• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LAJM TRONDITES NGA KOSOVA: Arrestohen 40 të dyshuar për radikalizëm

August 11, 2014 by dgreca

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës , organizuan konferencën për media lidhur me arrestimin e të dyshuarve të cilët kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak , përkrahë organizatave të shpallura terroriste (ISIS dhe Al-Nusra) .
Në konferencë të pranishëm ishin prokurori i rastit, Blerim Isufaj; u.d. të prokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha; Sevdije Morina nga Prokuroria Special dhe Baki Kelani nga Policia e Kosovës.
Ata thanë se janë 40 të arrestuar, shumica prej të cilëve ishin pjesëmarrës të luftërave në Siri e Irak, si pjesëtarë të organizatave terroriste al-Nusra dhe ISIS.
Ata janë përcjell që dy vite dhe se hetimet janë më të gjera dhe do të vazhdojnë në pista tjera dhe tek personat tjerë.
Operacion ishte i gjerë në nivel vendi, ku janë kyçur të gjitha drejtoritë rajonale të Policisë. Janë realizuar 60 bastisje dhe është konfiskuar sasi e konsiderueshme të provave materiale, armëve të gjata e të shkurta, eksplozivëve, pajisje elektronike, pasaporta etj.
Aksioni është bërë për ruajtje të rendit dhe ligjit, për sigurinë nacionale. Bazë legale për arrestim kishte, për faktin se të arrestuarit ishin pjesëtarë të organizatave që OKB i ka shpallur terroriste.
Aksioni është realizuar pa incidente, pos në dy raste ku familjarët kanë penguar të kryhen procedurat. Ndërkaq, shumica e familjarëve kanë bashkëpunuar dhe e kanë mirëpritur këtë veprim të Policisë.
Kryeprokurorja Morina: Edhe imamët nën hetime për nxitje të terrorizmit
Kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Sevdie Morina në konferencën që po zhvillohet aktualisht ka thënë se edhe disa imamë janë nën hetime për nxitje të rinjve.
Morina ka thënë se janë duke u hetuar edhe disa imamë që po i nxisin të rinjtë që t’i bashkohen grupeve terroriste pa dhënë më shumë detaje.
Prokurori Blerim Isufaj: Të gjithë të arrestuarit pjesëtarë të ISIS dhe Al –Nusra
Në Prokurorinë e Kosovës ka filluar një konferencë për media ku po flitet për arrestimet e sotme. Prokurori i rastit Blerim Isufaj ka thënë se pothuajse të gjithë të arrestuarit kanë qenë pjesë e grupeve islamike terroriste.
“Po thuajse të gjithë të arrestuarit kanë qenë pjesë e grupeve të ISIS dhe Al-Nusra” ka thënë Isufi.
Të arrestuarit nën dyshimin për terrorizëm planifikuan ta sulmonin një ngjarje të madhe kulturore
Polica e Kosovës ka arrestuar 40 kosovarë të dyshuar si prestarë të grupeve terroriste Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS) dhe krahut zyrtare të Al-Ka-da’së në Siri, “Xhabhatu Al-Nusra”.
Mediat marrin vesh se një nga aktivitete e tyre të planifikuara për këto ditë, ka qen edhe një sulm në një nga ngjarjet e mëdha kulturore në Kosovë.
Policia e Kosovës nuk ka komentuar për këtë gjë.
Mediat kanë raportuar se mbi 10 shqiptarë nga Kosova, që lidhen me Lavdrim Muhaxherin, po përgatiten për sulme terroriste-kamikaze në Kosovë dhe se ata mund të atakojnë që nga Qeveria e deri te kampet e KFOR’it, pa përjashtuar as institucionet tjera të sigurisë.
Policia e Kosovës arreston 40 luftëtarë të dyshimtë të ISIS dhe Al – Nusras, konfiskohen eksploziv dhe armë

Policia e Kosovës pas një pune operative-hetimore disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, sot (11.08.2014) në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një operacion të gjerë në nivel të vendit për arrestimin e personave të dyshuar cilët kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste (ISIS dhe Al-Nusra).
Ky operacion policor, thotë kumtesa e Policisë së Kosovës është ndërmarrë duke vlerësuar rrezikun dhe rëndësinë për sigurinë nacionale, mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit si dhe në frymën e ruajtjes së respektimit të të drejtave të secilit person të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë bastisur rreth 60 (gjashtëdhjetë) lokacione ku janë arrestuar 40 (dyzet) persona, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:
• L. R. – (1990) – Prishtinë
• A. V. – (1991) – Prishtinë
• Sh.D. – (1962) – Prishtinë
• H. N. – (1988) – Prishtinë
• B. K. – (1983) – Prishtinë
• K. B. – (1986) – Prishtinë
• A. B. – (1987) – Prishtinë
• V. K. – (1985) – Prishtinë
• E. L. – (1994) – Gjilan
• F. R. – (1978) – Gjilan
• H. E. – (1971) – Gjilan
• B. S. – (1992) – Gjilan
• H. A. – (1994) – Gjilan
• K. R. – (1989) – Gjilan
• I . H. – (1993) – Gjilan
• B. H. – (1976) – Ferizaj
• F. D. – (1987) – Ferizaj
• Z. B. – (1984) – Ferizaj
• A. L. – (1982) – Ferizaj
• E. B. – (1978) – Ferizaj
• F. B. – (1983) – Ferizaj
• B.Sh. – (1982) – Ferizaj
• A. B. – (1987) – Ferizaj
• M. B. – (1988) – Ferizaj
• J. B. – (1990) – Ferizaj
• I . M. – (1989) – Ferizaj
• S. H. – (1973) – Prizren
• F. K. – (1982) – Prizren
• I . R. – (1977) – Prizren
• M.B. – (1984) – Prizren
• K. B. – (1981) – Prizren
• B. L. – (1978) – Pejë
• B. I. – (1987) – Pejë
• M. H. – (1961) – Pejë
• B. K. – (1988) – Pejë
• A. I. – (1978) – Mitrovicë
• S. K. – (1975) – Mitrovicë
• V. G. – (1983) – Mitrovicë
• J. H. – (1975) – Mitrovicë
• S. S. – (1981) – Mitrovicë
Ndërsa në cilësi të provave materiale janë konfiskuar materiale inkriminuese lidhur me veprat për të cilat dyshohen këta persona, duke përfshirë mjete eksplozive, armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm si dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin.
Policia e Republikës e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare dëshiron të njoftoj qytetarët e saj për rrezikun që i kanoset çdokujt që merr rrugë për t`iu bashkangjitur organizatave të dyshuara që operojnë në territorin e Sirisë dhe Irakut, ku deri më tani një numër prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) personave nga RKS janë deklaruar të vrarë.
Një pjese e madhe e këtyre organizatave janë te shpallura Organizata Terroriste nga organizmat ndërkombëtar si dhe te njohura si te tilla edhe nga institucionet vendore, andaj duke parë rrezikun që marrin këta persona për të shkuar në zonë te luftimit Policia e Kosovës iu bën apel të gjithë personave që mos të bien pre e joshjeve dhe premtimeve të pavërteta dhe për çdo rast të njoftojnë Policinë e Kosovës.
Në të kundërtën Policia e Kosovës duke u bazuar në mandatin ligjorë do të ndërmerr të gjitha masat për të parandaluar dhe luftuar çdo formë të ekstremizmit të dhunshëm, përfshirjes së individëve në aktivitete kriminale në organizata apo grupe terroriste brenda dhe jashtë Kosovës , si dhe të gjithë atyre që në çfarëdo forme përkrahin, financojnë, rekrutojnë apo nxisin urrejtje kombëtare, racore apo fetare.
Lidhur me këtë operacion policor janë shoqëruar edhe 2 (dy) persona për pengim në kryerje të detyrës zyrtare dhe sulm ndaj personit zyrtar, të cilët me vendim të prokurorit kompetent janë liruar në procedurë të rregullt.
Operacioni policor është në vazhdim.(Kortezi:Bota Sot)

Filed Under: Rajon Tagged With: 40 të dyshuar, LAJM TRONDITES, NGA KOSOVA: Arrestohen, për radikalizëm

Artikujt e fundit

  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”
  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT