• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA:NUK KA PAQE ME ASAD NE SIRI

April 10, 2017 by dgreca

Ambasadorja e SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley:- s’ka paqe në Siri me Asadin/

Ambasadorja e SHBA ne OKB, NIKI HaleyAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley tha gjatë një interviste se e konsideron ndryshimin e regjimit sirian, në vendin e shpartalluar nga lufta civile, si një nga prioritetet kryesore të administratës “Trump”.

Mposhtja e Shtetit Islamik, largimi i ndikimit iranian në Siri dhe rrëzimi i presidentit Bashar al-Assad janë prioritete për Uashingtonin, tha Haley në intervistën për “CNN”, që pritet të transmetohet e plotë këtë të dielë. “Ne nuk shohim ndonjë zgjidhje paqësore në Siri, për sa kohë që Assad është në krye”, tha Haley. Komentet përfaqësojnë një shmangie nga ajo çfarë ka thënë më parë Haley se, Shtetet e Bashkuara goditën bazën ajrore siriane me 59 raketa “Tomahawk” të enjten si kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike të forcave të Assadit ndaj civilëve në Siri.
Presidenti Donald Trump urdhëroi sulmin me raketa, pasi pa në televizor imazhet e të miturve që vuanin nga pasojat e armëve kimike. “Kemi në dorë të zgjedhim betejat tona. Bëhet fjalë për ndryshim prioritetesh, e prioriteti ynë nuk është më të qëndrojmë pa bërë gjë, por të largojmë Assadin”, tha Haley për reporterët më 30 mars, disa ditë përpara se dhjetëra civilë sirianë të vdisnin nga përdorimi i gazit toksik.
Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, ka mbajtur gjithsesi një qëndrim më të kujdesshëm në lidhje me Assadin, teksa tha të shtunën se prioriteti kryesor i Uashingtonit është mposhtja e Shtetit Islamik. Sapo kërcënimi nga ISIS të jetë reduktuar apo eliminuar, “mendoj se mund ta kthejmë vëmendjen drejtpërdrejt në stabilizimin e situatës në Siri”, tha Tillerson, në një intervistë për “CBS”.  Sekretari Tillerson tha se Shtetet e Bashkuara kanë besim të plotë se, mund të ndihmojnë në afrimin e palëve dhe nisjen e një procesi për arritjen e zgjidhjes politike. “Nëse mund të arrijmë armëpushimin në disa zona të stabilizuara në Siri, atëherë besoj se ne mundemi të kemi edhe kushtet për të nisur një proces serioz politik”, tha Tillerson.
Forcat siriane ndërmorën të tjera sulme ajrore të shtunën, duke vrarë 18 persona, mes të cilëve 5 fëmijë, në provincën e kontrolluar nga rebelët, Idlib, sipas raporteve të Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut dhe shërbimit të mbrojtjes civile dhe shpëtimit.

Filed Under: Featured Tagged With: ME ASAD, ne Siri, SHBA:NUK KA PAQE

SULMI NE SIRI, Mbështetje në Kongres dhe nga aleatet

April 7, 2017 by dgreca

* Sulmi amerikan, 59 raketa tomahok kundër bazës siriane/

*Aleatët e SHBA-ve e mbështesin sulmin raketor në Siri/

Vendimi i Presidentit Trump për të autorizuar goditjen e një baze ajrore të ushtrisë siriane gjeti mbështetje të gjerë në radhët e anëtarëve të Senatit amerikan nga të dyja partitë, megjithëse pati edhe anëtarë që shprehën shqetësim që presidenti nuk kërkoi autorizim nga Kongresi për një veprim të tillë ushtarak.

Disa nga kundërshtarët më të fortë politikë të presidentit e mbështetën sulmin. Udhëheqësi i pakicës demokrate, Senatori Chuck Schumer tha se goditja amerikane ishte veprimi i duhur pas sulmit shokues të ushtrisë siriane ku mendohet se janë përdorur armë kimike. Udhëheqësja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi e cilësoi si “përgjigjja e duhur”.

Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell tha se kjo goditje u dërgon një mesazh të fuqishëm miqve dhe kundërshtarëve të Amerikës.

“Sulmi siguron aleatët suni në vendet arabe se Amerika është aktive, se do të luajë një rol udhëheqës dhe se po përpiqet të jetë konstruktive në disa arena në botë, si dhe u përcjell një mesazh Iranit, Koresë së Veriut, dhe rusëve se Amerika synon të udhëheqë përsëri,” tha Senatori McConnell.

Ligjvënësit kishin mendime të ndryshme për rolin e Kongresit.

Administrata Obama si dhe administrata Trump janë mbështetur në autorizimin që ka dhënë Kongresi pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, për të përdorur forcën për të goditur grupe terroriste si ISIS dhe al-Kaida. Por disa ligjvënës ngritën sot argumentin se goditja e trupave qeveritare siriane kërkon një akt të ri nga Kongresi për të autorizuar këto masa.

“Nëse presidenti ka në plan të shkallëzojë angazhimin ushtarak amerikan në Siri, ai duhet të vijë para Kongresit për të marrë Autorizim për Përdorim të Forcës Ushtarake. Kjo është një masë e nevojshme për të parandaluar hapjen e një konflikti të ri në Lindjen e Mesme,” tha udhëheqësja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Republikani Rand Paul kritikoi sulmin në Siri, duke thënë se ndërhyrje të mëparshme amerikane në konflikte në Lindjen e Mesme “nuk kanë bërë asgjë për ta bërë Amerikën më të sigurtë”. Presidenti duhet të marrë autorizim nga Kongresi për veprime të tilla ushtarake. Këtë e kërkon Kushtetuta, tha Senatori Paul.

Aleatët e SHBA-ve e mbështesin sulmin raketor në Siri/

Aleatët e Shteteve të Bashkuara e kanë mbështetur sulmin raketor kundër një baze ajrore në Siri, në përgjigje të sulmit me armatim kimik në pjesën veriore të Sirisë, për të cilin Uashingtoni e fajëson regjimin e Sirisë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, në një deklaratë të përbashkët, thanë se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, bartë përgjegjësi për aksionin amerikan.

“Çfarëdo përdorimi i armatimit kimik është i papranueshëm dhe nuk mund të kaloj pa përgjigje, ndërsa ata që janë fajtorë duhet të mbahen përgjegjës”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe ka shtuar se “regjimi i Sirisë e bartë përgjegjësinë e plotë për këtë zhvillim”.

Presideti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha se sulmi ka demonstruar për “vendosmërinë e nevojshme” kundër “sulmeve kimike barbare”.

Pos Rusisë e Sirisë, sulmin raketor amerikan në një bazë ajrore në Siri e ka kritikuar edhe Irani.

Sulmi amerikan, 59 raketa tomahok kundër bazës siriane/

Shtetet e Bashkuara ndërmorën një goditje me raketa në Siri, si kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike të ditës së martë, për të cilin fajësohen forcat e presidentit Bashar al-Asad. Kjo është goditja e e parë e drejtpërdrejtë amerikane kundër qeverisë siriane.

Dhjetëra raketa tomahok u lëshuan nga destrojerët e Marinës amerikane në Mesdhe, si përgjigje ndaj sulmit me armë kimike, ndoshta me gaz nervor sarin, për të cilin zyrtarët amerikanë besojnë se u ndërmor nga avionët sirianë kundër një qyteti të mbajtur nga kryengritësit në Siri.

Pas goditjes amerikane sot në orët e para të mëngjesit, presidenti Donald Trump bëri një deklaratë për gazetarët nga vendpushimi i tij në Floridën jugore.

“Sonte kam urdhëruar një sulm ushtarak kundër aeroportit në Siri, nga ku u ndërmor sulmi kimike. Është në interesin jetik të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të parandalohet dhe pengohet përhapja dhe përdorimi i armëve kimike vdekjeprurëse.”

Zoti Trump e quajti sulmin me armë kimike të kësaj jave “tepër barbar”, duke thënë se Assadi “u mori jetën burrave, grave dhe fëmijëve të pashpresë.”

Ai tha se përpjekjet e mëparshme gjatë shumë viteve për ndryshimin e e sjelljes së Asadit “kanë dështuar të gjitha dhe kanë dështuar në mënyrë shumë dramatike.” Zoti Trump i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t’u bashkohen Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Siri:

“U bëj thirrje të gjitha vendeve të qytetëruara të bashkohen me ne në përpjekjet për t’i dhënë fund masakrës dhe gjakderdhjes në Siri si dhe për t’i dhënë fund terrorizmit të të gjitha llojeve.”

Në një deklaratë të premten, zyra e presidentit sirian Bashar al-Asad i përshkroi sulmet si “të papërgjegjshme”. Në deklaratë thuhej se sulmet ishin “një akt dritëshkurtër” dhe vazhdimësi e një politike amerikane të nënshtrimit.

Goditja u ndërmor ndërkohë që Presidenti Trump pret Presidentin kinez Xi Jinping në vendpushimin e tij në Mar-a-Lago të Floridës. Zoti Trump nuk i kishte njoftuar paraprakisht goditjet, edhe pse ai dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë kombëtare i shtuan paralajmërimet ndaj qeverisë siriane gjatë ditës së enjte.

Goditja e papritur shënoi një kthesë befasuese për zotin Trump, i cili kur ishte kandidat paralajmëronte që SHBA të mos përziheshin në luftën civile siriane, tashmë në vitin e saj të shtatë. Por presidenti u shfaq i emocionuar nga videot dhe fotot e fëmijëve të vrarë në sulmin kimik në Siri, duke e quajtur atë një “turp për njerëzimin” dhe që i kishte kapërcyer kufijtë në shumë aspekte.

Përgatitjet në Pentagon

Një zyrtar i lartë ushtarak i SHBA tha të enjten se Pentagoni kishte paraqitur alternativa për një goditje në Siri, pas sulmit me armë kimike ku u vranë rreth 100 civilë dhe për të cilin është fajësuar presidenti Bashar al-Asad.

Zyrtari i tha Zërit të Amerikës se në Pentagon ishin zhvilluar takime me shefat e shtatmadhorisë lidhur me atë që ai e quajti synim verbal të Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime në Siri.

Gjatë rrugës në avion për në Florida për takimin me presidentin kinez Xi Jinping, Presidenti Trump u tha gazetarëve se ajo që ndodhi në Siri ishte “një turp për njerëzimin,” dhe se me Asadin në komandë … diçka duhet të ndodhë.”

“Ajo që bëri Assadi është e tmerrshme. Unë mendoj se ajo që ndodhi në Siri është një nga krimet me të vërtetë skandaloze; kjo nuk duhet të kishte ndodhur dhe nuk duhet të lejohet të ndodhë,” tha ai.

Zoti Trump shtoi se “në një moment të caktuar” ai mund të flasë për Sirinë me aleatin e saj më të madh ushtarak, presidentin rus Vladimir Putin.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson flet në konferencën e shtypit të enjten në Palm Beach, Florida. Ai tha se Assadi nuk ka rol në qeverisje në të ardhmen e Sirisë.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson flet në konferencën e shtypit të enjten në Palm Beach, Florida. Ai tha se Assadi nuk ka rol në qeverisje në të ardhmen e Sirisë.

Tillerson: Assadi duhet të largohet

Dje, Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson bëri thirrje për rrëzimin e presidentit sirian Bashar al-Asad, për shkak të sulmit me armë kimike.

“Procesi me të cilin Assadi do të largohej nga pushteti është diçka që kërkon një përpjekje të komunitetit ndërkombëtar, për të mundur së pari ISIS-in në Siri, për të stabilizuar vendin e për të shmangur luftën e mëtejshme civile, dhe më pas për të punuar së bashku me partnerët tanë kudo në botë përmes një procesi politik që do të çonte në largimin e Assadit,” u tha gazetarëve në Florida zoti Tillerson.

Duke sinjalizuar një ndryshim të papritur në politikën amerikane për të ardhmen e Assadit, zoti Tillerson tha se “Assadi nuk do të ketë asnjë rol në qeverisjen e popullit sirian.”

Komentet e zotit Tillerson ishin në kontrast me ato të bëra në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar nga zëdhënësi Sean Spicer, i cili tha se administrata e Presidentit Donald Trump po largohej nga qëndrimi i ish-presidentit Barak Obama, i cili kishte bërë thirrje për rrëzimin e Asadit.

“Ka një realitet politik që ne duhet ta pranojmë nga aspekti i gjendjes ku jemi tani”, tha zoti Spicer të premten e kaluar. “Ne kemi humbur shumë raste gjatë administratës së fundit, në lidhje me Asadin,” shtoi ai. Edhe zoti Tillerson kishte komentuar, se fati i Assadit duhej të vendosej nga populli sirian. Komentet u kuptuan si një sinjal se Uashingtoni nuk e shihte si përparësi të lartë heqjen e Assadit nga pushteti.

“Ne po shqyrtojmë përgjigjen e duhur” për sulmin kimik në Siri, tha të enjten zoti Tillerson. Shtetet e Bashkuara, tha ai, janë konsultuar me vendet e tjera për të përcaktuar mënyrën më të mirë për t’u kundërpërgjigjur. “Kjo është një çështje serioze, që kërkon një përgjigje serioze,” tha Sekretari i Shtetit.

SHBA hedhin poshtën pretendimin rus dhe sirian 

Diplomati i lartë amerikan tha se sulmi i së martës “na ka tronditur të gjithëve. … Nuk ka asnjë dyshim në mendjet tona, dhe informacioni që kemi e mbështet këtë, se Siria, regjimi sirian nën Asadin, është përgjegjës për këtë sulm. Dhe, unë mendoj, se është shumë e rëndësishme që qeveria ruse të rishikojë me kujdes mbështetjen e saj të vazhdueshme për regjimin e Asadit.”

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se ishin avionët luftarakë sirianë që sulmuan me bomba kimike qytetin e mbajtur nga kryengritësit.

“Njerëzit në terren u panë duke reaguar ndaj një agjenti nervor dhe ndërtesa e goditur ishte pa mëdyshje një spital”, tha një zyrtar ushtarak amerikan për Zërin e Amerikës.

Zyrtari tha se sulmi u krye nga avionë sirianë me krahë fiksë dhe hodhi poshtë pretendimet ruse dhe siriane se objektivi i goditur ishte një depo e kryengritësve për grumbullimin e armëve kimike.

4 prill, 2017. Foto e bërë nga një aktivist anti-qeveritar.

4 prill, 2017. Foto e bërë nga një aktivist anti-qeveritar.

Viktimë e sulmit: Aya Fadl me maskë oksigjeni pas sulmit. Aya u largua nga shtëpia me nxitim bashkë me fëmijën dhe burrin, duke menduar se do të shpëtonte. Por kur doli në rrugë ajo u përball me gazin helmues.

Viktimë e sulmit: Aya Fadl me maskë oksigjeni pas sulmit. Aya u largua nga shtëpia me nxitim bashkë me fëmijën dhe burrin, duke menduar se do të shpëtonte. Por kur doli në rrugë ajo u përball me gazin helmues.

Kremlini tha se presidenti rus Vladimir Putin, në një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, “theksoi se është e papranueshme të bësh akuza të pabaza pa një hetim ndërkombëtar të paanshëm”. Por një zëdhënës i zotit Putin tha gjithashtu se mbështetja ruse për Assadin nuk është e pakushtëzuar.

Britania, Franca dhe SHBA e dënuan me forcë Rusinë të mërkurën gjatë një sesioni të ngutshëm të Këshillit të Sigurimit të mërkurën.

Filed Under: Featured Tagged With: Mbështetje e gjerë në Kongres, ne Siri, për sulmin amerikan

VIKTIMAT SIRIANE TE PUTINIT

August 25, 2016 by dgreca

By Brian Whitmore/Perktheu per Diellin: Gjon Kadeli/

 Deri tashti Rusia ka  vra ne Siri ma shume civile, se sa ka vra Shteti Islamik.Simbas nji raporti te organizates qe merret me ceshtjet humanitare ne Siri, nga 30 shtatori 2015, e deri me 31, korrik 2016 si rrjedhim i veprimeve ushtarake Ruse, jane vra ne Siri, te pakten 2704 civile, tuej perfshi edhe 746 femije.
Qe nga koha kur Shteti Islamik filloi veprimet e tija ne Siri, ne prill te 2013-tes ka vra 2686 civile, tuej perfshi 368 femije.
Ky numer asht mjaft i madh, kur njeriu merr parasyshe, se kur Ruset nderhyne ne  Siri, paten deklarue se qellimi i tyne ishte per te shkatrrue Shtetin Islamik Por, natyrisht ky nuk ishte aspak qellimi i tyne. Nji prej qellimeve ishte per te dhane prova, se Rusia ka hy ne radhen e fuqive te medha botnore. Por qellimi kryesore i Putinit ishte per t’iu kunder vu Perendimit, tuej i dhane keshtu fund, vecimit nderkombetar te Rusise, dhe per te krijue njifar baze per leshime, lidhun me krizen ne Ukraine.
Ky ishte nji shantazh i madh dhe nji perdhunim gjeoplitik.
Ne nji far menyre, ky veprim pati sukses. Moska jau mberrijti shumices se qellimeve te saja.
E vetmja gja qe iu desht te bante, per te mberrijtun keto qellime, ishte te bante ate qe Organizata per te mrojtun te drejtat e njeriut ne Siri e quejti “Kriome lufte”
Ajo qe i duhej te bante, ishte me u ba, vrasesi ma i masdh i civileve ne Siri, se sa vete Shteti Islamik.

Filed Under: Politike Tagged With: Gjon kadeli, ne Siri, viktimat e Putinit

Diplomati Adrian Neritani: Armët kimike janë përdorur në 91 raste në Siri

February 26, 2016 by dgreca

Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara ka shqyrtuar të hënën në Nju Jork, në një mbledhje me dyer të mbyllura, raportin e parë të “mekanizmit të përbashkët hetimor”, organizëm i ngritur për të provuar se cilët janë përgjegjësit e përdorimit të armëve dhe agjentëve kimik në Siri. Pjesë e këtij mekanizimi me 3 anëtarë është dhe diplomati shqiptarAdrian Neritani Ai thotë se “Është arritur në përfundimin se në 91 raste janë përdorur armët kimike ose kimikatet. Nga këto, ekipi i hetuesve ka rishikuar dhe analizuar të gjithë këtë evidencë kolosale, e kanë konkluduar se, në të paktën 8 raste ka informacion që mund të hetohet më tej, për të gjetur se kush janë përgjegjësit që qëndrojnë prapa përdorimit të tyre”. Në lidhje me identifikimin e autorëve përgjegjës, zoti  Neritani theksoi se, “Ky është qëllimi dhe objektivi ynë. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme që të arrihet në një përfundim. Një afat maksimal fillestar është fundi i shtatorit të këtij viti, i cili mund të shtyhet edhe më tej në varësi të ndonjë vendimi që duhet të marrë Këshilli i Sigurimit”. Duke u ndalur te përplasjet mes fuqive të mëdha në Këshillin e Sigurimit mbi Sirinë, ai sqaron se rezultatet e këtij hetimi janë të pakontestueshme, por palët ndahen tek autorët. “Grupet ndahen për t’i dhënë përgjigje pyetjes se, kush është përgjegjësi. Në këtë pikë ka dallime të jashtëzakonshme, me apo pa arsye, të cilat duhet t’i shohim kur të bëhen hetime më të plota”, deklaroi më tej Adrian Neritani. Diplomati shqiptar është zgjedhur në këtë detyrë  me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së vitin e kaluar.

Filed Under: Komente Tagged With: Ardian Neritani, arme kimike, ne Siri

Shoku i ngushtë i Lavdrim Muhaxherit humb jetën në Siri

October 19, 2015 by dgreca

Edhe një tjetër kosovar, i cili luftonte përkrah forcave të ISIS në Siri, është vrarë gjatë javës së kaluar.
Basri Sylejmani, nga lagjia Kodra e Trimave në Prishtinë, është viktima e radhës.
Burime të gazetës Express bëjnë të ditur se ai është vrarë javën e kaluar, gjatë bombardimeve të një kampi të ISIS-it në Siri.Familja e ka marrë lajmin për vrasjen e tij, por ende nuk ka hapur të pame.
Sipas të njëjtit burim, Sylejmani kishte lënë gruan e tij në Kosovë, për t’u bashkuar me forcat e ISIS në Siri.
Ndërkohë gjatë qëndrimit të tij në atje, ai është martuar edhe një herë.
Sylejmani njihet si shok i ngushtë i terroristit të famshëm, Lavdrim Muhaxheri.
Ai, kur raportohej për vrasjen e Lavdrimit, përmes rrjeteve sociale kishte përgënjështruar mediat./Express

Filed Under: Kronike Tagged With: humb jeten, Lavdrim Muhaxherit, ne Siri, Shoku i i

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT