• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MJESHTRJA KOLDETA GJINI NDEROHET NE PERMET

April 10, 2017 by dgreca

unnamed-1 Bashkia Përmet në sallën e konferencave të QKMF “Odhise Paskali”, organizoi ceremonine e dhënies së titullit “Qytetare Nderi e Përmetit” kampiones dhe rekordmenes së kërcimit së larti, “Mjeshtres së Merituar të Sportit”, “Mjeshtre e  Madhe” Master Dr.Klodeta Gjini.2 ok Gjini

Fjalën përshendetëse e mbajti Drejtori i Qëndrës Kulturore dhe Sportit në Bashki Ledian Komino, i cili duke përshëndetur të pranishmit theksoi se  jemi mbledhur sot këtu në këtë ceremoni festive për të nderuar me titullin e larte: “Qytetare Nderi e Përmetit”, sportisten e shquar të rezultateve dhe rekordeve kombëtare e arritjeve në arenën ndërkombëtare në kërcimin së larti zonjës së nderuar Klodeta Gjini. Më lejoni që në emrin tuaj ta përshëndes për ardhjen e saj në qytetin e Përmetit, i cili ka ndjekur rezultatet e saj, përshëndes të ftuarit e pjesëmarrësit në këtë festë; “Presidentin e Nderit” të FSHA Prof. Sokol Morina, rektorin e U.S Tiranë Prof. Agron Cuke, “Mjeshtren e Merituar të Sportit” Marjeta Projarin, shokë dhe shoqe, miqtë dhe familjaret e atletes.unnamed Nderojnë me pjesëmarjen e tyre në këtë ceremoni zyrtare Kryetari i Bahkisë Përmet z. Niko Shupuli, Kryetarja e Këshillit Bashkiak znj Mira Habili, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Përmet z. Llazar Thanasi, N/Kryetare e Bashkisë znj. Etleva Kreci, N/Kryetar i Këshillit Bashkiak z. Ligor Thanasi, sekretari i Këshillit Bashkiak z. Veli Mehmeti, administrate e bashkisë, sportistë dhe qytetar, dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme.1 ok Klodi Gjini

Fjalën përshëndetëse e mbajti kryetarja e Këshillit Bashkiak znj Mira Habili e cila përshëndeti në emër të Këshillit Bashkiak  dhe uroi mirëseardhjen e saj në qytetin tonë, mjeshtria,kampionia shqiptare, e rekordeve të pathyera ende nga ndonjë tjeter e cila ka përfaqësuar Shqipërinë nëpër veprimtari kombëtare duke fituar medalie, vajza që ka përfaqësuar ngjyrat e flamurit tonë kombëtar në kampionatin e parë botëror të atletikës në vitin 1983 në Finlandë. Shqiptaria me emër, krenaria  jonë.2 Klodi

Janë të gjitha këto arsye motivet që na bën ne të mernim vendim një zëri për ti dhënë plot  nderim dhe respekt në emër të komunitetit përmetar titullin “Qytetare Nderi e Përmetit” duke radhitur Klodeta Gjinin në radhën e figurave me emër në plejadën e krenarisë kombëtare ndër vite.

Dukë vlerësuar Klodeta Gjinin ne nderuam veten sepse ajo ka ngritur dhe lartësuar jo vetem veten e saj por dhe ne, prandaj e falenderojmë.

1 Klodiana

“Mjeshtri i Sportit” Et’hem Bejo kumtoi për veprimtarinë e shquar sportive të rekordmenes Klodeta Gjini duke u ndalur krahas arritjeve në lloje të ndryshme të sportit si basketbolli, gjimnastika, pingpongu, futbolli ku kanë dalë mjeshtra sporti dhe individë të veçantë që kanë nderuar Përmetin dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare si: Gazmend Çaçi, Ilir Lame, Klodian Durro, Aleksandra Ndreu, Dhoksi Ballabani, Drita Sulka, Igena Qypi ku mbi të gjitha spikat rekordmenia e kërcimit së larti, atletia që arriti rezultatin 1.92m Klodeta Gjini.unnamed-2

Në fjalën e tij z. Sokol Morina tha: “ Ju i thatë të gjitha, unë do flas për Përmetin i cili dallon nga rrethet e tjera, shumë vlera dhe i ka dhënë në çdo fushë vendit, do veçoja basketbollin i cili i ka dhënë emër, ka përfaqësuar kombëtaren, u ndal tek krontributi i shquar i Klodeta Gjinit në atletikë që arriti majat. Falenderon Këshillin Bashkiak për vlerësimin dhe nderimin e merituar që i bën asaj dhe shumë sportistëve të tjerë.”

Kryetari i Bashkisë z. Niko Shupuli duke i dorëzuar titullin tha: “ Ky titull është vlerësimi më i lartë që jep Bashkia, votuan 100 % këshilltarët me propozim të disa këshilltarve si Josif Lipe, Dritan Hoxha etj të cilët u sensibilizuan nga shkrimet që kanë nxjerë Shoqata A.K Përmeti në gazetën e saj për këtë sportiste dhe lexon titullin: Vendim Nr 73 dt.23.12.2016 i Këshillit Bashkiak Përmet “Qytetare Nderi e Përmetit” me motivacionin : “ Për kontribute të shquara në sportin e atletikës, kërcim së larti, rekordmene kombëtare për mbi 25 vjet, medalie të arta kombëtare dhe ndërkombëtare, vlerësuan me titullin “Mjeshtre e Madhe” nga Presidenti i RSH”, dhe ia dorëzon mes emocionesh shoqëruar me medalionin përkatës dhe tufa me lule.

Znj. Klodeta Gjini mes emocionesh duke provuar dhe rrëshqitje lotësh, ju drejtua pjesmarrësve me një përshëndetje të veçantë pregatitur me nivel shumë të lartë për këtë rast.

Znj. Marjeta Pronjari theksoi se ndihem e nderuar dhe krenaretë flas për këtë figurë shumë dimensionale, unë  korçare ajo përmetare, mikja ime, e  thjeshtë, modeste, modeli më i mirë. Ne kemi ardhur një grup i madh nga Tirana për t’a përshëndetur në këtë eveniment kaq emocionues. Faleminderit!

Rektori i U.S prof. Agron Cuke mes emocioneve duke përshëndetur theksoi së e ndjej vetem përmetar, u falenderojmë, Klodeta talent i madh me vlera të gjithanshme njerëzore, atë që tha dhe Marjeta, në jetën e saj shumë suksese, modelet që i përmendi vet, ne programet mësimore në Universitein e Sporteve Tiranë dhe në Bolonjë ku jeton. U falenderoj nga zemra dhe për mikpritjen përmetare.Et’hem Kaso theksoi se në këtë sallë janë dhënë shumë tituj, rasti juaj i veçantë, vlerësim i mrekullueshëm, origjina juaj nga fshati Kaludh i krahinës së Rrëzës me njerëz të mirë, puntorë dhe shumë sportdashës. Vlerësoi inteligjencën tuaj , ju meritoni shumë.

Av. Alqi Proko përshëndeti në emër të bashkfshatarve edhe si moshatar, çdo vit ajo vinte çdo muaj në fshat dhe kur vinim ne në Tiranë na respektonte si vëllezër, dera e shtëpisë së saj qëndronte hapur për të gjithë fshatarët, ky vlerësim sikur na është bërë dhe neve.

Ceremonia u mbyll mes haresë dhe gëzimit nga grupi i sazeve,u interpretuan disa pjesë ku Klodeta, soliste me këngëtaren e shquar të këngës popullore përmetare, bashkfshataren Donika Proko, krijuan një atmosferë festive së bashku me pjesëmarsit. E meritonte kjo zonjë e rëndë, “Sorkadhia e Kaludhit” dhe tepër inteligjente.1 zonja1

Përgatiti kronikën shoqëruar me foto Muharem Kamani

 

 

Filed Under: Sport Tagged With: Mjeshtrja Klodeta Gjini, Muharrem Kamani, nderohet, ne Permet

Ç’punë ka Athina me një kishë pa leje në Përmet?

August 17, 2013 by dgreca

Shkruan: Mentor Kikia/

Në një akt të paprecedent, Ministria e Jashtme e Greqisë shpërndau një notë proteste pasditen e së premtes, pak orë pasi policia shqiptare kishte mbështetur zyrën e Përmbarimit në Përmet, për të zbatuar një vendim të formës së prerë të gjyqësorit shqiptar, për të larguar një kishë pa leje nga mjediset e një ndërtese, për të cilën gjykata kishte vendosur se i takon bashkisë së qytetit, pasi kishte qenë Pallat Kulture. Ishte një konflikt i vjetër mes kishës dhe bashkisë, një konflikt që përfundoi në gjykatë dhe gjykata i dha të drejtë njërës palë. Ani se disa mendojnë se e drejta ishte në anën tjetër. Kjo është një çështje që ha debat, sa publik aq edhe ligjor. Por qeveria greke, ku hyn në këtë valle, ose më saktë, ç’ndreqin do që hyn?
Fabula është shumë e thjeshtë. Kisha ortodokse dhe bashkia e qytetit ishin në konflikt për ndërtesën e Pallatit të Kulturës. Kisha pretendonte se ndërtesa kishte qenë kishë para se të bëhej Pallat Kulture nga komunistët. Por, edhe pse kishte humbur gjyqin ajo ndërtonte natën, duke korruptuar organet e bashkisë që duhej të zbatonin ligjin, dhe brenda Pallatit të Kulturës u ngrit një kishë. Pra një kishë pa leje. Konflikti zgjati vite, derisa zyra e Përmbarimit – “më në fund” thanë shumë njerëz – zbatoi vendimin e gjykatës. Dhe pikërisht në ditën e zbatimit të vendimit të gjykatës, qeveria greke reagon përmes një note proteste për “mbylljen e ambienteve dhe heqjen me dhunë të simboleve fetare, ikonave dhe sendeve të shenjta nga ky ambient”. Ne nuk dimë ndonjë rast kur një ndërtim pa leje të prishet duke hequr tullat një nga një dhe të paketohen. “Ato nuk kanë asnjë bazë ligjore. Respektimi i të drejtës së besimit, liria e besimit, ndërtimi i vendeve të faljes, janë në themel të një shteti dhe qëndrojnë si bazë e integrimit të tij europian. Ne shpresojnë se këto veprime janë kryer pa dijeninë e qeverisë shqiptare”. Ministria e Jashtme greke deklaroi se po ndjek nga afër situatën dhe ka porositur ambasadën në Tiranë të jetë e vëmendshme.
Ta zëmë se të gjitha veprimet e drejtësisë shqiptare janë të pabaza. Por, kush është ai politikan apo anëtar qeverie në Athinë që i atribuuaka të drejta vetes të mbajë qëndrime e të bëjë vlerësime mbi vendimet e Gjykatës së Lartë shqiptare? E në qofshin këto veprime të institucioneve shqiptare të padrejta, përse u merakoska qeveria greke kur në Përmet u prish një kishë pa leje? Përse u merakoska qeveria greke se u penguan disa besimtarë shqiptarë të futen në kishë për t’u lutur, pikërisht kur ajo po çmontohej? Apo, se u dhunuan disa besimtarë shqiptarë të fesë ortodokse, që tentuan të pengojnë zbatimin e një vendimi gjykate? Përse u merakoska qeveria greke se një prift shqiptar ortodoks u pengua të futet në kishën që po prishej dhe që shtynte me duar policët e shtetit? Deklarata e Ministrisë së Jashtme greke ishte këmbë e kokë sikur gjykata shqiptare të kishte marrë një vendim kundër kishës greke dhe sikur policia shqiptare të prekte interesat e shtetasve grekë. Por, a e di qeveria greke se Përmeti është territor shqiptar dhe aty jetojnë njerëz me shtetësi dhe kombësi shqiptare dhe që janë nën juridiksionin e shtetit shqiptar? A e di qeveria greke se ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë? A mos vallë duhet të reagojë me notë proteste Athina edhe për prishjen e ndërtimeve pa leje në Himarë, Palasë, Ksamil, apo kudo tjetër që “Agimi i Artë” mendon se janë zona greke? Padyshim që Athina e di se prishja e një kishe pa leje nuk e cenon fare besimin fetar në Shqipëri. Ndërkohë që nuk e di, dhe as nuk duhet ta dijë fare, nëse shumicës së njerëzve në atë qytet u shërben më shumë një kishë apo një qendër kulture.
Reagimi i Athinës dhe premtimi i saj se do të ndjekë situatën nga afër, është një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme që, në rast se do të implikonte ndonjë shtet tjetër dhe jo Shqipërinë me politikën e saj vasale, do të merrte tjetër vëmendje. Athina na shfaqet si një mbrojtëse e ortodoksisë edhe në Shqipëri. Sikur të mos mjaftojë që kishën ortodokse shqiptare e ka pronësuar një prift grek, tashmë është politika e Athinës që heq maskën fare dhe tregon se është ajo inspiruesja e politikës se kishës greke në Shqipëri. Politika zyrtare greke tregon qartë se është ajo që ka frymëzuar tërë palaçot me veladon të zi që rrëmojnë nëpër varre e mbledhin kocka të vdekurish në fshatrat e Juglindjes, për t’i shitur në pazarin e nacionalizmës së sëmurë të Athinës si heronj të helenizmit. Politika e Athinës tregon qartë se ka qenë ajo që ka frymëzuar edhe konfliktin e acaruar e të gjatë mes bashkisë së Përmetit dhe kishës, që ndërtonte natën, brenda mureve të një ndërtese që i shërben qytetit si mjedis kulture dhe argëtimi.
Politika shqiptare ka heshtur deri tani, sepse përulësinë ndaj Athinës e maskon me faktin se feja është e ndarë nga shteti. Por kur nga Athina vijnë reagime të tillë, atëherë si politika zyrtare ashtu edhe ajo jo zyrtare, duhet të ngrenë zërin për të hedhur poshtë me neveri çdo ndërhyrje të tillë. Pasi këtu nuk flitet më për diplomaci, por për përdorim të fesë në shërbim të ca politikave të errëta nacionaliste, të lëna me kohë në sepeten e Mesjetës nga qytetërimi perëndimor, por të mbajtura gjallë në trurin e disa politikanëve në Athinë. Tru që për fat të keq nuk janë vetëm brenda kokave të rruara, vendosur mbi supe psikopatësh me kryqe naziste, por edhe tek ata baballarë të kombit që po përpiqen ta shpëtojnë Greqinë nga gremina ku ka rënë.
Pasi ndau së gjalli nënat shqiptare nga foshnjat vetëm se kërkoi të imponojë deri edhe gjuhën në pasaportat zyrtare shqiptare, tashmë emisarët diplomatikë të Athinës kanë veshur të gjithë veladonin e zi dhe po vajtojnë ortodoksinë shqiptare. Sot në Përmet do të shkojë konsulli grek i Gjirokastrës për të mbledhur tullat e kishës pa leje, për t’i çuar në Athinë, si të ishin gurët e çmuar të Kishës së Varrit të Shenjtë ku është varrosur Jezusi në Jerusalem.

LAJMI

Përplasja me komunitetin ortodoks, Athina zyrtare: Veprime të dënueshme

Përplasja mes zyrës së Përmbarimit dhe komunitetit ortodoks në Përmet ka pasuar me reagimin e Ministrisë së Jashtme greke. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i kësaj ministrie, Kostandinos Kutras shprehu shqetësimin e Athinës zyrtare, për aktet e dhunës ndaj priftërinjve dhe besimtarëve në Përmet. “Jemi të shqetësuar mbas marrjes së informacioneve se priftërinj dhe besimtarë ortodoksë u dhunuan në Përmet. Kjo ngjarje ka ndodhur pikërisht një ditë mbas festimeve për ditën e Shën Marisë”, – shkruhej në deklaratën e Athinës zyrtare. “Largimi i dhunshëm i besimtarëve dhe klerikëve, mbyllja e ambienteve dhe heqja me dhunë e simboleve fetare, ikonave dhe sendeve të shenjta nga ky ambient janë veprime të papranueshme dhe të dënuesh-me. Ato nuk kanë asnjë bazë ligjore. Respektimi i së drejtës së besimit, liria e besimit, ndërtimi i vendeve të faljes, janë në themel të një shteti dhe qëndrojnë si bazë të integrimit të tij europian”, – shkruhej më tej. “Ne shpre-sojmë se këto veprime janë kryer pa dijeninë e qeverisë shqiptare”, – përfundoi Ministria e Jashtme greke, e cila theksoi se po ndjek nga afër situatën.(Kortezi:Gazeta Shqiptare)

Filed Under: Analiza Tagged With: c'ka Greqia, me nej Kishe pa leje, mentor Kikia, ne Permet

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT