Fjala e Presidentit Amerikan Bush në 10 qershor 2007 ngjarje viti/
-Shtypi në Prishtinë e vlerësonte ngjarje viti fjalën e Presidentit Amerikan Bush në Tiranë në 10 qershor 2007: “Herët apo vonë do të duhet të themi: ‘Mjaft, është mjaft. Kosova është e pavarur’”. “Atë ditë, burrri më me ndikim në bot, George W. Bush, e shprehu hapur përkrahjen e tij dhe garancinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë e Kosovës”, shkruante gazeta “Koha Ditore”/
-“Viti i Ri 2008 është një tjetër vit historik i realizimit të Pavarësisë, ëndërrës shekullore, pritjeve tona të madha”, shkruante në 30 dhjetor 2007 gazeta tradicionale e Kosovës “Rilindja” në faqen e parë, ndërsa në Kalendar uronte: Gëzuar Viti i Pavarësisë 2008/
SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari – PRISHTINË, 10 Qershor 2018/
NGJARJA E VITIT 2007: VIZITA DHE FJALA E PRESIDENTIT BUSH NË TIRANË, KA VLERËSUAR SHTYPI I KOSOVËS
Në fundvitin 2007 kam raportuar nga Prishtina: Vizita dhe fjala për pavarësinë e Presidentit Amerkan Xhorxh Bush në Tiranë më 10 qershor 2007 ëshë vlerësuar ngjarja e vitit 2007 në numrat specialë festivë të Vitit të Ri 2008 të gazetave të Kosovës.
“Ngjarja e vitit: Fjala e Presidentit Bush”, thuhet në një titull në faqen e parë të gazetës “Zëri”.
“Në veçanti, paraqitja e Presidentit Bush në Tiranë, ishte e tillë që ndodhë një herë në historinë e një populli. Bush ishte shumë i qartë, shumë i saktë, shumë i drejtpërdrejtë: Kosova do të behet shtet”, ka shkruar “Zëri”.
“10 qeshori 2007, sipas të gjitha gjasave, do të mbetet dita më vendimtare në historinë e definimit të statusit të Kosovës, pas datës së shpalljes së pavarësisë. Atë ditë, burrri më me ndikim në bot, George W. Bush, e shprehu hapur përkrahjen e tij dhe garancinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar gazeta “Koha Ditore”.
Presidenti Bush, ka vazhduar gazeta, “foli në mes të Shqipërisë, dhe në mënyrën më të qartë të mundur”. “Herët apo vonë do të duhet të themi: ‘Mjaft, është mjaft. Kosova është e pavarur’”, tha ai në vizitën e tij, mbase më të popullarizuarën të bërë jashtë SHBA-së, gjatë këtyre dy mandateve të tij, shkruan “Koha Ditore” nën titullin “Figurat e vitit në Kosovë dhe për Kosovën” dhe mestitullin “Garantuesi”.
Ndër “Figurat e vitit në Kosovë dhe për Kosovën” “Koha Ditore” me nëntitullin “Avokati i Kosovës” ka radhitur edhe Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe në kontekst të vizitës së Presidentit Bush në Shqipëri ka theksuar: “Ndryshe, Berisha ishte vlerësuar edhe si njeriu më i duhur nga Presidenti Amerikan për t’ia përcjellë Prishtinës garancinë se pavarësia e Kosovës do të vijë gjithësesi, vetëm se duhet pasur kujdes nga hapat e ngutshëm”, ka theksuar gazeta.
“Koha Ditore” ka përkujtuar se Kryeministri Berisha ia ka kushtuar Kosovës edhe “një pjesë të madhe të takimee e vizitav të tij jashtë vendit, madje edhe në selitë kryesore të botës.”
“Ndër to, më kulmori ka qenë fjalimi i tij në Asamblenë e Prgjithshme të Komeve të Bashkuara, kur tha se Serbia duhet të dijë se koha e kolonizimit ka kaluar dhe Kosova duhet të jetë përfundimisht e pavarur”, ka shkruar kjo gazetë.
Me titullin “Ngjarja e vitit 2007 – vizita e Presidentit Amerikan në Shqipëri”, gazeta “Bota Sot” ka shkruar se “në kalendarin e vitit 2007 do të shënohet me shkronja të arta 10 qershori”. “Me këtë datë në tokën shqiptare zbriti Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh Bush” dhe “dha porosinë e madhe: ‘Kosova do të bëhet e pavarur!’”, ka theksuar kjo gazetë.
“10 qershor – Presidenti Bush: Pavarësia është rezultat i fundit”, ka shkruar “Epoka e Re”, e cila ka përkujtuar se Presidenti Amerikan u deklarua për pavarësinë e Kosovës “në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, e cila u përshkua nga pyetjet rreth Kosovës”.
“Presidenti Bush në Tiranë tha se Kosova do ta fitojë pavarësinë”, ka përkujtar ngjarjen e madhe gazeta “Kosova Sot”, nën titullin “Viti i afrimit të pavarësisë”.
Gazeta tradicionale e Kosovës “Rilindja”, që për Vitin e Ri të pritjes së pavërsisë ka dalë numër i jashtëzakonshëm, vizitën e Presidentit Bush në Tiranë më 10 qershor e ka vlerësuar “një ngjarje tepër të rëndësishme historike” për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin. “Zgjidhja e statusit të Kosovës nuk përfaqëson më vetëm vetvetën, por ka marrë tashmë një kuptim thelbësor gjeopolitik”, ka theksuar gazeta në shkrimin me titull “Shqipëria në arenën ndëkobëtare”, ku veçmasështë nënvizuar rëndësia shumë e madhe vizitës së Presidentit Bush në Tiranë.