• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SPEKTAKLI I BUKUROSHEVE

December 1, 2015 by dgreca

Dorisela KALAJ NGA SHQIPËRIA, MISS FREEDOM OF THE WORLD 2015 ne Prizren/
Ne Hotel PALACE ne qytetin e Mitrovices u mbajte evenimenti i bukurise MISS FREEDOM OF THE WORLD 2015 ( Edicioni i Peste ) nen Patronatin e Agim BAHTIRI ( Kryetarit te Komunes se Mitrovices )  dhe Ardian KAVAJA ( Drejtorise se Kultures se Mitrovices) ne organizim e Shpejtim ZEJNELI Presidenti i gares se bukurise dhe Shoqates se Manikeneve FREEDOM nga Prizreni.
Ne garen e bukurise MISS FREEDOM OF THE WORLD 2015  kane marr pjese 20 shtete nga pese kontinente te botes.
Programi filloi nga Moderatoret Milaim KRASNIQI dhe Lunada METHASANI duke prezentuar Anetaret e Jurise Profesionale qe ishin nga Kosova dhe nga vende te ndryshme te botes.Kryetar i Jurise profesionale eshte Svedai RADOGOSHI -QUMILI .
Programi artistike ishte i begatshem me Ansamblin e valleve nga Mitrovica, Kengetari Sunaj SARAQI, Fitore BERISHA etj.
MISS FREEDOM OF THE WORLD 2015  eshte zgjedhur Dorisela KALAJ nga ( Malesia e Madhe ) SHQIPERIA.
Shoqeruesja e Pare :       Michelle THORELLE nga SUEDIA
Shoqeruesja e Dyte:        Christine STUBERGH nga FILIPINET
Shoqeruesja e Trete:        Luo Yinjun nga TAJVANI
Shoqeruesja e Katerta:    Blerta DOBERLLUKA nga AUSTRIA
MISS PRESS :   Laura SEZN nga FRANCA
MISS FOTOGJENIA:   Michelle THORELLE nga SUEDIA
MISS PERSONALITY:  Jessica Ann BOONE nga KANADA
MISS BEST BODY:   Blerta DOBERLLUKA nga AUSTRIA
MISS INTELEGENCE:Christine STUBERGH nga FILIPINET 
MISS NATIONAL DRESS:    Luo Yinjun nga TAJVANI 
MISS BIKINI:    Eszter ERDOSIN nga  HUNGARIA
MISS IMAZHI:  Jana JOEL nga NORVEGJIA
MISS FREEDOM OF EUROPE :    Dorisela KALAJ nga SHQIPERIA
MISS FREEDOM OF AMERICA:   Simone Patricia FREITAG nga PARAGUAJI 
MISS FREEDOM OF AFRICA:       Mosele MOREMA  nga LESOTO 
 
Organizatori Shpejtim ZEJNELI ka falemenderuar Kryetarin e Mitrovices Agim BAHTIRI, Komunen e Mitrovices dhe DKRS ne krye me Ardijan KAVAJA si dhe stafin e vet Zyri GORDELLA etj.
 
Gjithashtu gjate 2 jave kane takuar Agim BAHTIRI Kryetar i Komunes se Mitrovices, Rasim SELMANI Kryetar i Komunes se DEQANIT, Gazmend MUHAXHERI Kryetar i Komunes se PEJES, Nuhi LLUGAGJIU Drejtor i Kultures ne Komunen e THERANDES etj.
 
MISAT nga tere bota kane vizituar vendet e bukura turistike dhe historike dhe duke promovuar Republiken e KOSOVES NE GAZETAT BOTRORE dhe shtetet e tyre perkatese.
 
Organizatori Shpejtim ZEJNELI e falemenderon sponsoret qe perkrahen garen e bukurise Kompania e derivateve AL PETROL, VIPA CHIPS nga Pestova, Check In nga Mitrovica, Mondial Park nga Sllatina,
Pishina FRESKIMI nga Grejkovci, Agjencia Turistike NDERTIMI nga Prizreni, TV MITROVICA, MITROVICA TOP PRESS, Golden GYM nga Prizreni, Agro TRADE, Radio YLBERI, Kolegji FAMA, Mishtorja SHANTIRI, restaurant RELAX nga Gjakova, Restaurant Ujvara e DRINIT , Hotel INTERNATIONAL dhe Hotel PALACE.
 
Organizatori Shpejtim ZEJNELI deklaroi se ky projekt ka per qellim promovimin e Turizmit te Kosoves, Promovimin e Kultures dhe Trashigimnise se Kosoves dhe Lobimi i Kosoves ne aeren nderkombetare.
Ne kete  gare bukurie ka qene problem ardhja e shume shteteve shkaku i mundeses se Ambasadave te Kosoves ne bote dhe burokracise se dhenies se vizave . 

Filed Under: Kulture Tagged With: Dorisela KALAJ, MISS FREEDOM OF THE WORLD 2015, ne Prizren, nga shqiperia

Marie Shllaku(1922-1946) përmendore në Prizren aty ku u pushkatua?!

September 25, 2014 by dgreca

Nga Leonora Laçi/
Marie Shllaku/
Brinjët ty t’i thyen, po nuk ta thyen zemrën… /
Buzët t’i shkrumuan, po s’ta mbyllën gojën…/
Sytë t’i shterruan, po në dritë u shëndërruan…/
Verë e vitit dyzet e gjashtë… /
Shefqet Kelmendit-Burgu i Zejmenit, Lezhë, 1986/
Prizreni, u vesh me të zeza më 24 nëntor 1946, sepse në vendmbledhjen e intelektualëve shqiptarë në Lidhjen e Prizrenit (1878), por disa dekada më vonë u zhvillua gjyqi famëkeq dhe pushkatimi i katër martirëve shkodranë, midis të cilëve ishte edhe heroina e pamposhtur Marie Shllaku. Mekati i saj i vetëm për të cilën u vu para togës së pushkatimit ishte pse sokolesha e re e deshti me gjithë shpirt atdheun e saj.
Natyrshëm lind pyetja retorike: A qënka mekat të duash atdheun e të sakrifikohesh për të?! Nëse kjo do quhet mekat, atëherë pse nderohen heronjët, pse ngrihen memorial, pse përkujtohen vit pas viti, pse mbushen faqet e historisë me bëmat e tyre?! Marie Shllaku e deshti atdheun, më fort se gjithçka, zgjodhi të mos ishte si të gjitha femrat e tjera, pasi veshi xhamadanin e plumbave në vend të vellos së nuserisë, veshi opingat që t’i ngjitet malit, e streh e saj ju bë, ashtu si foleja e shqipeve, hoqi dorë së ëndrruari.
Gjithmonë, është pak ajo që bëjme ne, për të nderuar heronjët, pasi ata bënë gjithçka që të bëhen shembulli jonë. Ky shkrim modest, le të shërbej si kujtesë, për ata që harrojnë shpejt duke përfshirë dhe historianët.
Për Marie Shllakun, janë shkruar disa vepra, si: “Shqipëria e Marije Shllakut” nga Ramiz Kelmendi e Viktor Gashi (Prishtinë, 1995); “Marije Shllaku-Kosovë, gjaku im t’u bëftë dritë” Ibrahim Metaj, Tiranë 1995; “Marie Shllaku-Bijë e Shkodrës martire e Kosovës” nga Tomë Mrijaj, (Nju Jork, 2004); “Heroina Marije Shllaku” Shefqet Kelmendi (Tiranë, 2004) etj. Përveç librave monografikë, kujtimeve, janë mbajtur shumë kumtesa, në takime përkujtimore dhe simpoziume historike shkencore, janë shkruar artikuj publiçistikë dhe mbajtur sipas rastit referate mbas viteve 1990…
Një rast i veçantë, është përkujtimi herë pas hershëm, që revista “Jeta Katolike” (1966), organ i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, që botohej nën përkujdesin e Mons. Dr. Zef Oroshit, ka botuar disa herë artikuj përkujtimore, me përmbajtje të thellë historike për figurën e madhe të luftëtares së Shqipërisë Etnike, Marie Shllakun.
Sokolesha sypatrembur, u gjend kudo, ku e thirri zëri i atdheut dhe vuri gjithë kapacitetin e saj intelektual dhe fizikë, për të përmbushur detyrat e saj, pranë veprimtarëve të shquar kombëtarë, duke shërbyer si sekretare e patriotit dhe Ministrit të Punëve Botore Iliaz Agushi (1942), i cili, u vra me atentat terrorist nga komunsitët, më 27 tetor 1943. Kurse më pas ajo ishte sekretare personale e Ministrit të Brendshëm Inxh. Xhafer Devës (1943-1944).
Miqesitë me personalitete të ndryshme e ndihmuan Marien, që të përftoj dije gjithnjë e më shumë. Kjo miqësi e ndërthurur me respekt e mirëbesim, u bë ujëdhes e pjesëmarrjes së saj, në kuvende me rëndësi kombëtare, ku u morën vendimet për çlirimin e atdheut, që ra në kthetrat e sllavo-komunsitëve. Ajo, u lidh menjëherë me shtabin e luftëtarit Shaban Polluzha, ku më 20 janar 1945, ai u largua nga luftrat vëllavrasëse, që ishin të dëmshme për kombin dhe i’u bashkua forcave nacionaliste.
Maria, u zotua mes trimave të lirisë, që kishin ndërmarrë aktin sublime për shpëtimin e Kosovës martire, ku, shpreh: “Se duhet të luftojnë me tërë fuqinë pushtetin e komunistëve, mos të shkojnë me Serbi, të largohen partizanët e Jugosllavisë nga Kosova, sepse këto forca e kishin mbushur çdo pus të Kosovës me krerë shqiptarë. Në këtë drejtim, partizanëve të Serbisë, u erdhën në ndihmë edhe partizanët e Shqipërisë”.
Ajo u bë pjesë e pandashme me bajraktarët dhe udhëheqësit nacionalistë, ku shërbej si një ndërlidhëse me vizion të qartë mes grupeve të Kosovës e Shqipërisë. Sërisht nga sa kemi lexuar dhe hulumtuar në dokumente dhe shkrime, ajo del pranë nacionalistit të shquar legalist Abaz Kupit.
Shkodranja e re, e vetmja femer mes burrave më të shquar të Kosovës, u gjend gjithnjë në krah të nacionalistëve të kohës, si: Rexhep Mitrovicës, At Benardin Llupi OFM, Ing. Xhafer Devës, Prof. Luan Gashit, Prof. Ymer Berishës, Ndue Përlleshit, Ukë Sadikut, Shaban Sadikut, Prof. Gjon Serreqit, Ibrahim Lutfiut, Mehmet Gradicës, Gjergj Dedës, Kolë Parubit, Gjergj Martinit e shumë luftëtarëve që kishin si qëllim të ngritnin popullin në luftë të armatosur kundër regjimit.
Shkodranja e dashuruar patologjikisht me Kosovën, iu përkushtua me gjithë qënien e saj, bashkimit të trojeve etnike, duke luftuar me armë kundër forcave komunsite. Ajo mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, që ishte thirrur me qëllimin final shpëtimin e Kosovës nga pushtimi kolonizatorëve komunistët serbo-malazias-shqiptarë.
Heroina, angazhohet për të organizuar një parti me emrin Lidhja Nacionale Kosova Etnike, duke u nisur nga inisiativa e fratit At Bernard Llupit OFM me 26 dhjetor 1944 e deri me 27 shkurt 1945, arrin të themelohet Komiteti Demokratik Shqiptarë, që synonte krijimin e një rezistencë aktive kundër armiqve shekullorë serb.
Madhështia e saj përveç në organizimin e rezistencës mbarëkombtare nga Organizata NDSH dhe Besa Kombëtare, do luaj një rol të rëndësishëm edhe në Kuvendin e Doberdolit. Maria nuk u frikësua nga kërcenimet e komunistëve, për tu tërhequr nga aktiviteti atdhetarë dhe mbi të gjitha nuk iu dridh çërpiku as para togës së pushkatimit.
Si e kërkoi sigurimi Marie Shllakun?

Për herë të parë u zbardhën fakte të reja, se si Sigurimi i Shtetit komunist shqiptar bë bashkëpunim me atë Jugoslav UDB-në, përdori babain (Mark Simon Shllakun), për ta bind të bijën e tij (në Kosovë), që të kthehet në shtëpi (Shkodër).
Në revistën shkodrane fetaro-kulturore “Kumbona e së Diellës” (Nr. 1-2 Janar-Shkurt, 2014), publicisti i mirënjohur Tomë Mrijaj, në një shkrim interesant, rrefen kujtimet e të atit të tij Nikollë Pren Mrijaj (1911-1999), i cili, i mundësoi takimin atë e bijë, në kullën e tij që ishte bërë streh e nacionalistëve kosovar (pasi Nikollë Mrijaj ishte kryetar i Komunës së Zllakuqanit).
Në veprën monografikë të z. Mrijaj lexojmë: “Me ardhjen në Kosovë të babait të saj, Mark Simonit nga Shkodra( i dërguar nga Qeveria e Komuniste dhe forcat e Sigurimit, që përndiqnin për t’i vrarë antikomunistët dhe nacionalistët e vërtetë askohe, shënimi im T.M), për t’ia mbushur mendjen vajzës së tij të re, që të heq dorë nga rruga e saj patriotike, në male, me çetat nacionaliste të Kosovës kishte lindur ideja, që Maria të vinte në shtëpinë tonë, ku ishte më e sigurtë”.
Në luftën e Siçevës, ditën e tretë të festës së Bajramit ku mbetën në betejë mbi 30 burra të zgjedhur të atdheut, ajo mori disa plagë në trup i shpëtoi rrethimit. Për fat të keq, ajo më vonë në fshatin Acarevë, në vitin 1945 u zu rob nga bashkëpunëtorët e UDB-së.
Në procesin gjyqësor i zhvilluar askohe, të gjithë që kanë qenë në burg e kujtojnë si një vajzë sokoleshë, ku me një stoicizëm qëndroi e paepur, para torturave shtazarake që u bënë çdo ditë kundrejt saj. Po atë ditë, vendimi për denimin me vdekje (me pushkatim), ju dha dhe tre bashkëluftëtarëve të saj: At Bernard Llupit OFM, arsimtarit Gjergj Martinit dhe Kolë Parubit, të cilët disa ditë më vonë do të ekzekutohen, me24 nëntor 1946 në Prizren, ku edhe sot në Kosovën e lirë mjerisht ende nuk u dihen varret…

Si u zhvillua proçesi gjyqësor i Marie Shllakut?

Sot Prizreni në gji të vet
Me xhelozi ruan një skelet…
Në të lashtin Prizren gjemon historia
Në të riun Prizen rron edhe Maria! Shefqet Kelmendi

Gjykimi i grupit të madh të liridashësve të vërtetë shqiptarë zgjati 13 ditë. Ai u mbajt në ndërtesën ish Shtëpisë së Kulturës, duke filluar nga data 29 qershor 1946 e deri me datën 11 korrik të vitit 1946. Asokohe prokuror i përgjithshëm ishte Ali Shukriu. Gjatë seancës përfundimtare të gjyqit, në listën e të akuzuarve ishin 27 nacionalistë shembullorë. Në këtë shkrim, duke i respektuar të gjithë deshmorët e lirisë së Kosovës, po citoj vetëm të pushkatuarit, si: Marie Shllaku 24 vjeçe, At Bernard Llupi 60 vjeç, Kolë Parubi 41 vjeç, Gjergj Martini 29 vjeç, ku, të gjithë ishin nga qyteti i lashtë i Shkodrës, të cilët u denuan me pretencën finale me 15 korrik 1946, ndërsa pushkatimi u bë në nëntor të po atij viti.
Prokurori antishqiptar Ali Shukriu e akuzoi (sikurse thuhet në veprën ish të burgosurve dhe bashkëautorëve Ramiz Kelmendi dhe Viktor Gashit: “Shqipëria e Marie Shllakut…”, duke i rënditur asaj aktivitetin “armiqsor” (patriotik) në 11 pika.
1. Se në verë të vitit 1944, kur u vu në krye të Lidhjes së Dytë të Prizrenit Ing. Xhafer Deva, Marie Shllaku, ish sekretare e Ministrit të Punëve të Brëndshme Iljaz Agushit, u zgjodh sekretare e tij. Këtë detyrë e ushtroi deri në nëntor të vitit 1944, kur u “çlirua” Kosova. Ajo, edhe pasi iku Xhafer Deva jashtë shtetit, mbeti në Kosovë, për të luftuar kundër “sistemit të ri shoqëror”.
2. Se në nëntor të vitit 1944, pas “çlirimit” të Pejës, e la atë dhe bashkë me Mehmet Gradicën, Metë Danin dhe Adem Shalën tuboi disa qindra shqiptarë të armatosur dhe bashkë me ata doli në mal, në mënyrë që, me luftë të armatosur në prapavijë të frontit, të luftojë kundër partizanëve dhe sistemit të ri, duke “penguar kështu ushtrinë nacional–çlirimtare të ndërtojë pushtetin popullor dhe të rregullojë kushtet në Kosmet”.
3. Se nga mbarimi i vitit 1944, duke njohur mirë njerëzit, që kanë pasur lidhje me Ing. Xhafer Devën të cilët kishin mbetur vetëm, për të vijuar luftën, kundër partizanëve në prapavijë. Maria, punoi për bashkimin dhe lidhjen e tyre të ndërsjellë, duke marrë kontaktte me Ukë Sadikun dhe Ismail Goranin, prijës të “bandave” balliste, të cilët sulmuan Gjilanin, Ferizaj-n dhe vende të tjera.
4. Se në fillim të janarit 1945, pasi doli në mal dhe shkoi në Drenicë, punoi pareshtur për forcimin e radhëve të rezistencës, propogandoi që shqiptarët assesi të mos shkonin në armatën jugosllave, por të dilnin në mal për të zhvilluar luftë kundër partizanëve komunistë.
5. Se, po në janar të vitit 1945, mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, ku gjendeshin prijësit e njohur, si: Prof. Ymer Berisha, Mehmet Gradica, Ahmet Shala, Ukë Sadiku, Major Qinisi, Shaban Polluzha, kapiten Rexhep Ismaili, Met Dine, major Kutova etj. Aty u vendos të sulmohen njësitë e ushtrisë nacional-çlirimtare në Drenicë dhe në minierën e Trepçës, si dhe u zgjodh udhëheqësia, që do t’i prijë kësaj lufte. Lufta e armatosur, që pasoi pas marrjes së këtij vendimi zgjati shumë ditë dhe shkaktoi viktima të rënda në jetën e njerëzve dhe në pasuri, betejë e cila ishte një goditje e rëndë për forcat tona, të cilat, asokohe zhvillonin luftra të rënda me gjermanët, në kufijtë e Sanxhakut.
6. Se, më të mbaruar Lufta e Drenicës e derisa u burgos, në vjeshtë të vitit 1945, vijoi me ngulm punën e saj në male me luftëtarët e rezistencës antikomuniste. Ajo mori pjesë në tubime të ndryshme me prijësit e tyre, ku, u morën vendime historike për të vijuar rezistencën me armë, dhe për të bindur popullin që të dilte në male, për t’u bashkuar luftëtarëve të Shqipërisë etnike; fshatarët t’i pranonin ato, t’i ushqenin, t’i mbanin dhe t’i ruanin në votrat e veta.
7. Se mori pjesë në Kuvendin e Dobërdolit (mbajtur në Llugën e Dan Pjetrit), në gusht të vitit 1945, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e të gjitha aradhave të armatosura anti-komuniste, në të cilin u zgjodh Prof. Ymer Berisha si udhëheqës politik, kurse Ukë Sadiku si udhëheqës ushtarak i gjithë luftëtarëve të rezistencës në Kosovë, ndërsa vetë Marie Shllaku ka mbajtur procesverbalin e takimit historik.
8. Se mbajti lidhje të vazhdueshme dhe të pandërprera me Prof. Ymer Berishën, i shkroi letra, njësoj si dhe me prijësit e tjerë, si Ismail Ymeri etj. 9. Se mori pjesë në betejat kundër njësive ushtarake jugosllave dy herë me radhë, ndërsa në Luftën e Siçevës, aty nga gjysma e shtatorit 1945, u vranë në luftime 11 oficerë dhe ushtarë të armatës jugosllave (në këtë luftë Marie Shllaku, u plagos në disa vende).
10. Se gjatë gjithë qëndrimit të saj në mal mbajti lidhje të vazhdueshme me fratin e Pejës At Bernardin Llupin OFM, ku, zhvilloi letërkëmbim me të, të cilët, u lidhën përmes korrierit, dhe mori nga ai para, ushqim dhe mesazhe.
11. Se e akuzuara Shllaku, ndonëse e plagosur dhe e stresuar në një shtëpi në Mitrovicë, u interesua për bandat, mbajti lidhje me ato dhe u kujdes për tërheqjen e tyre jashtë kufijve të vendit, sipas vendimit të marrë më parë, duke bërë kështu krim, që sanksionohen në nenin 3 pika 7 dhe 12, të ndëshkueshme, sipas nenit 4 alineja 1 të Ligjit mbi Veprat Penale kundër popullit dhe shtetit”. (Akuzat ndaj Marie Shllakut janë marr tekstualisht nga vepra e Ramiz Kelmendit dhe Viktor Gashit kushtuar asaj në faqet 15-17).
Mua mu duk e arsyeshme për t’i paraqitur akuzat ndaj Marie Shllakut, sepse kështu kuptohet dhe kontributi dhe aktiviteti i saj anti-komunist, si dhe dalin në pah faktet se pse shihej si kërcenim përsonaliteti saj për komunistët.
Marie Shllaku, do mbahet mend për heroizmat e saj. Është krenari të thuhet sot se vlerësimi i figurës së saj po bëhët dita-ditës, si në Kosovë dhe Shqipëri, ku po vihen emra rrugësh me emrin e saj. Ka ardhur koha që sot më shumë se kurrë kur njihet figura e madhe e Marie Shllakut ti ngrihet një përmedore në Shkodrën e saj ku lindi dhe u rrit, dhe në Prizrenin historik ku u pushkatua në moshën e re 24-vjeçare.
Për këtë figurë të spikatur të historisë kombëtare shqiptare, posaqërisht hulumtoi dhe shkroi me përkujdesje të veçantë studiuesi dhe publicisti shqiptaro-amerikan Tomë Mrijaj (Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Prizrenit qysh prehj vitit 1978 në New York, shënimi im L.L.), që është dhe financuesi bujar i disa veprave, që janë botuar posaçërisht për Marie Shllakun.
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Prizrenit në SHBA publicisti bashkëkohorë Tomë Mrijaj, sëbashkut me miqtë e tij Prof. Dr. Muhamet Shatrin dhe studiuesin Mr.sc Nue Oroshin zhvilluan një takim të ngrohtë me Komandantin e UÇK-së dhe ish Kryeministrin e Kosovës zotin Ramush Haradinaj-n (Gusht, 2014) ku, iu kërkua brenda mundesive të tij, që të nderohet shkodrania martire Marie Shllaku sëbashku me tre martirët e tjerë (At Bernardin Llupin OFM, mësuesin Gjergj Martinin dhe Kolë Parubin), me një përmendore në qytetin e Prizrenit, pikërisht në vendin e pushkatimit të tyre.

Filed Under: ESSE Tagged With: aty ku u pushkatua?!, Leonora Laci, Marie Shllaku(1922-1946), ne Prizren, përmendore

Ka nisë festivali i skulpturave të akullit në Prizren/

February 15, 2014 by dgreca

 Edicioni i tretë i festivalit të skulpturës “Sculp Fest” nga sot nis shkrirjen e barrierave…! Kubat e akullit, të krijuara nga ngrirja e ujit, janë në pritje të mjeteve “magjike” të artistëve mysafirë për të krijuar kësisoj vepra arti.

Sikurse vitin e kaluar, edhe ky edicion i tretë do të zhvillohet në Prizren, nga 15-17 shkurt, me pjesëmarrjen e skulptorëve që kanë pasion punën në akull.

Skulptori José Carlos Cabello Millán, me origjinë nga Spanja, vjen në Sculp Fest pas një muaji të plotë pune në“Hotelin e Akullit” në Suedi. Eksperienca e tij me skulptura akulli dëshmohet edhe me pjesëmarrjen për 4 vite me radhë në atelietë e “Hotelit të Akullit” në Kirune të Suedisë, që njihet edhe si qyteti më i afërt me polin verior.

Skulptorja Elisabeth Kristensen nga Norvegjia vjen nga viset ku punohet më së shumti me akull. Ajo pothuajse çdo vit merr pjesë në festivalet e akullit, të organizuara në vende të ndryshme të botës. Nga viti 2005 merret me krijimin e skulpturave prej akulli dhe rërës së detit. Njëkohësisht është organizatore e simpoziumit të skulpturave nga rëra e detit.

Artistët tjerë si Benard Lekgegaj nga Shqipëria, Alban Bylykbashi dhe Mirëdita Sejdiaj nga Kosova, si dhe skulptori nga Turqia, Tolga Yurtozveri vijnë nga vise më të ngrohta dhe eksperienca e tyre nuk bazohet shumë në akull, por në materiale të ndryshme si guri, mermeri, druri, hekuri, etj. Ata janë përzgjedhur si pjesëmarrës me qëllim që të marrin përvoja nga skulptorët skandinav.

Një tjetër skulptor që do të jetë i pranishëm në Sculp Ice është artisti nga Serbia Viktor Kiss, i pari artist nga ky vend që merr pjesë në këtë festival. Kiss, pas punës kreative në akull, do të ketë një prezantim bashkë me skulptorët nga Skandinavia.

Duke i dhënë akullit formë artistike, festivali synon të promovojë skulpturën dhe angazhohet për krijimin e hapësirës së nevojshme për shprehjen e talentit artistik të të rinjve.

Sipas organizatorëve edicioni i tretë i Sculp Ice do të realizohet rreth konceptit të “Shkrirjes se Barrierave”. Shkrirja do të tematizojë të gjitha seksionet e festivalit, duke shërbyer si emërues i përbashkët dhe moto e këtij edicioni.

Në veçanti, Sculp Ice është një përpjekje për të promovuar shtetin e Kosovës në rrafshin global dhe paralelisht një thirrje për promovimin e artistëve të skulpturës nga vendi e rajoni. Ceremonia e hapjes së edicionit të tretë të Sculp Ice nis në orën 20:00 në “Sheshin e Lidhjes” në Prizren. Hapjes zyrtare do t’i paraprijë debati mbi rëndësinë e diplomacisë kulturore në promovimin e shtetit të Kosovës.(Kortezi ATSH)

Filed Under: Kulture Tagged With: Festivali i Skulpturave, ne Prizren

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT