• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Korrespondenti i DIELLIT, Behlul Jashari nderohet me Çmim nga Ministria e Diasporës

August 2, 2016 by dgreca

Kosovë-Korrespondenti i DIELLIT, Behlul Jashari Çmim nga Ministria e Diasporës/

-Ai, duke u falënderuar në ceremoni për vlerësimin tha se Çmimin për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës shqiptare që iu dha ia dedikon VATRËS dhe gazetës organ i saj  DIELLI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës/

-Në ceremoninë sonte në Prishtinë mori pjesë dhe u përshëndet veçantë edhe zv/kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, organ i së cilës është Gazeta DIELLI, Agim Rexhaj – Nderi i Kombit, i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë

PRISHTINË, 2 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Në Prishtinë, organizuar nga Ministria e Diasporës, në kuadër të manifestimit tradicional Dita e Diasporës, në një ceremoni sonte, ku mori pjesë dhe u përshëndet veçantë edhe Agim Rexhaj-Nderi i Kombit, i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë,

zv/kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, organ i së cilës është Gazeta DIELLI, korrespondentit të saj në Kosovë, gazetarit shumëvjeçar Behlul Jashari, iu dha Çmimi për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës shqiptare. “Duke ditur kontributin tuaj dhënë diasporës përmes shkrimeve të ndryshme për të, komisioni për ndarjen e çmimit ‘Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën’ vendosi që  çmimi për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës t’ju jepet juve, i nderuari z.Jashari”, është njoftuar nga Ministria kosovare korrespondenti i DIELLIT, gazetës më  të herëshme shqiptare në gjithë botën, e themeluar nga Fan Noli e Faik Konica, organ i Federatës Mbarëshqiptare të Amerikës Vatra, e cila gazetë në 15 shkurt 2016 festoi 107 vjetorin.

Gazetari Behlul Jashari duke u falënderuar në ceremoni për vlerësimin tha se çmimin që iu dha ia dedikon VATRËS dhe gazetës organ i saj  DIELLI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Çmimin për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës shqiptare korrespondentit në Kosovë të DIELLIT ia dorëzoi  Sekretari i Përgjithshëm i Minisrisë së Diasporës, Osman Shahini.

Korrespondenti në Kosovë aktualisht i Gazetës DIELLI – korrespondenti i ATSH nga Kosova e themelues i bashkëpunimeve të para të medias Kosovë-Shqipëri prej çerek shekulli, Behlul Jashari, gazetar shumëvjeçar, ishte redaktor e kryeredaktor i gazetës tradicionale kosovare Rilindja, si dhe kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së rezistencës e lëvizjes për liri e pavarësi “Bujku”, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, e cila nisi të dalë në Prishtinë nga 18 janari 1991 dhe deri në lirinë e Kosovës informonte në kohën e paraluftës e luftës, është laureat i çmimit më të lartë të gazetarisë shqiptare- Çmimit Karriera të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, që iu dha në ceremonë në Prizren në 13 nëntor 2015.

Çmimi për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës shqiptare iu dha edhe Radio-Rilindjes në Osllo të Norvegjisë.

Çmimi për emisionin më të mirë televiziv iu dha Valdete Osmanit, për reportazhin “Shemsi (Papi) Brahimi, një trajner i futbollit për fëmijë në Suedi”.

Çmimi për shkrimin më të mirë në medie/portale iu dha Alban Hamzës, nga Albinfo për reportazhin “Ardiani dhe vera e tij Norah që lindi nga dhimbja”.

Në hapje të manifestimit, ku ishte edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë i qeverisë së Shqipërisë, Blendi Klosi, ministri i Diasporës i qeverisë së Kosovës, Valon Murati tha se, “sot diaspora nuk është sikur ajo e disa dekadave më parë. Përveç përkrahjes financiare të cilën Kosova e merr çdo vit nga ajo, diaspora sot i ofron Kosovës edhe kapacitete njerëzore, profesionale, kulturore e shkencore. Prandaj, është detyrë e jona si institucione që të vazhdojmë t’i forcojmë lidhjet me diasporën”.

Çmimi “Mërgimtari i vitit” u dha për sukseset e arritura në arsim, kulturë, sport, biznes, veprimtari humanitare, si dhe për kontribut të veçantë për shtetin e Kosovës ose për diasporën.

Çmimi për arsim iu dha Ermira Morinës, mësuese, ndër më të suksesshmet dhe shumë aktive në organizimin e mësimit plotësues të gjuhës dhe kulturës shqipe në Greqi.

Çmimi për sport iu dha Arlind Ajetit, futbollist i Kombëtares Shqiptare, i vlerësuar më i spikaturi në “Euro 2016”.

Çmimin për biznes e mori Gani Nuha, biznesmen në Gjermani, themelues dhe promotor i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, ndërsa aktualisht Sekretar. Gjatë vitit 2015 ka investuar mbi 10 milionë euro në krijimin e Hidrocentralit në Albanik – Kosovë, ku ka gjeneruar mbi 200 vende pune.

Çmimin për kulturë e mori Alketa Xhafa Mripa, artiste, e cila bëri ekspozitën me veshjet e grave të dhunuara gjatë luftës në stadiumin e Prishtinës, ekspozitë kjo që bëri bujë në të gjitha mediet botërore. Jeton në Londër.

Çmimi “Mërgimtari i vitit” iu dha  Drenusha Shalës, themeluese e kompanisë “Baruti GMBH”, 26-vjeçare, e cila ka themeluar një biznes të shërbimeve në Prishtinë dhe ka punësuar brenda vitit mbi 300 punëtorë, duke u bërë kështu shembull i të rinjve shqiptarë të diasporës për sukseset në biznes dhe teknologji informative, si dhe duke kontribuar në atdhe me  vende të reja pune.

Çmimi i nderit iu nda Noel Malcolm, historian, gazetar politik dhe akademik, kontribuues i madh i çështjes shqiptare dhe i bashkëpunimit me diasporën shqiptare në Angli.

Çmimi post-mortem iu nda Aleksandër Stipçeviqit, i lindur në Arbanas të Zarës – Kroaci, ilirolog dhe kontribuues i jashtëzakonshëm i hulumtimeve të prejardhjes shqiptare.

Pas ndarjes, së çmimeve mbrëmja vazhdoi me performimin e bendit të Radio Televizionit të Kosovës – RTK, të Bardh Jakova&Spartiti per Scutare nga Italia dhe të grupit “Zoria” nga Kroacia, të cilët kënduan këngë të zgjedhura shqiptare.

*Ne Foto: Agim Rexhaj, Valon Murati, Behlul Jashari- 2 gusht 2016-Prishtinë-foto Gazeta DIELLI

Filed Under: Mergata Tagged With: Behlul Jashari nderohet me Çmim, Korrespondenti i DIELLIT, nga Ministria e Diasporës

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT