APEL PER KËSHILLTARËT E BASHKISË SË VLORËS: SI NUK GJETËT NJË RRUGICË PËR T’I VËNË EMRIN E AGO AGAJT, LUFTËTARËT TË LUFTËS SË VLORËS, PREFEKTIT TË MITROVICËS?/
NGA TEKI GJONZENELI/Florida/
Të tre vëllezërit Agaj: Agua, Reizi dhe Daveri e lanë Shqipërinë në Dhjetor të vitit 1944. U printe Agua në shtegtimin e vështirë nëpër shtigjet e mërgimit. Ai, i shkolluar në Perëndim, e njihte mirë sistemin sllavo-komunist, që po pushtonte Ballkanin dhe bashkë me të edhe Shqipërinë. Ata të tre ikën dhe për fat të keq nuk u kthyen më kurrë në vendlindjen e tyre, Vlorën e dashur, që e deshën me shpirt.
Por me këtë shkrim nuk kam për qëllim të tregoj vlerat e Ago Shero Agaj, mbasi për të është folur e shkruar në shumë gazeta në Shqipëri. Shkas i këtij shkrimi është përshtypja e madhe që pata nga njerëzit në kohën kur kalova disa muaj pushime në Shqipëri, Vlorë. Të them të drejtën u befasova dhe u trishtova, kur pashë se të gjitha rrugët e rrugicat e Vlorës ishin emërtuar. Lexoja emra të ndryshëm, ca të panjohur, ca fare anonimë, ca nga ata asnëj lloj kontributi s’kanë dhënë për Vlorën apo për Shqipërinë. Madje kishte edhe nga ata që jo vetëm nuk e nderojnë, por përkundrazi e turpërojnë Vlorën. Kishte nga ata që Vlora i njeh si spiunë ordinerë në shërbim të kriminelëve të Sigurimit e të Diktaurës. Shumë nga vlonajtët revoltohen nga bëmat e pinjollëve komunistë, që kanë uzurpuar pushtetin sot. Po pinim kafe me dy miq të mi të vjetër: Reshat Kripa dhe dr. Prenjo Imeraj. I revoltuar u thashë dy miqve të mi, si nuk i vret ndopak ndërgjegja këta të Këshillit Bashkaik. Ka më së 25 vjet që komunizmi u rrëzua dhe vazhdojnë me të njëjtën demagogji.
Nga miku im Reshat Kripa mësova se kohët e fundit ishin dekoruar ca ish sigurimsa,hetues , disa oficerë të degëve të Brendshme, disa kriminelë, që e kanë shtypur dhe gjakosur Nacionalizmin Shqiptar. Dekorohet hetusi i At Zef Pllumbi, ky është provokim, është krimi më i madhe që po bëjnë pushtetarët në këta 25 vitet e fundit. Më tha Reshati, a e di kulmin e kriminelëve të dekoruar? Një nga ata quhet Karafil Kalemi.U trondita: Ky kriminel i paskrupullt në datën 16 nëntor 1981 erdhi me pesë oficerë sigurimi dhe më arrestoi duke më terrorizuar gruan dhe tre fëmijët. Dhe u dënova 8 vjet për agjitacion e propagandë.
Me mikun tjetër dr Prenjo Imeri, i revoltuar i them: A ju duket logjike që të mos vlerësohet Ago Agaj, që gjithë jetën e tij 97 vjecare e shkriu për atdheun? Shiko se cfarë shkruan Reshat Agaj në kujtimet e tij:” Agua kishte kulturë gjermane. Ai kreu me sukses studimet e larta në Vjenë, Austri. Ishte agronomi i parë vlonjat. Vec kësaj kishte kulturë të përgjithshme të jashtzakonshme. Njihte disa gjuhë të huaja si: gjermanishten, italisht, arabisht dhe anglisht. Por mbi të gjitha ishte luftëtar i Luftës së lavdishme të Vlorës. Në librin “Lufta e Vlorës” Agua na ka dhënë ngjarje episode reale , pa shtrembërime. Historianët mund të gjejnë në cdo kohë material me vlera.
Z. Ago na ka lënë një tjetër libër me vlerë”Milloshi heroi i Kosovës”. I ndjeri Rreshat Agaj shkruan:”Me këto vepra Agua ngre lartë të kaluarën e lavdishme të kombit edhe në mënyrë të vecantë, Labërinë dhe Kosovën. Kjo e kaluar vazhdon ai, duhet të ngrihet lartë për t’u bërë udhërrëfyese për të ardhmen. Agua ishte një nacionalist i flakët. Qysh në kohë rininë e tij ëndrronte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Dashurinë për Kosovën, thoshte Agua, ma inspiroi qysh në rininë time Kol Margjini kur ishim së bashku në Vjenë,ai së bashku me Dervish Himën, më tregoninin trimëritë e luanitë të Dardanisë Isa Buletinit. Dhe kjo dashuri u forcua edhe më shumë kur Agua punoi si prefekt në Mitrovicë, ai përfitoi nga koha dhe njerëzit për ta njohur atë vend edhe më mirë. Me të drejtë e quajti atë vend djepi i shqiptarizmës, djepi i Shqipërisë.
Ago Agan e kanë thirrë vlonajti i Kosovës, kurse për Labërinë thotë: sjellja bujare në luftën e 1920-ës, dhe vullneti i zjarrtë, që treguan në atë luftë të përgjakshme ata burra, mbetet si pjesa më e lavdishme e kombit shqiptar. Ata më bënë ta mbajë lart respektin e tyre, aq sa mbajë adhurimin dhe martirizimin e tyre.
Ndërsa po kthehsha me dy miqtë e mi, dr. Prrenjo, m ë afron telefonin dhe më thotë ; dëgjoje këtë këngë! Po këndonte këngëtari i njohur popullor Ylli Baka këngën me tekst, kur të shkruhet historia do të shkruhet nga e para.
Kështu u ndava ato ditë me dy miqtë e shtrenjtë. Do t’i lutem Zotit t’më japë mua dhe atyre Jetë që takohemi sërish.
Unë dhe ime shoqe, që është bijë e këtij fisi u përulëm me veneracion tek të tre këta martirë të Vlorës. Finlanda, bashkshortja ime, tek pllaka e Agos, kus hkruhej “Ago Agaj-Vlorë 1897- Florida 1994, vendosi tufën me lule me duart që i dridheshin dhe i puthi mermerin e bardhë dhe tha:” Fli e qetë se Kosovën, që e deshe aq shumë, Amerika e cliroi nga kthetrat e Serbisë.”
Tek varret e këtyre martirëve gjejë shpesh lule të freskëta pasi këtu jetojnë bijtë, nipërit e mbesat e tyre. U ndava me Qemalin dhe Sezon, bijtë e Daverit, duke u uruar lulmturi në familjet e tyre të mrekullueshme. Kështu u ndava edhe me këta patriotë të shquar atë ditë nëntori, në diellin e ngrohtë të Floridës.
Ne Foto: Filanda Gjonzeneli-Agaj(e bija e Pertef Agaj, pushkatuar nga diktatura komuniste), me nipërit e Ago Agajt, duke vendosur lule tek varret e Agajve në Clearwater, Florida