• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DEKLARATË E VATRËS PËR NGJARJET NË MAQEDONI

April 27, 2017 by dgreca

 

1 Logo vater

“VATRA” DËNON DHUNËN NË KUVENDIN E MAQEDONISË DHE I BËN THIRRJE FAKTORIT SHQIPTARË TË TREGOJË MATURI/

*Vatra, i apelon palëve politike dhe Presidentit, vecanërisht i apelon faktorit politik shqiptar në Maqedoni, që të tregojë maturi dhe tolerancë, të dialogojnë, të respektojnë ligjet e  shtetit, Kushtetutën dhe parimet e Demokracisë, për të kthyer paqen social-politike në Maqedoni. Klasa politike shqiptare, duhet ti dalë për zot qytetarëve të saj dhe t’i ruaj nga kurthet dhe përplasjet etnike./

Nju Jork, 27 Prill 2017- Fedearata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” po e ndjek me brengosje të thellë situatën në Maqedoni, ku jetojnë një shumicë e madhe shqiptarësh .Vatra, prej kohësh, ka paraljmëruar  rrezikun e shpërthimit të dhunës në shtetin e brishtë, ku shqiptarëve u mohohen të drejtat elementare, si gjuha shqipe, Flamuri Kombëtar, pjesmarrja e barabartë në administratë, veçanërisht në polici,Drejtësi, ushtri etj. E ashtuquajtura”Marrëveshje e Ohrit” mbeti një dokument pa vlerë pasi në shumë pika nuk gjeti zbatim.

Vatra gjykon se ushyqerja e tensioneve etnike patjetër do të sillte dhunën, që nuk është e para, veçanërisht ndaj shqiptarëve. Ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë me 27 prill, plagosja e më shumë se dhjetë deputetëve dhe liderit të opozitës Zoran Zaev si dhe lëndimi i kryetarit të Lëvizjes për Reforma, Ziadin Sela, përbën pikën kulmore të shpërthimit të tensioneve  të ushqyera nga ish Partia në pushtet VMRO-DPMNE-së dhe liderit të saj nacionalist-ekstremist  Nikola Gruevski, ndërkohë që presidenti Ivanov, nuk u shkëput dot nga Partia, që e ka nominuar, dhe në vend që të qetësonte situatën, i hodhi benzinë zjarrit, nuk i dha Mandat Zaevit të qeveriste me shqiptarët, nxiti protestat, duke e trasferuar konfliktin e partive maqedonase në konflikt etnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve, madje duke akuzuar Tiranën, si shkaktare e krizës maqedonse.

Maqedonia, e cila vuan mungesën e identitetit shtetëror, duket se nuk është ende e përgatitur për  bashkëqeverisje demokratike me të gjitha etnitë shtetformuese dhe nuk është e gatshme që të respektojë parimet demokratike për zgjidhjen e mospajtimeve politike.

Turmat e egërsuar, që lëshonin thirrje nacionalsite dhe që përgjakën opozitën, janë të dirigjuara nga ata që po humbin pushtetin, nga nacionalistët ekstremë, që e quajnë fundin e Botës, pse një shqiptar zgjidhet në krye të Parlamentit, me procedurë tepër të rregullt, trasparente, në sytë e publikut dhe të medias. Ishte pikërisht ky momenti kur turmat e egërsuara iu vërsulën deputetëve të shumicës, të pambrojtur, dhe i gjakosën. Ku ishte shteti i Ivanovit, që nuk respektoi Ligjin dhe Kushtetutën e Shtetit pa emër? Në vend që Presidenti të bëhej faktor zgjidhjeje, ai e cilësoi zgjedhjen shqiptarit e Talat Xhaferit në krye të Parlamentit, si jo të rregullt, duke i ndërsyer më shumë turmat nacionaliste. Mbështetja dhe nohja që i dhanë Kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë z. Talat Xhaferi, shefja e Diplomacisë Europiane Federika Mogherini dhe Komisioneri Europian për Zgjerimin Johanes Han,duke e cilësuar procesin pozitiv,  janë të mjaftueshme për ta cilësuar të ligjshëm procesin e zgjedhjes, në përshtaje me Kushtetutën, i cili u ndoq drejtëpërsëdrejti edhe nga publiku. Interpretimet e tjera, nuk i shërbejnë qetësimit të situatës, por ushqejnë konfliktin.

VATRA e sheh tensionimin ekstrem në Maqedoni edhe me burime e investime të jashtme. Dora e Rusisë duket se është tepër e zgjatur në Gadishullin Ballkanik, përfshi dhe Maqedoninë,ku demokricia është ende e brishte dhe përplasjet etnike, përherë në shpërthim.

Gjithësesi, Vatra, i apelon palëve politike dhe Presidentit, vecanërisht i apelon faktorit politik shqiptar në Maqedoni, që të tregojë maturi dhe tolerancë, të dialogojnë, të respektojnë ligjet e  shtetit, Kushtetutën dhe parimet e Demokracisë, për të kthyer paqen social-politike në Maqedoni. Klasa politike shqiptare, duhet ti dalë për zot qytetarëve të saj dhe t’i ruaj nga kurthet dhe përplasjet etnike.

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Deklarate e vatres, ngjarjet ne Maqedoni

LEIN- NDERKOMBETAREVE:JO VLERESIM I NJEANSHEM PER ZHVILLIMET NE MAQEDONI

May 10, 2015 by dgreca

KOMUNIKATË/
(Lidhur me zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni)/
Prishtinë,10 maj 2015/
Lëvizja Europiane për Integrime Ndërshqiptare (LEIN) me shqetësim të thellë po endjekë zhvillimin e ngjarjeve nëMaqedoni (FYROM). Sulmet e armatosura të ndërmarra nga ushtria dhe policia maqedonase, duke vënë në përdorim gjithë makinerinë e rëndë luftarake tokësore dhe ajrore kundër vendbanimeve shqiptare në qytetin e Kumanovës, duke sulmuar popullsinë civile pa mëshirë tregon më së miri gjendjen e mjerueshme dhe të padurueshme të popullsisë shqiptare në Maqedoni. Këto operacioneterroriste luftarake, të ndërmarra nga forcat ushtarake e policore maqedonase kundër popullsisë civile shqiptare,padyshim përbëjnë krime lufte kundër popullsisë civile.Pavarësisht pretekstit, nuk mund të klasifikohen ndryshe, pos fillim i një lufte të armatosur.
Luftimet kanë filluar ditëve tëfundit në Maqedoni, ndërmjet njësiteve policore dhe ushtarake tëFYROM-itdhe njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,ecila në prononcimet publike bën të ditur se luftonpër të fituar të drejtat dhe liritë njerëzore të shqiptarëve, të mohuara skajshmërisht nga shtetinë të cilin e përbëjnëgjysmën e popullsisë të përgjithshme.
Shqiptarët në Maqedoni janë shtetformues, janë popullsia shumicë, nga të cilët edhe varet ekzistenca apo mosekzistenca e këtij pseudoshteti, por janë trajtuar dhe denigruar skajshmërisht nga aparaturat e pushtetit maqedonas, duke e përdorur aparatin shtetëror si instrument për t’i shtypur në format më barbare shqiptarët, duke e anashkaluar edhe jetësimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Fatkeqësisht, edhe pjesa e pushtetarëve shqiptarë në Qeverinë e sotme të Maqedonisë,por edhe në ato të mëhershmet, janë instrumentalizuar keq, duke u bërë pjesë e brutalitetit tëqeverisë maqedonase, pa bërë as përpjekjet minimale për mbrojtjen e popullsisë shqiptare. Ata në vend që të ndalojnë represionin dhe terrorizimin e popullsisë shqiptare nga forcat ushtarako-policore maqedonase, i bëjnë thirrje popullatës duarthatë për durim e vetpërmbajtje! Dhe nuk bëjnë asnjë lëvizje për t’u distancuar nga politika dhe veprimet terrorizuese, ashtu siç nuk bënë asgjë as pas zbardhjes së rastit Sopoti, Monstra e dhjetëra rasteve të tjera montruoze, të montuara nga shteti kundër shqiptarëve, për të cilat kanë qenë në dijeni që në fillim.
Edhe përkundër gjithë kësaj shtypje, shqiptarët kanë ditur ta ruajnë vendin, gjuhën, ndërgjegjen kombëtare si dhe solidaritetin e tyre etnik. Ky popull e ka dëshmuar dhe shpallur këtë ndjenjë kombëtare me anë tërezistencës që i ka bërë asimilimit të huaj ndër shekuj.Pas gjithë atyre luftërave, krimeve në masë, terrorit, gjenocidit, djegieve e shkatërrimeve, ka qënduar dhe ka dalë fitimtar në saje të bijve e bijave të rezistencës, pra edhe të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Populli shqiptar gjithmonë e ka ndihmuar dhe e ndihmon njëri-tjetrin në rast rreziku, pavarësisht kufijve administrativë që na ndajnë.
Popullin shqiptar në Maqedoni gjendja e padurueshme në të cilin është katandisuar që nga përfundimi i luftës më 2001, eka detyruar tëluftojë për të drejtat e veta, sepse pushteti maqedonas i vrau njerëzit më të devotshëm në prita e pabesi, e burgosi një pjesë të madhe tëish luftëtarëve të UÇK-omit, disa prej të cilëve i dënoi meburgime të përjetshme, sabotoi çdo iniciativë që kërkonte liri e barazi, shkatërroi çdo perspektivë të shqiptarëve. Mbase të gjitha veprimet antishqiptare arsyetohen me afrimin gjithnjë e mëtë madhtë pushtetit maqedonas me aleancat serbo-ruse, siç ishte edhe rasti i fundit, i datës 9 maj, kur njëkohësisht me ofensivën kundër popullsisë shqiptare në Kumanovë, presidenti i Maqedonisë, Ivanov, së bashku me presidentin serb Nikoliq, ishin të vetmit nga shtetet e Ballkanit që iu bashkuan presidentit rus Putin në paradën e Moskës.
Udhëheqja maqedonaseduke ia mohuar të drejtat elementare popullsisë shqiptare, gjysmës së popullsisë së përgjithshme të këtij vendi,gaboi rëndë sepse tëtashmen dhe tëardhmen e Maqedonisëtentoi ta ndërtojëpa themele.
LEIN mendon se Maqedonia mund të jetë shtet dhe të ndërtohet si i tillë e modern nëse atë e duan shqiptarët, ata janë shumicë dhe u takojnë të drejtat e tyre. Është praktikë e keqe dhe e tejkaluar e cila u takon shekujve të kaluar, që pakicat-minoritetet ta sundojnë shumicën.
Siç e dimë Maqedonia është shtet i brishtë, ka qenështet i brishtëdhe artificial edhe kur është formuar si republikë në kuadër të RSFJ-së, me një sipërfaqe prej rreth 26 mijë kilometrash katrorë, me njëpopullsi tëpërzier prej mbi 2 milionë banorësh, ku mbi një milion prej tyre janë shqiptarë, pra e përbëjnë popullsinë shumicë.
Padrejtësitë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë i tejkalojnë të gjitha caqet e mohimit të të drejtave dhe lirive njerëzore, ata jetojnë pa të drejtën e shtetësisë, pa të drejtën e gjuhës, pa të drejtën e identitetit, pa të drejtën e kombit, pa të drejtën e të qenurit shqiptarë, pa të drejtën e të jetuarit të lirë dhe të barabartë. Të gjithë e dimë se Maqedonia është e arnuar me copa tëvjedhura tëhistorisë, tëgjuhës dhe shtetësisësë popujve fqinj. Institucionet e Maqedonisë janë të kalbura, ato duhet tëndryshohen dhe tëpërtërihen rrënjësisht, nëse don të ekzistojë, ku shqiptarët duhet të kenë vendin e merituar si shtetbërës.
Shqiptarët në Maqedoni janë në të drejtën e tyre, janë nëvendin e tyre, kanëhistorinë e tyre të pandërprerë mijëravjeçare, kanëkulturën dhe trashëgiminë e tyre, kanë identitetin kombëtar.
LEIN mendon dhe beson se nuk do të ketë Maqedoni pa faktorizimin e shqiptarëve, pa respektimin dhe kultivimin e të drejtave të tyre. Durimit i ka ardhur fundi në Maqedoni, shqiptarët duan dhe meritojnët’i gëzojnë të drejtat e tyre. Të vetmit autoktonë në Maqedoni janë shqiptarët. Ka adhur koha e shembjes së idhujve të rremëdhe e ndërtimit të historisë dhe të shtetit maqedonas mbi gënjeshtra, të pavërteta e falsifikime.
LEIN u bën thirrje shqiptarëve në Maqedoni, që të mos bëjnë luftë vëllavrasëse. U bëjmë thirrje pjesëtarëve shqiptarë në polici, ushtri e në organet tjera të rendit, që të refuzojnë pjesëmarrjen në operacione luftarake kundër njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve shqiptarë të Kuvendit të Maqedonisë që të distancohen nga terrorizmi shtetëror kundër shqiptarëve, sepse historia do të na gjykojë.
LEIN i bën thirrje botës së qytetëruar, mekanizmave ndërkombëtarë që të mos i paragjykojnë dhe vlerësojnë njëanshëm problemet në Maqedoni, sepse lufta mund të merr përmasa të tjera. Solidarizimi me kërkesat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, sjellë deri tek zgjidhja më e shpejtë dhe pa gjakderdhje të mëdha për të dyja palët.
Sektori për Informim i Lëvizjes Europiane për Integrime Ndërshqiptare (LEIN)

Filed Under: Opinion Tagged With: Jo vleresim i njeanshem, LEIN, ngjarjet ne Maqedoni

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT