– Federata Pan Shqiptare e Amerikës ” Vatra” e nderoi mikun e shqiptarëve, Kongresmenin Eliot Engel, me Mirënjohje për Kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë dhe avancimin e shqiptarëve në Ballkan-
– Kryetari i Vatrës, z. Elmi Berisha, i kërkoj Z.Engel, nësë është e mundur ,që ai të bëjë më shumë lobim për sistemin e vizave të punës për Shqiptarët. Z.Engel e priti më shumë kënaqësi këtë gjë dhe premtoi se do bëjë të pamundurën.
Nga Ilirjan Blloshmi*/
Në datë 29 shkurt, Vatrën e vizitoi një mik i njohur i shqiptarëve, kongresmeni Eliot Engel, mbrojtës i njohur i çështjes tonë Kombëtare, veçanërisht asaj të Kosovës, por edhe “avokat i njohur” për të gjithë Kombin Shqiptar, Kongresmeni Eliot Engel, aktualisht Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme të Kongresit Amerikan.
Z.Engel,- i shoqëruar nga biznesmeni i njohur dhe veprimtar i diasporës shqiptare, një lobues i fuqishëm për çështjen shqiptare në SHBA, mik i kongresmenit, Harry Bajraktari,- u prit nga kryetari i Vatrës Elmi Berisha, presidenti i nderit i Vatrës Agim Rexhaj, nën/kryetarët Ervin Dine dhe dr. Pashko Camaj, si dhe nga anëtarë të kryesisë dhe Këshillit të Vatrës. Në fjalën tij, Kongresmeni Engel, foli për punën që është bërë për çështjën e Kosovës dhe Shipërise. Gjithashtu ai tregoi edhe për “kapriçot e politikanve” të Tiranës zyrtare dhe Prishtinës zyrtare. Në sytë e tij kishte një dashuri të admirushme për shqiptarët, por jo për ata që drejtojnë.
Më pas Z.Engel, mirëpriti pyetjet nga të pranishëmit, të ciliat ishte nga më të ndryshmet. Gjatë këti bashkëbisedimi kryetari i Vatrës, z. Elmi Berisha, i kërkoj Z.Engel nësë është e mundur që ai të bëjë më shumë lobim për sistemin e vizave të punës për Shqiptarët. Z.Engel e priti më shumë kënaqësi këtë gjë dhe premtoi se do bëjë të pamundurën për këtë kërkesë.
Bashkëbisedimi me kongresmenin ka vazhduar për rreth dy orë dhe ai i ka dëgjuar të gjitha shqetësimet e vatranëve për bisedimet Kosovë-Serbi, për agresivitetin e diplomacisë serbe, që ka synuar barazimin e agresorit me viktimën, për presionin që i bëhet qeverisë së Kosovës, për deklaratat e Serbisë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën, për veriun e Kosovës ku dikton Serbia, për totalitarizmin e rilindur në Shqipëri, ku është vënë në pikëpyetje demokracia, kapja e të gjithë pushteteve nga një forcë politike, të drejtat e mohuara të shqiptarëve nën Serbi-Luginën e Preshevës, dhe në rajonin e Ballkanit, për çështjen çame etj.
Kongresisti Engel është Njeriu që të “inponon” respekt dhe ka bërë shumë për çështjen shqiptare, prandaj duhet ta mbështesim.
Eliot Engel kandidon për kongres në Brox, në Distriktin 16 në Bronx, New York, Zonë që ka komunitet shqiptar, ajo që mua më bëri përshtypje ishte se ai nuk kërkojë, që ne ta ndihmonim, përkundrazi as që e përmendi këtë gjë. Por duke parë se çfarë ka bërë, dhe po bën për Shqiptarët ky njeri të inponon respekt dhe dashuri. Parandaj unë kam një thirrje për gjithë bashkëkombasit e mij. Mbështeteni këtë burrë që dashuron pa limit Kosovën dhe Shqipërinë! Le të tregohemi falenderues ndaj një njëriu që është marrë me Shqipërinë dhe Kosovën për më shumë se 30 vite. Le ti lëmë anash bindjet tona politike dhe të bashkohemi për të mirën e kombit tonë.
Një falenderim!
Si përfundim duhet të falenderoj gjithë organizuesit e këti takimi, duke filluar nga kryesia e Vatres, Herry Bajraktarin, të pranishmit, ata që e informuan Z.Engel për realitetin në Shqipëri dhe Kosovë. Zoti e bekoftë Shqiperinë,Kosovën dhe Amerikën!
Federata Pan Shqiptare e Amerikës ” Vatra” e nderoi mikun e shqiptarëve, Kongresmenin Eliot Engel, me Mirënjohje për Kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë dhe avancimin e shqiptarëve në Ballkan.
*Autori është anëtar i këshillit të Vatrës