• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-AAK dhe Nisma nënshkruajnë marrëveshje

April 18, 2016 by dgreca

Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Selia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës/

-Merren vesh për inicimin e krijimit të boshtit opozitar në Kosovë/

PRISHTINË, 18 Prill 2016-B.Jashari/ Dy nga tre partitë e opozitës së bashkuar që ishte edhe me bllokime të seancave të Kuvendit e protesta, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, sipas një njoftimi zyrtar sot, merren vesh për inicimin e krijimit të boshtit opozitar në Kosovë.

“Lederët e këtyre dy partive, sot në orën 16.00, në selinë e Nisma-s, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja mbetet e hapur për parti të tjera dhe përfaqësues të shoqërisë civile e përsonalitete nga jeta publike”, bën të ditur njoftimi i dërguar, nga AAK e Nisma.

Por, subjekti më  madh opozitar, “Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar prej AAK-së dhe Nismës të sqarojnë ‘flirtin’ me partitë në pushtet, si parakusht për të vazhduar bashkëpunimin e mëtejshëm opozitar, i cili do të manifestohej edhe me protesta”, sipas shtypit të sotëm kosovar.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ftuar e vetme protestë kundër qeverisë “së bashku me 14 maj në Prishtinë”.

“Formulimet dykuptimshe për gjoja koketimet me partitë në pushtet të ndonjërit prej nesh, as nuk janë të sakta e as nuk janë të ndershme. Kush është opozitar dhe kush është i vetëdijshëm për këtë keqqeverisje, bashkohet me 14 maj”, ka deklaruar AAK.

Një deputete që ishte e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi prej dje është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila tash ka 17 deputetë nga gjithësej  31 opozitarët në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh.

AAK sipas rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit 2014 kishte 11 deputetë, por tash ka 8, pasi më parë nga ky subjekt janë larguar dy deputetë të tjerë. Nisma për Kosovën ka 6 deputetë.

Filed Under: Komente Tagged With: AAK dhe Nisma, nenshkruajne marreveshje

Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë marrëveshje financiare

August 7, 2015 by dgreca

-Mbështetja financiare e këtij Programi në total është mbi 66 milionë euro/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 7 Gusht 2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar sot marrëveshje financiare.
Ministri kosovar për Integrim Evropian, Bekim Çollaku ka nënshkruar Marrëveshjen Financiare vjetore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA). Në emër të Bashkimit Evropian, kjo Marrëveshje është nënshkuar nga Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian,Jean-Eric Paquet. Mbështetja financiare e këtij Programi në total është 66.050.000 euro.
Nën programin vjetor të veprimit të IPA-s për Kosovën, do të mbështeten sektorët në vijim: Demokracia dhe Qeverisja, Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat Themelore të Njeriut, Energjia, Konkurrueshmëria dhe Inovacioni, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural. Projektet e parapara të mbështetura me këtë Program do të fillojnë së zbatuari në fillim të vitit 2016.
Sa i përket demokracisë dhe qeverisjes, fokus i veçantë do t’i kushtohet përpjekjeve për përmirësimin e administratës publike në Kosovë, me qëllim që t’i mundësohet asaj transpozimi, aplikimi dhe zbatimi i acquis të BE-së, veçanërisht në fushat e mbuluara nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA). Programi do të mbështesë gjithashtu shoqërinë civile në ngritjen e efikasitetit dhe në pjesëmarrjen në procesin e politikëbërjes. Gjithashtu, Programi do të ndihmojë në përmirësimin e kapaciteteve të Kuvendit të Kosovës. Shuma financiare për ketë sektor do të përfshijë 17 300 000 euro.

Sa i përket sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore do të adresohen sfidat në tre nën-sektorë: në nën-sektorin e drejtësisë fokusi do të jetë në fuqizimin e arsimimit ligjor për ngritjen e nivelit të profesionalizimit, llogaridhënies dhe efikasitetit në gjyqësor. Sa i përket punëve të brendshme, fokusi do të jetë në fuqizimin e strukturave që merren me politikat e migracionit në Kosovë dhe në fuqizimin e institucioneve që luftojnë trafikimin me qenie njerëzore. Ndërsa, sa i përket të drejtave themelore dhe minoriteteve, fokusi do të jetë në përmirësimin e respektimit të drejtave të njeriut, duke mbështetur përfshirjen e komuniteteve joshumicë dhe grupeve të cenueshme dhe lehtësimin e dislokimin e familjeve të zhvendosura nga qendrat kolektive. Shuma financiare për ketë sektor do të përfshijë 4 000 000 euro.
Veprimet në sektorin e energjisë do të fokusohen kryesisht në zbatimin e legjislacionit që transpozon Pakon e Tretë për Energji si dhe në reduktimin e emetimeve të karbonit dhe përmirësimin e efiçiencës së sektorit të energjisë në Kosovë. Shuma financiare për ketë sektor do të përfshijë 5 500 000 euro.
Sa i përket konkurrueshmërisë dhe inovacionit, programi do të ndihmojë në përmirësimin e konkurrueshmërisë së sektorit privat në Kosovë, në veçanti përmes përmirësimit të infrastrukturës komunale dhe mbështetjes së ndërmarrësve përmes programit për zhvillim rajonal. Shuma financiare e ndarë për ketë sektor është 12 150 000 euro .
Ndërsa për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, veprimet e parapara do të ndihmojnë në përmirësimin e konkurrushmërisë së sektorit agroushqimor në Kosovë, përmirësimin e kushteve të jetesës për popullatë në zona rurale, përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe rritjes së aftësisë së eksportit të sektorit agroushqimor. Shuma financiare për ketë sektor do te përfshije 10 500 000 euro.

Filed Under: Featured Tagged With: Be, Behlul Jashari, Kosva, nenshkruajne marreveshje

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT