• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Të jemi gjithë nga pak Nënë Tereza për vendin tonë!

August 28, 2017 by dgreca

Imzot Dodë Gjergji: Të jemi gjithë nga pak Nënë Tereza për vendin tonë!/*

Ipeshkvi Dode Gjergji - Kosove okKatedrale-Nena-Tereze

Fort të dashur miq,/

Me dashurinë e Nënë sonë Tereze, dua të Ju përqafoj të gjithëve, të Ju dëshiruar të keni paqe e gëzim në zemrat tuaja, e të arrini të jeni gjithë nga pak Nënë Tereza për vendin tonë.Të gjithë ne e kemi të njëjtën zemër bujarie, të njëjtin entuziazëm guximi për t’i shërbyer të mirës dhe për të qenë në dobi të të afërmve, sepse këtë mësim ne e marrim prej Krishtit, këtë e mbjellim në zemër dhe të njëjtën dua t’ia dhurojmë botës.Ne, sot po fillojmë të përgatitemi për festën e madhe të 5 shtatorit, ditë kur do ta shugurojmë këtë shenjtërore.Në traditën e moçme, nga 26 gusht – 5 shtator, kanë qenë ditët e Nënë Terezës, dhe ne dëshirojmë t’i vazhdojmë ato, sepse është një nëntëditësh përgatitje për festën e madhe të 5 shtatorit, në ditën e shugurimit të kësaj Shenjtërore, e cila dëshirojmë që të jetë një vend ku çdo njeri pa dallim, çdo njeri i vullnetit të mirë, të vijë e të mësojë se çfarë do të thotë dashuria, të vijë e të mësojë çfarë do të thotë shërbimi në emër të kësaj dashurie.

Dua me këtë rast të falënderoj të gjithë donatorët, që na kanë ndihmuar për ndërtimin e kësaj Kishe, ata që janë sot prezent e ata që do të jenë me 5 shtator.Dita e ditëlindjes së Nënë Terezës, me 25 gusht, do të jetë një ditë kur ne do të fillojnë të bëjmë mirë në emër të Nënë Terezës, jo vetëm të flasim mirë për të, por edhe të japin një lëmoshë për bamirësi, të cilën do ta fillojmë sot. Nga kontributi që do të mblidhen për çdo vjet në 26 gusht, do të jenë për bamirësi. Sivjet lëmosha do të shkojë te motrat e Nënë Terezës në Pejë, të cilat tash sa vite shërbejnë me përvujtëri e pa ju nie zani. Por ato janë këtu, janë në Pejë, e i duan të varfëruat ashtu si i donte Nënë Tereza në Kalkutën e largët.

Kjo ditë është e veçantë, sepse është ditëlindja e Nënë Terezës, po këtë ditë, me 26 gusht 2015 është bërë bekimi i gurthemelit të kësaj Katedrale nga shumë të dashurit tanë Dr. Ibrahim Rugova dhe Mons. Mark Sopi. E për koincidencë edhe famullitari i Katedrales Nënë Tereza ka sot ditëlindjen, pra ka lind me të njëjtën ditë me Nënë Terezën. Pra një ditë e shënuar për të gjithë ne.I falënderoj të gjithë ata që kanë përgatitur këtë mbrëmje shpirtërore dhe kultuore për ditëlindjen e Nënë Terezës, artistët tanë, këngëtarën dhe recituesit e poezive dhe uratave të Nënë Terezës.Në fund, dua ta përshëndes z. Sakip Imeri-in, drejtorin e përgjithshëm e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) një komshi tonin që e ka përgatit ekspozitën me fotografi të ndërtimit të Katedrales. Ai që nga fillimi i ndërtimit, për 10 vjet me radhë, për çdo ditë, ka bërë nga një fotografi punimeve në Katedrale nga zyra e tij e punës. Disa prej tyre janë të ekspozuar sonte, që e ngjallin një proces të punimeve të kësaj Katedrale ku jemi sot.

*(Fjala përshëndetëse e Imzot Dodë Gjergjit, në hapjen “Ditët e Nënë Terezës”, në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, më 26 gusht 2017.)

Filed Under: Komente Tagged With: Imzot Dode Gjergji, Nene Tereza, nga pak, te gjithe

Çmim Ndërkombëtar pullës postare dedikuar Himnit të Nënës Terezë

August 5, 2017 by dgreca

-Nga Juria e Çmimit Ndërkombëtar të Arteve të Filatelisë “San Gabriello”/
Pulla-Postare-Nena-Tereze-1-Pulla postare me Nënën Terezë, më përmbajtësorja me karakter fetar/
Pulla-Postare-Nena-Tereze-Në 16 gusht 2016, në ceremoninë e promovimit të emisionit të jashtëzakonshëm të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë” ishte edhe delagacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”/Promovimi i Pullës Postare 'Shenjtërimi i Nënës Terezë'

PRISHTINË, 5 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Juria e Çmimit Ndërkombëtar të Arteve të Filatelisë “San Gabriello” e ka përzgjedhur pullën postare dedikuar, Himnit të N pullën postare dedikuar, Himnit të Nënës Terezë ënës Terezë,si pullën më përmbajtësore me karakter fetar.

Vatra3

Ne Foto-Dielli-arkiv: Nje grup vatranesh ne Katedralen”Nene Tereza” ne Prishtine me Ipeshkevin Dode Gjergji/

Autore e pullës postare është Dijana Toska, ndërsa është dizajnuar nga organizata “Little People of Kosova”, Hilmnijeta Apuk dhe emetuar nga Posta e Kosovës me datë 15 gusht 2016 me rastin e Shenjtërimit të Nënës Terezë.Siç merret vesh ndarja e çmimit do të bëhet më 24 shtator 2017 në Legnano të Veronës në Itali. Si shpërblim Postës së Kosovës do t’i akordohet një certifikatë dhe plaketa e lajmërimit “L’Annunciazione” e punuar nga mjeshtri Enrico Manfrini, njofton Koha.net.Në 16 gusht 2016, në Prishtinë është zhvilluar ceremona e promovimit të emisionit të jashtëzakonshëm të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”. Pas një takimi në Ipeshkëvinë e Kosovës dhe vizitës Katedralës “Nëna Terezë” në Prishtinë, të pritur nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me ftesën e tij, në ceremoni mori pjesë edhe delagacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, Agim Rexhaj – zv/kryetar i “Vatrës” dhe Nderi i Kombit – i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë, Marjan Cubi – kryetar i Komisionit për mbledhjen e  fondeve për ndërtimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, si dhe Laura Rexhaj, Dila Cubi, Fran Shala, Mhill Gjuraj, Mëhill Velaj, Pashk Maksuti. Delegacionin e “Vatrës”, gjatë pjesëmarrijes në cerëmoni, e takoi kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, si dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha.

Në 15 Korrik 2017, Ipeshkvia e Kosovë shpalli Programin e Shugurimit të Katedrales Nënë Tereza, që do të jetë në 5 shtator 2017, ditën e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Shenjëtëreshes Shqiptare. Kremtimi solemn i Meshës së Shugurimit do bëhet në mesditë, nga ora 11:00./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Nene Tereza, Pulla Postare

Mirënjohje kontribuesit për Maternitetin “Nënë Tereza” në Kosovë

July 31, 2017 by dgreca

-Me mirënjohje për kontributin e dhënë për shëndetësinë kosovare, gjatë kohës së okupimit është nderuar Shaban Svirca, shtëpitë e të cilit u përdorën për Maternitetin e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” që nga viti 1996 e deri në vitin 1999, si dhe profesorët Hysen Sherifi dhe Emrush Kryeziu/

1 Matern N Tereza1

PRISHTINË, 31 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri në detyrë i Shëndetësisë Imet Rrahmani, në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, i ndau sot mirënjohje  Shaban Svircës, për kontributin e tij të dhënë për shëndetësinë kosovare, gjatë kohës së okupimit.Svirca u nderua me mirënjohje për lëshimin e shtëpive të tij gjatë kohës së okupimit të cilat u përdorën për Maternitetin e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” që nga viti 1996 e deri në vitin 1999.Me rastin e ndarjes së kësaj mirënjohjeje, Ministri Rrahmani, tha se mirënjohja z. Sfirca po i ndahet në shenjë respekti e falënderimi për të dhe familjen e tij për kontributin që ata kanë dhënë për shëndetësinë kosovarë në vitet e rënda të okupimit.“Të linden e trajtohen mbi 13 000 fëmijë në ato kushte ishte diçka që pak kush ka mundur ta bëjë”, tha Ministri Rrahmani duke vlerësuar se një mirënjohje të tilla Shaban Svirca dhe familja e tij a kanë merituar kaherë.Nga ana e tij, Sfirca tha se ndarja e kësaj mirënjohjeje për të dhe familjen e  tij është më e dashura pas mirënjohjes së ndarë më parë nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim  Rugova.Ai tha se ndihet krenar që ka pasur mundësinë që në vitet e vështira të okupimit të ofrojë shtëpitë e tij për shëndetësinë dhe arsimin në Kosovë, meqë nëpër ato shtëpi përveç veprimtarisë shëndetësore ishte zhvilluar edhe procesi mësimor, pasi pushteti i atëhershëm serb kishte larguar nga institucionet personelin mjekësor dhe mësimdhënësit.Familja Svirca në periudhën 1996-1999 kishte ofruar shtëpitë e tyre falas për maternitetin, ndërsa gjatë atyre viteve hapësirat ishin zgjeruar dhe përshtatur për të krijuar hapësira të nevojshme prej dhomave të thjeshta deri te sallat e operacionit dhe kujdesit intensiv.Më 26 gusht të këtij viti  Materniteti i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” do të shënojë 21 vjetorin e themelimit. Po ashtu, gjatë ditës së sotme, me mirënjohje për kontributin në shëndetësi, Ministri Rrahmani ka nderuar edhe profesorët Hysen Sherifi dhe Emrush Kryeziu./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Materniteti, Mirenjohje, Nene Tereza

Kosovë-Shugurohet Katedralja Nënë Tereza

July 15, 2017 by dgreca

1 Imzot Troshani-Papa Françeku emëron Kardinalin shqiptar Imzot Ernest S. Troshani të Dërguar të Veçantë për kremtimin e shugurimit/

2 Ipeshkevia

-Ipeshkvia e Kosovë shpall programin e shugurimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë/

1 Katedralja ok-Gurthemeli i Katedrales në Prishtinë është vënë në 26 gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë nga ana e Presidentit historik Ibrahim Rugova, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinalit të Uashingtonit Teodor Mekkerik/

-Në 16 gusht 2016 një delegacion i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra në Ipeshkvinë e Kosovës u prit plot përzemërsi, repekt e vlerësim nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji,  ku u theksua se Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, që vepron në Nju Jork dhe rrethinë, ka kontribuar për mëse 9 vite  me afër 2 milionë dollarë/

1 Behluli Dom Lushi

SPECIALE- Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 15 Korrik 2017/ Papa Françeku ka emëruar Kardinalin shqiptar Imzot Ernest S. Troshani, të Dërguarin e Tij të Veçantë për kremtimin e shugurimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, u njoftua nga Vatikani – Selia e Shenjtë sot në nesditë, në orën 12:00.

Në të njëjtën orë në Prishtinë lajmin e gëzueshëm e përcolli Mons. Lush Gjergji, Vikari Gjaneral i Ipeshkvisë së Kosovë, në një konferencë shtypi në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales Nënë Tereza, ku ishte edhe korrespondenti i Gazetës DIELLI. Me këtë rast u bë edhe përurimi i Stemës së Festës së Shugurimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë.

Ipeshkvia e Kosovë shpalli sot Programin e Shugurimit të Katedrales Nënë Tereza, që do të jetë në 5 shtator 2017, ditën e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Shenjëtëreshes Shqiptare. Kremtimi solemn i Meshës së Shugurimit do bëhet në mesditë, nga ora 11:00.

Kremtimi fillon me hapjen e Ditëve të Nënë Terezës, në ditëlindjen e saj dhe ditën e bekimit të gurthemelit të Katedralës, në 26 gusht. Në këtë ditë, nga ora 18:00, në Katedrale do ketë do ketë takim lutjeje dhe meditimi me Nënë Terezën.

Në 2 shtator bëhet hapja solemne e aktiviteteve kuturore e shpirtërore treditëshe të festës. Në 3 shtator në orën 11:00 zhvillohet meshë në Katedrale, ndërsa në 4 shtator  në ora 18:00 – Mesha, Lutja e Mbrëmësores me Lutjet e Nënë Terezës në Kishën e Shën Ndout në Prishtinë.

Në Këshillin Organizativ janë: Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, Vikari Gjaneral Mons. Lush Gjergji, Kancelari Don Shan Zefi, Famullitari i Katedrales Don Fatmir Koliqi, Sekretari i Ipeshkvit Don Meriton Dedaj, Drejtori i Caritasit Don Vitor Sopi, Ekonomi Don Kastriot Idrizi, Dekani Don Lenc Sopi.

Don Zefi ka shpjeguar simbolikën e Stemës së realizuar nga i riu Lin Halili.

“Në Stemë, Katedralja brenda dy krahëve të Shqiponjës simbolizon Popullin dhe Kishën që ka lind Shën Nënë Terezën, e cila qëndron në ballë të Katedrales, duke bekuar Vendin, Popullin dhe Kishën e vet”, u shpreh ai.

E njohur në botë si Nënë Tereza, shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu e lindur në 26 gusht 1910 në Shkup, është shpallur e shenjtë nga Papa Françesku në 4 shtator 2016 në Vatikan.

Gurthemeli i Katedrales në Prishtinë është vënë në 26 gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë nga ana e Presidentit historik Ibrahim Rugova, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinalit të Uashingtonit Teodor Mekkerik.

“Sot është një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”, shprehej gjatë ceremonisë Presidenti Rugova.

Katedralja nisi të ndërtohet derisa shënohej në Kosovë edhe 600 vjetori i lindjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

 

Në ditën e 16 gushtit 2016, një delegacion i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, në Ipeshkvinë e Kosovës  dhe në Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë u prit plot përzemërsi, repekt e vlerësim nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji.

Në këtë takim në verën e para një viti, edhe nga ana e delegacionit të Vatrës edhe nga ana Ipeshkvit u theksua se Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, që vepron në Nju Jork dhe rrethinë, ka kontribuar për mëse 9 vite  me afër 2 milionë – 1.800.000 dollarë, që janë mbledhur dhe janë dorëzuar.

Me delegacionin e shqiptarëve të ardhur nga SHBA, ishin Agim Rexhaj, zv/kryetar i Vatrës, Marjan Cubi – arkëtar i Vatrës dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen e  fondeve për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, si dhe Laura Rexhaj, Dila Cubi, Fran Marku, Mhill Gjuraj, Pashk Maksuti, Mëhill Velaj.  Gjatë gjithë kohës isha edhe unë – korrespondent në Kosovë i Gazetës Dielli – organ i Vatrës.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Gjergji falënderoi dhe vlerësoi lart të gjitha kontributet dhe njoftoi delegacionin e Vatrës me të gjitha punët e kryera në Katedralen Nënë Tereza, gurthemelin e së cilës e vuri Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe këtë të gjithë e kujtonim gjatë bisedës.

Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji vlerësoi lart organizimin dhe kontributet e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra,  të gjithë vatranëve.

“E vlerësoj veçantë mënyrën e organizimit tuaj, të Vatrës, nga të gjitha trojet shqiptare së bashku…Vatra është edhe vatër e të mirave dhe kontributeve të mëdha për kombin”, u shpreh Ipeshkvi i Kosovës.

Presidenca e Kosovës ka vite që ndanë dekoratën Medalja Humanitare Nëna Terezë, që u jepet personave që kontribuojnë në çështjet humanitare…

 

KARDINALI SHQIPTAR TROSHANI I DËRGUAR SPECIAL I PAPA FRANÇESKUT PËR SHUGURIMIN E KATEDRALES NËNË TEREZA

 

Në Vatikan, sot, në orën 12:00, Selia e Shenjtë ka lajmëruar se Papa Françeku ka emëruar Kardinalin shqiptar Imzot Ernest S. Troshani, të Dërguarin e Tij të Veçantë për kremtimin e shugurimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, i cili do të jetë më 5 shtator 2017. Lajmin e ka publikua edhe gazeta zyrtare e Selisë së Shenjtë “L’Osservatore Romano”.

Ipeshkvia e Kosovës, e prirë nga bariu i saj Imzot Dodë Gjergji, me moton “Vjet në Romë – sivjet në Prishtinë”, pati lajmëruar se në njëvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, do të shugurojë Kishën Katedrale, e cila i kushtohet bijës së popullit dhe kishës sonë, shenjtëreshës së dashurisë. Këtë ngjarje të madhe festive tani i jep solemnitet edhe më të madhe Papa Françesku duke e emëruar të Deleguarin e Tij të Veçantë, Eminencën e Tij Kardinal Ernest S. Troshani.

 

Kush është Kardinali Ernest Troshani?

Ernest Simoni Troshani lindi më 18 tetor 1928 në Troshan, fshat pak kilometra larg Shkodrës, në një familje thellësisht fetare. Në moshën dhjetë vjeçare hyri në kolegjin e françeskanëve, në Troshan, duke nisur kështu, udhën e studimeve, që do ta formonte si meshtar. Në vitin 1948, në kulmin e persekutimit nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës, edhe kuvendi i fretërve u plaçkit dhe u shndërrua në vend torturash për të burgosurit, ndërmjet të cilëve, pothuajse të gjithë vëllezërit e vegjël shqiptarë të Shën Françeskut. Ishte 20 vjeç kur, duke dalë prej kuvendit, u caktua nga regjimi si mësues në fshatra të humbura mes malesh, ku  nisi ta shndërrojë detyrën e mësuesit, në vepër misionare dhe ungjillëzuese. Atëherë e morën ushtar: pas dy vjet shërbimi të rëndë (1953-55), përfundoi fshehurazi studimet e teologjisë  e, më 7 prill 1956, u shugurua meshtar në Shkodër. Për t’iu bindur  Ipeshkvit, u inkardinua në dioqezë, ndonëse zemra e tij mbeti për gjithë jetën françeskane.

Më 24 dhjetor, pas Meshës së Krishtlindjes, u arrestua e u mbyll në një birucë, në burgun e Shkodrës. Si u dënua me vdekje, dënimi iu kthye në 25 vjet punë të detyruar. Ndërsa kryente dënimin, u bë atë shpirtëror e pikë referimi për  bashkëvuajtësit.

Më 22 maj 1973 u dënua përsëri me vdekje, me akuzën se po përgatiste kryengritjen për rrëzimin e regjimit. Dëshmitë në favor të  tij e shpëtuan nga plumbi, por jo nga puna e detyruar. Punoi kështu 18 vjet me radhë, nga të cilat 12 në minierë. U lirua më 1981, por vijoi të shikohej si armik i popullit  e, si i tillë, u detyrua të merrej, për bukën e gojës, me pastrimin e gjirizeve të qytetit.

Ditën, pastrues i gjirizeve, natën pastrues i shpirtrave, ai vijonte shërbimin shpirtëror, atje ku ndërronte një jetë a ku lindte një jetë e re. E kështu, deri në rrëzimin e regjimit, më 1991. Që asokohe vijoi të shërbejë si meshtar në një mori fshatrash, duke punuar për pajtimin e gjaqeve e duke vijuar dëshminë ungjillore. Dëshmi, që e preku thellësisht Papën Françesku, kur vizitoi Tiranën, më 21 shtator 2014. Papa Françesku e ka krijua kardinal më 19 nëntor 2016. Troshani është kardinali i dytë i shqiptarëve, pas Kardinal Mikel Koqiqi.  (Nga Jetëshkrimi i Kardinalit i lexuar pas lutjes së Engjëllit të Tënzot të datës 09. 10. 2016.).

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Katedralja, Kosovë-Shugurohet, Nene Tereza

NËNË TEREZA-NËNË E GJITHË BOTËS

November 18, 2016 by dgreca

gani-vila-254x300NGA GANI VILA*/Vite dhe shekuj do të kalojnë dhe pasardhësit tanë në gjithë globin me siguri do të shprehen me admirim e do të ndjehen krenarë e të privilegjuar para gjithë njerëzimit sepse kanë jetuar në kohën kur Nënë Tereza ishte gjallë. Veçanërisht kombin shqiptar e gjithë bota do ta nderojë dhe respektojë gjithmonë në nivelet më të larta të kohërave që do të vinë, pasi nga gjaku i këtij populli të lashtë lindi Gonxhe Bojaxhiu të cilën Zoti e thirri dhe me misionin e saj ajo u bë Nënë e mbarë Botës. Sigurisht që ne nuk do të jetojmë aq gjatë por para se te largohemi nga kjo botë e kemi një shans, kemi kohë, nevojë, mundësi dhe energji pozitive që të ndryshojmë sado pak zemrën, shpirtin dhe veprimet tona t’i ushqejmë me dashurinë në veprim, që këto cilësi mirësie të trashëgohen shëndetshëm në brezat e rinj. Për këtë duhet që në jetën tonë të përditshme të imitojmë sado pak Nënë Terezën në mënyrë individuale, familjare, fisnore e gjithë shoqëria shqiptare dhe mbarë bota. Të hysh në botën e Nënë Terezës nuk arrihet menjëherë edhe pse ekziston mes nesh vullneti, duhet të bëjmë shumë kujdes pasi edhe pse na duket si e lehtë për ta kuptuar dhe për të vepruar në praktikë si Nënë Tereza, në jemi shumë larg saj, sepse veç Jezu Krishti e askush tjetër nuk e di të vërtetën e botës të brëndshme dhe fuqinë e misionit të saj. Por Zoti bën mbrekullira dhe mundësitë për t’ju afruar sa më afër misionit të Nënë Terezës  i kemi të gjithë, pasi krahas vlerave mistike fetare të lidhjes të saj me Zotin, ajo si asnjë  njeri tjetër në botë ,karakterizohet edhe nga prakticiteti i vlerave e virtyteve të pafundme njerezore qe natyrshem i vuri ne sherbim te njerezimit.Ishin këto veprimtari të përditëshme praktike të saj,më të sëmurët, me të uriturit,me të varfërit,kundra luftës, për paqe në botë, me ndihmat, bamirësitëe, faljet,pendesat,dashurinë në veprim etj. cilesi këto mendoj se përfaqësojnë vetëm pamjen e jashteme të misionit të saj pasi vlerat e vërteta të thelbit të cështjes Nënë Terez përbëhen nga elementë të padukshëm njerezor që përmbajnë pafundesi vlerash thesare njerezore që jetojnë në zemrat dhe shpirtërat e njerëzëve por që t’i gjesh ato e t’i vësh në shërbim të njerezimit duhet celsi që gjeti Nënë Tereza që fliste si shënjt dhe vepronte si Nënë e kështu e ngriti dashurinë në institucion të përhershëm.

Nëse i referohemi shtresave të shoqerisë njerezore që ekzistojnë sot ne botë jo nga pikpamja numerike, por si fenomene shoqerore e sociale të varfërit të vuajturit të sëmurët të pushtuarit si shtresa në nevojë janë më afër thelbit të Misionit të Nënë Terezes. Edhe pse këta njerez nuk kanë mundësi të flasin atje ku duhet,ata natyrshem janë pjese e misionit të saj.Në praktikën e përditeshme, të bërë publike për Nëne Terezën,institucionet shteterore,fetare dhe mediatike,njerezit e pasur ekonomikisht,por fatëkeqesisht edhe një pjese e konsiderueshme e intelektualeve në botë, janë shumë larg  njohëjes të misionit të saj.Kjo mosnjohje e Misionit të saj vjen jo për mungese  vullneti, por për shkak të pamundësisë për të kuptuar misticizmin e fuqisë të këtij misioni të ngritur në institucion.Në vitet e fillimit të aktivitetit të Misionit të saj edhe vetë Vatikani, që tani e shenjtëroi, ishte i rezervuar.Por këtë here dua të tërheq vëmëndjen me këtë shkrim për shqiptarët dhe institucionet që i përfaqësojnë ata se sa  e kane njohur ,kuptuar e vleresuar këtë mision të shenjtë.

Nënë Tereza dhe Misioni i saj i Dashurisë është dashuri pa fund në veprim për mbarë njerezimin pa dallime feje race kombi ngjyre prirje politike etj.Këtë mision në fillimin e tij, vec Jezu Krishtit për shumë vite dhe në vazhdim jo të gjithë e kanë kuptuar, e kanë vlerësuar dhe e kanë respektuar ashtu si e meritonte.Kjo vrejtje ekziston për gjithë botën mbarë pasi skepticizmi që ekzistonte tek njerzit në atë kohë ju kishte zënë sytë për të parë atë yll që për herë të parë doli në horizontin e qiellit pa fund e që rezatonte dashuri. Nënë Tereza me gjithëse ishte vlerësuar me cmimet më prestigjoze të botës megjithse ishte vlera më e madhe e njerëzimit në shekullin e kaluar e në vazhdim shteti shqiptar ateist në atë kohë e përcmonte dhe nuk e lejonte të vizitonte Shqiperinë dhe familjen e saj. Shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe në Maqedoni ,që fenë e kishin të lejuar e megjithëse Ajo i vizitonte më shpesh, se kuptonin misionin dhe rëndësinë e saj.Kishat Katolike shqiptare që për fatë të mire ekzistonin në këto treva, me gjithë respektin dhe pritjen që tregonin ndaj saj,për mungese informacioni,njohje apo vizioni,nivelin e trajtimit të Nënë Terezes e bënin kryesisht si murgeshë.Përsëri nuk do të ishin shqiptarët ,por era e ndryshimeve të mëdha që po frynte në botë,që në gusht të vitit 1989  i dha mundësinë Nënë Terezës  të  vizitojë  për herë të parë Shqiperinë.Nënë Tereza në Tiranë u prit me protokoll, por nën një hije të zbehtë mediatike të TVSH si Televizioni i vetëm që ishte në atë kohë.Krahës vizitës që ajo bëri në varrezat e familjareve  të saj,”Pushtetarët e Gjunjëzuar”të asaj periudhe e detyruan Nënë Terezën që të vendoste një tufë me lule edhe tek varri i diktatorit Enver Hoxha,vizitë kjo që vazhdon të interpretohet keq edhe sot e kësaj ditë në botë.Dhe e dini përse ndodh kjo ? Sepse edhe sot shteti shqiptar nuk prononcohet publikisht ashtu si ka qënë e vërteta e protokollit më qëllim për të shmangur komentet dhe abuzimet.

Kur i referohesh jetës dhe veprës të Nënë Terezës për studim,vecanërisht marredhenieve të saj me Shqipërinë edhe pse është e dhimshme, duhet ta themi troc,se në vitin 1990 u rrëzua sistemi dhe strukturat e shtetit komunist, por nuk u zhduk mentaliteti i tij nga mendja e njerezve.Kjo që po ju them është e thjeshtë për ta kuptuar sepse shteti shqiptar dhe qeveritë e tij edhe mbas viteve 1990 i kishin plotesisht mundestë që të tregonin përkujdesjen e duhur institucionale e shtetërore për Nënë Terezën dhe misionin e saj.Për vec se t’i kërkonin falje e t’i krijonin kushte favorizuese pune ,duhet t’i caktonin të paktën një mini personel të përbërë nga historianë,gazetarë,kameramanë, etj.që të merreshin me studimin, administrimin dhe pasqyrimin e vlerave të këtij misioni të shënjtë  dhe vecanërisht aktivitetin e përditshëm të saj.Përse nuk udhëtoi asnjë gazetar për në Kalkutë apo në vënde të tjera ku ajo kishte motrat e saj ? Nëse diktatorin Enver Hoxha e pengonte “ateizmi “të njihte këtë dritë universal këtë pasuri të pakrahasueshme në botë po pushtetarët shqiptarë të mbas viteve 1990 kush i pengon….?

Unë duke vazhduar llogjikën e mendimit që shpreha më sipër dua të plotësoj se emërtimet e shtresave të shoqërisë shqiptare në të gjitha fushat dhe aspektet e saj; si ndarjet në parti termat very-jug përkatësia fetare traditat në breza etj.që të gjithë në veprime dhe në jetën e përditshme,në shpirtin e tyre janë njëlloj,shqiptarë,të dashur,mikëpritës,bujarë,etj,cilësi e virtyte të mira këto por kur marrin një detyrë si të zgjedhur apo të emëruar menjëherë c’fisnikërohen, janë të pa aftë për të administruar vlerat tona kombëtare shqiptare. Ishtë fat i madhë që Nënë Tereza erdhi disa herë për vizitë në Shqipëri mbas viteve 1989por fakti që nuk ka asnjë intervistë nga Televizioni Shtetëror apo inisiativa private në këtë fushë tregon se përkujdesja institucionale e shtetit dhe e shoqerisë shqiptare ka qënë zero.Por edhe institucionet e asaj periudhe në Kosove e Maqedoni dhe vecanërisht kisha katolike në atë periudhë kanëpërgjegjësin e tyre që nuk i kanë qëndruar më afër dhe me profesionalisht vlerave të saj hyjnore dhe vecanërisht atyre njerëzore.Kështu më këtë tabllo të varfër mbyllen marredhëniet e NënëTerezës me institucionet shqiptare edhe mbasi ne kemi fituar demokracinë.Por takimet e Nënë Terezës me shqiptarët në Kosove dhe në Maqedoni lanë gjurmën e tyre dhe inspiruan ndjenjat e meshtarëve të shkëlqyer shqiptarë të cilët filluan të mendojnë dhe të punojnë ndryshe për Nënë Terezën.Kështu një ndër ta ishte Dom Lush Gjergji që nga kontaktet e para që ka patur me Nënë Terezën e deri në ditën e shenjtërimit të saj, ka botuar 16 libra kushtuar Nënë Terezës,të përkthyera në shumë gjuhë te botës.Po ashtu Pater Pashko Gojcaj, famullitar në Kishën e Shën Ndout në Tuz dhe zv.Ipshkevi i Tivarit , në vitin 2003 i kushton Nënë Terezës  librin me poezi “ Sytë e shenjtëneshës”,si dhe shumë individë të tjerë  të cilët kanë shkruar apo kanë kënduar me përkushtim të madh  për këtë Nënë të madhe.Por ajo që është me e rëndësishme për marredheniet e Nënë Terezës me botën shqiptare i përketë kohës para viteve 1990,kur regjimi diktatorial i Enver Hoxhes ne Shqipëri e kishte të ndaluar me ligj të dëgjoje Radion e Zerit të Amerikës,institucion mediatik që në ato vite mbante peshën më të madhe  të luftës së drejtpërdrejtë kundër sistemit komunist në Shqipëri dhe në botë.Pikërisht në këto vitë Radio Zëri i Amerikës nëpërmjet gazetarit të saj e bashkëatdhetarit tonë, patriotit të nderuar z.Gjek Gjonlekaj, në takimin që pati me Nënë  Terezën në Qershor të vitit 1988 regjistron lutjen e saj të bërë në gjuhën tonë shqipe.Zëri original i Nënë Terezës në lutjen që Ajo bëri për popullin shqiptar, është një rast i vetëm dhe me shumë vlerë për binomin Nënë Tereza – Shqiperi. Prandaj mediat historianët, biografët dhe shteti shqiptar duhet ta administrojnë si një pasuri me vlerë të madhe kombetare veca rishtë për të ardhmen.

Nëse studiojmë ndjeshmërine njerezorë të botës shqiptare lidhur me  figurën dhe suportin e Nënën Terezës, pjesa e popullsisë shqiptare që i përket Malësisë së Madhe  në Mal të Zi të cilët kanë emigruar në SHBA, kanë qënë të parët në kontaktet me Nënë Terezën dhe kanë gjetur zgjidhjen e qytetëruar nëpermjet shtatoreve për të nderuar këtë figurë.Aktualisht, në këtë zonë për të cilën po shkruaj, janë ndërtuar 3 shtatore të Nënë Terezës;në Tuz,në Vuksanlekaj dhe në Kojë.Vëllezërit hotianë Lek dhe Pashko Gojcaj  kanë ngritur shtatoret e Nënë Terezës pothuajse në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë;nëTuz , Prishtinë, Mitrovicë, Maqedoni,në kishat katolike Zoja e shkodres,  në New York,në Kishën e Shën Palit e të Zonjës Pajtore në Michigan, etj si dhe kanë dhuruar shumë buste e portrete të saj.Marash Nucullaj, nga Koja e Malësisë, ka sponsorizuar dhe ngritur dy shtatore të Nënës Terezë një në Sarajeve dhe një në Vuksanlekaj të Malësisë së Madhe. E megjithë atë kaq sa ka bërë deri tani shoqeria shqiptare është shumë pak Ndërsa shteti shqipëtar deri tani që une po shkruaj nuk është interesuar fare peër thelbin e misionit si vlerë njerëzore dhe për figurën e Nënë Terezës si shqiptare. Të vjen turp t’i përmendësh veprimet qesharake të qeverive shqiptare duke i dhënë Nënë Terezës vleresime të karakterit simbolik të cilat po jua rendis si më poshte:Aeroportit të Rinasit i vendoset emri i Nënë Terezës i shoqeruar me një shtatore, Sheshin para Universitetit të Tiranës ku partitë shqiptare bëjnë mitingje e emërtuan me emrin Nëne Tereza, Spitalin QSUT Tiranë e emertuan me emrin Nënë Tereza.Kur thashe më sipër se janë vlerësime simbolike kam parasysh se këto emertime nuk kanë  investime të shtetit dhe as lidhje me misionin e Nënë  Terezës.Shteti shqiptar dhe qeveritë e tij si dhe ai kosovar deri në ditën e shenjtërimit të saj,nuk kanë pregatitur asnjë film dhe asnjë dokumentar zyrtar,pra akoma nuk e kanë zyrtarizuar figurën e saj.Bile edhe biografia që ndodhet në Wikipedia,nuk është korrekte,nuk është e plotë,mungojnë shumë pika elementare por të rëndësishme të jetës së saj e për rrjedhojë nuk është pasqyruar me dinjitet e me përmasat e vlerave të saj edhe në Historinë e popullit shqiptar.Nënë Tereza dhe misioni i saj nuk i përket vetëm Kishës Katolike dhe Vatikanit,ndaj është detyrë immediate që jo vetëm shteti shqiptar por gjithë bota mbarë të nderojë dhe të vendose figurën e Nënë Terezës në nivelet më të larta që e meriton.Vatikani gjatë jetës dymijevjecare ka shenjtëruar mbi 10.500 personalitete të fesë katolike.Në vazhdën e këtyre vlerësimeve Papa Francesku  me 4 Shtator 2016 e shpalli Nënë Terezën “ Shenjta Nënë Terezë e Kalkutës “ dhe menjëherë Ai tha se unë e shpalla me këtë emër,por bota do ta thërrasë gjithmonë edhe në të ardhmen NËNË TEREZË.Kjo deklarate e menjehërshme  e Papa Franceskut  verteton së Nënë Tereza mori  cmimin e radhës dhe se Shenjtërimi i saj është një stoli që e zbukuron me shume figuren e saj,pasi Misioni i Nënë Teresës është  përtej përmasave të Vatikanit.

Nënë Tereza shquhet për thëniet e saj profetike njerëzore dhe praktike që karakterizohen nga dashuria në veprim. Deklarimi i vullnetshëm i Nënë Terezës para gjithë mediave prestigjoze boterore se” Me gjak jam shqiptare “i shërben bashkimit tonë kombëtar dhe detyron të gjithë shqiptarët që jo vetëm se duhet të krenohemi me Nënë Terezën por duhet edhe ta përjetojmë e ta imitojmë Atë në cdo hap të jetës sonë.

Po si e vlerësuan shtetet   dhe qeveritë shqiptare e kosovare Shenjtërimin e Nënë Terezës? Pak shpenzime nga ana e Qeverisë së Kosovës një vizitë turistike në Romë udhetim special hotele luksoze pak nxehtë ditën e shenjtërimit në sheshin e Shën Pjetrit kthehen në Shqipëri dhe në Kosove si heronjmarrin rroga dhe djeta pluse se kanë udhëtuar dhe kanë marrë pjesë në cremoninë e shenjtërimit të njeriut më të madh të globit si simbol i të varfërve.Cfarë paradoksi.

Gjatë punës mediatike që Televizori i Shqiptarëve të Amerikës ( ALBTVUSA )bëri ato ditë në Vatikan nga data 2 deri më  6 Shtator 2016,ne pamë se organizatorët e Koncertit kushtuar Nënë Terezës që u mbajt në Balizika e Shën Palit në Romë te drejtuar nga Imzot Dodë Gjergji,kishin bërë një punë shumë serize,profesionale e cila ishte një vlerë e madhe kombetare që u realizua në nivele të larta për të pranishmit në koncert dhe u trasmetua për gjithë botën në parametrat bashkëkohore.Por më datën 4 shtator 2016 që ishte dita e  shenjtërimit të Nënë

Terezës nuk ndodhi ajo që pritej. Shqiptarët si kurrë ndonjëherë ishin kombi më i pa organizuar.Pjesëmarrja në këtë eveniment e shqiptarëve nga Shqipëria nga Kosova nga Mali Zi dhe Maqedonia ishte shumë e ulët, pra nuk kishim një organizim institucional.Ndaj duhen falenderuar përsëri inisiativat e individëve e kryesisht të diasporës shqiptarë që mundësuan pjesëmarrjen e tyrë në këtë eveniment historik për popullin tonë.Shqiptarët edhe pse ishin pak na përfaqësuan  në Sheshin e Shën Pjetrit me flamurët e kombit tonë,por kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi më  4 Shtator 2016 Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan duhej të ishte mbushur plotë e përplot me shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.Sheshi i Shën Pjetrit atë ditë duhet të fliste vetëm shqip dhe mbas kthimit të udhëheqsave të shtetit në Shqipëri dhe në Kosovë duhej të festohej shenjtërimi i saj,jo vetëm me meshat e Kishës Katolike, por nga i gjithë populli shqiptar; të krishterë,bektashinjë,myslimanë,katolikë,nga Shqiperia e  Kosova,nga shqiptarët në Maqedoni e Mali Zi si  dhe nga  diaspora,ashtu së bashku si gjaku i Nënë Terezës.Këto nuk ndodhën dhe tani shtetit shqiptarë i vjen për shtatë shprehja popullore se: “ kurre nuk është vone”.

Shteti Shqiptar dhe ai Kosovar duhet ta vendosin me dinjitet në Historinë e Popullit Shqiptar figurën dhe kontributin e Nënë Terezës.Të krijojnë Institucionet përkatëse për të studiuar ulumtuar dhe përgjithësuar veprat e Nënë Terezës.Literatura e Nënë Terezës që bën fjalë për edukimin dhe formimin e dashurisë njerëzore të futet në tekstet shkollore.

Të dimë c’ka ka thënë Nënë Tereza gjatë jetës së saj të paktën për ne shqiptarët është detyrë por të bëjmë Ne cfar Nënë Teteza bënte është progres dhe mirësi.Qëndroni sa më afër Nënë Terezës me mendje dhe vepra pasi Ajo është suksesi dhe pasuria me e madhe e kombit shqiptar dhe një celës i artë për të gjithë ne të cilin duhet ta përdorim me dashuri dhe mencuri kombetare.

*Drejtor i Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës USA.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gani Vila, nena e te gjithe Botes, Nene Tereza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 25
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT