• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kremtohet Kurban Bajrami në Tiranë

September 12, 2016 by dgreca

2-bajram-tiranePavarësisht reshjeve të shiut, mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin e Kurban Bajramit, festa e dytë më e madhe kjo në fenë islame.  Pasi i uroi të gjithë shqiptarët dhe myslimanët anembanë botës, gjatë ligjeratës së tij, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, theksoi se kjo ditë dhe festimet që lidhen me të shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit ndaj Zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun. Ndërkohë, myftiu i Tiranës Ylli Gurra dhe teologu Elvis Naçi theksuan se besimi në Zot nuk duhet të mbetet i kufizuar vetëm në ditë festash fetare. Sipas tyre, vendi ynë dhe e gjithë bota ka nevojë për mirësinë e njerëzve, gjë e cila vjen vetëm nëpërmjet fesë.

Në këtë ditë të shënuar për fenë islame, mijëra besimtarë shqiptarë i janë bashkuar milionave të tjerë nga e gjithë bota në Mekë për të kryer Haxhin, një nga 5 shtyllat e fesë islame.

***

 Presidenti Nishani u uron besimtarëve myslimanë Festën e Kurban Bajramit

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani u uroi sot Festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë duke vizituar Selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku u prit nga Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Haxhi Skënder Bruçaj.

Në prani të përfaqësuesve të mediave, Kreu i Shtetit u shpreh: “Urimi në këtë ditë është shumë i thjeshtë, sepse është një urim që vjen nga zemra, vjen nga shpirti dhe është për të gjithë njerëzit, kështu që ne e kemi përshëndetjen dhe urimin me një fjalë shumë domethënëse siç është fjala: Gëzuar, përshumëvjet!

Dita e Kurban Bajramit përfaqëson dy dimensione: atë të Sakrificës dhe të ndarjes së të mirës me të tjerët. Të dyja këto vlera që Dita e Kurban Bajramit i përfaqëson dhe i promovon koinçidojnë si vlera shekullore edhe të shqiptarëve. Ne si popull dhe si komb kemi qenë një popull dhe një komb që në lidhje me Sakrificën kemi bërë shumë sakrifica në të shkuarën. Por nga tjetër, pavarësisht vështirësive dhe situatave që kemi kaluar, gjithmonë kemi qenë të gatshëm që atë të mirë, aq sa e kemi pasur, kemi qenë të gatshëm ta ndajmë me të tjerët dhe e kemi ndarë me të tjerët, të cilët kanë qenë në nevojë dhe në kërkim të ndihmës.

Kështu që këto janë parime gjithëshqiptare dhe sot gjej rastin të vlerësoj lart këto parime të mëdha që feja islame i përçon në mbarë njerëzimin dhe në mënyrë të veçantë dua t’u shpreh mirënjohjen time si qytetar, por edhe si President i Republikës, Komunitetit Mysliman Shqiptar, klerikëve myslimanë shqiptarë për punën e shkëlqyer që bëjnë çdo ditë për të përhapur këto  vlera të mirësisë, të vëllazërimit, të respektit dhe të gatishmërisë që edhe përmes sakrificës të ndihmojmë atë që është më i pamundur, më i varfër, më pak i ndihmuar ndoshta nga fati në momente të caktuara. Kështu që edhe njëherë gëzuar këtë ditë të bekuar, këtë ditë të veçantë! Mbarësi gjithë Komunitetit  Mysliman, të gjithë shqiptarëve! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”

URIMI I KRYEPARLAMENTARIT META

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit. Në mesazhin e tij Meta ka shprehur urimet më të mira për vlerat e kësaj dite, që na nxisin për më shumë tolerancë, mirësi dhe për të pasur solidaritet më të madh sidomos me ata qytetarë që kanë nevojë për solidaritet.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit dua të shpreh urimet më të mira për mesazhet dhe vlerat e kësaj dite, që na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë, për më shumë mirëkuptim, për të bërë mirësi dhe për të zhvilluar një solidaritet më të madh me njëri tjetrin dhe sidomos me ata qytetarë që kanë nevojë për te”,- tha Kryetari i Kuvendit.

Gjithashtu, Ilir Meta, ka shprehur sërish vlerësimin e tij për këtë bashkëjetesë dhe harmoni të mrekullueshme fetare që ekziston në vendin tonë.

“Më lejoni të shpreh krenarinë për këtë bashkëjetesë dhe për këtë harmoni të mrekullueshme që ne kemi falë këtyre marrëdhënieve mjaft tolerante, bashkëpunuese midis komuniteteve tona, por edhe besimeve të ndryshme”, – u shpreh Kryetari i Kuvendit në mesazhin e tij me rastin e festës së Kurban Bajramit.

URIMI I KREUT TE OPOZITES

Kurban Bajrami, Basha uron besimtarët: Zoti i ndihmoftë shqiptarët

lulzim-basha-mediaKreu i PD-së, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Me një mesazh në profilin e tij në Facebook, Basha shkruan se, kjo është dita kur çdokush sprovohet para Zotit.

“Të dashur miq, vëllezër dhe motra, besimtarë myslimanë, Gëzuar Kurban Bajramin!Sot besimtarët kremtojnë dashurinë e Zotit ndaj çdokujt që sprovohet përmes sakrificës.

Zoti i ndihmoftë shqiptarët kudo ku ndodhen!”,- shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha në profilin e tij në Facebook.

Filed Under: Kronike Tagged With: kremtohet, kurban Bajrami, ne Tirane

Dua Lipa, nga Prishtina në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë

August 11, 2016 by dgreca

 

 

 

2 LipaDua Lipa ka performuar shkëlqyshëm në dy Kryeqytet shqiptare, në Prishtinë dhe Tiranë.Mbrëmjen e së Martës me 10 Gusht Dua performoi në parkun e Gërmisë,ku është mbajtur koncerti I parë I DUA LIPA në Prishtinë, ajo u rikthye pas katër vitesh për t’I sjellë Prishtinës njërin ndër koncertet më të mëdha që kemi pasur deri më sot.Dua Lipa ka kënduar këngët e albumit të saj të ri i cili do të lansohet në shkurt të vitit 2017, performanca e saj ka zgjatur më shumë se një orë.Gjithsesi e vecanta e këtij koncerti ishte surpriza që Dua I bëri babait të saj Dukagjin Lipa anëtar I grupit ODA, duke e kënduar këngën legjendare të këtij bendi “Beso në diell”. Ajo e ftoi per t’iu bashkangjitur në skenë duke sjellë emocione të vecanta si në skenë ashtu edhe tek I gjithë publiku.Performanca e Duas ka përfunduar me hitin e saj aktual “Hotter Than Hell”.Koncerti ka nisur në orën 19:30 me Dj Gamble, më pas Lyrical Son dhe Mc Kresha.Në koncert ishin të pranishëm 20,000 qytetarë nga e gjithë Kosova duke arritur kështu limitin e biletave të parapra për koncert.Policina e Kosovës ka dhënë kontribut të vecantë për pjesën e sigurisë së koncertit.

Në sheshin “Nënë Tereza”/

dua-lipaTIRANË, 10 Gusht/ ATSH/  -Këngëtarja e njohur me origjinë kosovare, Dua Lipa, këndoi te merkuren ne mbremje në një koncert të hapur për publikun në sheshin “Nënë Tereza”, në kryeqytet.

Në nje atmosfere elektrizuese mijera fansa kane pritur kengetaren qe ka thyer rekoredet me albumet e shitura ne te gjithe boten.

Skena e ngritur nga Bashkia e Tiranës, eshte ndezur nga performanca e këngëtares me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

14011817_10211049061009286_1842966845_nKëngëtarja Dua Lipa zhvilloi dje një koncert në Prishtinë, qytetin e saj të lindjes, ku kishte mbi 20 mijë spektatorë. Të ardhurat prej këtij koncerti shkuan për bamirësi për fondacionin “Sunny Hill”.

Këngëtarja e ka përfshirë Shqipërinë përgjatë turit që ajo zhvillon në të njëjtën kohë në disa vende të Ballkanit. E rritur duke dëgjuar këngët e babait të saj, këngëtarit kosovar të “Rock”-ut, Dukagjin Lipa, ajo gjithmonë ka ushqyer një dashurinë të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke e theksuar dukshëm origjinën e saj.

13957008_10211049060889283_620647544_nTashmë ajo renditet ndër artistet më me zë në mbarë botën. “Be the one” dhe kënga tjetër “Last Dance” janë bërë hite botërore tashmë të këngëtares Lipa, ndërkohë që “Hotter Than Hell” momentalisht gjendet në top-listat angleze.

Filed Under: Kulture Tagged With: DUA LIPA, ne Tirane, nga Prishtina

Samiti i Diasporës për herë të parë në Tiranë

July 22, 2016 by dgreca

Agjensia Telegrafike Shqiptare njofton se për herë të parë do të mbahet Samiti i Diasporës që do të zhvillohet në muajin nëntor në Tiranë, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Për këtë qëllim nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, në bashkëpunim me Zyrën e IOM-it në Tiranë dhe me asistencën e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, u zhvillua në Athinë takimi i radhës me shqiptarët e Greqisë, me titull “Jam shqiptar” në kuadër edhe të përgatitjeve të Samitit të Parë të Diasporës dhe implementimit të projektit për “Angazhimin e Diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit”.

Të pranishëm në këtë takim ishin personalitete me zë të botës shqiptare, studiues të tematikave të migracionit shqiptar në Greqi, grupe interesi që përfaqësojnë komunitetin e biznesit, shoqata kulturore dhe të mësuesve të gjuhës shqipe.

Punimet u fokusuan mbi rolin e Diasporës shqiptare në zhvillimin e çështjeve më të rëndësishme të identifikimit dhe implementimit të kapaciteteve, duke rritur ndërgjegjësimin për vlerat dhe rolin unik të Diasporës shqiptare në angazhimin si partnere për zhvillimin dhe përmirësimin e imazhit të Shqipërisë.

Të pranishmit u përshëndetën nga Ambasadori i Shqipërisë në Athinë Dashnor Dervishi dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilët informuan të pranishmit dhe mbarë komunitetin mbi rolin e pazëvendësueshëm dhe kontributin e Diasporës në zhvillimet politike, shoqërore e ekonomike të vendit.Takimi i komunitetit shqiptar të Athinës i dha jehonë përgatitjeve për Samitin e Parë të Diasporës

 

 

Filed Under: Mergata Tagged With: ne Tirane, per here te pare, SAMITI I DIASPORES

FRANCE-EURO 2016- FESTA ZHVENDOSET NË TIRANË

June 22, 2016 by dgreca

– Barazimi Hungari-Portugali Kthen nesër Shqipërinë në Shtëpi/

Ka përfunduar me rezultatin 3-3 ndeshja mes Portugalisë dhe Hungarisë, duke shuar shpresat e kombëtares për një kualifikim të mëtejshëm.

Sinjali i goleadës u dha që në minutën e 19, kur Gera shënoi një supergol për hungarezët. Portugalia gjeti golin e barazimit me anë të Nanit tre minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Fraksioni i dytë nis aty ku përfundoi i pari. Dzsudzsak riktheu avantazhin e hungarezëve dhe gëzimin e tifozëve shqiptarë, gëzim që zgjati vetëm 3 minuta, pasi Ronaldo barazoi gjithçka.

Pesë minuta më vonë mendon sërish Dzsudzsak për të ngritur në delir shqiptarët, por 7 minuta më vonë kundërpërgjigjet sërish Ronaldo.

Në minutat e mbetura, skuadrat u tërhoqën dhe me rezultatin 3-3 dhe me refuzimin e humbjes nga kjo përballje, u shuan edhe shpresat e Shqipërisë për të vijuar ëndrrën franceze edhe me të paktën një ndeshje.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit F, Islanda mposhti Austrinë 2-1 me një gol në sekondat e fundit të kohës shtesë dhe siguroi biletën e kualifikimit si e dyta në grup, ndërsa austriakët largohen nga ky europian me 1 pikë të grumbulluar në tre takime.

KTHIMI

Kombëtarja shqiptare tashmë zyrtarisht ka mbyllur Europianin e parë të saj. Barazimi i hungarezëve 3-3 ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos ka shuar të gjitha shpresat që të luajmë të paktën edhe një ndeshje tjetër.

Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, kryeministri i vendit thekson se Kombëtarja do të kthehet nesër në orën 17:00 dhe u bë thirrje tifozëve t’u bëjnë një pritje të paharrueshme në shenjë mirënjohje e respekti për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për fanellën dhe imazhin e Shqipërisë.

“Sapo u mbyll kapitulli më fantastik i futbollit shqiptar dhe pas një eliminimi për arsye të golaverazhit, misioni kuqezi në EURO2016 kthehet nesër në atdhe rreth orës 17.00. Le t’u dhurojmë heronjve tanë një festë të paharrueshme mikpritjeje, në shenjë mirënjohje e respekti për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për fanellën dhe imazhin e Shqipërisë. Krenarë për Kombëtaren”, shkroi kryeministri Rama në FB.

Filed Under: Featured Tagged With: FESTA ZHVENDOSET, FRANCE-EURO 2016-, ne Tirane

Kotzias pritet me protesta në Tiranë ….

June 6, 2016 by dgreca

Hyn nga dera dytësore në Ministrinë e Jashtme/

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolas Kotzias u prit me protesta në Tiranë. Shoqata Çamëria” dhe PDIU mblodhën dhjetëra simpatizantë përpara Ministrisë së Jashtme, duke e vonuar ardhjen e eskortës së tij. Bllokimi i hyrjes detyroi ministrin Bushati të dilte jashtë dhe të komunikonte me kryetarin e PDIU dhe nënkryetarin e parlamentit Shpëtim Idrizi, i emëruar në këtë detyrë pas marrëveshjes për koalicion me Edi Ramën. Mes protestuesve ishte edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado, edhe ai në detyrë si pjesë e marrëveshjes PS – PDIU. Policia solli forcat “Shqiponja” për të lejuar hyrjen e eksortës së Kotzias. Pavarësisht angazhimit policor, Kotzias hyri nga dera dytësore e Ministrisë së Jashtme. Protestuesit kërkuan zgjidhjen e çështjes çame. “Ne kërkojmë të drejtat tona sipas Konventës së të Drejtave të Njeriut”, u shpreh Hado. Athina thotë se nuk ekziston një çështje e tillë. Një ditë më parë Ministria e Jashtme greke i quajti të papranueshme deklaratat që kryeministri Rama bëri mbi Çamërinë, në kongresin e PDIU-së aleate.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kotzias pritet, me protesta, ne Tirane

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 12
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT