• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kështu flitet për ne, sepse na njohin !

January 11, 2016 by dgreca

Nga Fahri XHARRA-Gjakovë/
Flitet për ne se na njohin, na njohin si shuplakën e dorës. Por kur nuk flitet , atëherë çfarë mendohet për ne ? Si veprohet kur nuk flitet ; ne nuk dimë , prandaj edhe ne befasojnë herë për të mirë e herë për të keq.
Edhe pse serbët për ne kanë studime dhe super studime të cilat mbahen fshehtas por ndonjë herë si taktikë e luftës psikologjike ndaj nesh rrjedhin edhe ato dhe ne pastaj e kuptojmë se çka mendohet për ne :” Shteti shqiptar është lehtë të shkatërrohet nëse ekziston vullnet te shërbimet serbe. Kjo është deklarata që tronditë Ballkanin dhe vjen nga bashkëpunëtori i inteligjencës serbe dhe mik i afërt me ish drejtorin e inteligjencës serbe, Dejan Luciq . Ai këto komente i bëri në intervistën e fundit në emisionin “Në Qendër” ku i fton shërbimet sekrete serbe për nxitjen e luftës qytetare në Shqipëri shkruan Zhurnal-Maqedoni. Shikoni të flitet publikisht për një plan shtetëror; nuk është lojë ,por është një psikologji e posaçme e zhgënjimit tonë ndaj vetvetes .
Psikologjia është shkenca mbi shpirtin. Psikologjia studion proceset dhe sjelljet e vetëdijshme dhe të pavetëdijshme psikike të individit dhe të komunitetit. Psikologjia studion në aspektin shkencor sjelljen dhe proceset psikike. Neve na njohin . Ne harrojmë që neve na njohin deri në imtësi dhe e kanë lehtë me ne. Po , çka iu duhet të huajve për të na njohur ? Cka i duhet serbit që të na njeh dhe të na i di edhe “ lugët në magje “ çfarë i kemi. Populli , masa e gjërë është ajo që e pëson kur armiku të njeh në detaje.
Por më vjen keq që ata që udhëheqin nuk e njohin së pari veten dhe mendojnë se janë të mbrojtur nga vrojtimi specifik i të huajve. Kadareja thotë :” Të pajisur jo vetëm me një mendje të varfër, por edhe me karakter të dobët (shpesh pasojë e logjikshme e së parës), pa kurrfarë strukture morale, këta njerëz të rëndomtë nuk e përballuan e as mund ta përballonin misionin që u vuri koha. Në vend të ulnin kokën përpara dramës së popullit të tyre, të ulnin kokën jo për përvujtni morale, por për të kuptuar më mirë përse janë në krye të vendit, këto natyra të varfra u dehën nga shija e pushtetit, nga veturat, rojet, pritjet e kamerat e televizionit. Kjo do të shoqërohej natyrisht, ashtu siç u shoqërua , nga një mllef i verbër kundër kundërshtarëve politikë, nga një korrupsion i pafund, dhe nga një shpërfillje e plotë për interesat dhe tragjedinë e vendit.” Këtë, serbët e dinë , por ata veprojnë .
Edhe pse serbët për ne kanë studime dhe super studime të cilat mbahen fshehtas por ndonjë herë si taktikë e luftës psikologjike ndaj nesh rrjedin edhe këto :” Shteti shqiptar është lehtë të shkatërrohet nëse ekziston vullnet te shërbimet serbe. Kjo është deklarata që tronditë Ballkanin dhe vjen nga bashkëpunëtori i intelegjencës serbe dhe mik i afërt me ish drejtorin e inteligjencës serbe, Dejan Luciq . Ai këto komente i bëri në intervistën e fundit në emisionin “Në Qendër” ku i fton shërbimet sekrete serbe për nxitjen e luftës qytetare në Shqipëri shkruan Zhurnal-Maqedoni. Shikoni të flitet publikisht për një plan shtetëror nuk është lojë ,por është një psikologji e posaçme e zhgënjimit tonë ndaj vetvetes.
Miku i Dejan Liciq- “ i hapur fton shërbimet inteligjente serbe të nxisin luftë civile ndër shqiptarët duke përçarë ata në vija fetare dhe fisnore”. Ja kjo është taktika e tyre e bazuar në njohuritë e tyre për ne . Ata e dinë se ku rrihet e vërteta . Ata e dinë ; me keqardhje , një pyetje:” pse ata e dinë dhe ku bazohen kur thonë : “Shteti shqiptar është i lehtë të shkatërrohet nëse ekziston vullnet te shërbimet serbe “.
Paj dreqi e fiktë Serbinë po aq të lehtë jemi ?
Në librin “Kargjorgjeviqët , Historia e mshehur” të Milorad Bošnjak-it dhe Slobodan Jakovljević-it e gjeta këtë të shkruar: “Kral Nikolla e ka udhequr një politikë të mençur ndaj Shqiptarë, të cilë edhe u afruan nga ai që të punojnë për Malian e Zi. Ai për mrekulli e njihte të kaluaren e tyre, doket dhe zakonet , mentalitetin e tyre dhe kësht qendrimi i tij nuk dështonte. Por atij nuk i dhimbseshin edhe mjetet materiale( paratë dhe pasuritë për shqiptar). Edhe pse sakrifikonte pak , fitimin e kishte të madh.Edhe Vojvoda Mark Milani , i prosiste me mençuri qarqet vendim marrese se si të punohet për t`i përfituar shqiptarët për çëeshtjen serbe””
“ Nuk është vështirë të grinden shqiptarët ndërmjet veti, Toskët dhe Gegët, të krishterë dhe muslimanë. Në linja fisnore dhe fetare lehtë mundet të shkatërrohet shteti shqiptar, ndërsa me luftë qytetarë në Shqipëri tretet ëndrra për Shqipërinë e Madhe”, thotë ai duke e elaboruar një nga skenarët e mundshëm për të shkaktuar luftë civile në Shqipëri dhe ndër shqiptarët raporton Zhurnal. E kush e thotë këtë ? Një oficer serb i shërbimeve të fshehta . Por çka ata përgatisin që ne nuk e dimë?
Pse “ai është i bindur qe nëntoka serbe me mbështetjen e shërbimeve të intetelegjencës mund të shkaktojë në çdo kohë luftë në Shqipëri. “ ? Po si po u niska lufta qytetare ne Shqipëri ? Kur fillon në Shqipëri , prite në Kosovë ! Një prej mënyrave të nxitjes së luftës qytetare ai e mendon ““Vritni një politikan shqiptar, akuzoni konkurrentin e tij dhe ja luftë fisnore mes shqiptarëve.
Pavetëdija kolektive është një pjesë e psikikës që negativisht bartet në pavetëdijen individuale. “Nëqoftëse pavetëdija personale përbëhet më së shumti nga komplekset, përmbajtja e pavetëdijes kolektive në thelb është paracaktuar nga arketipat. Koncepti i arketipit që është lidhje e pandarë e idesë së pavetëdijes, tregon për ekzistencën në shpirt të formave të caktuara, të cilat, duket, sikur gjenden gjithmonë dhe kudo.” ( Karl G. Jung )
Po e përfundoj me atë çka tha Jusuf Buxhovi , sot :” Shteti i Kosovës paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit. Kjo fitore e madhe historike, e cila thuajse përmbyll konceptin e Rilindjes Kombëtare për përkatësinë tonë perëndimore, nuk duhet lejuar të rrezikohet nga piromanët e as nga puçistët e shumtë, që sot, me detyra të shumta nga anë të ndryshme, po veprojnë bashkërisht. Kjo duhet të pengohet nga inteligjencia e Kosovës dhe patriotët e shumtë që nuk kursyen dije dhe gjak për të “
Pra serbët na njohin shumë mirë dhe e dinë shumë mirë se ku fshihet dobësia e jonë individuale dhe shoqërore.
Fahri Xharra, 10.01.16
Gjakovë ( xharraf@gmail.com )

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, nga serbet, si flitet per ne

Shufflay – hebreu i Kroacisë që u vra nga serbët për shkak nesh

September 8, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra/ Gjakovë/
Kur mbytet i madhi ,lindin shumë dyshime për arsyen e vrasjes . Duhej apo jo të vritej
dr. Millan Shufflay ? Çka iu bëri serbëve ky gjeni që të pëson ashtu ? Shumë pyetje , shumë pyetje. Ç`iu desht një hebreut , një njeriut të madh të shkencës të bie viktimë e së vërtetës shkencore.?
Millan Shufllayin e karakterizonte “metoda e shqyrtimit shkencor ,paanshmeria, korrektësia, pedantëria ,analizat dhe studimet e nduarduarshme , qofshin ato paleografike, diplomatike ,onomastike , toponomastike apo të tjera edhe sot e kësaj dite janë
me vlerë “.
Serbët e dinin se ai po hulumton diçka të madhe , diçka që bie ndesh me aspiratat e tyre.
Të njifet bota me të vërtetën shqiptare ? e nga kush , nga një hebre i Kroacisë nuk mund ta merrnin me mend por as që ta pranonin si të tillë. Millan Shufflay duhej zhdukur.???
“Më 18 shkurt 1931, në mënyrë mizore, me shufër hekuri në kokë, e mbysin mikun më të madh të shqiptarëve, Dr. Mijan Šuflajn, vetëm pse po e zbardhte historinë tonë të mohuar nga historiografët shovinistë serbë!” ( Kadri Mani) Shuflaj ishte i pari që hodhi idenë se kufiri ndërmjet qytetërimit perëndimor dhe atij lindor shtrihej përgjatë lumit Drin. E njëjta tezë më vonë u përdor nga ideologë të ndryshëm jugosllavë, veçanërisht nga ata që kundërshtonin historianët serbë dhe tezat e tyre.
Më 1921 Shuflaj u akuzua për veprimtari revolucionare dhe u dënua me tre vjet e gjysmë burgim, por vuajti vetëm gjysmën e dënimit.
Shuflaj u rrah deri në vdekje më 1931 në një nga rrugët e Zagrebit Katër persona që i përkisnin grupimit nacionalist ekstremist “Jugosllavia e Re” ishin të implikuar në planin e vrasjes, përfshirë edhe Branko Zwerger i cili u akuzua për këtë akt.
E gjithë kjo ndodhi në kohën e sundimit të diktaturës serbe në Mbretërinë Jugosllave, dhe për vrasjene e albanologut Milan Shuflaj kroatët akuzuan gardën mbretërore që përbëhej nga oficerë serbë.
Menjëherë pas vdekjes së tij, Albert Ajnshtajn dhe Henrik Man i drejtuan një letër Organizatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut me qendër në Paris me anë të së cilës i bënin thirrje asaj për mbrojtjen e shkencëtarëve kroatë nga regjimi diktatorial serbë.
Pse po shkruaj këtë shkrim ?
“Gjeneratës së tashme e të ardhshme: t’i kultivomë ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut e popullit tonë shqiptar; t’i kultivojmë ndjenjat e dy institucioneve: 1. Institucionit të kërkimfaljes (ndreqjegabimit) dhe 2. Institucionit të dallimit të pronës private-shoqërore: kjo setër (laps, arë, livadh, mulli…) është imja, ajo pallto (laps, arë, livadh, mulli…) është jotja, të cilat mund t’i falim, t’i shesim miqësisht ose afaristikisht; kurse prona shtetërore është e përbashkët dhe e patjetërsueshme, të cilën duhet ta rrisim bashkë, ta kultivojmë e ta begatojmë shtetin tonë SHQIPËRINË ETNIKE cep më cep me troje e me popullatë kompakte të mbi 50%, pjesa tjetër e popullatës (49%) zhvendoset a vendoset me këmbime pronash në mënyrë vullnetare.
Ky është dallimi thelbësor midis Shqipërisë Etnike dhe Serbisë së Madhe hegjemoniste, të cilët thonë se aty ku është një serb (madje edhe një varr!), aty është- Serbi!!”
T’i kultivojmë ndjenjat e dashurisë ndaj të huajve që dhanë kontributet e veta të çmuara, si puna e Dr. Milan Shufflay-t (Stuart Mani, Uiljëm Liku…), për gjuhën e historinë tonë dhe që ia mbajtën ison çështjes tonë kombëtare; në mënyrë që të mos lëmë shteg të quhemi mosmirënjohës.
E përgëzojmë juristin e publicistin e njohur gjakovar, zotin Esat Stavileci për një thënie të tij zenitore, tri “gj-gj-gj”, që duhet të jenë një Program Kombëtar: bashkimi i: gjakut-gjuhës-gjeografisë!!! ( Kadri Mani, zemrashqiptare.net)
Për qëndrimin e Shufflay-t në Shqipëri, po japim disa mendime të Anisa Paplekës lidhur me vizitën e Milan Shuflajt në atdheun tonë dhe marreveshjen për vazhdimin e studimeve në fushën e albanologjisë me mbretin dhe qeverinë shqiptare.
Në fund të vitit 1930 Qeveria Shqiptare, duke treguar respekt dhe nderim te veqantë për shkenctarin dhe albanologun e njohur kroat me fame botërore , e fton atë që të vizitoje Shqipërine.Kjo ftesë bëhet menjëhere pasi Akademia e Vjenes i kishte propozuar dr.Shuflajt të vazhdonte botimin e vëllimit të tretë të : Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia: (shkurt Acta Albaniae).Shufflay u prit me nderime të larta shtetërore që nga Mbreti Zog , kryeministri , ministry i kulturës, dhe më në fund nga anëtaret e parlamentit shqipëtar ( parathënje në librin “Milan Shufllay” )
( Një telegram i Millan Shufflayit drejtuar qeverisë se Zogut , “ fondi Kadri Mani “
Zotni
Ministër i Arsimit
Tiranë
Zagreb, 17 dhjetor 1930
Gunduliqeva 25
Shkelqësi,
Letra juaj e 30 dhjetorit nr. 4225/II arriti në adresën time më 15 dhjetor. Duke e falënderuar thellë qeverinë shqiptare, po e jap dëftesën bashkëngjitur të shumës prej 3000 frangash zviceranë, të marra në një çek (Nr. B. 002529) nga Banka e Bazelitnë Cyrih.
Kjo dëftesë ishte shkruar kur, ndonëse këtë gjë nuk e prtija fare, (më 16 dhjetor) më ftuan në polici për të më kumtuar gojarisht se qeveria e Beogradit ka dhënë lejën të vij në Shqipëri.
Kështu, brenda pak kohe shpresoj se do ta arr pasaportën. Megjithatë, në fillim të muajit janar, mendoj se shkoj në Raguzë që të orientohem së pari lidhur me kushtet e tashme të punës në arkiva. Pas një qëndrimi të shkurtër në Raguzë, do të nisem për në Tiranë, duke parajalmëruar saktësisht se kur do të arrij. Për shkaqe të shumta nuk do ta marr vizën e Legatës Shqiptare në Beograd.
Natyrisht, kam kërkuar pasaportën edhe për Itali, mirëpo këtë kërkesë vendimi i Beogradit e lë në heshtje. Në polici më thanë se kjo çshtje mnd të rregullohet me ministrin e Beogradit në Tiranë.
Duke mos qenë i sigurt se do të mund të shkoj në Romë dhe dke pandehur se qeveria shqiptare i miraton propozimet e mia lidhur me arkivat e Italisë si dhe në qoftë se është e gatshme të paguaj honorarin e kopjuesve itakianë, do t’ia dërgoj së shpejti z. Amedio Xhanini (Amedeo Giannini), drejtor i Institutit për Evropën Lndore, listën e dokumenteve të cilat duhet të kopjoen në Romë, Napoli, Ankonë dhe Barcelonë.
Kopjen e atyre listave do ta sjell me vete në Tiranë.
Ju lutëm të provoni, Shkelqësi, konsideratën time më të lartë. Milan Shuflaj )
Gjatë qendrimit ne Shqipëri, dr.Shuflajt më 16 JAnar 1931 mbajti një fjalim në parlamentin shqiptar, ku në mënyrë të hollësishme foli për punen rreth botimit të vellimeve në vazhdim të: Acta Albaniae: si dhe të: Historisë së Shqipërise:.Për këtë gjë, parlamenti shqiptar urdhëroi ministrin e arsimit që në emer të shpenzimeve të paguante në llogari të dr.Milan Shuflajt, shumen prej 75000 frangash ari , që sot është e barabart me rreth 4 milion dollar.( Serbet dhe shqiptaret : historia e shqiptareve te veriut / Millan Shuflay) . ( lajm i mëshehur që nga ikja e Zogut fxh.)
“.Dr. Milan Shuflajt i njihet dhe në një far mënyre i shperblehet gjithë mundi që kishte bërë në hulumtimet dhe kërkimet shkencore në fushen e albanologjisë dhe veqanarisht në studimin dhe botimin e dokumentave mesjetare, të cilat deri në atë kohë pothuajse ishin të panjohura fare.I shoqeurar nga intelektual dhe politikan shqipëtare , studiuesi i madh kroat vizitoj arkiva të ndryshme kishtare, bibloteka, pika arkeologjike dhe u njoh për sëafermi me kulturen dhe traditen shqipëtare , për të cilen kishte shkruar aq shumë. I impresionuar nga mbishkrimet dhe dokumentet e shumta mesjetare, ai kërkoi që pjesa më e madhe e tyre të fotografoheshin ose të përshkueshin…… “
…. dhe “Më 18 shkurt 1931, në mënyrë mizore, me shufër hekuri në kokë, e mbysin mikun më të madh të shqiptarëve, Dr. Mijan Šuflajn, vetëm pse po e zbardhte historinë tonë të mohuar nga historiografët shovinistë serbë!”

Filed Under: Histori Tagged With: Fahri Xharra, nga serbet, për shkak nesh, që u vra, Shufflay - hebreu i Kroacisë

U kremtua 18 përvjetori Gjenocitit të Srebernicës para OKB-së

July 12, 2013 by dgreca

Nga BEQIR SINA, United Nations New York/

OKB NEW YORK  : 11 Korriku – Dita e Gjenocidit në Srebrenicë, u përkujtua dje në Nju Jork përpara ndërtesës së  OKB-së, me  fjalime rasti, dhe thirrje të fuqishme për drejtësi si dhe vendosjen në sheshin Squere Washington nga një filxhan “me kafe” për viktimat. Më pas u mbajt edhe një Panel përkujtimorë në Universitetin Kolumbia.
Në këtë përkujtimore që e drejtojë gazetari Erol Avdoviç, mori pjesë edhe Ambasadori i Misionit të Përherëshëm pranë Kombeve të Bashkuara – Bosnjë dhe Hercegovinës, diplomatia Mirsada Çolakoviç,Ish-ministri i Jashtëm dhe ambasadori  RBH Misioni në OKB, Mohammed Shaqirbegoviq, lider të organizatave të të Drejtave të Njeriut, në New York, lider fetar, familje të viktimave, gazetar e studentë, si dhe veprimtari i dalluar i komunitetit shqiptarë Harry Bajraktari, Imami shqiptar Edin Gjoni, dhe të tjerë.

Ndërkohë, media boshnjake nënvizoi se”Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon nuk mori pjesë në takim, edhe pse ai u thirr për të marrë pjesë në përkujtimin e 11 qershorit 1995 – 18 vjetorit të Masakrës së Serbenicës”.
Kurse, deshmitar okular dhe të mbjetuar treguan ngjarje të tmershme mbi Gjenocidin,, teksa një nënë muslimane boshnjake, duke qarë, tregoi tmerrin se si asaj ia vran militarët serbë vogëlushin e saj para syve.
11 qershori 1995 – Dita e Genocidit në Serbenicë,  është konisderuar si një nga ngjarjet më tragjike të fund-Shekullit të XX-të, mblodhi dhjetra njerëz të enjten në sheshin e njohur për demostrata para pallatit të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork, në Dag Hammarskjöld Park Plazza. Ndërkaq, për të përkujtuar 18 vjetori i gjenocitit në Srebrenicë, në këtë përkujtiomre morën pjesë edhe grupe për të drejtat e njeriut dhe komunitete të tjera nga Ballkani, Palvë e Gucia.
Përfaqësuesia e Përhershëm i Bosnjës dhe Hercegovinës në OKB-, diplomatia Mirasda Çolakoviç, përkujtoi se :”Gjenocidi në Srebrenicë në Bosnjë 18 vjet më parë ka ndodhur në territorin e së cilës OKB, patë deklaruar “zonë e sigurtë” dhe theksoi se ky është gjenocidi dytë më i madh në Europë, në sy të Europës dhe komunitetit ndërkombëtar.”
Duke theksuar rëndësinë e njohjes së ngjarjeve në Srebrenicë në 11 qershor 1995, Çolakoviç ka thënë se pajtimi nuk mund të ndodhë pa u përballur me të vërtetën.
Ndërkohë, Ambasadori Shaqirbegoviç, bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar  se :”Për të bërë paqe, e cila të mbretëroi në mesin e gjeneratave, të gjithë duhet më parë të mësojnë dhe të dinë në lidhje me gabimet e etërve dhe gjyshërve të tyre,” tha ish-  Përfaqësuesi i Përhershëm i Bosnjës dhe Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Muhamed Shaqirbegoviç.
Përfaqësuesi i Përhershëm i parë i Bosnje dhe Herzegovinës për OKB-në, Ambasdadori Muhamed Shaqirbegoviç. tha se Srebrenica kurrë  nuk do të harrohet!
“Ne jemi të gatshëm për të falur ata që kanë kryer këto krime. Por, për shkak se ne kemi nevojë për një pendim të vërtetë dhe të kërkojnë falje – kjo ngjarje kurr nuk do të harrohet,” tha ai. Më pasë në përkujtim janë permendur nga anëtarët e familjeve të viktimave të gjenocidit, emrat e viktimave të 11 qershorit 1995. Alice një punonjëse ndërkombëtare  për gjetjen e eshtrave të të egzekutuarve, tregoi për një nënë, e cila humbi djalin e saj 14-vjeçar në gjenocidin e Srebrenicës, dhe tha se eshtrat e tij u gjenden në vitin 2007 .

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) e ka ndihmuar Bosnjën dhe Herzegovinën në kontabilitet për të gjetur të humburit. Nga këta pothuajse 90 përqind e atyre të raportuar të humbur nga Srebrenica 1995 , janë gjetur. 520 janë gjetur dhe janë varrosur në qendrën përkujtimore Potoçari pikërishtë dje me 11 qershor në 18 vjetorin e përkujtimores së genocidit të Serbenicës. ICMP-ja vlerëson se në mes 8,000 nga 8,100 persona që janë zhdukur që nga rënia e vitit 1995 të Srebrenicës, janë gjetur.
Në një deklartë duke folur në 18 – Vjetorin e trishtuar të Genocidit të Srebrenicës –  Sekretari Amerikane i Shtetit John Kerry, erdhi me fjalë të forta – që u përshëndetën nga të gjithë shkruan shtyi boshnajko – amerikan në New York :
Në deklaratën e tij Sekretari amerikan i Shtetit zoti Kerry tha: “Në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, unë të bashkohem me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës sot për të nderuar kujtimin e atyre që humbën në aktin e tmerrshëm të gjenocidit në Srebrenica në korrik të vitit 1995, i cili mori jetën e mbi 8,000 njerëzve të pafajshëm:
Siç e dimë nga historia, e vërteta dhe pajtimi janë thelbësore për të lëvizur përtej së kaluarës drejt një të nesërme më të mirë.
Ne përshëndesim ata të cilët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për viktimat dhe të punojë për të siguruar që të gjithë qytetarët kanë të drejtë të kthehen dhe të jetojnë në paqe në shtëpitë e tyre të paraluftës.
Ne refuzojmë përpjekjet për të rishkruar, ose manipulojnë historinë, mohojnë gjenocidin, apo mohojn Bosnjë Hercegovinën dhe karakterin multi-etnik të saj.
Ne gjithmonë duhet të sfidojnë të pa vërtetën të gënjeshtrën, ne duhet për ta luftuar atë, dhe ne duhet kundërvënë atë me të vërtetën, urtësinë, dhe dhembshuri.
Brishtësia e një shoqërie të drejtë do të thotë se ne kemi një detyrim për të qenë përjetësisht syhapur kundër forcave që rreshtohen kundër tij.
Edhe ne kërkojmë drejtësi për ata që kanë  humbur, ne duhet gjithashtu të paguajmë haraç për kujtimet e tyre duke promovuar një trashëgimi të tolerancës dhe mirëkuptimit reciprok për brezat tonë edhe për të ardhmen.
Ne ftojmë të gjithë qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës për të ndërtuar ura lidhjesh të mira në mes të komuniteteve dhe për të punuar së bashku drejt integrimit të plotë në komunitetin Euro-Atlantik “.
Më 11 korrik, ne qëndrojmë pranë jush në zi, dhe ne qëndrojmë me ju çdo ditë e fokusuar në ndërtimin e një të ardhme më të fortë “, tha zoti Kerry.

Filed Under: Komunitet, Kronike Tagged With: dita genicidit te Srebenices, i kremtua, nga serbet

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT