nga familja e Lulzim Kupit më banim në Nju Jork: Djali i tij, Drini Kupi, 28 Vjec, ka humbur jetën në një aksident me motorcikletë.

Familja Kupi njofton komunitetin se pret ngushellime Ditën e Hënë,

14 Gusht 2017 nga ora 5.00 PM deri në orën 9 PM dhe të Martën me 15 Gusht 2017 nga Ora 5 PM deri në 9 PM.

Arkivoli me trupin e  të ndjerit do të pushojë në :

Memorial Chapel në adresën:

114-03 Queens Blvd

Forest Hills, NY 11375

Gazeta Dielli i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Kupi dhe fton komunitetinqë që t’i gjendet pranë Familjes Kupi për t’ia lehtësuar dhimbje.

Filed Under: Featured Tagged With: Drini Lulzim Kupi, nderroi jete, ne Nju Jork

Rektori i UBT-së në Nju Jork

July 31, 2017 by dgreca

-Rektori Hajrizi në vizitë zyrtare në SHBA- thellon bashkëpunimin me universitete amerikane. Ai u shpreh i nderuar edhe nga pritja e rezervuar në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës nga diplomatët dhe ambasadorja Teuta Sahatqija, e cila vlerësoi lart kontributin e UBT-së në promovimin e arsimit të Kosovës në planin ndërkombëtar/

1 rektori1 Teuta1 Kryeziun

-Studentët e UBT-së, pjesë e hulumtimit të Morehead State University, në SHBA/

2 studentet1 makineri4 kompjuteraNJU JORK, 31 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/  Rektori i UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi ka qëndruar në Nju Jork. Ai në kuadër të agjendës për vendosjen e partneritetit akademik me universitete dhe institucione  amerikane ka takuar udhëheqësit e shumë fakulteteve atje. Rektori  Hajrizi, gjatë qëndrimit në Nju Jork, ka zhvilluar takime të ndara me krerët e fakulteteve të st.Johns University, respektivisht udhëheqësit e katedrës juridike, biznesit dhe atij të komunikimit masiv. Universiteti St. Johns, është përzgjedhur së fundi (2017) si një ndër kolegjet më të mira Kombëtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Qëllimi i vizitës, sipas rektorit Hajrizi, ishte konsolidimi i bisedimeve në fushat e përbashkëta prioritare, që do të finalizohet së shpejti përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit. Duke u bazuar në përshkrimet analitike të arsimit në Kosovë, z.Hajrizi në bashkëbisedim me krerët e këtij institucioni, ka ofruar një gamë të gjerë të mundësive të shkëmbimit ndërinstitucional.Me theks të veçantë, biseda është zhvilluar rreth politikave programore, rritjes së  performancës dhe përmirësimit të kurrikulave akademike, shkëmbimit të stafit dhe studentëve gjithnjë në kuptim të ngritjes dhe përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies, ngritjes së strukturave dhe nivelit të kërkimit shkencor, në përputhje me standardet e aplikuara amerikane.Qëllimi i vizitës në Nju Jork kishte të bënte gjithashtu, edhe me një pikë tjetër strategjike për UBT-në me institucione amerikane, respektivisht ngritjes dhe forcimit të Qendrës Euro-Atlantike, si dhe implementimi i një sërë projektesh të përbashkëta, të cilat do të iniciohen me konsolidimin e qendrës.Rektori Hajrizi ka zhvilluar gjithashtu një vizitë në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku është njohur nga afër me programet e saja socio-ekonomike dhe zhvillimore, me ç’rast ka vizituar edhe zyrën e Radio-Televizionit 21 ku u prit nga korrespondenti Halil Mula, si i vetmi medium/gazetar nga Kosova me akreditim në Kombe të Bashkuara.Rektori Hajrizi u shpreh i nderuar edhe nga pritja e rezervuar në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës nga diplomatët dhe ambasadorja Teuta Sahatqija, e cila vlerësoi lart kontributin e UBT-së në promovimin e arsimit të Kosovës në planin ndërkombëtar.  Ajo iu referua një sërë storieve të suksesit që UBT ka arritur në kompeticione ndërkombëtare, ndërsa e ka vlerësuar si një zhvillim të natyrshëm. Nga ana e tij, Rektori Hajrizi u shpreh se u ndje mjaft i kënaqur dhe i nderuar nga vizita në Nju Jork dhe theksoi, edhe një here, angazhimin e tij personal në realizimin e projekteve me institucione amerikane të arsimit të lartë.

Studentët e UBT-së, pjesë e hulumtimit të Morehead State University, në SHBA

Studentët e UBT-së në Fakultetin e Mekatronikës, Annea Futko, Kenan Alija, Dorontina Hysenaj, Bardh Rushiti, Yll Salihu dhe Adnan Shabani, të shoqëruar edhe nga profesorët e UBT-së, Valmir Hoxha e Bertan Karahoda, janë duke marrë pjesë në hulumtimin që po kryhet nga Morehead State University në SHBA dhe UBT, i cili ka të bëjë me analizimin e ndërlidhjes mes realitetit virtual dhe kontrollerëve industrialë.

Ky hulumtim i përbashkët është rezultat i lidhjes së bashkëpunimit të mëhershëm në mes këtyre dy institucioneve, pas vizitës së përfaqësuesit të Departamentit për Menaxhimin e Inxhinierisë dhe Teknologjisë brenda Morehead State University, Jorge Ortega, të bërë në UBT disa muaj më parë, me ç’rast edhe u përzgjodhën studentët që aktualisht janë pjesë e hulumtimit në SHBA.Studentët e UBT-së do që qëndrojnë në MSU deri më 31 korrik, teksa gjatë kësaj kohe do të përfundojnë trajnimet për Fanuc Robot, vlen të theksohet se studentët  e UBT-së ishin mjaft të suksesshëm  edhe në testimin për certifikim. Ata janë  pajisur me certifikata të njohura ndërkombëtarisht për kontributin e dhënë në hulumtim./b.j/

Filed Under: Emigracion Tagged With: Behlul Jashari, ne Nju Jork, Rektori i UBT-së

ALEKSANDER MOISIU NE TURNEUN E NJU JORK-ut DHE SHQIPTARET E AMERIKES

July 18, 2017 by dgreca

2 aleksander-moisiu_3

GAZETARI SHQIPTAR QË SHOQËROI ALEKSANDËR MOISIUN NË TURNEUN E NEW YORK-ut, 1927-1928/

1 aleksander Moisiu 3

NGA DALIP GRECA*/

1 aleksander Moisiu

Nelo Drizari, Editori i Gazetës”Dielli” pati fatin që të takonte dhe të intervistonte aktorin e madh me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu gjatë turnout, që trupa e teatrit të tij bëri në ShBA.Po ndalemi gjatë tek përshkrimet e Drizarit, pasi pas shkrimit zbulohet adhurimi që ai kishte për aktorin e madh.Drizari përshkruan  me emocion pritjen e ngrohtë që i bënë amerikanët aktorit me origjinë shqiptare. Gazetari Nelo Drizari e përcjell me një ndjenjë ngazëllimi: “Kur erdhi për të parën herë Aleksandër Moisiu në Amerikë, nëntor 1927, bota tha se erdhi vetëm për katër javë. Por lojërat e tij aktoriale muarën bujë të madhe.Populli kërkonte kohë dhe rast që të shihte këtë aktor të famshëm.Programi i Reinhardit ishte që të loste një dramë në javë, që ashtu të mbeste vent për të tjera.Kërkimi i popullit e shtërnguan drejtuesit e Trupës, që ta zgjaste kohën dhe ta mbajë protagonistin deri më 8 të këtij muaji(8 shkurt  1928).

Duke e përcjellë atmosferën që e rrethonte aktorin e famshëm gjatë shfaqjeve, Nelo shkruan për lexuesit e Diellit:Moisiu është me të vërtetë njeri i dashur. Tri herë që e kam bashkuar  në back stage pas lodrave, jam habitur me sjelljet e  admironjësve të tij.Shumë njerëz, shumica përbëhej prej grashë, suleshin si turma të tërbuara për t’i shtërnguar dorën Moisiut.Të tjerë luanin rolin e gjujtësave për dhurata(Souvenr hunters). Të fundit kërkonin nënshkrimin e tij mbi programe, fytyra ose libra që kishin lidhje me Moisinë.Aktori i madh i priste me buzëqeshje,dhe kalorësi të shquar dhe u mbushte dëshirën, kur nuk nxitohej për të shkuar gjëkundi.Këto sjellje të këndshme,kjo kalorësi e shquar, së bashku me talentine  tij, kanë fituar  miq të ngushtë dhe admironjës të shumtë.

…Megjithë që thonë disa se Moisiu është i sertë, natyra e tij m’u duk si e butë.Moisiu ngjanë sikur është nga raca nordike: nga raca anglo-saksone ose Teutonike.Ata që nuk e dinë se edhe në Shqipëri ka plot njerëz të këtij tipi, s’e besojnë se të atin e kishte shqiptar dhe të ëmën italiane.

Kjo është e vërtetë. Moisiu u lind në Trieste më 1890. I ati ishte Kostandin Moisiu nga Durrësi,i  cili kishte tregëti në  Vienën dhe më vonë  në Fiume, në Hungari.

Foshnjërinë e tij Aleksandër Moisiu e shkoi në Shqipëri.Në Durrës ky vajti në shkollë  dhe më parë se të nisej për në Vjenë, dinte shqip mirë.Që kur e dërgoi i ati në Vjenë, në shkollë, s’pati rast të përdorte gjuhën e Atdheut, gjuhën shqipe.Ashtu që sot mban mend vetëm disa fjalë të rralla.

Autori i shkrimit , Drizari, e merr në mbrojtje aktorin me origjinë shqiptare. E mbron nga ata shqiptarë, që e përflisnin se ai e kishte humbur identitetin shqiptar dhe nuk ndjente asgjë për racën e vet. Nelo kundërshtonte:”Por s’munt të themi që Moisiu ka humbur dhe ndjenjat ose dhembshurinë  për Shqipërinë. Jo. Sa kohë që ish në Vjenë ky shoqërohej me shqiptarët.Veç kësaj Moisiu vajti në Shqipëri për disa muaj pas Luftës Ballkanike.S’ka dyshim që Moisiu ndjen gëzim të nxehtë kur bashkohet me ndonjë shqiptar.Gjithashtu ay mbahet madhështor kur kujton që i ati ishte shqiptar.

Nga ana tjetër janë dhe disa sende  të tjera që duhen marrë ndër sy.Moisiu është një artist i mësuar në vende kulturale të Evropës. Ky përballi shpenzime dhe  zor(mundim) të madh duke tretur mësimet në gjuhë të huaj.Moisiu i është vënë artit të dramës  me gjithë mish dhe shpirt.Me fjalë të tjera bëri ca sakrifica, pra e hodhi lumin.Si një shkencëtar, ose muzikant, ose çpikës, që la mënjëanë çdo gjë tjetër për të realizuar idealin, ashtu edhe Moisiu, mori ndër sy të arrijë  në kulmin e fushës që zgjodhi; domethënë të  bëhet një aktor i shquar.

Sipas argumentimit të Drizarit, artisti me origjinë shqiptare, nuk kishte kohë që të merrej me gjëra të vogla.

Gazetari i ri për atë kohë Nelo drizari, entuziazmohet me famën e Moisiut:Si aktor i shquar, artist i mbaruar, pranohet me brohoritje në qarqet e huaja.Domosdo gjermanët e quajnë të tyrin.Por bota e dramës interesohet në interpretimin dhe talentin e personalitetin e Moisiut, dhe jo aq për kombësinë e tij.Kudo që vete trimfon.Kudo bën përshtypje të shkëlqyera. Sepse ka zotësi dhe talenti i tij s’kufizohet vetëm si tragjedian.Moisiu është dhe komedian i mbaruar. Nga këto shkake, Moisiu s’mund të dalë sheshit dhe të thotë:”Unë jam shqiptar”! Kur e ka sjellë rasti ay e ka thënë pa ndrojtur se si qëndron fisi i tij.

Drizari tregon se si e takoi aktorin e madh dhe si e priti ai: “Desha ta ndjek, desha të fjalosem me të  dhe një herë më parë se të nisej për në Evropë me vaporin “New York” shkova ta takoja. Për fat të mirë erdhi me mua  edhe zoti Paul Linke, shkrimtar i ri gjerman dhe mik i ngushtë i Moisiut. Kur shkuam në Back-stage një varg njerëzish po priste. Moisiu posa na pa na qasi në Odën e tij, odë e vogël që ka çdo Theatër për krye-aktorin dhe na priti me nje ngrohtësi gjeniale. Megjithë që ishte i lodhur , u gëzua pa masë kur mori vesh se shqiptarët i dëshirojnë përparim të madh  dhe interesohen për triumfin e tij.Në këtë çast fytyra e tij u çel, kur dëgjoi prapë se shqiptarët e  nderojnë , jo vetëm si artist, por e njohin edhe si shqiptar nga ana e të atit.Atij i ndriti fytyra.”

Për t’ua bërë sa më të besueshme lexuesve të vet, Nelo Drizari shkruan: Keni parë fytyrën e ndonjë të riu që lëvdohet  prej prindëve për ndonjë gjë të mirë që ka bërë? Keni vënë re se sa bukur tingëllojnë fjalët ”Bravo!..Të lumtë…! Dhe na nderove? Ashtu dhe Moisiu.Veçanërisht Moisiu u gëzua kur pa që gazeta “Dielli” ka bërë fjalë kaq herë për të.

Në përshëndoshjen e fundit, Moisiu më siguroi,që dëshiron t’u falet nderit shqiptarëve për interesimin dhe dashurinë që rrëfejnë ; dhe mbahet kryelartë kur kujton që ati i tij ish shqiptar dhe vjetët e foshnjërisë i shkoi në Shqipëri.Kur hapi derën dhe doli jashtë populli gjerman e priti me “Hoch Moissi!..”Hoch Moissi”!(Rroftë Moisiu!)

Brenda qenies së tij, Nelo Drizari ndjen një sëmbim në zemër, që Moisiun shqiptar e gëzonin kombe të tjerë, shtete të tjerë. Ai shkruan jo pa dhimbje:” Kur Moisiu shkoi përmes turmës gjer te automobili, m’u kujtuan ca shqiptarë të historisë:”Pemët e punërave të tyre janë shijuar prej Botës, ajo botë që i rriti dhe i nderoi.Kur do t’i vijë koha që Shqipëria t’i mbajë për vete djemtë e saj?”  Për ironi të fatit dhe vetë Nelo, do të mbetej larg vendit të vet dhe do të ndërronte jetë në Amerikë.(Pjesë e studimit për editorët e Diellit ndër vite)

Filed Under: Featured Tagged With: Aleksander Moisiu, dalip greca, ne Nju Jork, nelo drizari, Shqiptaret e Amerikes

Florind Belliu shfaq me sukses veprën “One Week” në Nju Jork

July 13, 2017 by dgreca

Aktori dhe skenaristi i talentuar Florind Belliu prezantoi me sukses shfaqen e tij “One Week” (Një Javë) në Nju Jork. “One Week” u shfaq tek teatri Producers Club Theaters në Times Square në Manhattan dhe u prit me sukses nga publiku. Shfaqja është roman i dramatizuar, që ndërthur aksion, komedi të zezë dhe dramë, shkruar nga novelisti i njohur gjerman Wolfgang Herrndorf.

Florind Belliu ka studiuar për aktrim tek Akademia e Arteve në Tiranë. Njihet për rolet e tij në filmat “Amaneti” me regji të Namik Ajazit, “Të fortët” me regji të Altin Bashës, “Shtremët” me regji të Indrit Kasmit (rol kryesor) dhe “Në kërkim te kujt” me regji të Gjergj Xhuvanit ku ka luajtur rolin kryesor.

img_0946img_0956img_0947img_0950img_0952img_0944

Momentalisht Florindi jeton në Nju Jork ku po merret me teatër në “of broadway” dhe po shkruan një roman.

Intervista me aktorin dhe skenaristin Florind Belliu

Intervistoi Ermira Babamusta 

Na tregoni më shumë rreth vetes. Fillimet në fushën e aktrimit?

Flori Belliu: Sigurisht pasioni për këtë ka nisur herët duke marr pjesë nëpër evente të ndryshme si amator. Unë kam mbaruar Akademin e Arteve në Tiranë dega Aktor. Më pas kam punuar në projekte të ndryshme film dhe teatër.

Me cilat projekte po mereni tani? Për çfarë bën fjalë?

Flori Belliu: Në fakt tani jam vendosur në New York kam rreth 10 muaj për arsyet e mia personale. Po punoj njëkohsisht disa gjëra. Kemi ndërtuar një grup pune një producent, nje regjisor filmi dhe unë, ku po punojmë konkretisht për të ndërtuar një projekt filmi. Kemi dy skenar fillestar, ngjarjet ndodhin Në New York. Bëhet fjalë për një histori dashurie dhe skenari tjetër për dy të pastrehë.  Jemi në fillesa dhe uroj të shkojë gjithçka mirë.

Ndërkohë kam dhe 2 projekte personale. Po shkruaj një roman që e mendoja prej kohësh. Kam dhe këtë shfaqen. Jam i kënaqur nga rezultati te dyja netët gjithçka shkoi mirë salla ishte plotë, spektatori e pelqeu. Tani po flasim se kur mund ta rikthejmë dhe ta vendosim në kalendar, në sezonin e ardhshëm, ndoshta nga fundi shtatorit. Për të gjithë ata qe nuk e panë shfaqa është e stilit “one men show”. Titullohet “One Week” dhe zgjat rreth 1 orë.

Çfarë ju pëlqen në rolin/personazhin që po luani në shfaqen “One Week”? 

Flori Belliu: Personazhi është një djalë në moshën e adoleshences ku ka problemet e moshës dhe të gjitha dukurit që ndodhin në këtë moshë, përshkruar me shumë mjeshteri nga autori Wolfgang Herrndorf.  Më pëlqen zgjidhja dhe mënyra e perceptimit që ka ky personazh për gjithçka i ndodhë rrethë e qarkë. Është një djalë naiv por me zemër të madhe dhe tepër i zgjuar.

Si lidheni ju me këtë personazh? 

Flori Belliu: Me këtë personazh ndryshe nga personazhet e tjerë ku në shumë raste duhet perdorur imagjinata për të arrituar të kuptosh apo perjetosh atë që i ndodhë personazhit sepse unë si aktor nuk e kam përjetuar dhe është një ndjesi e re. Nuk ka qënë e veshtirë kalimi sepse i kam të përjetuara dhe të gjalla në kujtesën time. Lidhja është shumë e madhe me këtë personazh pasi më pëlqen shumë, sa më vjen keq kur mendoj se do punoj një tjetër shumë shpejtë dhe do më duhet ta zhbëj.

Si është lidhja juaj gjatë punës me regjizorin?

Flori Belliu: Me regjisorin varet nga perqasja që ka ai sepse eshte ai vizionari dhe ka ngarkesën më të madhe të të gjithë projketit por un mundohem të bëhem “shokë” me të dhe dua ti “vjedhë” gjithçka ai ka në kokë. Kjo më bën shumë mirë për realizimin e figurës. Te ky projekt është ndryshe pasi jam krejtë i vetëm.

Çfarë do t’a befasojë publikun për këtë shfaqe? 

Flori Belliu: Për ata që nuk e patën mundësin ta shohin, te kjo shfaqe ajo që do e befasoj publikun është sepse nën një skenografi minimaliste dhe me një kostum të thjeshtë duke përdorur një teatër “të varfër” njerzve do tju duhet të përfshihen shpirtërish dhe emocionalish ne gjithë këtë. Pasi shfaqa përbëhet nga fjala dhe imagjinata. E kam ndërtuar në këtë lloj forme ku publiku do jetë pjesë e shfaqes pasi herë pas here thyhet muri i katert në komunikim me spektatorin. Do të shohim disa personazhe dhe shkëputja nga narracioni kalimi në aksion të personazhit.

Besoj se është e veçantë.

Cili ka qenë filmi më i bukur ku keni marrëpjesë?

Flori Belliu: Kam luajtur në disa filma që më kan pëlqyer puna dhe pastaj është pëlqyer nga publiku Filmi “Amaneti” me regji të Namik Ajazit apo filmi komik “Të fortët” me regji të Altin Bashës. Nuk mund të them se njeri ishte më i mirë. Sa për personazhin më të bukur në film nuk më ka ardhur akoma po e pres.

Në cilat filma keni luajtur rolin kryesor?

Flori Belliu: Në filmin me metrazh te shkurter “Shtremët” me regji të Indrit Kasmit. Nuk mund të them se kisha rolin kryesor pasi në serialin me titull “Në kërkim te kujt” me regji të Gjergj Xhuvanit kishte disa personazhe kryesor ku një prej tyre isha dhe unë.

Çfarë lloje filmash ju pëlqen të jeni pjesë?

Flori Belliu: Nuk është se i kushtoj shumë rëndesi ksaj pjese unë mundohem te merrem vetem me punen time nëse personazhi është i plot ka një gjë që më pelqen dhe më ngjit e bëj me shume dëshirë. Pastaj konceptet regjisorjale i takojnë tjetër kujt mua më pëlqejnë te gjitha mjafton të bej ate që dua.

Çfarë roli luan arti në shoqëri? 

Flori Belliu: Sigurisht që ka në dorë emancipimin e shoqërisë ju hapë sytë ndonjëherë ju tregon realitetin dhe ndonjëherë ju tregon perfekten. Në shumë raste arti bërtet atë që njerzit nuk kanë as guximin ta mendojnë.

Këshilla juaj për dikë që dëshiron të ndjeki këtë karrierë? 

Flori Belliu: Mos e bëni … bëni diçka tjetër … por nëse e bëni bëjeni mirë. Pa tjetër dokumentoni të gjitha punët tuaja. Dhe e fundit mos i lejoni askujt të ketë në dorë diçka që të mund të shkatërroj projektet tuaja.

Çfarë mund të presim nga ju për vitin 2018?

Flori Belliu: Teatri ku unë po punoj nuk është “on broadway “. Por of of broadway. Uroj që Zoti të ma mundësoj të kem një projektë serjozë on broadway.

Filed Under: Interviste Tagged With: “One Week”, Ermira Babamusta, Florind Belliu shfaq me sukses veprën, ne Nju Jork

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 14
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT