• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Loja me letërnjoftime dhe nënshtetësi në Maqedoni

March 19, 2015 by dgreca

Shkruajne: Nebi Mërseli & Uk Lushi/
Ndonëse u dogj goxha keq me 2001 shteti i Maqedonisë vazhdon të luaj me zjarr. Ky shtet ballkanik, i cili mund të jetë shembull i bashkëjetesës së kombeve dhe etnive, në mënyrë absurde vijon diskriminimin dhe trajtimin si qytetarë të rendit të dytë të shqiptarëve.
Në vlugun e skandalit të përgjimeve, kryeministri Gruevski, në vend se të tërhiqej nga skena, ka lansuar dy propozim-ligje që mëtojnë të fshijnë nga regjistri i popullsisë edhe zyrtarisht rreth 250 000 shqiptarë të Maqedonisë, të cilët jetojnë dhe punojnë anë e mbanë botës. Këto propozime, nëse marrin aprovimin legjislativ, do t’u privojnë të drejtën e të qenit banorë, dhe me këtë automatikisht, dhe shtetas një çerek milioni shqiptarësh. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Letërnjoftim dhe Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për Paraqitje të Vendbanimit dhe Vendqëndrimit s’do mend që janë me prapavijë të mbrapshtë. Asnjëri e as tjetri nuk përkojnë me procedurat dhe standardet europiane e as ndërkombëtare. Qëllimi i tyre është pamundësimi i një numri të madh të shqiptarëve të jenë qytetarë të përhershëm, mirëpo caku kryesor i projekt-ligjeve janë gjeneratat e reja të mërgimtarëve, veçanërisht shqiptarët që kanë lindur jashtë shtetit, e të cilët do ta kishin shumë të vështirë marrjen e letërnjoftimit dhe nënshtetësisë. Po qe se kalojnë këto ligje, atëherë teknikisht mërgimtarët shqiptarë nga Maqedonia do të shlyheshin si banorë të përhershëm, ngase legalisht do t’u mohoheshin letërnjoftimet nëse qëndrojnë më shumë se tre muaj jashtë shtetit apo nëse nuk mund dëshmojnë që kanë shtëpi ose vendqëndrim në Maqedoni.
Efektet e goditjes nëse lejohet ajo, në fakt, do të jenë afatgjate dhe me pasoja të tmerrshme për shqiptarët e Maqedonisë, sepse propozimet, nëse bëhen ligje, atëherë ato do të ndalonin ata që nuk janë prezent në Maqedoni për 12 muaj që të marrin pjesë në censusin shtetëror, gjë që do të rezultonte në zvogëlimin e numrit të shqiptarëve nëpër komuna dhe kësisoj edhe realizimin e të drejtave të tyre konform Marrëveshjes së Ohrit. Ulja e tillë e popullsisë do të rrezikonte edhe përdorimin e gjuhës shqipe në vendet ku popullsia shqiptare është rreth pragut 20 për qind, përfshirë kryeqytetin e Shkupit ku shqiptarët janë rreth 25 për qind. Dhe në fund, nuk ka asnjë dyshim që Gruevski dhe VMRO-DPMNE me këtë strategji synojnë legalizimin e makinerisë votuese të banorëve të Pustecit dhe kurdisjen e Regjistrit Zgjedhor.
Faji nuk është i tëri i maqedonasve. Partia shqiptare në pushtet, BDI, e cila bashkëqeverisë me Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në, është zotuar se do të pengoj të jetësohen këto ligje. Por, BDI dhe kryetari i saj, Ali Ahmeti, po luajnë rol të dyfishtë që duket qartë— në njërën anë dëshirojnë të rezistojnë, ndërsa, në anën tjetër, duket që janë të pushtuar nga frika se mos Gruevski po i përzë prej qeverisë. Sjellje e ngjashme e shqiptarëve ka ndodhur edhe me projektin kontrovers “Shkupi 2014” më 2007, kur PDSH e Menduh Thaçi ishin në bashkëqeverisje me Gruevskin. Atëbotë Ministri i Kulturës ishte shqiptar dhe megjithatë projekti shovinist u lejua të kalonte dhe kështu u vendos spikatshëm dominimin maqedonas ndaj shqiptarëve. Me politika të këtilla raporti ku maqedonasit janë dominues ndërsa shqiptarët të nënshtruar vetëm sa përkeqësohet.
Në vendet ku jetojmë ne, Kanada dhe SHBA, çështja e letërnjoftimeve apo kartave të identitetit është e thjeshtë. Po qe se je nënshtetas kanadez apo amerikan respektivisht rezident permanent, atëherë letërnjoftimin nuk mund ta revokojë polici në sportel, por këtë mund ta bëjë vetëm gjykata, edhe atë vetëm pas marrjes parasysh të dëshmive dhe arsyes së mungesës brenda shtetit.
Mërgimtarët tanë kanë qenë dhe janë zemra e shqiptarëve të Maqedonisë. Ata e ushqejnë buxhetin e shtetit të Maqedonisë me taksa, tarifa dhe pagesa të lloj-llojshme, ndërsa vazhdimisht janë në hall me dokumente dhe barriera burokratike që kur është pavarësuar ky shtet. Përgjegjësinë për trajtimin diskriminues dhe shantazhist të shqiptarëve, pa dyshim, e kanë pushtetarët dhe politikanët maqedonas. Megjithatë përgjegjësia e politikanëve dhe partive shqiptare është më e rëndë sepse përfaqësimi i shqiptarëve dhe të drejtave tona duhet të jenë prioriteti numër një i përfaqësueseve shqiptarë. Politikanët tanë bëjnë vrap e turr për të marrë pjesë në pushtet, me vota edhe të mërgimtarëve, dhe si kundërvlerë ua kthejnë të njëjtëve me këso situata frustuese dhe me pasoja të mundshme katastrofale. Disa si duket e kanë harruar, por ka qenë pikërisht mërgata ajo që ka financuar luftën e UÇK-së me 2001, kurse si kundërpagesë po merr tentimin që të shkëputet nga trungu identitar dhe të mos kthehet më. Maqedonia është e shqiptarëve sa e maqedonasve dhe kushdo që provon ta marrë atë nga ne, qoftë nga enturazhet maqedone qoftë nga enturazhet shqiptare, është duke lozur një lojë të rrezikshme dhe me zjarr që mund të djeg tërë shtëpinë tonë të përbashkët. Maqedonia mund të jetë shtet shembull ose nëse nuk e bën këtë do të jetë shembull se si prishet një shtet. Askush nuk ka të drejtë të na ndalojë shtëpinë tonë, por ata që paguhen ta mirëmbajnë dhe kujdesen për të le të ndalojnë me propozim-ligje të çmendura dhe diskriminuese.
(Nebi Mërseli jeton në Kanada, kurse Uk Lushi në SHBA)

Filed Under: Featured Tagged With: Loja me pasaportat, maqedoni, Nebi Mërseli, Nebi Mërseli & Uk Lushi, Uk Lushi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT