• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NIK MRNAÇAJ DHE DITA E LIRISË SHQIPTARE NË NJU JORK

May 9, 2018 by dgreca

1 a zv shefi1 a dom pjetri1 dritani pershendet

MARTIRI I DEMOKRACISË NIK MRNAÇAJ DHE DITA E LIRISË SHQIPTARE NË NJU JORK/

1 a HymnetIMG_23931 a tende1 mase1 a valle 21 agimi zefi mark

NGA DALIP GRECA/32145566_2048743885154542_6774406415097266176_nKensico Dam Plaza, Valhalla, Westchester, NY, 6 Maj 2018- Shqiptarët e Nju Jork-ut kanë një ditë të tyre, një Ditë të Lirisë Shqiptare, ku mund të krenohen me Flamurin e tyre Kombëtar. Në manifestimin e përvitshëm Flamuri kuq e zi valvitet në shenjë kujtese. 32228684_2048746835154247_4173265472067731456_n-1Kjo ditë e shënuar mbanë emrin e birit të Malësisë, luftëtarit të Lirisë, antikomunistit Nik Marash Mrnaçaj. Është e diela e parë e Majit të çdo viti, ku shqiptarët e Nju Jork-ut bëhen bashkë në Kensico Dam Plaza, Valhalla, Westchester, NY , në përgjigje të Ftesës së Familjes Mrnaçaj dhe në praninë e përfaqësuesëve të Westchester County-t.Vitet e fundit kujdestare e veprimtarisë kulturore- historike është Shoqëria Kulturore Artistike “Kelmendi”, që shpalos historinë me vargje, këngë e valle tradicionale.32159327_2048748841820713_4854016770576482304_n

Edhe në organizimin e sivjetëm të 6 majit 2018 pjesmarrja e bashkatdhetarëve ishte e shumtë, pavarësisht se në të njejtën ditë dhe në të njëjtën kohë, në kishën Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” organizoheshin veprimtari kushtuar 6 majit, Ditëlindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Famullitari Dom Pjetër Popaj nga eleteri i njoftoi besimtarët për veprimtarinë kushtuar Ditës së lirisë Shqiptare dhe u bëri thirrje që pas akademisë përkujtimore të bëheshin pjesë edhe e manifestimit kushtuar Nick Mrnaçaj.Ai vetë pas akademisë përkujtimore u bë pjesë e manifestimit në Ditën e Lirisë Shqiptare.32116750_2048742645154666_3661777275621212160_nKjo ditë e shënuar sjellë në kujtesën e shqiptarëve të Amerikës qëndresën e rinisë nacionaliste shqiptare, që nuk i pushoi asnjëherë përpjekjet për ta sensibilizuar Amerikën për dhunën e përgjakshme, që ushtronte shteti komunist shqiptar kundër familjeve nacionaliste, me kalvar 45 vjeçar burgjeve dhe kampeve të internimit.I tillë ishte edhe i riu nacionalist, antikomunisti Nik Mrnaçaj, i biri i Marash dhe Mrije Mrnaçaj,që humbi jetën pasi kthehej nga demonstrata antikomuniste e organizuar në Detroit me 22 Janar 1990. Vujatjet e fisit të tij në Shqipëri, kalvari në burgje dhe kampet e internimit, burgosja dhe vdekja e axhës së tij, Nikolla Mrnaçaj nga torturat,e kishin mbushur shpirtin e tij, dhe e kishin bërë aktiv në demonstratat antikomuniste në SHBA.

32116890_2048748425154088_1967102146918744064_n

Së bashku me Adem Belliun e Televizonit Kultura Shqiptare në Nju Jork, pasi ndoqëm Meshën dhe për një orë Akademinë Përkujtimore kushtuar Heroit tonë Kombëtar, u bëmë pjesë e Ditës së lirisë Shqiptare në Kensico Dam Plaza.32228684_2048746835154247_4173265472067731456_n-1

Pjesë e manifestimit u bënë edhe Kryetari i Vatrës Dritan Mishto, zv/Kryetari Agim Rexhaj, anëtari i kryesisë Marjan Cubi me zonjën Dile,anëtari i kryesisë së Vatrës Zef Balaj, anëtari i Këshillit të Vatrës Simon Qafa, Zef e Alebert Përndocaj dhe dhjetëra vatranë.

Bashkatdhetarët vijnë grupe-grupe dhe bëhen pjesë e manifestimit. Prindërit e Nick Mrnaçaj, Marash dhe Mrije, të rrethuar nga familja e madhe Mrnaçaj, takohen me bashkatdhetarët dhe marrin prej tyre fjalë zemre për ta kujtuar në jetë të jetëve dëshmorin e Lirisë Nickën. Duket se Nikën e kanë të gjallë.Vetëm për të flitet. Ai është kthyer në Memorien Kombëtare dhe është përjetësuar në vendlindje.

Mark Mrnaçaj është përherë i rrethuar nga ish miqtë e tij bashkëvuajtës në kampin e internimit në Savër dhe kujtojnë së bashku kohët e vështira.

Musa e Rukie Berisha sjell në kujtesë kohët e vështira ku sfiduan vuajtjet. Ervin Dine, i biri i Dine Dines ka ardhë së bashku em zonjën dhe vajzën përt tu bërë pjesë e Ditës së Lirisë. Këtu janë të gjithë bashkë; ata që vuajtën dhe ata që ishin të “lirë” në Savër, ata në apel dhe ata pa apel, por  në Savër dhe ata, pa trysninë e operativit dhe kryetarit të këshillit e atij të Frontit,,,por me shumicën shkuan si fqinj të mirë. Familja Berisha e internuar dikur takon Adem Belliun dhe familjen dhe kërkojnë që të fotografohen së bashku, të dy familjet.

– Kush është kjo goca?- pyet Rukia për vajzën e Ademit dhe të Mozës.

– Kjo është Vera?

-Ua, paska marrë emrine  gjyshes. Sa e mirë që ishte. Shpirt njeriu…E kishim fqinjë dhe na ndihte me ç’të mundëte.

Paulin Mrnaçaj tek flet me zv. kryetarin e Vatrës Agim Rexhaj, kujton kohën e veprimtarive të përbashkëta antikomuniste dhe ato për Kosovën.

E pyes Paulinin për Flamurin kuq e zi, që është gati për t’u ngritë në Shtizën e lartë të Parkut përkrah Flamurit amerikan:- Përse ka një hapësirë boshe në formë rrethore flamuri, që ngrini këtu në kujtesë të veprimtarisë së Nikës?

– Aty ka qenë vendi i yllit komunist. E kam pre vetë. Jo se nuk gjenim flamur të ri për ta ngritë çdo vit, por thjeshtë si simbol të mosharresës. Nika demonstroi dhe humbi jetën kudër yllit të kuq, simbol i komuizmit, kundër regjimit antikombëtar të komunistëve. Duke e parë atë vend bosh kujtojmë sistemin antipopullor të Enver Hoxhës dhe nderojmë veprën e Nickës.

Në mesin e manifestuesëve është edhe një nga miqtë dhe bashkëudhëtarët e Nik Mrnaçaj. Ai ishte me Nikën ditën e kobshme kur ndodhi tragjedia, 28 vite të shkuara. Quhet Mark Tinaj. Për 28 vite ai është me trup e shpirt pranë mikut të tij që nuk jeton më, por që është kthyer në simbol KUJTESE.

KRONIKA: Nderoi me pjesmarrjen e tij dhe përshëndeti pjesmarrësit Ken Jenkins- Westchester County Deputy Executive(Zëvendësshefi i Qarkut në Westchester) …

Përshëndeti tubimin diakon Marash Shkreli, famullitari i Kishës “Zoja e Shkodrës” Dom Pjeter Popaj, Kryetari i Vatrës Dritan Mishto, Haxhi Dauti, kryetar i Keshillit Shqiptaro Amerikan , Mikel Mrnacaj, i biri i deshmorit te Lirise, Nik Mrnacaj….

(Lexoje të plotë në Diellin e printuar)

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Dita e Lirise, NICK MRNACAJ, Nju Jork

DITA E LIRISË SHQIPTARE NË KENSICO DAM PLAZA,NY- 6 MAJ 2018

April 25, 2018 by dgreca

DO TË PËRKUJTOHET 28 VJETORI I RËNIES SË NICK MRNACAJ, E “PAGEZUAR” SI DITA E LIRISË SHQIPTARE NË KENSICO DAM PLAZA, ME 6 MAJ/

10-Mrnacajmarnacaj

* Ky manifestim i përvitshëm është pagëzuar si “Dita e Lirisë Shqiptare”/

*Në fund të aktivitetit do të organizohet ceremonia e ngritjes së Flamuri shqiptar.
Të dielën me 6 MAJ 2018, ora 1 pm, në “Kensico Dam Plaza”, Valhalla – White Plains, NY do të organizohet takimi përkujtimor kushtuar martirit të Demokracis – Nick Mrnacaj, me rastin e 28 Vjetorit të rënies.Kjo dite konsiderohet  si “Dita e Lirisë Shqiptare.
Ky manifestim i përvitshëm që tashmë është pagëzuar si “Dita e Lirisë Shqiptare” organizohet nga Shoqata Kulturore Artistike Kelmendi dhe familja Mrnacaj. Shoqëria Kulturore “Kelemendi” ka përgatitur një program artistik enkas për këtë ngjarje.Në fund të aktivitetit do të organizohet ceremonia e ngritjes së Flamuri shqiptar.
Pjesmarrja e komunitetit është e mirëpritur.

Filed Under: Opinion Tagged With: 6 Maj 2018, NICK MRNACAJ

DITA E LIRISË SHQIPTARE NË NJU JORK

May 10, 2017 by dgreca

1 astorina fjalim ok7 Djakoni1 minut heshtje2 gjoni fletMichael

NICK MRNAÇAJ, NA KA DHURUAR DITËN E LIRISË SHQIPTARE NË NJU JORK. LE TA KTHEJMË NË DITË KUJTESE – TË MOS HARROJMË!/

1 sokoli hap prog2 rapsodetcikat kercejne6 kercejne femijet18403971_1650614724967462_6808398352143450630_o

NGA DALIP GRECA/

1 flamuri2 gjoni astori paul alex3 astorino marjan4 Astori Mark2 adem indterv

Të Dielën me 7 Maj 2017, me pjesmarrjen e një numri të shumtë bashkatdhetarësh, si dhe me praninë e Prefektit të Westchester Caunty, z. Rob Astorino, u përkujtua DITA E LIRISË SHQIPTARE,që organizohet çdo vit në Kujtesë të aktit sublim të Nick Mrnaçaj, i cili humbi jetën ndërsa kthehej nga një demonstratë antikomuniste, organizuar në Detroit, në kohën kur shteti i fundit komunist në Europë, përpiqej të qëndronte ende në këmbë përmes emisarëve të vet dhe ambasadorit në Kombet e Bashkuara. Kjo ditë e shënuar sjellë në kujtesën e shqiptarëve të Amerikës qëndresën e nacionalistëve shqiptarë, të cilët nuk i pushuan asnjëherë përpjekjet për ta sensibilizuar Amerikën për dhunën e përgjakshme, që ushtronte shteti komunist shqiptar kundër familjeve nacionaliste, me kalvar 45 vjeçar burgjeve dhe kampeve të internimit.I tillë ishte edhe i riu nacionalist, antikomunisti Nick Mrnaçaj, i biri i Marash dhe Mrije Mrnaçaj. Vujatjet e fisit të tij në Shqipëri, kalvari në burgje dhe kampet e internimit, burgosja dhe vdekja e axhës së tij, Nikolla Mrnaçaj nga torturat,e kishin mbushur shpirtin e tij, dhe e kishin bërë aktiv në demonstratat antikomuniste në SHBA.

Viti 1990 i kishte shtuar shpresat se fundi i diktaturës ishte i pashmangshëm dhe përmbysja duhej shpejtuar….Ishin pikërisht nacionalistët ata që organizuan protesta të fuqishme në Nju Jork, gjatë vizitës të Ramiz Alisë. Në atë demonstratë ishte edhe Nick Mrnaçaj.
Si kundërpërgjigje e demonstratës të nacionalistëve në Nju Jork, ambasadori me përkrahës të tij,organizoi një demonstrim në Detroit. Kundërpërgjigje e fuqishme erdhi nga Nju Jorku. Nick Mrnaçaj u vu në krye të grupit të Nju Jork-ut dhe shkuan atje për ta bërë të pavlefshme atë demonstrim, por në kthim mdodhi tragjedia.Ishte 22 Janar 1990, kur ai humbi jetën aksidentalisht. Nick Mrnaçaj u përcoll si hero nga Shqiptarët e Amerikës drejt banesës së fundit. Ishte djal i ri, vetëm 31 vjeç, dhe kishte dhënë për demokracinë dhe Lirinë Shqiptare, jetën e vet. Ç’ka njeriu më të shtrenjtë se Jeta?
Ceremonia e përcjelljes ishte madhështore. Në respekt të Nikës-hero, në maj të vitit 1990,u ngrit Flamuri kuq e zi, para zyrave të Bashkisë në White Plains të Nju Jork-ut. Prej vitesh ceremonia që nderon dhe kujton aktin e sakrificës njerëzore për Liri e Demokraci, e cila mban emrin e Nick Mrnaçaj, organizohet çdo vit në Parkun“Kensico Dam Plaza”, në Valhalla, Westchester, Nju Jork, duke ngritë dhe Flamurin shqiptar, i cili valvitet për një javë në shtizën e parkut përbri flamurit amerikan.
Po sa e shfrytëzojmë ne shqiptarët DITËN E LIRISË SHQIPTARE, që mbanë emrin e Nick Mrnaçaj ? Pak! Duhet të jetë obligim i të gjithë komunitetit shkuaraja masivisht në këtë ditë,e cila duhet të shëndrrohet si Ditë-Kujtese për të mos i harruar krimet e komunizmit.
….Ashtu si dhe pesë vitet e shkuara veprimtaria e 7 Majit 2017, krahas familjes Mrnaçaj, kishte për organizatore Shoqërinë Kulturore Artistike KELMENDI.Edhe Vatra ishte mbështetëse e kësaj veprimtarie.Ishte i pranishëm kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj, anëtari i kryesisë Marjan Cubi, editori i Diellit etj.
Takimin përkujtimor dhe nderues për Heroin Shqiptar-Nick Mrnacaj, emrin e të cilit mbanë Dita e Lirisë Shqiptare, e ka hapë në emër të Familjes Mrnaçaj Valbona Preldakaj: Të nderuar pjesmarrës, prindër,pjestarë dhe të afërm të Familjes së Nick Marash Mrnaçaj,- është nder i veçantë për mua që në emër të familjes Mrnaçaj, si dhe në emër të Shoqërisë Artistike “Kelmendi”, t’ju uroj mirëseardhjen në këtë ditë përkujtimore, Ditën e Lirisë Shqiptare.
Drejtuesi i Shoqërisë Kulturore Artistike”KELMENDI” Sokol Smajlaj evokoi veprën e Heroit të Demokracisë me vargje:
Nik Marash Mrnaçaj dhe veprimtaria e tij
Janë mesazh i madh për brezin e ri
Për të respektuar vlerat madhore,
Lirinë, Demokracinë, të Drejtat njerëzore,
Për të cilat Nick Mrnaçaj prini në demonstrata,
E dha Jetën e Tij në rrugëtimet e gjata…
Të përjetshëm qofshin Liri e Demokraci,
I përjetshëm qoftë emri dhe kujtimi i Tij!
Veprimtaria ka vijuar me interpretimin e Hymneve Kombëtare të SHBA-vë dhe të Kombit Shqiptar, kënduar nga Mikela Ndoja.
Tubimin e ka bekuar Marash Shkreli,i cili duke vlerësuar veprën dhe përkushtimin për liri e demokraci, për Fe dhe Komb, të heroit Nick Mrnaçaj,bëri apel për kujtesë e nderim të veprës dhe aktit sublim.
Heroi është Përjetësuar në këngë dhe kënga, ku më mirë se në një tubim të tillë duhet të jehojë? “Nick Mrnaçaj s’e harrojmë” ishte kënga që u interpretua nga Luigj Tinaj, Ylli Sufaj dhe Pëllumb Naçaj të shoqëruar në çifteli nga Lek Lumaj, Kol Vushaj dhe Anton Peraj.Kënga evokon aktin sublim.
Me duartrokitje të zgjatura është pritur prezantimi nga Sokol Smajlaj, i Westchester County executive Robi Astorino, i cili përshëndetjen fillestare e ka bërë në gjuhën shqipe, duke iu drejtuar të pranishëmve me një”Mirëdita”.(Për më shumë do të lexoni në gazetën”Dielli” në print)

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, DITA E LIRISË SHQIPTARE, ne Nju Jork, NICK MRNACAJ

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT