• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NIKO KIRKA, AQ SHUMË HISTORI KOMBËTARE POSHTË THINJAVE 90-VJEÇARE!

July 21, 2017 by dgreca

1 kirka-905x395NGA PELLUMB KULLA/ Ne Foto: Niko Kirka/Kristo_Kirka2

Ne Foto: Bashkethemeluesi i Vatres, Kristo Kirka, babai i Nikos, ne te majte te Fan S. Noli. Korrik 1920.

Sot, 21 Korrik, miku im i shtrenjtë, shok i këtyre viteve amerikanë, Niko Kirka, mbush një moshë që për shumë vetë, në varësi nga shëndeti i tyre, është një cak që përmban lakmi dhe moslakmi bashkë.

Për mua dhe familjen time ky përvjetor i bukur është një ditë gëzimi dhe ne të gjithë, ime shoqe, unë dhe fëmijët, i urojmë xha Nikos edhe shumë vite të tjerë të shëndetshëm.Sinqerisht nuk e kam tepëruar fare në vlerësimin që përmban titulli.kristokirka-300x227

Ne Foto: Kristo Kirka me te birin, ne te djathte te Faik Konices/

Është një personazh vërtet i rrallë.  Është edhe i njohur, ndaj me zor shënoj për ata pak që nuk e dijnë se Nikoja ka lindur në truallin amerikan. Është bir i një patrioti shumë të fismë, Kristo Kirkës, një nga etërit e Vatrës, krahu i djathtë i Nolit, aktivist i shquar në emigracion dhe në atdhe pas kthimit familjarisht. Shërbeu  si përfaqësues në parlament dhe në detyra të ndryshme administrative, caktuar nga mbreti. Nuk u largua me ikjen e pushtuesve të huaj. Pagoi vetbesimin e tepëruar se meritat patriotike dhe e kaluara pa njollë ishin kredenciale serioze që do ta mbronin nga keqtrajtimi i mundshëm i “bijve të Stalinit” që erdhën në pushtet. dhe që Kristo Kirka ashtu si edhe Fan Noli, i njihte mirë. Besim i kotë! Që në ditët e para komunistët e burgosën dhe plaku i shquar mbylli sytë në burgun famëkeq të Burelit.Untitled

Ne Foto:Gjate promovimit te librit”Kristo Kirka”, shkruar nga Uran Butka, fitues i cmimit”Pena e argjendte)/

Nuk e kalova masën me një jetëshkrim më tepër, teksa premtova të bëj të njohur birin e tij, Nikon. Por njohje është edhe kur flet për shokun e tij të burgut. Babë e bir u bënë vërtet shokë burgu, se që në moshën 19 vjeçare, personazhit tonë iu hodhën hekurat. Nga burgu doli pas katërmbëdhjetë vjetësh dhe kaloi një jetë të mundimshme shtrënguar në punë të rënda në kanalet e komunales dhe vështruar shtrembër për tërë ato që thamë.

1 promovimi

Ne Foto: Niko Kirka duke pershendetur gjate promovimit te librit”Kristo Kirka”./

Me pak fjalë, nuk gjej dot kollaj një individ që të më sjellë kaq shumë histori kombëtare poshtë thinjave të tij të bukura.

Nikoja dhe e shoqja, zonja Meri, një ditë paksa me të qeshur e më shumë seriozisht, më sugjeruan që me vitet që po shënonte plaku, ishte rasti që pa u ngutur, unë të hidhja dy tre shënime për një fjalim të mundshëm në një  ceremoni funerale, se sipas tyre, ato ligjërata edhe i hartoksham saktë edhe jepja garanci se do të flisja sinqerisht. Nikoja ma përsëriste këtë kërkesë sa herë e pyesja për shëndetin dhe unë, në një periudhë boshllëku krijimtarie, i propozova ta shkruanim bashkë fjalimin e përzishëm. Bile kjo shaka m’u duk e përafërt edhe me një subjekt komedie interesante, ku nekrologjinë ta redaktonte dhe ta miratonte vetë i vdekuri i interesuar.

Dhe ky refren është bërë i këndshëm për mua dhe Kirkën, tashmë.

Vjen kjo ditë dhe unë jam i lumtur që Nikoja në të gjallë të tij, ta shohë fjalimin në shtat të këtij shkrimi, i cili iu bëftë edhe më i mirë nga një njeri tjetër, në një kohë tjetër, edhe pas 100 vjetorit!

Se ndofta atëherë, paçka se unë, goxha më i ri, mund të jetë Nikoja që të ketë ligjëruar tashmë në përcjelljen time.

Një plak me një gjallëri të pashoqe, si Nikoja, le të dëgjojë vlerësimin tim, kështu shëndetplotë dhe jo i shtrirë, se në shoqërinë e tij të çmuar, unë kam mësuar më shumë se nga tërë librat e shkruar për vatranët, për autoqefalinë e Kishës, për Bostonin dhe “Diellin”, për pafundësinë e konflikteve shqiptaro-shqiptare mbi truallin e këtij vendi. Ky njeri të mahnit me kujtesën e tij fenomenale, me citimet e sakta me zhdërvjelltësinë e përmendjes së emrave të shumtë, datave të pagabuara që sjell ai në tregimet e tij. Do të jenë të shumtë njerëzit, që e vërejnë me zili, siç e vërej edhe unë, kulturën e tij historike, atë atdhetare, kulturën letrare dhe kulturën politike.

Niko Kirka është  ndjerë i gjallë dhe i shqetësuar për shumë çështje që solli sidomos mënjanimi  i komunizmit dhe transformimet që duhet të sillte tranzicioni. E kemi parë atë shumë luftarak, debatues dhe të papajtueshëm në qendrimin ndaj politikave paskomuniste për të përndjekurit, për mosdëshirën në rikthimin e pronave të grabitura, për mbajtjen kyçur pa shpjegim paskrupull të dosjeve me mëkate, për dyfaqësinë e partive kryesore,  pasardhëse të asaj enveriste…

Shëmbullor ishte angazhimi i tij pasional në kundërshtimin e përpjekjeve për të dëmtuar trashëgiminë e Peshkop Nolit dhe për mjegullimet e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare.

Dhe në shkrimet e Kirkës, (përmbledhur në vëllimin e tij dinjitoz “Për Mëmëdhenë”) lexuesit mund të venë re zhdërvjelltësinë e argumentimit, elegancën e shprehjes, gjuhën letrare dhe figurshmërinë si pajë e edukimit të shëndetshëm të Liceut të Korçës. Aty çdokush shquan lehtësisht konseguencën e tij antikomuniste, përbuzjen ndaj inskenimeve katoviciane dhe keqardhjen për varfërinë e idealizmit që Kirka nuk rresht pa e nënvizuar edhe në intervistat e tij televizive dhe artikujt e mëvonshëm që i janë publikuar rregullisht.

Atdhetarizmi i këtij njeriu ka qenë gjithnjë i pashuar dhe frymëzues për ata që qarkonin rreth tij. Është interesant një episod në një takim me të ndjerin Ibrahim Rugova. Duke biseduar, Nikoja, pa kurrfarë bubullime, i rrëfeu atij  se edhepse ishte korçar, e deshte Prishtinën po aq sa edhe Korçën. Rugova e falenderoi. “Falenderimi nuk shkon,” nuk iu ndënj pa thënë Kirkës, “të më falenderoje po të isha francez!”

Presidenti Rugova e përqafoi dhe i kërkoi falje. Kjo dashuri e këtillë, shfaqur në brigjet e Nju Inglandit në sytë e të Parit të Kosovës  e rriste personazhin tonë në përmasat e një dinosauri.

Dhe nuk kishte si të mos ishte Niko Kirka, një dinosaur nga ata që lindën në viset e Bostonit, nga ata që e morën atdhetarinë si qumështin e gjirit, dhe panë historinë e vendit, një herë që andej, pastaj nga dritaret e gjimnazit të Korçës, që prapa hekurave të burgut, nga fundi i kanaleve të komunales së Durrësit, nga grumbullimet plot ovacione të ndryshimeve sociale që solli fundi i shekullit… Me lirinë e fjalës si atribut i një njeriu të edukuar ashtu, i janë pranuar, herë me durim dhe herë me pezm, gërnjat kundër të metave të Vatrës së sotme,  kundër Janullatosit, kundër figurave madhore shtetërore aktuale, edhepse kjo lloj drejtpërdrejtësie nuk i bënte hiç mirë interesave të tij të përditshme, atyre të këtushme dhe atyre në atdhe.

Por dinosaurët janë prehistorikë dhe duken pak të marrë, po aq sa dhe démodé.

Ky dinosaur i vyer sot na mbush 90! Dhe me bindje them se do të  kalojë edhe caqe të tjerë. Se dinosaurët rrojnë gjatë.

Dhe ne ia urojmë këtë: Gëzuar Niko Kirka!

Filed Under: Emigracion Tagged With: 90 vjec, Niko Kirka, pellumb Kulla

DITARI SHQIPTAREVE TE AMERIKES

February 3, 2016 by dgreca

Kur Promovohej libri i atdhetarit Niko KIRKA”PER MEMEDHENE”, Nentor 2005/
Komuniteti shqiptar ne New York eshte mbledhur shpesh per promovimin e librave te rinj. Po vecoj disa nga fotografite e veprimtarise kushtuar librit te atdhetarit Niko Kirka, njerit prej te denuareve nga diktatura komuniste, i biri bashkethemeluesit te Vatres, ish kryetarit te Besa-Besen, i Shoqerise “Arsimi”, deputet i Parlamentit Shqiptar ne vitet ’20 te Shekullit te shkuar, ish nenprefektit te Himares, Bilishtit, kryetarit te Bashkise se Korces, vdekur ne burgun e Burrelit, Kristo KIRKA. Libri i shkruar nga Niko Kirka, i kushtohet prinderve te tij Kristo dhe Androniqi Kirka, me dedikimin”Prinderve te mi qe mekuan dhe me mbrujten me idealin e shqiptarizmes. Libri ka 415 faqe. Libri eshte ndertuar me artikujt, fjalime, intervista dhe krijimtari letrare ne vite shkruar nga Niko Kirka. Ne kete promovim moren pjese jo vetem shqiptare nga Nju Jorku, por edhe nga Nju Xhersi e Konektikat.
Promovimi u organizua ne Qendren kulturore te komunietteve Bronx House. (DG)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Niko Kirka, Per Memedhene, promovimi

Si e kujtoj babanë

August 25, 2015 by dgreca

Nga Niko KIRKA*/
Babai ishte një burrë me një shtat pak më të gjatë se mesatar, me shpatulla të gjera, i bëshëm, por joi ngjallur, me fytyrë pak a shumë të rrumbullakët, me flokë të rënë dhe të zbardhur. Ngjyra e fytyrës ishtee bardhë, me një nuancë të lehtë të së kuqes si në rozë, gjë qëe bënte të cilësohej si një burrëi pashëm.Kishte një tëecur të rregullt, të qetë.Vishej mirë, në mënyrë të rregullt dhe shumë pastër. Nuk mbaj mend asnjëherë ta kem parë me pantallona të zhubrosura ose me stërkala balte. Këpucët i mbathte gjithmonë me lugë këpucësh dhe lidhëset i shtërngonte shumë, gjëqë më ka bërëedhe mua të veproj njëlloj.
Im atë ishtei përkorë në të ngrënë dhe në të pirë. Ndonjëherë pinte një gotë raki para buke si aperitiv dhe gjatë dimrit, një gotë vere të shoqëruar me arra e mollë pas darke sëbashku me miqtë që vinin sipas zakonit korçar.Hante pa u nxituar, ngadalë dhe duke mbajtur gjithmonë thikën në të djathtën e pirunin në të majtën dhe vazhdonte bisedën duke ngrënë.
Babai ishtë shumë serioz, por joi mvrëjtur. Ishtei qetë, dinjitoz dhe të impononte respekt. Më kujtohet qëedhe ne fëmijet 10-12 vjeçarë kur luanim në sheshin afër shtëpisë sonë, sa herë kalonte babaie ndërprisnim lojën dhe vetëm kur largohej mjaft ai, e fillonimn përsëri. Fliste ngadalë dhe me qëtesi.Jo vetëm nuk bërtiste kurrë, por nuk më kujtohet asnjë rast që ai të ngrinte tonin e zërit.Vetëm në një rast ai nuk u përmbajt dot dhe ndodhi kështu: Ishte prill ose maj i 1944-ës. Unë dhe Lika (Ilia Emanuel), fqinji dhe shoku im i vegjelisë, siçdo pasdite kishim dalë të shëtisnim në bulevard. Kur kaluam para kinema Mazhestikut pamë që portat ishin hapur dhe hynin brenda veç ushtareve gjermanëedhe shumë të rinj.Mësuam që jepej një shfaqje varieteje për ushtarët, por mund të hynin dhe civilë, kështu që sëbashku me të tjerët hymëedhe unë me Likën. Duke parë shfaqjen eduke bërë muhabet tëdy, nuk vumë re që civilët po iknin, sepse vajti ora e ndalim qarkullimit, kështu që kur mbaroi shfaqja kishim mbetur vetëm unë me Liken midis ushtarëve. Dolëm menjëherë jashtë dhe u drejtuam për nga shtëpitë.Rrugës nuk na ndaloi njeri, por kur arritëm në krye të rrugës sonë vumë re që para shtëpive ishin grumbulluar gjithë familjarët tanë, si edhe fqinjë. Teto Ollga, nëna e Likes dhe mamaja ime po qanin. Të gjithë ishin shumë të shqetësuar, se mos nakish ndodhur gjë.Sa u afruam, Manoli, babaii Likës, e kapi atë për zverku dhee tërhoqi për në shtëpi. Kurse unë duke menduar ta qetësoja, iu drejtova mamasë: “Po ti mama pse po qan, sikur ke marë mandatën e vdekjes time”. Në çast doli me vrull nga oborri babai, i skuqur në fytyrë nga inati dhe duke më thënë: “S’të vjen turp t’i flasësh kështu s’at ëme” – më dha një shpullë të fortë.Unë u shtanga.Të gjithë heshtën. Babai sigurisht i tronditur qe veproi ashtu, u kthye dhe hyri brenda. Mamaja ende me lot në sy, më tha: “Turp qëebëre tët’ atëtë veprojë ashtu, shko i kërko të falur!”. Hyra në shtëpi në dhomën e ndenjes.Babai po rrintei ulur këmbëkryq në këndin e vet dhe po tymoste cigaren.Vajta u ula pranë tij, i mora dorën dhei kërkova ndjesë për sjelljen time.Ngriti kokën dhe më vështroi gjatë. Në atë vështrim kishte qortim, por edhe shumë dashuri. Kishte dhimbje, por edhe inat ndaj vetvehtes, si një pendim që nuk u përmbajt dot.“Harroje këtë që ndodhi” më tha.
Mënyra e tij për të qortuar ishte ndryshe.Të prekte në sedër.Ja një rast. Ishteverae vitit 1945 dhe mbaroi viti shkollor, një vit i vështirë për mua. Kishte filluar në mënyrë tinzare, jo aq brutale si u bë më vonë, ajo që do të quhej famëkeqja “lufta e klasës”. Kundër nesh që bënim pjesë në të ashtuquajturat klasa të përmbysura filluan goditjet nga profesorët e rinj komunistë si Dhori Samsuri, Pandi Geco, Nella Sinaeri etj. Më“ hanin” notën dhe protestave të miai përgjigjeshin me dënime si ulje notës në sjellje deri në përjashtimin tre javë nga shkolla. Si përfundim mbeta me tre provime për vjeshtë. Më vonë mësuam se kishin dashur të më ngelnin në klasë dhe më shpëtoi vëtëm këmbëngulja e profesorëve të vjetër si Niko Stralla, Besim Qorri etj., që më njihnin mirë. Shumëi mërzitur vajta në shtëpi dhei tregova babait. Ai më vështroi gjatë dhe më tha:”A të kujtohet kur ishei pari i klasës?!”.Kjo e bëri të derdhet kupën e hidhërimit që ndjeja.Vajta në dhomën e gjumit, rashë mbi krevat dhe pa dashur më shpërtheu një vaj me ngulçimë. Po vajtojajo vetëm se u prek thellë sedra ime, por ndoshta se në nënvetëdijen time po ndjeja se një periudhëe jetës sime mbaroi dhe fillonte një tjetër plot dhimbjee vuajtje që do të vazhdonte gjatë. Po vajtoja se ndoshta duhej të derdheshin gjithë lotët e mij që nuk m’i lagën më sytë gjatë gjithë asaj kohe të nëmur, veçse njëçasti sekondash kur mësova vdekjen e babait.
Babai cdo hidhërim ose shqetësim e mbante përbrenda dhe shprehja e fytyrës së tij ishte gjithmonëe qetë. Çdo hidhërim ose fatkeqësi e përballonte me stoicizëm dhe durim.Këshilla e parë që më ka dhënë ishtee kësaj natyre.Që kur isha pesë-gjashtë vjeç dhe duke luajtur rrëzohesha e vritesha në gjunjë ose bërryla, sigurisht që filloja të qaja. Atëherë babai më pyeste: “Pse qan?”- “Se më dhemb”- përgjigjesha unë.“Por kur qan të shkon?”-pyeste babai -“Jo” përgjigjesha unë. “Atëherë pse qan?”-pyeste ai. “Po ç’të bëj?”-thesha unë. “Shtërngo dhëmbët!”-këshillonte ai. E unë fillova të shtërngoja dhëmbët që të mos qaja kur lëndohesha duke u rrëzuar dhe nuk e dija se do të vazhdoja të shtërngoja dhëmbët gjatë, shumë gjatë, gati gjithë jetën time përballë torturave, urrejtjes, poshtërimeve, poshtërsive, tradhëtive.
Babait i pëlqente muzika.Kishim sjellë kur erdhëm nga Amerika shumë pllaka gramofoni me arie të ndryshme operash të kënduara nga tenori Enrico Carusso dhebaritoni Boris Chaliapin të cilat i dëgjonte shpesh.Nëna ime kishte një zë melodioz dheçdo mëngjes bënte punët e shtëpisë duke kënduar këngë populloree sidomos ato patriotike. Unë jam rritur duke dëgjuar çdo mëngjes, i shtrirë në krevat, këngët “Që më një të kollozhekut u formua shoqëria..’, “Nga na vjen o tinë, trim o kapedan.., “Për mëmëdhenë…, “Edhe flamuri kuq e zi-do të valoje përsëri- në Kosov’eÇamëri..” Kisha vënë re se babai shoqëronte me zë të ulët mamanë.
Babait i pëlqente dhe kujdesej për lulet dhe pemët frutore. Në tëdy anët e oborrit kishim dy parcela ose bashtulka si i themi ne në Korçë të mbushura me gjithfarë lulesh të mbjella nga nëna ime, e cila i rriste dhei shumonte. Më kujtohen shpatoret, por sidomos zambakët e bardhë që mbushnin oborrin me aromën e tyre, dhe mbi të gjitha trëndafilat që ishin aq të shumtë rreth e qark dy parcelave, sa të dukej sikur ishin dy tufa të mëdha trëndafilash. Ishin të të gjitha nuancave nga roza e zbehtë deri tek e kuqja e thellë dhe aroma e tyre ndjehej deri jashtë oborrit në rrugë.Për ata kujdesej shumë babai dukëi krasitur dhe pastruar nga parazitët. Më dërgontë shpesh tek një miku i tij që kishte një punishte duhani, i cili më jeptë qese me pluhur qëe zjenim, mbushnim pompën me atë lëng dhei spërkasnim trëndafilat. Me thënë të drejtën këtë punëe bëja pa qejf, se më hante kohën e lodrave me shokët.Ishte një lloj kacavjerrës që fillonte nga poshtë dhe shtrihej deri lart në ballkon.Çelte trëndafila të vegjël në tufa, pa aromë, por shumë dekorativë.Sigurisht nuk mungonte jargavani i gjithëpërhapur në qytet.Përsa i përket pemëve frutore më duket se ato ishin si një trashëgimi familjare, sepse kishim dru frutorë të vjetra dhe të mëdhaja. Më kujtohet bajamja dhe një dardhë shumë të mëdha, sa trungun e tyre nuk e pushtoje dot. Ishin një kajsi dhe një mollë më të vogla, një kajsi e një lloji tjetër dhe një pjeshkë që nëna thoshte sei kishte mbjellë ajo kur ishte martuar. Ishte një vishnjë, një ftua, dy lloje kumbullash dhe një hardhi rrushi të bardhë kokërmadh. Babai u bënte një krasitje të lehtë, kurse për krasitjet më të mëdhaja dhe sidomos për shartimet vinte një miku i tij.Dhe së bashku kishin krasitur një kumbull që ishte anash oborrit në mënyrë që ishin zhvilluar vetëm tri degë të saja dhe një nga ato e kishin shartuar me kajsi dhe tjetrën me pjeshkë. Kishin krijuar një gjë shumë të bukur: kur lulëzonte pema degët kishin lule të ndryshme dhe kur lidhnin kokrat një degë mbushej me kumbulla, tjetra me kajsi dhee treta me pjeshka.
Pasioni i madh i babait ishte leximi.Ai lexonte shumë, sidomos mbrëmjeve vonë deri në orët e vogla. Kjo gjë më pëlqente shumëedhe mua, kështu që fillova ta praktikoja edhe unë dhe sot mëështë bërë zakon: nuk vete të fle pa pasur një libër nën jastëk. Kishim një biblioteke të pasur, nga e cila nuk shpëtoi asgjë pas rrëmetit komunist.Babai lexonte në anglisht dhe greqisht, kryesisht jetëshkrime ose kujtime personalitetesh historike.Sigurisht kishim të gjitha përkthimet e Nolit të dhuruara nga ai babait si shok e mik i ngushtë që ishte. Ishin origjinalë nga botimi i parë, me kapak bojë kafe dhe me shënimin kuptimplotë: “E përktheu Fan Noli, e shtypnë shokët e Amerikës.”Librine parë që unë kam lexuar ka qenë Historia e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e vitit 1921. Ai libër mua më magjepste, sepse si pohon vetë Noli, ishte shkruar më shumëme zjarrin e zemrës së mëmëdhetarit, sesa me logjikën dhe arrsyetimin e ftohtë të shkencëtarit. Ishtei abonuar në shumë të përditëshme dhe të përkohëshme, midis të cilave kujtoj “Përpjekja Shqiptare” të Branko Mërxhanit, e një niveli cilësor ende të pa arrijtur edhe sot e kësaj dite.Më kujtohet një shkrim i tij me titull “Pse nuk jam marksist” dhe një frazëe atij shkrimi: “Ata janë mizërabël dhe nga mizërabëlit nuk mund të vijë veçse mizerja.”
Babai ishte besimtar, po nuk e praktikonte besimin e tij ortodoks, ne kuptimin qe shkonte ne kishe rralle, kurse festat onomastike dhe ato fetare kryesore I festonim ne familje.Dashuria e tij e madhe, ajo që ishte kuptimi i jetës së tij, ajo që mbushte përplot jetën e tij ishte dashuria për Shqipërinë, për mëmëdhenë. Ai fliste me përdëllim për shokët e tij, për përpjekjet, mundimet, dhimbjet që kishin përballuar për ta mbrojtur atë, Shqipërinëe tyre. Ata vetquheshin nacionalistë, pra kombëtarë, përkundër grekomanëve dhe turkomanëve që në kohën e tyre ishin me bollëk. Dheky nacionalizmi i tyre, nacionalizmi shqiptar, kishte si ideologji shqiptarizmën. Si e mendonin ata shqiptarizmën, cili ishte synimi i fundit i saj?-Që të gjithë shqiptarët, kudo që të ishin, të jetonin të lirë në truajt e tyre, në një shtet të tyre, ku të bënin një jetëtë qetë dhe të lumtur, në mirëqënie, të krijuar nga puna dhe prona e tyre, dhe kjo të arrihej me të drejtën e tyre për të vetvendosur.- Me këtë bindje të tyre ata vepronin po kështu dhe në këtë kuptim, e parë dhe vlerësuar nga mendësia e kohës sonë, nacionalizmi shqiptar dhe dishepujt e tij kanë qenë prekursorët e Kartës Universale të të Drejtave të Njeriut, të Kartës së Helsinkit dhe tëçdo dokumenti ndërkombëtar që flet për të drejtat e njeriut.Pra me plot të drejtë, ne jemi krenarë për nacionalizmin shqiptar që nuk ka qënë kurrë shovinist!Shumë herë, kur rrinim mbasditeve lart në ballkon, babai fillontetë fliste për Shqipërinë. Në ato çaste ai sikur tjetërsohej; sytë dhe fytyra i shkëlqenin, me vështrimin ngulur tutje në horizont, ai fliste me ngazëllim se si do të bëhej, se si do të ishteShqipëria. Ai fliste sikur shihteatjetutje atë Shqipërinëe tij të bukur, të hijeshuar, të begate plot jetëe gjallëri, me njerëz të lirë, të qetë dhe të lumtur. Ai fliste aq i frymëzuar sa më dukej sikur jo vetëm fjalët, por gjithë qënia e tij, çdo qelizë, tërë shpirti i tij shprehnin të njëjtën gjë. Duke e rikujtuar sot, më shkon mendja tek ata besimtarë të zellshëm që dukeiu falur Zotit të tyre, frymëzohen, ngazëllehen dhe sikur shkrihen brënda tij. Po, ashtu është! Për babanë, si për të gjithë rilindasit dhe pasardhësit e tyre, Mëmëdheu, Shqipëria ishte besimi i tyre, feja e tyre, Ungjilli dhe Kurani i tyre, Perëndia, Zoti, fryma e tyre, kuptimi i jetës, jeta e tyre, çdo gjë! Thënia lapidaree Pashko Vasës ishte bërë pjesëe indeve të qënies së tyre, ishte futur në gjakun e tyre! Shqiptaria për ta ishte mbi ndarjen fetare të shkaktuar nga armiqtë tanë, mbi ndarjen krahinore të shkaktuar nga natyra me relievin tepër malor të vendit! Ata ishin të Shqipërisë, jetonin me Shqipërinë dhe për Shqipërinë! Ky ishte ideali i tyre dhe ata e mbajtën gjallë dhe të pastër deri nëfrymën e fundit. Dheky ideal do të jetojë në përjetësi, sepse në përjetësi do të jetojë dhe Shqipëria!
Si të gjithë nacionalistët idealistëedhe im atëmendonte se nëçdo pozicion të administratës shteterore që do të mbulonte, ishte detyrëe tij të punonte sa më shumëe më mirë për zhvillimin e vëndit dhe jo për përfitime vetjake. Tipike për këtë janë letrat të dërguara nga kolonitë dardhare të Amerikës dhe Rumanisë me të cilat e falenderojnë për ndihmën që u ka dhënë në një të drejtën e tyre si deputet i qarkut të Korçës. Po përmend edhe një ngjarje tjetër, të shumë viteve më vonë, qëe dëgjova dukeia treguar nënës sime. Ishte diku nga fundi i 42-it dhe fillimi i 43-it.Përballë Bashkisë së Korçës, në ndërtesën e hotel Pallas, në krah të lokalit kafe-restorant, ishteedhe Banco di Napoli.Kur babai vinte pinte kafen aty me miqtëe tij, ishte njohur edhe me drejtorin Italian të bankës. Njëherë kur kishin qënë vetëm tëdy, ai i kishte thënë se meqënëse sigurisht rroga nuk qee mjaftueshme për të përballuar shtrejtësinëe jetesës, pse nuk bënte ndonjë tregëti. Im atë qe nxehur dheikish thënë se nuk e mendonte dot se si kryetari Bashkisë të bëhej tregëtar. Italiani kish qeshur dhei kish thënë se nuk ishte nevoja që ai të bënte tregëtarin, por mjaftonte t’i thoshtë atij se kujt tregëtari t’i jepte ai kredi dhe pastaj t’i merrte përqindjen e fitimit. Babai ishte inatosur shumë, ishte ngritur dhe dukei thënë sepo të ishte shqiptar do ndaheshinndryshe, por si i huaj po e linte me kaq, ishte larguar. Që atë ditëi rrinte ftohtëe nuk ia zgjaste muhabetin. Mbas disa muajsh, për të përballuar jetesën, sëbashku me të vëllanëe të motrën shitën një shtëpi qëe kishin trashëgim nga prindërit. Kështu që ai duke punuar gjithë jetën e duke bërë një jetë të rregullt familiare, jo vetëm nuk e shtoi por e pakësoi pronën e trashëguar!Duke u nisur nga mendësia e sotme që detyrën shtetëroree sheh vetëm si mjet përfitimi material brenda një kohe të shkurtër, shprehja mëe butë për ata nacionalistë idealistëështë se ata paskërkan qenë shumë naivë! Prandaj, me të drejtë them se mbas më shumë se 80 vjet shteti shqiptar, Shqipëria jonëështë pa asnjë dyshim shumë mëe zhvilluar materialisht se atëherë, por shpirtërisht e moralisht shumë shumë më poshtë se ai i asaj kohe!Babai kishte jetuar rreth 25 vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte në bindjet e tij politike për sistemin republikan të formës shtetërore.Kurse Shqipëria kishte vendosur me të drejtë apo jo, në mënyrë të rregullt apo jo, që të ishte monarki. Si të gjithë idealistët e tjerëedhe ai vështronte se shteti shqiptar i krijuar në kuptimin e plotë tëfjalës sii tillë për herë të parë në historinë shumëshekullore të kombit tonë, dalngadalë, edhe më shumë gabime, edhe me faje, po fuqizohej, po konsolidohej dhe po zhvillohejdhe nëçdo detyrë shtetërore që mbuloi ai punoi me ndërgjegje të lartë, ndershmërisht, me përkushtim dhe me bindjen e thellë që ai punonte për Shqipërinëe tij e të gjithë shokevë të tij. Por ai kishte personalitetin e tij dhe kur vinte rasti e shprehte atë. Mbaj mend dy ngjarje. Ishte viti 1937 dhe neishim në Himarë ku babai ishte nënprefekt. Në atë kohë ndodhi kryengritja e vëllezërve Toto dhe Himara ishte krahinë nën kontrollin e qeverisë. Brenda pak ditëve kryengritja u shua dhe Ismet Totua, vet i katërt,erdhi u dorëzua në Himarë tek babai me të cilin para pak ditësh ishin kolegë se Ismeti ishte nënprefekt në Sarandë. Babai e trajtoi miqësisht dhe me respekt sikur të vazhdonin të ishin tëdy nënprefektë. Madje, më ka treguar se kishin më shumë se një orë që po bisedonin, kur Ismeti u kujtua se revolverin e kishtëende me vehte dhe duke qeshur tëdy, e nxorri dhee dorëzoi dukee lënë mbi tavolinë. Dhe kur me urdhër nga Tirana, i nisën për në Gjirokastër, im atë urdhëroi xhandarët që Ismetin mos e lidhnin. Por kjo që do të tregoj më poshtëe përcakton më mirë personalitetin dhe karakterin ë tij. Dy-tre ditë pas ngjarjës së më sipërme, roja i vete në zyrë dhei thotë që një grua plakë kërkon ta takojë. Im atëe pret dhe ajo i tregon që kanë arrestuar të birin e vetëm që ka dhei lutët ta lirojë. Babai qëe dinte rastin, filloi t’i thotë që djali i saj kish shkelur ligjin dhe kish vepruar edhe kundër lajmërimit që ishte bërë publikisht për të mos strehuar të arratisurit kryengritës. (Plaka vetëm më të birin jetonin në një mulli të vjetër jashtë qytetit të Himarës dhe të dorëzuarit kishin deklaruar se atë natë kishin fjetur në atë mulli). “Pa mbaruar unë fjalët- tregonte babai- plaka drejtoi trupin, ngriti kokën dhee ndërkryer m’u drejtua me atë shqipen eçalë:” Dëgjo zoti nënprefekta, neve jemi të krishtera e miqtë ishin musulmana po ata i kërkuan besën djalit dhe djali ua dha besën. Atëhërëç’fat të kenë miqtë atë të ketëedhe djali!” Unë mbeta, shumëi habitur, pse jo edhe i tronditur, sepse m’u duk vetja i vogël para asaj gruaje plakë, të dobët e të thatë, të veshur keq dhe që sigurisht nuk dinte as të lexontee as të shkruante. Ajo më dha një mësim të mirë shqiptarie.E vështrova gjatë dhe pastaj mora telefonin dhe urdhërova rrethkomandantin exhandarmërisë të lironte të arrestuarin.Ai filloi të mëpërmendë udhëzimët që kishin ardhur nga Tirana, gjë që më zemëroi dhei thashë prerë: Zbato urdhërin e mbylla telefonin. Iu ktheva plakës dukei thënë të shkonte në shtëpi se djali do t’i vinte atje. Ajo u përlot dhe iku duke thënë:”Perëndia të bekoftë, zoti nënprefekta!” Djali u lirua, por rrethkomandanti njoftoi ministrinë për këtë.Mbas disa ditësh më vjen një shkresë ku kërkoheshin shpjegime. Atëherë përgatita një relacion të gjatë ku përshkruaja gjendjen në nënprefekturë, ku qetësia ishte vendosur plotësisht, nuk kishte asnjë të arratisur dhe vazhdoja me personin e liruar që ishte njëi ri pashkollë, i varfër që luftonte për të jetuar, pa asnjë influencë dhe që nuk formonte asnjë rrezik për shtetin, por që me dinjitet dhe krenari, ashtu si edheeëma, i qëndronin traditës shqiptare për dhënien e mbajtjen e besës. Dhe shtroja disa pyetje: kur nuk formon rrezik për shtetin, pse ta dënojmë këtë veprim?A mburremi para gjithë botës për besën e shqiptarit, atëherë…? A duhet ta mbrojmë apo ta shtypim këtë qëndrim krenar?Dhe sigurisht çështja u mbyll aty.”
Ngjarja tjetër ka ndodhur kur ishte nënprefekt në Bilisht.Në një fshat të Devollit që nuk më kujtohet emri, kishte shumë ankesa e pakënaqësi për sjelljen e kryeplakut të fshatit, i cili midis të tjerave mburrej në mes të fshatit se ai kishte mik të fortë në Tiranë.Imformacioni që kishte tregonte se ai me zullumet që bëntee kishte mbushur kupën.Dhe përmendej emri i një tjetri që fshatarët e donin dhe kishin besim tek ai si njeri i mirë dhe ndershëm, pra si një farë rivali i tij. Një ditë kryeplaku i shkon në zyrë babait dhe i thotë që meqënëse po mbaronte afati i dekretit që kishte për kryeplak, t’i jepte dekretin eri që të vazhdonte punën. Babai i tha që nuk do ta emëronte më si kryeplak, sepse fshatarët e vet nuk e donin si të tillë. Kish ikur dhe pas disa ditësh ikish vajtur përsëri në zyrë dhe me një farë fodullëku, i kish lëshuar mbi tavolinë një zarf të vogël nga ata që janë për të futur brenda vetëm kartvizita. “U inatosa jashtë mase-më tregonte im atë-Thirra sekretarin dhei thashë të më sillte një dekret për detyrën e kryeplakut.E plotësova duke vënëemrin e atij që konsiderohej si kundërshtari i tij, mora zarfin qëkish sjellë dhe pa e hapur e bëra copa copa dhe me zë të lartëe urdhërova të dilte nga zyra. Ai nuk u duk më dhe tjetri vazhdoi si kryeplak dhe gjithë fshatarët ishin të kënaqur prej tij”.
Po vazhdoj të tregoj ngjarje që më kanë ngelur në kujtesë. Ishte nga fundi i prillit 1937, pra ishim në Himarë. Unë po luaja para shtëpisë dhe shoh që po vinte babai.Më bëri përshtypje, se nuk ishteeecura e tij e zakonshme, por mjaft mëe shpejtë. Hyra brenda dhe i thashë mamasë që po vinte babai, por se si më dukej, si ndryshe…Ajo e shqetësuar, ndërpreu punën që po bënte dhe bëri për nga dera. Në atëçast u dha babai. Shkëlqentei gjithi! Gëzimi i madh i shpërthente nga sytë, nga fytyra, nga gjithë qënia e tij. Në ato çaste ai ishte vërtet i lumtur!E kapi mamanë nga tëdy krahët dhe me zë të lartëi tha: “Niqi, fituam!” Pastaj u ul dhe mbasi u qetësua pak, filloi të flasë: “Sot më njoftuan se Patriku në Stamboll shpalli me një Tomos të veçantë see njihte Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të barabartë dhe të njëllojtë me të gjitha kishat e tjera ortodokse në botë. Na u deshën 15 vjet përpjekje për të arritur këtë. Sa mundime dhe vuajtje, një luftëe gjatë që ka dëshmoret e vet, Papa Kristo Negovanin, At Stath Melanin,por mbi të gjitha, ajo që na dhembte më shumë, ishte moskuptimi, kundërshtimi deri edhe mohimi që na vinte nga bashkëatdhetarët tanë. Arritën deri aty sa të na mallkonin. Sepse të ngriheshe në atë kohë kundër kishës greke, kundër meshimit dhe gjithë liturgjisë fetare në gjuhën greke, ishte sikur të ishe kundër Ungjillit, kundër Krishtit, kundër Perëndisë! Ishte bllasfemi, ishtë sakrilegj.Por nei përballuam të gjitha dhe fituam.” Dhe duke u kthyer nga unë më tha: “Ngule mirë në mëndjen e në shpirtin tënd. Kisha Ortodokse Autoqefaleështë dhurata mëe madhe, është shërbimi mëi mirë që ne, ortodoksët nacionalistë, i bëmë Shqipërisë sonë! Ajo është gurrthemeli i Shtetit Shqiptar, është gurr i qoshes për pavarësinëe Mëmëdheut dhe mos harro se ajo duhet mbrojtur vazhdimisht dhe me shumë kujdes.”Dhe kjo më tingëllon sot, dhe sidomos sot, si amaneti i shenjtë i tij dhei gjithë bashkëluftëtarëvë të tij.
Në vjeshtën e vitit 1938, pasi dhashë provimin e pranimit, fillova vitin shkollor si student i Liceut Kombëtar të Korçës.Isha nxënës shumë i rregullt, pregatitesha mirë dhe kisha arritur rezultate shumë të mira. Im atë ishte nënprefekt në Bilisht ku rrinte gjithë javën dhe në shtëpi vinte të shtunën pasdite dhe iktë të hënën herët në mëngjez. Kështu që ca nga koha e shkurtër që ai ishte me ne dhe ca nga detyrat e shumta që duhej të bëja, pak rrija me të dhe nuk mëkish rënë menjëherë në sy ndryshimi që po ndodhte në qëndrimin e tij. Ai ishtei mërzitur, rrinte i heshtur e shumë i menduar dhe pinte shumë duhan.Dhe arsyen e kuptova papritur.Ishte 5 prill 1939, pasdite. Po shkruaja detyrat e ditës, kur nga larg më vjen zhurma e thirrjeve të ndryshme, jo të qarta dhe tingujt e këngës “..Eja mblidhuni këtu..!”.U ngrita, vura në kokë kasketën e shkollës me rrethin kuq-e-zi e me shpejtësi vrapova jashtë duke u drejtuar andej nga vinin zërat.Ishin një grumbull studentësh më të rritur të Liceut tonë të prirur nga njëri që valëviste Flamurin e të gjithë këndonin këngët e njohura patriotike. Njëri prej tyresa më pa me kasketën tonë në kokë, më kapi e më tërhoqi midis tyre, kështu që u bëra pjesëmarrës në demostratën që po bëhej. U drejtuam për nga sheshi ku ishte monumenti i Luftëtarit Kombëtar dhe nga thirrjet që po bëheshin e kuptova se Italia po vinte tëna pushtonte. Isha njëmbëdhjetë vjeçar. Të nesërmen, më 6 prill, isha midis demostruesve që medy vajza të veshura me veshje kombëtare në krye, njëra prej të cilave mbante Flamurin e tjetra fotografinëe madhe në kornizë të Mbretit, vajtëm para Bashkisë ku u bë një miting proteste nga gjithë populli i qytetit. Nga ballkoni i Bashkisë foli Fazlli Frashëri që dënoi Italinë fashiste për rrobërinë që donte t’i bënte popullit tonë. Midis atyre që kishin mbushur ballkonin, i habitur, pashë që ishteedhe im atë. Si duket kishte ardhur nga Bilishti drejt e aty.Në mbrëmje ardhi në shtëpi sëbashku me disa miq të tij.Të gjithë ishin të tronditur, mund të them të dëshpëruar. Dëgjova të thonin se Anglia e Franca na kishin lënë në fatin tonëe me qëndrimin e tyrei kishin lënë dorë të lirë Italisë për të na pushtuar. Përballë fuqisë ushtarake të pushtuesit, rezistenca jonë do të ishtee papërfillëshme, vetëm për të shkruar historinë. Çdo gjëkish marë fund. Dëshpërimi ishtei madh.Të nesërmen, më7 prill, e Premtja e Zezëe Pashkëve, mëmëdheu u pushtua e humbi pavarësinë, humbi lirinë. Në vazhdim im atë ishte pothuaj gjithmonëi mërzitur, i trishtuar.E kam parasysh ulur këmbëkryq në këndin afër vatrës i zhytur në mendimedhe dukë pirë duhan. Një ditëishim vetëm ne të dy dhe unëe pyeta se si do të shkonte ajo gjendje. Vazhdoi të mendohej, pastaj ngriti kokën, më vështroi gjatëe më tha: “Do të vahdojë gjatë, shumë gjatë, bir. Fati ynëështë lidhur me fatin që do të këtë gjithë bota, sepse Gjermania me Italinë synojnë rindarjen e botës sipas interesave të tyre, gjë që do ta kundërshtojnë Anglia me Francën. Pushtimin e Shqipërisë Mussolini e shikon si fillimin e pushtimit të të gjithë atyre shteteve që dikur përbënin Perandorinë Romake rreth Mesdheut.Fatkeqësia mëe madhe për Shqipërinë tonëështë semë 7 Prill 1939 u ndërpre në mënyrë brutale vazhdimi i zhvillimit natyral ehistoriki vendit tonë.Sakishim filluar të formonim ndërgjegjen kombëtare sidomos tek të rinjtë dhe ky proçes tani u ndërpre. Kam ndjesinë se një periudhëe veçantëehistorisë, plot dritëe shkëlqimnë përpjekjet tona për ta bërë Shqipërinë dhe shtetin e saj, u mbyll. Po fillon një periudhë tjetër me një pjesë të shqiptarëve, të cilët ende nuk e ndjejnë ashtu si duhet qënien e tyre pjesëe kombit shqiptar,e të qënit shqiptarë.Dhe kjo më dhemb, ma bën ta shoh të ardhmen tëerrët, të zymtë. Zoti e bëftë mirë! Nuk di ç’të them..!”.Sot mbasi kanë kaluar gati 80 vjet nga ajo ditë, mbyll sytë dherishikoj tim atë ulur aty në këndin e tij, të trishtuar e pothuaj të mbuluar nga tymi i duhanit. I shkreti baba! Edhei shtypur nga dëshpërimi më i madh, kurrë nuk do ta kishte menduar seçfarëe priste Shqipërinëe tij. Si një mallkim hyjnor, Shqipëria përjetoi për gati gjysmë shekulli skëterrën më satanike që asnjë mendje njerëzore mund ta perceptojë. Një pjesëe vogël shqiptarësh, me një mllef e urrejtje që të ngjeth mishtë, i bënë Shqipërisë që ishteedhee tyrja, një shkatërrim aq të madh e aq të thëllë,saedhe armiku mëiegër nuk do t’ia kish bërë!E shkatërruan pothuaj tërësisht shpirtin e shqiptarit, dukepërmbysur plotësisht kuptimin e së mires dhe së keqes, duke fshirëçdo gjë të mirëe të shenjtë qëkish trashëguar apo krijoi në ato pak vite të shtetit të tij. Edhe sot pas 20 vjetëve të shkërmoqjes të atij rregjimi gjakatar, të qeverisur nga pjella të asaj mendësie, Shqipëria po përjeton shfaqje të mbrapshta e të turpshme si ato të vetmohimit të të qënurit shqiptar!
Lufta italo-greke filloi më 28 tetor 1940, ditëe hënë.E mbaj mend mirë, sepse 28 tetori ishte festë zyrtare në përkujtim të grushtit të shtetit fashist, e ashtu quajtura “Marcia su Roma”, kështu që do të kishim pushim dhe bashkë me të djelën bëheshin dy ditë, kohë që do ta kalonim duke luajtur. Mirëpo të shtunën na lajmëruan që manifestimi për festën do të bëhej të dielën, gjë që na mërziti shumë se humbëm një ditë lojrash dhe të hënën na priste shkolla me mësimet e detyrat e saja. Por shkolla nuk filloi as të hënën dhe as për gjithë vitin shkollor.Fillimi i luftës itronditi shumë njerëzit.Të gjithëe dinë se ajo nuk sjell asgjë të mirëdhe fatkeqësitëe mbrapshtitë filluan.Mbas disa ditë luftimesh, grekët filluan kundërmësymjen dhe italianët filluan të tërhiqeshin.Nga Tirana erdhi urdhëri që administrata shqiptare duhej të tërhiqej. Ato ditë, nuk e di se si, u përhap një lajm që në Selanik kish ardhur i dërguar nga mbreti Zog Koço Kota për të formuar një qeveri shqiptare, e cila do të drejtonte luftën për çlirimin e Shqipërisë. Nga ana tjetër Metaksai, kryeministri grek, në një deklaratëkish thënë se ushtria greke po luftonteedhe për çlirimin e Shqipërisë.Kjo gjëi vuri në dilemë qarqet nacionaliste.Të shkonin me italianët, nuk e gëlltisnin dot,por edhe të qëndronin kur të vinte greku, junani, kundër shovinizmit të të cilit kishin luftuar gjithë jetën, edhe kjo nuk përtypej.Por ndoshta grekët, të gjëndur ngushtë në luftën e tyre, kishin nevojë për ndihmën e shqiptarëvë dhe kjo duhej shfrytëzuar për të përfituar në interes tëçështjes shiptare.Kështu që një pjesëe mirëe tyre, midis të cilëveedhe im atë, vendosën të qëndrojnë.Këto dëgjoja unë nga bisedat që bëheshin ato ditë në shtëpinë tonë.Pas disa ditësh grekët hynë në Korçë.Babai rrinte në shtëpi duke pritur zhvillimin e ngjarjeve. Ishte mjaft nervoz dhe një ditë duke folur me mamanë dëgjova të thotë: “Nuk dua t’i shoh peçkat!”-këtu është rasti të them diçka për këtë nofkë cilësuese “peçka”, të cilën ka shumë kohë që nuk e kam dëgjuar dhe mund të harrohet, por nuk duhet të harrohet, sepseështë shumë tipike për kohën kur përdorej, sepse pasqyron në mënyrë të qartëe shumë besnikemendësinëe ndjesitëe asaj kohe qëështë një pjesëe rëndësishmee historisë të kombit tonë. Po shpjegohem.Në rrethin e atdhetarëve nacionalistë të të krishterëve ortodoksë të qytetit të Korçës kur bëhej fjalë për grekët, ata thjesht quheshin peçka.Kurrë ndonjëherë nuk e dëgjova gjyshen, tetot ose nënën të thonin “grekët”, por gjithnjë “peçkat e djallit”. Nuk e kam mësuar kurrënga ekishprejardhjen kjo fjalë, por e di shumë mirë që ishte një fjalë përbuzëse, përçmuese, diçka si plehrë, ndyrësirë.
Vazhdoj me kujtimet.Isha vetëm 13 vjeçar, por fillova ta ndjeja vehten të rritur e më dukej se po bëhesha edhe unë pjesmarrës në ngjarjet e kohës. Një ditë babai më thirri e më ngarkoi një detyrë: çdo mëngjes duhet të vija të shikoja tabelën në hyrjen e ndërtesës së bashkisë, pastaj në atë të financës, të cilat ishin në shqip dhe në krah kishin flamurin shqiptar e atë grek, të blija një paketë cigare, një gazetë(ishin vetëm në gjuhën greke) dhe të kthehesha në shtëpi. Dhe këtë ritual, që mund ta quajmë kështu, e përsërisja çdo ditë.Por një ditëçdo gjëkish ndryshuar. Tabelat ishin shkruar në greqisht, flamuri ynë ishte hequr duke ngelur vetëm ai grek. Tepër i shqetësuar, harrova gazetën e cigaret dhe vrapova për nështëpi dhe duke m’u marë fryma nga të rrendurit, ia tregova babait. U vrejt dhee dëgjova duke mërmëritur: “Filluan përsëri!” Nuk kaloi shumë dhe një ditëia behën një oficer me disa korofillakë, të cilët e bastisën shtëpinë tejembanëe ikën duke marë me vete shumë dokumenta të babait. Më vonëe thirrën dhei kthyen vetëm një pjesë të tyre.Ishim shumë të shqetësuar e jetonim në ankthdhe ajo që kishim frikë ndodhi. Babai nuk po vinte nga pazari ku kish vajtur të takonte një të njohur që do të na sillte sende ushqimore, të cilat në atë kohë lufte nuk para gjendeshin. Një kushëriri ynëna njoftoi see kishin arrestuar së bashku me disa të tjerë. Të nesërmen nëna ime vajti në komandën e korofillaqisë të pyeste së ku ndodhej babai, por përgjigja ishte se ata nuk dinin gjë.Mbas këmbënguljes të saj, i thanë të shkonte në komandën e ushtrisë.Pyetëm e mësuam se ajo ndodhej në godinën e re që ishte caktuar për prefekturën. Rrugës për atje takuam një të njohur, i cili na tregoi që komandanti ishte gjeneral Çollakogllu (më vonë, gjatë pushtimit gjerman u bëedhe kryeministër i Greqisë) po sigurisht mund të takonte vetëm axhutantin e tij, një oficer i ri që njihej si stërnip i Pavllo Mellajt, një nga herojtëe pavarësisë së Greqisë. Vërtet na priti ai dhei kërkoi mamasë t’ithesh atij ankesën e saj e ai t’ia transmetonte gjeneralit. Atëherë nëna e tha që ajo kish jetuar mbi dhjetë vjet në Amerikë, ku njerëzit vërtet të qytetëruar i respektojnë gratë dhe veçanërisht i lutej si stërnip i ati stërgjyshi të lavdishëm që t’i mundësonte takimin me gjeneralin. Ai doli për disa minuta nga zyra dhe kur u kthyei tha nënës që të vinte në ora katër për takim me gjeneralin. Këtë bashkëbisedim me axhutantin si dhe atë që beri më vonë me gjeneralin, ma tregoi mamaja, mbasi unë nuk e kuptoja,se bëhej në greqisht që ajo ekish mësuar në kohën e Turqisë në shkollën greke në Korçë, se në atë kohë shkolla shqipe nuk kishte. Vajtëm në orën e caktuar dhena shpunë në zyrën e gjeneralit. Ai me mirësjellje, e pyeti nënën çfarë ankesë kishte dhe ajo i tregoi sei kishin arrestuar burrin, nuk i tregonin ku ndodhej dhe në see kishin vrarë le ta thonin.Ai u vrejt, përplasi dorën mbi tavolinë dhei tha që ata nuk vrisnin njerëz. Kërkoj t’i sillnin dosjen e timeti dhe si e shfletoi, për habinëe madhe të mamasë,e pyeti se ku kish qënë ai më 1921-shin! Më 1941-shin pyetej për 1921-shin! Atëherë mamaja ime, një grua me karakter të fortë dhe me kurajo civile të theksuar, iu drejtua pikërisht me këto fjalë: “Zoti gjeneral, në se burrin tim e kini arrestuar si filoitalian, po ta them se nuk është.Ai është filoamerikan, se atje ka jetuar shumëdhee do atë vend. Por në see kini arrestuar si nacionalist shqiptar që ka mbrojtur vendin e tij nga politika juaj shoviniste, ashtu si po e mbroni vendin tuaj juve sot, po ta them unë gruaja e tij, ai ashtu ka qënë, ashtu është dhe ashtu do të jetësa është gjallë!” Ai, me pamje të qetëe shumë serioz, i tha: “Zonjë, jemi në luftë dhe jemi të detyruar të marim disa masa. Brenda tri ditësh do të marësh lajmin se ku ndodhet”- dhei bëri me dorë oficerit tëna përcillte. Brenda javës morëm një telegram nga babai ku na njoftonte se ishtei internuar në një kamp përqëndrimi të ndodhurnë një vend të quajtur Koqinja, afër Athinës. Pastaj mësuam se bashkë me babanë kishin arrestuar edhe njezët korçarë të tjerë, midis tyreedhe një grua që ishte mësuese për gjimnastikë. Dhe kuptimplotë ishte fakti që nga ata një osedy ishin të besimit musulman, kurse gjithë të tjerët të krishterë ortodoksë të mirënjohur si nacionalistë. Sa herëe kujtoj këtë ngjarje, sidomos në kohën e sotme, e vetmja pyetje që kërkon përgjigjeështë: pse ushtria greke kishte në përdorim materiale të sistemuara në dosje të veçanta që sigurisht ishin kopje autentike të atyre materialeve që përdorte shërbimi sekret grek?! Dhe ka vetëm një përgjigje: ushtria grekee angazhuar në një luftë qëmegjithësei dihej fundi, e drejtuar nga politikanë tëegzaltuar nga fitoret eçastit, u bë përçuesee politikës shoviniste greke, të famëkeqes politikë të “Megali Idesë”, sidomos kundër fqinjëve shqiptarë. Pra ishtë një ushtëri pushtuesee zaptuese dhe kështu duhet trajtuar historikisht.Kur u kthye nga internimi, dukena treguar ato që kish vuajtur, një herë na tha se në se nuk kish vdekur atëherë, nuk do të vdiste më! Ku ta dintei dashuri baba që mbas pesë vjetësh do të vinin ta mernin përsëri dhe nuk do të kthehej më. Dhe nuk do të ishin korofillakët e grekut, por sigurimsat shqiptarë, djemtëe Shqipërisë. Ai dhe të gjithë nacionalistët idealistë atëhere nuk mund ta dinin që ata “djemtëe Shqipërisë”, të infektuar nga ajo ideologji e mbrapshtë, të mbushur me aq mllef e urrejtje, nuk ishin më jo vetëm shqiptarë, por as edhe njerëz! Ata ishin shndërruar në përbindësha gjajkpirës që, mbasi nuk u ngopën me gjakun e mijra e mijra nacionalistëve, u kthyen dhei pinë gjakun njëri-tjetrit! Nuk besoj të ketë histori me gjakatare se ajo e të ashtuquajturve komunistë shqiptarë!
Ishteverae vitit 1942. Një të djelë unë nuk vajta të luaja me shokët, seishim ftuar në dasmën e një kushëririt tonë. Të hënën kur i takova më treguan se tëdjelën kishin qënë në një shtëpi për mbledhje dhe do të mblidheshim përsëri të djelën tjetër. Kështu fillova edhe unë të merrja pjesë në atë aktivitet që po bënin propagandistët komunistë për të bërë për vete rininë shqiptare. Im atë ndiqte me shumë kujdes atë që po ndodhte dhe si duket, dinteedhe për mbledhjet tona. Një të djelë, duke ngrënëdrekë, më pyeti se ç’kisha bërëparadite dhe unë, në mënyrë të vagullt, i thashë se kisha luajtur me shokët.Por ai më kërkoi t’i tregoja me hollësi çdo gjë. Atëherëe kuptova që ai dintegjithçka dhe unë që nuk e gënjeja kurrë babanë, i fola për mbledhjet që bënim dhe përsena flisnin të dërguarit dmth. për patriotizëm dhe për moral. “Kush ishte sot?”-më pyeti dhe unëi thashëemrine tij.Nuk po e përmend sot, se të gjithë kanë vdekur prej kohësh.Ai vinte nga një familje që njiheshin në qytetin tonë si grekomanë dhe se femrat e asaj familjeje ishin të përgojuara për sjelljen e tyre morale.Sa dëgjoi atëemër, babai ndërpreu të ngrënën, lëshoi me nervozizëm thikën e pirunin mbi pjatë dhe me vrazhdësi më tha: “Mirë mor bir, po nuk të mjaftoj unë për atdhetarizmë po duhet ta mësosh nga grekomanët?! Nuk të mjafton nderi e morali i nënës e tetove të tua, por të mbeti ta mësosh nga ato gra?!”-dhei inatosur, u ngrit e iku në dhomën e ndenies. Që nga ajo ditë fillova të mendoja për atë që po ndodhte, por nuk mund të shkëputesha menjëherë, se më duhej të ndahesha nga shokët e mëhallës. Por mbas ca kohë më ndodhi diçka tjetër.Ishim duke luajtur volley-ball në sheshin afër Kishës, kur një nga shokët më lajmëron se më kërkonte dikush. Vajta tek vendi ku më thanë dhe aty më priste një person që nuk e njihja, sigurisht iri por disa vjet mëi madh se unë. “Vij nga Puna- më tha-Në shtëpinë tuaj mblidhen babai yt me disa miq të tij.Si i ri antifashist e revolucionar që je, duhet t’i dëgjosh seç’farë thonë dhe të vish të m’i tregosh mua. Unë do vij të të takoj mbas ca kohë.”- U largova i hutuar dhe që atëherë fillova të mendoja i shqetësuar se më dilnin shumë pyetje. Fjala parti në atë kohë nuk përmendej kurrë, vetëm fjala puna që ishte diçka e vagullt, e mjegullt, pothuaj misterioze. Ç’farë më kërkohej? Thënë troç, duhej të spiunoja babanëe miqtëe tij!! Unëe dija që në shtëpinë tonë vinin mblidheshin vazhdimisht babai me shumë miq të tij, nga të cilët mbaj mend të ndjerët Fazlli Frashëri, Stavri Skëndi, Kasëm Qafëzezi, Doktor Progri,Loni Kristo,Xhevdet Kapshtica, Ksenofon Xhori, Fuat Kostreci dhe më vonë mësova se këta përbënin Komitetin Qarkor të organizatës nacionaliste Balli Kombëtar. Si kureshtar që isha, dukei përgjuar, kisha dëgjuar të flisnin se si duhej vepruar me pushtuesin Italian, sesi po zhvillohej lufta në gjithë botën, por ajo që më ka ngelur në kujtesë ishte mënyra se si duhej vepruar qëanglezët të dërgonin një radio transmetuese, e cila do t’i ndihmonte shumë për t’u ndërlidhur me ata. Këto bisedonin ata dhe këto duhej t’ia raportoja një njeriu që as e dija kush ishte dhe pse i duheshin ato informata?! Unëe adhuroja babanë si nacionalist idealist dhe ndjeja respektin e nderimin më të thellë për shokët e miqtëe tij.Sigurisht ai erdhi më takoi dhe unëi thashë se nuk kishte ardhur njeri, por ai më tha që qenë mbledhur e më saktësoi ditët e orët.Duket se ata vëzhgonin vazhdimisht.Ai më takoi disa herë, por unë mbaja të njëjtin qëndrim kështu që nuk më kërkoi më.Vazhdova të mendohesha më shumë, sepseedhe ndjeja që diçka e keqe, e pistë, e pabesë po pregatitej. Fillova të mos isha i rregullt në mbledhjet, deri sa u shkëputa fare. Dalngadalë u ndava edhe me shokët e mëhallës dhe po rrija më të rinj të tjerë. Kështu babai nuk më la të rrëshqisja në atë batak të ndyre, ku rranë shumë të rinj të tjerë, baballarët e të cilëve nuk treguan kujdesin e duhur ashtu si veproi im atë me mua.
Duhet të ketë qënë fund i prillit të 1944-ës kur babai po itregonte mamasë se ishte takuar me një përfaqësues të komunistëve, i cili i kishte kërkuar që, si patriot i njohur, të dilte në mal se do të bëhej një kuvend i madh. Kurse babai i ishte përgjigjur që mëqënëse ishte kryetar i bashkisë, i kishte vënë vehtes si detyrë që në këtë kohë tepër të rrezikëshme, të mbronte qytetin nga ndonjë raprezalje shkatërruese që do të ishte fatale për qytetin. Deri atëherëia kishte dalë dhe shpresonte që të vazhdonte kështu deri në përfundim të luftës, kështu që nuk pranoi kërkesën e tij. Kur më 25 tetor partizanët hynë në Korçë, pasi kishin ikur gjermanët, i ashtuquajturi njësiti gueril i qytetit me në krye Peti Shamllin e Jorgji Lubonjën erdhën arrestuan babanë, dukee cilësuar “armik” e “tradhëtar”. Mbas nja dhjetë ditësh kish vajtur në burg Beqir Balluku me shtabin dhe kishin marë në pyetje të burgosurit. Kur kish qënë rradha e babait, i kishin thënë që faji i tij ishte se si patriot nuk i ishte përgjigjur thirrjes së tyre. Babai ishte përgjigjur që detyrën qëikish vënë vehtes për të mbrojtur qytetin e tij e kish bërë, pra ndërgjegjen e kish të qetë. Atëherë kishin urdhëruar lirimin e tij dhe babai erdhi në shtëpi. Pas ca kohësh na lajmërojnë se duhet të merrnim pjesë medoemos në një mbledhje shumë të rëndësishme që bëhej nëkinema Mazhestiku, kështu që vajtëm. Ishtepër të zgjedhur kryesinëe qarkut të frontit. Kur filluan propozimet pas fjalimeve të rastit, për habinë time të madhe, ngrihet Peti Shamlli, ai që para disa javësh e quajti babanë “tradhëtar”, dhee propozon për në kryesi dukee cilësuar patriot të madh e atdhetar të ndershëm!!. Sigurisht babai nuk pranoi duke thënë se ishte i sëmurë. Unë mbeta pamend, nuk u besoja veshëve. Si të kish mundësi një pafytyrësi e tillë! Dhe për fatin e keq të vendit tim kjo vazhdoi për gati gjysmë shekulli dhe vazhdon edhe sot. Sa pa personalitet, sa hipokritë, gënjeshtarë, mashtrues, të pabesë, sa pa skrupuj e të pafytyrë paskërkan qenë dhe janë të ashtuquajturit komunistë shqiptarë!! Sae ndyrë dhee neveritëshmeështë historia e tyre!
Babai rrinte në shtëpi në një farë vetburgimi. Vetëm dy miqshokë vinin e takonin të dielave dhe bisedonin për rrugën që po merete vendi, sidomos për arrestimet e dënimet e shumta që po bëheshin. Më duket se ishte Dita e Flamurit dhe si të gjitha shkollat morrëm pjesënë mitingun e rastit.U ktheva në shtëpi e po i tregoja babait. Ai më pyeti sekushe mbajti fjalimin e rastit e unëi thashë se kish folur Xhoxhi Blushi. Ai nënqeshi me ironi e më tha:”Janë të zgjuar Saliu me Beharin. Lenë të dalë përpara atë budallanë.” (Sali Mborja, ish profesori im, e Behar Shtylla ishin përkatësisht kryetar e sekretar të komitetit të qarkut. Ndërsa Xhoxhi Blushi një ish çirak, nuk dihej tëkish ndonjë detyrë.) I miri baba! Të mirët nacionalistë idealistë! Ata nuk e dinin se Xhoxhi Blushi ishte kandidat i byrosë, kurse Saliu me Beharin nuk ishin as kandidatë të komitetit qëndror! Ata nuk mund ta kuptonin që komunistët në organizimin e partisë së tyre, e kishin përmbysur hierarkinëe vlerave dukeçmuar më shumë besnikërinë ndaj udhëheqjes dhe verbërinë në zbatimin e urdhërave, sesa ngritjen moralee kulturale. Të ashtuquajturat parti të tipit Leninist ishin kopje të klaneve mafioze, pra bindje të verbër në zbatimin e urdhërave të kupolës dhe në rast mos zbatimi ose hezitimin më të vogël, zhdukjen fizike të kujtdo! Dhe kjo nuk ishte disiplinëe hekurt, por frikë dhe terror i pashëmbëllt. Ata “trima” komunistë dridheshin si lepuj nga partia e tyre, për “idealin” e së cilës betoheshin gjithë ditën dhe këtë frikëe terror, me bëmat që bënë, arritën t’ia ngulin thëllë në shpirt çdo shqiptari, aq sa ndjehet edhe në ditët e sotme. O baba, o miq e shokë të tij, me idealizmin tuaj, me dashurinëe sinqeritetin tuaj, me ndershmërine tuaj, ju nuk mund ta mposhtnit një kundërshtar të tillë. Ju nuk mund ta mposhtnit, sepse duhej ta vrisnit ashtu si ai po ju vriste juve dhe ju këtë nuk mund ta bënit dhe nuk e bëtë! Ju zgjodhët më mirë të ishit të vrarë sesa vrasësdhe kështu Mëmëdheu juaj, Shqipëria jonë përjetoi tragjedinë më të përgjakur të të gjithë historisë së saj shumëshekullore.
Babai e kishte peng që nga rrethanat e jetës së tij, nuk kish mundur të kryente studimet e larta. Kështu qëe kishte merak të madh shkollimin tim dhe kënaqej shumë që unë isha nxënës i mirë. Shpesh më fliste për këtë, duke më thënë se kishte dëshirë që unëtë vazhdoja studimet e larta në Harvard, në Boston. Aty pregatiteshin jo vetëm profesionistë shumë të aftë, por kryesisht formoheshin intelektualë të mirëfilltë, mendimtarë të lirë dhe qytetarë me kurajo civilee integritet karakterial. “Për shqiptarë të tillë ka nevojë mëmëdheu- më thoshte-dhe ti me të mbaruar studimet aty, do të vish këtu dhe se bashku me të tjerë, do tënae bëni Shqipërinë të përparuar e shumë më të bukur.” Ai ishtei sigurt që kjo do të arrihej, sepse unë kisha lindur në Boston, pra isha shtetas amerikan dhe, më kryesorja, ai me të vëllanë kishin në pronësi në Boston një godinë, të ardhurat e së cilës do të përballonin shpenzimet që do të nevojiteshin. Por kjo ëndërre tij e bukur, u prish kur në prill të 1946-ës mua më dëbuan “për gjithmonë nga të gjitha shkollat”, sepse “është kundra frymës së ree interesave kombëtare”. Ai u mërzit e u dëshpërua shumë dhe unëi premtova që dëshirën e tij do ta realizoja. Mbas njëzet e ca vjetësh, kur diktatori i prishi marrëdhëniet me sovjetikët dhee uli kurbën e luftës së klasave (si thosh ai vëtë) bashkë me disa ish të burgosur e të përndjekur politikë, munda edhe unë të kryeja me korespondencë fakultetin ekonomik, dega financë.Por nuk punova asnjëherë në atë profesion dhe vazhdova të punoja murator në ndërtim deri sa dola në pension. Dëshirën e tij të madhee realizova, por nuk pata një varr ku të vija t’i thosha se premtimin e bërëe mbajta.
Në atë zymtësi të jetës, atij dhe nënës u lindi një shpresë se me ardhjen e misionit amerikan në Tiranëe shndërrimin e tij më vonë në ambasadë, ne fëmijëve të tyre, lindur në Amerikë, pra shtetas amerikanë,do të na krijohej mundësia të largoheshim e të shpëtonim nga ajo skëterrë që po përvijohej. Po realiteti po nxirrosej sa vintee më shumë. Çdo ditë dëgjonim për arrestime tëreja.Rrethi po ngushtohej.Dhe mbërriti ajo ditë ose më mirë ajo natë kobzezë. Më 12 maj 1946, afër mesnatës, ia behu oficeri civil i sigurimit Enriko Bimbli me disa ushtarë. Mbas një kontrolli që bënë, i tha babait të vishej e të shkonte me ta.Nëna ime shumë guximtare filloi t’i thotë se kur kishin ardhur grekët, të shoqin e kishin marë (dihej në qytet se ai kishte një xhaxha oficer nërradhët e ushtrisë greke),tani vinte ai dhee merrte përsëri.E të gjitha këto, sepse i shoqi ishte atdhetar e nacionalist!Doli babai nga shtëpia dhe nuk u kthye më. Si duket ishtee thënë për ne, sepse pas disa javëve do të dilja edhe unë nga shtëpia dheedhe sot, mbas 65 vjetëve, nuk jam kthyer ende!! Nuk po më plotësohet dëshira që në këtë moshë të thyer të kthehesha edhe një hëre për të fjetur në atë dhomë ku si djalosh nëntëmbëdhjetë vjeçar dola për të vajtur në burg. Si duket do të vdes pa u kthyer më në shtëpinë time, sepse vendin tim vazhdojnë ta qeverisin pjella e atij rregjimi kriminal. Atë natë ne mbetëm të hutuar e shumë të tronditur. Përveç dhimbjes për arrestimin e babait, unë po e ndjeja vehten shumë të fyer, sepse ardhja në mesnatëe atyre njerëzve që hynë drejt e në dhomat e gjumit ku ne po flinim, ishte një përdhosjee jetës sonë private, ishte një përdhosjee intimitetit tonë familjar. Kishte filluar një kohëe keqe, gjatë së cilës çdo gjëe mirë dhee shenjtë që ishte ndërtuar, do të shkelej e përbaltej. Mbas disa ditësh dikush ardhi ena lajmëroi që babanë po e shpinin për nga axhensia e udhëtarëve, sigurisht për ta larguar nga Korça. Vrapuam të gjithë me një frymë dhee takuam babanë.Edhe sot e ndjej atë dhembje therrëse që më përshkoi trupin, kur e pashë babanë ulur mbi dyshek, duarlidhur e të brengosur. Motrat e vogla po qanin, shkembyem pak fjalë dhee morrën policët e hipën në një kamioncinëe u larguan.E ndoqa me sy deri sa m’u zhduk nga pamja dhe në cast një mendim më përshkoi trurin: a mos është për të fundit herë që po e shoh?! Sikur kisha një parandjenjë, që m’u përsërit edhedy herë të tjera, të vetmet që munda ta takoja kur dola nga burgu pas tetë vjetëve. Herën e fundit, në burgun e Burrelit, para se të ndaheshim më tha:”Tani që dolë ti, nuk ka më asnjë rëndësi si do shkojë puna ime!” Kohë më vonë, miku i tij, i ndjeri Andon Frashëri, më thosh se babai tronditej e dëshpërohej shumë kur mësonte për torturat që më kishin bërëe vuajtjet që kisha kaluar, kështu që kur unë dola nga burgu, ai ishte gëzuar shumë dhei thoshte:”Tashi që Nikua, djali im ivetëm, është bashkë me familjen, jam i qetë,se jam i sigurt që ata sëbashku do të përballojnëçdo vështirësi të jetës me kurajëe dinjitet! Kurse për mua çdo gjë që mund të ndodhë…?” Duket sikur ai ikish bërë një lutjee një kushtim Zotit:”O Zot, bëj që të më dalë djali jashtë dhe unë le të vdes këtu brenda!”Ditën që ndërroi jetë babai, u përmbajta që të mos ligështoheshin më shumë nëna me motrat.Por natën vonë, në shtrat, dukë rikujtuar shumëe shumë ngjarje me të, lotët rrodhën e rrodhën lumë, pambarim. Ne vazhduam kalvarin tonë shumë gjatë, edhe 35 vjet të tjera, por ajo është tjetër gjë, është historia e familjes sonë pa babanëedashur.
Këto janë ato që unë rikujtoj nga koha e shkurtër që kam kaluar bashkë me babanë.Unë pata fatin e keq që të mos jetoja shumëe shumë vite afër babait, që të mos rritesha e të formohesha si burrë për të kuvenduar me të më shumë si miq të mire dhe të shkëmbenim mendime për çështje të ndryshme.Pra, ndonëse po shkruhen tani që jam 84 vjeç, këto janë thjesht kujtimet e ndjesitëe një djaloshi tetëmbëdhjetë vjeçar për babanëe tij që ai e adhuronte.Vetëm kaq.
Jemi në prill dhe më 28 është ditëvdekja e tij.Brenga është shumëe madhe që nuk kemi një varr ku të ndezim një qiri, të vetëm një tufë lule dhe të derdhim lot në kujtim të tij. Dhe nuk ka sesi të mos të të vinë ndërmendvargjet e poetit Arshi Pipa për ata “…që Shqipnis themelin i patën kalë..” Ku prehen vallëeshtrat e mijëra nacionalistëve idealistë si im atë? Unë mbyll sytë dhe mendja më fluturon tutje, larg, kudo ku ndodhen trojet shqiptare, në kodrat e malet e tyre, në lumejtë, liqenet e fushat e tyre, në ajrin e tyre…po, aty janë, aty prehen! Ata janë shkrirë, janë tretur, janë bërë një me trruallin e tyre, me trruallin shqiptar! Ata ishin të Shqipërisë, jetuan me Shqipërinë dhe vdiqën për Shqipërinë! Shpirti i tyre shqiptar na ndriçoftë përjetë!
Dritë pastë në parajsë shpirti yt, i shtrenjti baba!
15 Prill 2011

*Marre nga Libri i Uran Butkes:”Kristo Kirka”

Filed Under: Histori Tagged With: Kristo Kirka-Uran butka, Niko Kirka, si e kujtoj babane

RISHKTIMI I HISTORISE(II)

January 5, 2015 by dgreca

Disa përjetime dhe mendime për të ashtuquajturën luftë antifashiste nacional çlirimtare/
Nga Niko Kirka- ish I burgosur politik që nga viti I largët 1946/
(Vijon nga numri i djeshem)
Nacionalistët me çetat e tyre qe aty këtu bënin luftime kundër pushtuësit edhe sëbashku me komunistët ishin më të shumtë në numur se komunistët ( pohohet se Safet Butka kishtë 150 luftëtarë, kurse Petrit Dumja me Josif Pashkon rreth 50), por këta të fundit ishin shumë më të organizuar e më të disiplinuar. Kështu që të dëtyruar nga rrethanat, pranuan të marrin pjesë në atë që u quajt Mbledhja e Mukajt, por, sipas zakonit, me shumë hile e me qëndrime tepër ambigue. Përfaqësia e tyrë ishte heterogjene, pak komunistë të nivelit të dytë, pa autorizim të plotë dhe me udhëzime as mish as peshk. Jugosllavët fshiheshin në hije, kurse çiraku I tyre ndejti larg. Megjithkëtë nacionalistët iu shtrinë dorën dhe I trajtuan si të barabartë. Krijimi I Komitetit për shpëtimin e Shqipërisë me nga 6 anëtarë, luftë kundër forcavë pushtuëse, çështja e Kosovës të zgjidhej me parimin e vetvendosjes, forma e regjimit dhe e qeverisjes me votim të përgjithshëm, demoktatik e të lirë, janë dëshmia më e mirë kësaj. Isha 16 vjëçar në atë kohë dhe e mbaj mënd shumë mirë se me sa gëzim e shprësë u prit thirrja drejtuar shqiptarëve. Por këtë nuk mund ta pranonin jugosllavët që synonin gllabërimin ë Shqipërisë. Pas Tëmpos, dy emisarët e më pas çiraku I tyre e kthyen fletën. Është tronditës shpërthimi I Ymer Dishnicës:”Letra jote e fundit më ra si rrufe në qiell të kaltër”. Nuk ndikoi as gëzimi i madh që ngjalli aksioni I përbashkët kundra armikut nën komandën e Abas Kupit. Shfajësimi së ishin shumicë dhe se kishin bërë luftën, pra nuk mund të pranonin të ishin të barabartë me Ballin, I demaskon më mirë se, deri sa kishin vendosur që çdo gjë do ta vendoste populli me votën e tij të lirë, atëherë fitoren në zgjedhje e kishe të siguruar e nuk kishe pse trembej. Dhe për të mbyllur çdo rrugë bashkimi në të ardhmen, filluan vrasjet e nacionalistëve. Kështu filloi vëllavrasja, pra lufta civile. Mbas një muaji kapitulloi Italia dhe forcat e saja ushtarake në Shqipëri shumicën I vrau ose I mori rob gjermani, një pakicë vanë si batalioni Gramshi me komunistët, kurse shumica u shpërndanë fshatrave si argatë dhe u riatdhesuan më vonë pas lufte. Pra dukë marë parasysh këtë të vërtetë historike a mund të festojmë sot 70 vjetorin e çlirimit nga Italia fashiste se I hodhëm në det ata?! Ata që këndonin “Bijtë e Stalinit jemi ne, që derdhim gjakun anembanë, sa të valojë përmbi dhe, flamuri drapër dhe çekan” e mbanin në ballë yllin komunist, kishin dalë të luftonin jo për atdheun e pushtuar, por për fitoren botërore të komunizmit kundër synimit të Boshtit për rindarjën e botës. Ajo që bie në sy kur lëxon librin e P. Milos është paralelizmi midis Jakomonit që I raporton rregullisht Duçes për karakteristikat e veprimtarinë e “kolaboracionistëve” të vet dhe Miladin Popoviçit që raporton tek Titua të njëjtat gjëra për “kolaboracionistët” e tij!
Tani të asyetojmë analizën për periudhën njëvjeçare (vjeshtë 1943-vjeshtë 1944), pra futjen e trupave gjërmane në Shqipëri. Me kapitullimin e Italisë nuk kishte më asnjë pikë dyshimi që luftën e kishin fituar aleatët dhe kapitullimi pa kushte I Gjermanisë naziste ishte vetëm çështje kohe. Pra qëndrimi I forcave gjermane në Shqipëri për të siguruar rrugët e ndërlidhjes të forcave kryesore të tyre në Greqi ishte I përkohëshëm. Përvoja në gjithë Europën tregonte se një goditje sa do e vogël ndaj tyre afer zonave te banuara, shkaktonte raprezalje të egra, barbare ndaj popullsisë civile. Ultimatumi gjerman ishte: ose një regjim ushtarak gjerman me pasojat që diheshin, ose një shtet shqiptar në punët e brendëshme të të cilit ne nuk ndërhyjmë, me një qeveri që të siguronte rendin e brendshëm. Historikisht është e njohur që bashkëpunimi e tradhtia e një individi me pushtuësin e vëndit të tij është ose ideologjia e përbashkët me të, ose përfitimet matëriale prej tij. Ata që qeverisën vëndin në atë kohë nuk pajtoheshin më ideologjinë naziste, sidomos në tëorinë e racave. Ata refuzuan në mënyrë kategorike të dorëzonin hebrenjtë që ndodheshin në Shqipëri, për më tepër mbrojtën edhe ata që erdhën nga vëndet e tjera.Është rasti të vemë në dukje që “kuislingët” e Tiranës mbrojtën njerëz të ndryshëm që strehuan hebrenjtë dhe ne mburremi sot botërisht se ne shqiptarët jemi njerëz të besës, kurse pak më vonë, po shqiptarë, të terrorizuar nga raprezaljet e egra të komunistëve, prenë në besë duke ia dorëzuar sigurimit famëkeq, miqtë pjestarë të fisit!! Përsa I përket përfitimeve materiale, edhe komunistët më fanatikë nuk përmëndin gjë, në pamundësi për ta sajuar. A mund, me ndërgjegje të qetë, t’I quajmë tradhëtarë Patër Anton Harapin, Lëf Nosin, Mehdi Frashërin, Mihal Zallarin, etj.?! Në atë kohë e në ato kushte, në shërbim të vëndit, ata vunë peng jo vetëm jetën e tyre, por edhe dinjitetin që I karakterizonte. Synimi I tyre ishte që vëndi ta kalonte me sa më pak humbje atë gjëndje të përkohëshme. Sa ia dolën? U munduan të ndalnin vëllavrasjen, por përpara vendosmërisë komuniste “për të marë e mbajtur me gjak pushtetin”, lufta civile filloi e vazhdoi deri në fund. Paskali e të tjerë thonë se kur vëndi është nën pushtim nuk ka luftë civile. Kush e ka thënë e ku është shkruar nuk jepet shpjegim. Po Greqia nuk ishte nën pushtim kur Eami komunist luftonte kundër Edesit nacionalist që përfaqësonte qeverinë greke në mërgim? Mendoj se njerzit më kompetentë për këtë janë ushtarakët dhe oficerët englezë që vepronin në vënd, në dokumentet e tyre, me plot gojën e pa asnjë hezitim, e cilësojnë luftë civile vëllavrasjen midis shqiptarëve, përmëtepër identifikojnë si nxitës të saj sërbin Dushan Mugosha. Në raportin që I dërgon Enver Hoxhës në prill 1944 Mehmet Shehu thotë se në luftimet për çlirimin e Pogradecit me rrethina, ku nuk kishte asnjë gjerman, nga robërit e kapur shqiptarë e kosovarë pushkatuan 40 veta dhe se dogjën Starovën. E me një farë ngazëllimi shton se nesër nuk do të ketë më Starovë! Nuk e dij nëse ndonjëri nga të bijtë do të vejë ndonjë ditë në Starovë për të lypur falje, ashtu si bëri gjermani në Borovë? Dhe një problem nuk e zgjidh dot: kur Mehmeti çliroi Pogradecin në prill, nga kaluan forcat gjermane në tetor për të vajtur në Tiranë? Pra si kudo nëpër Shqipëri, aty ku nuk kish gjermanë, goditeshin shqiptarët kundërshtarë më të pakët në numur e me disiplinë gadi të shturrur, “çlirohej vëndi” për të ikur përsëri sa fillonin të dukeshin forcat gjermanë që po largoheshin. Se si luftonin kundër gjermanëve e pasqyron mirë letra e Hoxhës për Nako Spiron:”..për ne fakir fukarenjtë që jemi këtu të mbyllur si miu në vrimë.” Edhe në kujtimet e Gjeneral Davis-it përshkruhet se si tentuan disa herë pa sukses të dilnin nga rrethimi e se si Hoxha I tha që do të iknin vetëm pak veta e më von do ktheheshin t’I merrnin, por ia mbërriti çeta e Azis Biçakut, sigurisht të njoftuar nga miqtë e Sami Bahollit. Ata që kanë qënë të pabesë me shokët e tyre, sigurisht nuk do të hezitonin ta bënin këtë për të shpëtuar vehten e tyre në kurriz të oficerëve englezë që I urrenin. Edhe autokollonën e fundit gjermanë, të shkatërruar e të copëtuat nga bombardimet e mitralimet e vazhduëshmë të aviacionit englez, nuk e ndalën dot të hynte në Tiranë e sëbashku me ata ushtarë që luftonin aty, të ikte nga Tirana në datën e paralajmëruar të 17 Nëndorit. Nuk kam dëgjuar dhe as lëxuar ndonjë shkrim për ndonjë luftim ose rrënien e ndonjë partizani për “çlirimin” e Gjinokastrës, Korçës, Beratit, Vlorës, Ëlbasanit, Durrësit,etj. Më e vërtetë është të thuhet kur iku gjermani I fundit. Data nuk ka asnjë rëndësi. Sipas Marenglen Kasmit, më 3 tetor ishtë dhënë urdhëri nga Shtabi I Përgjithshëm për tërheqjen e trupave gjermane nga Greqia e Ballkani. Kanë të drejtë grekët kur nuk përkujtojnë ditën kur iku gjermani, sepse nuk e detyruan ata. Ata përkujtojnë 28 tetorin kur Metaxa I tha “jo” ultimatumit Italian, ashtu si I tha edhe Zogu më 7 prill.
Nga fundi I majit të 44-ës, kur shihëj I afërt largimi I gjermanit, komunistët të komanduar nga dyshja jugosllave filluan pregatitjet për marrjen e pushtëtit dhe bënë Kongresin ë Përmetit. Zgjodhën delegatë kë donin e si dinin, hodhën poshtë vendimet e Pezës për pluralizëm pa dallim krahine e ideje, ndaluan hyrjen e Zogut në vënd, deklaruan mosnjohjen e marëvëshjeve të shtetit lëgjitim të mëparshëm, përvijuan parametrat e “demokracisë popullore”, pra përcaktuan rrugën që do të ndiqnin për vendosjen e diktaturës të proletariatit.
Pak muaj më vonë, në pleniumin e Beratit, emisarët ë Titos, për t’I nënshtruar plotësisht, I turpëruan duke I detyruar të pranojnë ato që kishin bërë si kolaboracionistë lakej të tyre! Aty Enver Hoxha pranoi faktin që nuk kish pasur komitet qëndror dhë çdo gjë e kish bërë e vendosur vetëm Miladin Popoviçi! Malëshova deklaroi se kishin vepruar si një bandë terroristësh! Gogo Nushi pranoi se kishin pushkatuar më shumë se njëqind persona, civilë të parmatosur, jo se kishin faj, por se mendohej që do t’I kishin kundërshtarë politikë në të ardhmen! Pra, e përsëris, lufta për Tiranën nuk u bë për ta çliruar nga pushtuësi, I cili terthorazi kish deklaruar se sipas planit operativ të largimit do ta linte më 17 nëndor, por për ta spastruar nga atdhëtarë të ndershëm që në të nesërmen do të kundërshtonin politikën antishqiptare të tyre! Çfarë ndodh më shumë në një luftë civile?! Në librin e tij P. Miloja, që ka aq për zemër Enver Hoxhën, mendon se e mbron kur thotë që ai nuk foli sinqerisht, por ishte taktikë dinake e tij. Por në vënd t’I verë vetulla, I nxjerr sytë. Enveri I tij (tamam ashtu si ishte) është një individ pa sedër, pa skrupuj, pa personalitet, I pabesë, hileqar, I gatshëm të bëhet baltë për ta shkelur kur ia do interesi.
Me urdhër të Titos brigadat partizane futen në Kosovë e që atëhere bëhen zyrtarisht komunistë kuislingë që vrasin e presin vëllezrit e tyre për t’I lënë nën sundimin jugosllav. Fillon kështu ai prostituim politik I komunistëve kuislingë me sërbët deri në 48-ën, pastaj me rusët dëri në 61-in, më vonë me kinezët deri sa I hedhin në plehra si ato lavirat e plakura që nuk vlejnë më. E më në fund, të tmerruar se populli I uritur mund të shpërthejë , nxjerrin nga depot në thellësi të maleve arin e thësarit të shtetit (atë ar që e kish vjedhur Zogu në 39-ën!) dhe e përdorin për të blerë ushqime, për të rruajtur amanetin e Enver Hoxhës që të mos merrnin kredi nga shtetet e huaja!!
Teza se komunistët e rënditën Shqipërinë me fitimtarët e Luftës së Dytë nuk është e vërtetë. Anglo-amerikanët asnjëherë nuk I pranuan komunistët shqiptarë si aleatë as gjatë luftës, as më vonë në Kombet ë Bashkuara. Në pranverë të 45-sës, si studentë na kanë nxjerrë në demostrata për të kërkuar të mernim pjesë në mbledhjen e San Franciscos për krijimin e OKB-së, ku u pranuam mësëfundi më 1955 sëbashku me Mongolinë etj. Por edhe Stalini nuk na konsideronte si alëatë, deri sa pyeste Gjilasin se kur do ta gëlltisnin Shqipërinë! Komunistët shqiptarë I mbështeste vetëm Titoja, po jo si aleatë, vetëm si yzmeqarë të nënshtruar. E në shënjë mirësjelljeje ndaj tij na pranuan në Konferencën e Paqes në Paris.
Edhe teza tjetër se komunistët mbrojtën tërrësinë territoriale të Shqipërisë nuk qëndron. Kush e rrezikontë atë? Pretendimët greke për t’ashtuquajturin Vorio-Epir të mbështetur fillimisht nga Churchilli. Por për kryeministrin britanik vetëm “interesat e vëndit të tij ishin të përjetëshme” dhe në atë kohë ato kërkonin të mbështetej Titoja për t’u shkëputur nga sundimi stalinian, gjë që do kish si rrjëdhojë sigurimin e Greqisë të lidhur me Përëndimin e mbrojtjen nga krahët të Italisë e Turqisë. Pra u ndihmua Titoja ta gllabëronte Shqipërinë më anën e çirakëvë që kish pregatitur. Kështu shpjegohet mos përmëndja e Shqipërisë në marrëveshjen që u arrit në Moskë midis Stalinit e Churchill-it, sipas projektit të këtij të fundit, për ndarjen e zonavë të tyre në Ballkan. Dhe që u shit jo një pjesë, po gjithë vëndi tek slavët nga komunistët kuislingë të Tiranës e vërtetojnë marrëveshjet e 47-ës për bashkimin doganor, parifikimin e monedhës, shoqëritë e përbashkëta, ëtj.
Në përfundim po ju drejtoj dy pyetje historianëve Frashëri, Puto, Milo e ndonjë tjetri: Në se komunistët shqiptarë të mos kishin tradhëtuar Mbledhjen e Mukajt dhe Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë të vazhdonte sipas programit luftimët kundër forcave gjermane deri sa I fundit prej tyre të largohej nga Shqipëria, të shtrinte zbatimin e ligjit e të rendit në të gjithë vëndin, të organizonte vërtet zgjedhjë të lira e demokratike, të orientonte Shqipërinë sipas amanetit të Rilindasve tanë të mëdhej se “për shqiptarët dielli lind andej nga perëndon” si do të ishte Shqipëria jonë sot? Sigurisht një anëtar I vjetër I Natos e I Bashkimit Europian, me një sistem demokratik të stabilizuar, me një ekonomi të zhvilluar e me një nivel jetese të begatë e të qëndrushëm. Pra nuk do të mahnisnim mbarë botën me ato pamje tronditëse anijesh të stërmbushura mizëri, si bleta kur rroit, me shqiptarë të llahtarisur e lebetitur që iknin nga vëndi I tyre!!
Dhe pyetja tjetër: në përplasjen historike midis nacionalistëve e komunistëve kush është fituësi? Ç’ka mbetur nga ajo që bënë komunistët duke rrobëtuar popullin e tyre për gadi 50vjet? Një sistem që filloi me triska e mbaroi me tallona.Të rinj që ndonëse të terrorizuar tepër thellë, urrejtjen e tyre të ndrydhur në shpirt e shpërthyen dukë pshurur e tërhequr zvarrë statujat e tyre. Po e përmbyll me një thënie popullore:”Ç’të të kujtoj moj qepë, çdo kafshatë e lot”!
Ndërsa nacionalistët, të munduar e të cfilitur, por krenarë e të pamposhtur, qëndrojnë fitimtarë para historisë, se ideali I tyre, çështja për të cilën punuan e luftuan-Bashkimi mbarë kombëtar-po bëhet realitet. Të parët tanë ikën nga kjo botë dukë lënë një atdhe të vogël me 28.000 km/katrorë. Ne sot me dy shtete shqiptare kemi një atdhe rreth 40.000 km/katrorë. Nesër, në kuadrin e Europës së Bashkuar ku kufijtë shtetrorë shuhen, bota shqiptare do shtrihet në një atdhe shumë më të madh. Pra do të realizohet ëndra e ideali I nacionalizmës shqiptare që “çdo shqiptar, në trojet e tija, të jetë I lirë dhe I qetë e I lumtur të gëzojë të mirat matëriale të krijuara nga puna e prona e tij” Ja kush është fitimtari!
Tani që po flitet për rishkrimin e historisë ata komunistë nostalgjikë trurrjedhur të çdo moshe qofshin, të nëmur e të përqeshur, të ulin kokën të mbuluar nga turpi për gjëmën që I shkaktuan vëndit te tyre. Historia I ka dënuar përgjithmonë.
New Jork 31 Dhjetor 2014
Niko Kirka ish I burgosur politik që nga viti I largët 1946.

Filed Under: Histori Tagged With: ish i perndjekur politik, Niko Kirka, Rishkrimi i Histoorise2

Rishkrimi i Historise

January 4, 2015 by dgreca

Disa përjetime dhe mendime për të ashtuquajturën luftë antifashiste nacional-çlirimtare
NGA NIKO KIRKA, New York/
Ishte mbasdite dhe unë isha duke bërë detyrat e shkollës, kur dëgjova si një jehonë të largët të kënduar nga shumë zëra, të mirënjohurën këngë “Eja mblihuni këtu”. Vura në kokë kasketën me simbolet e Liceut tonë e shiritin kuqezi dhe vrapova jashtë drejt rrugës nga vinte zhurma. Më dolli para një turmë studentësh që mbanin në ballë flamurin tonë e këndonin këngët patriotike. Njëri prej tyre sa më pa kasketën në kokë, më thirri të futesha midis tyre. Kështu unë dymbëdhjetë vjeçari, student I vitit të parë të Liceut, u bëra pjesë e demonstratës. Të nesërmen në demonstratë mernin pjesë mijra vetë. Në krye ishin dy vajza të veshura me kostume kombëtarë, njëra prej tyre mbante flamurin, kurse tjetra një fotografi të madhe të mbretit Zog. Parrullat ishin kundër Italisë që kërkonte të pushtonte Shqipërinë. U mblodhëm në qendër të qytetit, para Bashkisë, nga ballkoni I secilës foli Fazlli Frashëri kundër pushtuesit. (Ky u internua nga italianët për disa vjet në ishullin Ventotene dhe në 45 u pushkatua nga komunIstët si “tradhëtar”!). Kurse në emër të rinisë foli Pullumb Dishnica.Këto ndodhën ato ditë të prillit 1939 dhe thëniet e historianit Paskal Milo për një aktivitet të dukshëm të Enver Hoxhës nuk qëndrojnë.Ato ditë atë s’e pashë në asnjë rast dhe e njihja mirë, se jepte mësim në vitet e dyta.
Shqipëria iu kundërvu me armë pushtuësit Italian. Në kujtimet e tija Churchill shkruan: “Më 7 prill 1939, në mëngjez herët, trupat italiane zbarkuan në bregdetin shqiptar dhe pas një lufte të shkurtër, e pushtuan atë” Në rrethanat ndërkombëtare të asaj kohe, kur para njëmuaji Çëkosllovakia I hapi dyert armatës gjermanë pa bërë zë dhe Mussolinin po e përkëdhelnin të gjithë, për Shqipërinë e vogël e të varfër ajo që bëri ishte mjaft.
Mbas pushtimit italianët u suall sikur nuk kishin hyrë me luftë, por ishin pritur miqësisht dhe me një farë mirëdashjeje nga shqiptarët. Pas komedisë së bashkimit vullnetar të kurorave mbretërore, ata nuk e prekën administratën e mëparshme. Arrestuan e internuan disa intelektualë të rinj nga ata më aktivët gjatë demostratave dhe filluan menjëherë programin e tyre për fazën e parë të asaj që ata synonin: krijimin e ish perandorisë romake në kuadrin e ndarjës së re të botës.Në stil të gjërë filloi ndërtimi I rrugëve, gazermavë,depove. Tregu u mbush me mallra. Unë nuk e dij ku ishte e çfarë bënte në atë kohë historiani Kristo Frashëri, por jam I sigurt që ai e din se në atë kohë kushdo që vintë në Itali për vizitë mjekësore dhurata më e mirë për doktorin ishte një kg. kafe, e cila në Itali ishte e racionuar, kurse në Shqipëri gjendej me shumicë. Në Durrës u bë proverbiale ajo thenia e puntorit të ngarkim-shkarkimit që kur pyetjes së tij se si do të ishtë socializmi, I deleguari I partisë iu përgjegj se do të kishtë bollëk, a I tha:”Si në kohën e Italisë!” Mos më dalë ndonjë birbo tani e të më thotë që po lavdëroj pushtimin Italian. Po flasim për historinë, pra duhet thënë e vërteta si ka qënë.
Si e përjetonin shqiptarët atë kohë? Sigurisht me hidhërim, se kishin humbur pavarësinë. Po le të përpiqemi ta analizojmë më hollësisht. Shumica jetonte në fshat, pra ishte popullsi rurale. Përveç fshatrave të mëdhej ku kishte dy tri familje të arsimuara e në gjendje të mirë ekonomike shumica dërmuëse ishte analfabete e shumë e varfër. Kështu lind pyetja: një njeri që nuk din e as I intereson jo vetëm çfarë bëhet në botë, por as në fshatin tjetër? Një njeri që mendon vetëm se si të sigurojë një copë bukë për të shuar urinë, a mund të mendonte se një I huaj që ai as e ka parë, I ka pushtuar vëndin që ai nuk e njëh e duhët luftuar kundër tij?! Pra për shumicën dërmuëse të popullsisë në atë kohë as që mund të flitët për luftë kundër pushtuësit.
Si po e përjetonte pushtimin Italian popullata urbane? Ajo përbëhëj nga puntorë, zanatçinj, tregtarë, profesionistë të lirë,zyrtarët shtetrorë e publikë dhe të rinjtë, sidomos studentët e shkollave të mesme. Mbas vrullit të demostratave kundër pushtuësit, me faktin e kryer, shumica iu kthyen punëve të tyre të përditëshme për të siguruar jetesën, kurse urrejtjen ndaj pushtuësit ë mbajtën të mbyllur thellë në shpirtin e tyre. Ndërsa shtresa shoqërore e atyrë që kishin luftuar për pavarësinë e vëndit dhe më vonë për ndërtimin e shtetit si dhe intelektualët e formuar gjatë viteve të pavarësisë vazhdonin të ndiqnin zhvillimet politike në botë që në të ardhmen do të vendosnin fatin e atdheut të tyre. Zakonisht orientimet politike të tyre përcaktoheshin nga politikat që ndiqnin shtetet ku ata kishin studjuar ose kishin jëtuar mjaft kohë. Po si ishtë gjëndja në Europë? Britania ë Madhë e Franca, mbas një periudhe lëshimesh shteteve agresorë të Boshtit, kishin hyrë në luftë kundër Gjërmanisë nazistë, e cila kishte lidhur një pakt (Molotov-Ribentrop) me Bashkimin Sovjetik dhe të dy sëbashku po plaçkisnin Europën. Mbas sulmit nazist, sovjetikët pushtuan pjesën e mbetur të Polonisë. Nazistët pushtuan Danimarkën e Norvegjinë, sovjetikët pushtuan Shtetet Balltikë e sulmuan Finlandën.Nazistët pushtuan Jugosllavinë e Greqinë, sovjetikët pushtuan territore të Rumanisë.Filofrancezët shqiptarë me hidhërim panë shpartallimin e turpshëm të Francës së madhe. Një pjesë e mirë e atyre që ishin të dojçekulturës, nisur nga teoritë raciste naziste që ne shqiptarët na konsideronin të barabartë me ta si racë ariane, dukë pare fuqinë e Boshtit, filluan të mendojnë se me ndarjën e re të botës, do të mund të realizonim bashkimin kombëtar të të gjitha trojeve shqiptare. Filo englezët e paktë kujtonin me hidhërim deklaratën e bërë në prag të pushtimit në Dhomën Komuneve të kryeministrit Chamberlen se ata nuk kishin interesa të veçanta në Shqipëri.Kurse një pjesë e vogël e filoitalianëve nga ata që në të kaluarën nuk kishin ndonjë aktivitet atdhetar as vetë e as familjet e tyre, filluan të bashkëpunojnë me italianët në realizimin e synimeve të tyre në Shqipëri e më tej. Filoamerikanët prisnin duke shpresuar që edhe njëherë tjetër gjigandi I largët të ngrintë zërin e fuqishëm në mbrojtje të vëndit të tyre të vogël. Ndërsa komunistët, simbas shëmbëllit të atdheut të tyre të përbashkët, pra Bashkimit Sovjëtik,mbanin qëndrim dashamirës ndaj fuqive të Boshtit dhe të përçarë midis grupeve të ndryshëm hidhnin idëra të tilla si p.sh. pushtimi sjell zhvillimin e vëndit, gjë që sjell fuqizimin e klasës puntore, premisën për formimin e partisë komuniste. Kurse në jetën praktike përfitonin nga pushtimi I vëndit. P.sh. Qemal Stafa shkruan në gazetën Fashizmi dhe me bursë shteti shkon për studime universitare në Itali sëbashku me “të fëjuarën” Drita Kosturi. Studimet në Itali I vazhdonin edhe Nako Spiro, Manush Myftiu, Arben Puto etj. sigurisht me paret e familjeve të tyre që ishin në gjëndje.Kështu ishin punët në Shqipëri deri më 28 Tëtor 1940, ditën që Italia sulmoi Greqinë. Pra për gati dy vjet, që përkon më një të tretën e gjithë kohës te pushtimit (fillimi I prillit 1939 kur hynë italianët dhe fundi I nëndorit 1944 kur iku gjermani) nuk ka pasur asnjë lëvizje kundër italianëve. Flasim gjithmonë për luftë kundër pushtuësit.
Sulmi Italian kundër Greqisë, dështimi I turpshëm I saj, hyrja e trupave greke në një pjesë të mirë të territorit shqiptar suallën ndërlikime të shumta në Shqipëri të natyrës ekonomike dhë politike. Pati shkatërrime e dëmtime ekonomike të mëdhaja si dhe rigjallërimin e politikës shoviniste greke me famëkeqen çështje të të ashtuquajturit “Vorio Epir”. Në Korçë u arrestuan e u internuan në Greqi më dhjetra njerëz, midis tyre edhe gra, shumica të besimit ortodoks. Qëndresa greke ndaj fuqive të Boshtit u vlerësua nga Londra e asaj kohë, mbetur e vetme para furrisë nazi-fashiste dhe mbeshteti pretendimet tokësore ndaj Shqipërisë. Shumë dokumenta të asaj kohe tregojnë qartë që sa herë Mbrëti Zog kërkontë të lejohej të formonte një qeveri shqiptare në emigracion si kombet e tjera të pushtuara, në Foreing Office vihej shënimi anash: “Të pyetet qeveria greke”. Ata asnjëherë nuk dhanë pëlqimin, sepse formimi I qeverisë shqiptare në emigrim do të ishte vazhdimi I legjimitetit të shtetit të pavarur shqiptar me kufijtë e njohur botërisht.Edhe mbas largimit të grekëve, qarqet atdhetare I shqetësontë me shumë se rigjallërimi shovinist grëk, qëndrimi britanik. Ata nuk mund të dinin atë që luhej në prapaskenë, por pyëtja “pse vëtëm ne pa qëvëri në emigracion” I mpinte e I detyronte të rrinin në pritje.
Ndërhyrja gjermane në ndihmë të aleates së saj solli pushtimin e Jugosllavisë e të Greqisë. E para u shpërbë dhe si rrjedhim Kosova (pa minierat e Mitrovices)e territoret e tjera shqiptare iu bashkuan Shqipërisë. U bë realitet ëndra shekullore e shqiptarëve për bashkim kombëtar, pavarësisht rrugës e mënyrës si u arrit. Historianët komunistë thonë së kjo ish pa vlerë se vetë Shqipëria ishte e pushtuar dhe nga ana tjetër lavdërojnë luftrat që bënë shqiptarët kundër vendimeve të Shën Stëfanit ndonëse ishim nën pushtimin turk. Përmëndin Kartën e Atlantikut që nuk njeh ndryshime kufijsh, kurse aty shkruhët se “Nuk do të dëshëronim ndryshime territoresh të bëra pa dëshirën e vullnetin e lirë të popullsive përkatëse”. Atdhetarët shkuan edhe më tej duke kërkuar parimin e vetvendosjes që ka qënë, është e do të mbetet parimi kryesor I të gjitha organizmave ndërkombëtare. Nuk mund të mos vemë në dukje që ata ”kolaboracionistët” e qeverisë së Tiranës çelën shkolla anembanë Kosovës ku u formuan ata që punuan, luftuan dhe arrijtën pavarësinë e Kosovës!!
Mbas sulmit gjerman kundër saj Rusia komuniste nëpërmjet Kominternit e rrjetit të tij ndërkombëtar filloi propagandën për ta paraqitur luftën deri dje kapitaliste, si çlirimtare. E stërholloi mashtrimin edhe më tej duke deklaruar shpërndarjen e Kominternit. Me këtë platformë të sofistikuar propagandistike, pra lufta për çlirim të popujve, filloi të paraqitej lëvizja komuniste sidomos në Europë.Ndërsa në Shqipëri disa individë gjoja të frymëzuar nga idetë komuniste, vazhdonin të vegjetonin të ndarë në disa grupe e duke akuzuar njëri-tjetrin. Këtë situatë e shfrytëzoi partia komuniste jugosllave, parti me përvojë shumë vjeçare, duke dërguar emisarët e saj, gjoja të ftuar nga shqiptarët. Shumë e errët është historia e formimit të partisë komuniste shqiptare. Paskal Milo thotë se ka gjetur dokumenta të reja. Ai shkruan se mamitë qenë jugosllavët, kurse fëmija qe shqiptar. Unë mendoj se balta qe shqiptare, kurse qypin e bënë duart e shkathta të ustallarëve sërbo-malazes.Ajo parti me mistere filloi e ashtu vazhdoi. Edhe nga viti 44 deri në 48, ndonëse ishte në pushtet, qëndronte e fshehtë, në ilëgalitet.Dhe gjatë gjithë diktaturës së proletariatit nuk pati kurrë një tabelë identifikimi në godinën ku ishtë selia e saj.
Viti 1941 u mbyll me futjen në luftë të Japonisë militariste në krah të Boshtit dhë gjigandit amerikan në krah të Britanisë. Në Shqipëri veç atentatit të Vasil Laçit, u bënë gadi tre vjet pa ndonjë veprim luftarak kundër Italisë. E kemi fjalën gjithmonë për luftë kundër pushtuësit.
Gjatë vitit 1942 ushtritë e trekëndëshit Romë-Bërlin-Tokio vazhdonin të zotëronin gjëndjen si në Europë, ashtu edhe në zonën e Pacifikut. Megjithatë kish filluar të ndjehej një lloj lodhjeje, shterim forcash. Dhe nga fundi I vitit, me betejën në El-Alamein dhe më pas në Stalingrad filloi kthesa e madhe që Luftën e Dytë Botërore do ta fitonin padyshim aleatët anglo-sovjeto-amerikanë.
Kjo situatë botërore sigurisht që filloi të pasqyrohej edhe në Shqipëri. Përvoja shumë e pasur e komunizmit ndërkombëtar po ndjehej edhe në vëndin tonë.Partia komuniste e sapo formuar,sipas udhëzimeve të ardhura nga jashtë nëpërmjet emisarëve jugosllavë, me parulla për një luftë nacional çlirimtare, filloi të ngjitë tek të rinjtë që ishin synimi kryesor I saj. Nga përvoja dihej se masa e të rinjve përpunohej më shpejt, indoktrinohej më lehtë me ndjenjën e fanatizmit e të urrejtjes për kundërshtarin. Me një disiplinë të hekurt në zbatimin e urdhrave të ardhur nga kupola lart që gjithmonë ishte e mbështjellë me mister, me frikën e ndëshkimit për mos zbatim e tij shumë shpejt ky I ri shndrohej në një terrorist gjakatar. Kështu që gjatë asaj kohe u bënë disa aksione kundër forcave italiane që u propaganduan me të madhë si luftë guerriljesh. Përballë kësaj veprimtarie të organizuar mirë, krahu nacionalist vazhdoi të punonte me mënyrën e vjetër që më parë kish dhënë rezultate të mira, pra më njohje përsonale me individë me influencë në zonat e tyre, pa një organizim efikas të përqëndruar në qendër, pa asnjë lloj disipline. Për më tepër duke përçmuar të rinjtë si “kalamanë”, si “çuna të çoroditur” e të tjera si këto. Dhe kur u kujtuan për gabimin që kishin bërë, ishte vonë. Dhe gjatë luftës civile, ata vazhdonin t’I mbronin të rinjtë me parimin “se ne nuk mund të vrasim bijtë e shokëvë tanë”, kursë ata djem të shndruar në krminelë terroristë ua prenë kokat shokëve të baballarëve të tyre. Duke shfaqur në këtë rast edhe ndjënjën e ndyrë e çnjerëzore të mosmirënjohjes ndaj atyre që vetëm pak kohë më parë I kishin mbrojtur.
Sipas të vërtetës historike, veprimtarinë kryesore partia e sapo formuar e filloi më terrorin kriminal duke vrarë anëtarët e saj në atë që quhej “spastrimi”. Të bije në sy fakti që emisarët jugosllavë, zotërit e vërtetë të partisë, në fillim shprehen për Enver Hoxhën si I ngathët, dembel, I paqëndruëshëm, me përbuzje e quajnë lopë, por pastaj kur ai aktivizohet në fushatën e “spastrimit” kundër shokëvet të vet, fillojnë e lavdërojnë dukë parë tek ai njeriun e duhur për t’u shndruar në vegël të bindur të tyre.
Për atë që propaganda komuniste e ka cilësuar si “likuidimi I fraksionit të Sadik Premtes” , prisja që historiani Milo edhe si me origjinë nga ajo zonë, ta shtjellontë hollësisht si aktin fillestar të terrorizmit komunist. Por jo. Vetëm me dy fjalë si “Anastas Lulua u vra në luftë” dhë “pasi iu vranë shokët Sadiku kaloi në ilegalitet të thëllë”. Po si more Paskal nuk thua se Lulon e vranë më plumb prapa kokës shokët e vet? Si nuk thua që krimineli I shndruar në partizan Idriz Seiti, I udhëzuar nga terroristi gjakatar Mehmet Shehu me përvojë të madhe nga lufta civile në Spanjë në likuidimin e shokëve të idealit, vret komisarin e Çetës Plakë Xhemil Çakërrin dhe plagos komandantin e çetës Neki Ymerin? Si nuk thua që ata “trima atdhetarë” që kishin dalë gjoja për të luftuar pushtuësin, pushkën e parë nuk e shkrehën kundër tij, as kundër “kolaboracionistëve”, por kundër shokëve të idealit? Ti duhet të flisjë për atë gjakderdhje që sipas atyre që janë thënë ka kushtuar jetën e afër një qind të rinjve dhe që është akti I parë I terrorit që do të vazhdonte gjysmë shekulli. Pra kish të drejtë Zonja Donika Omari (nënkuptohet Luani) kur në një shkrim të sajin thoshte se nuk mund të ndodhte që një lëvizje në fillim e mirë të shndrohej më von në të keqe, se e keqja brenda saj ka qënë që në fillim. Dhe sigurisht nipi e njihte mirë dajën e vet!
Synimi I komunizmit botëror për të marë pushtetin me çdo kusht e mjet në çdo vënd sigurisht nuk mund të realizohej vetëm me ca të rinj qofshin edhe fanatikë të vendosur. Ashtu si para lufte me të ashtuquajturit “fronte popullore”, në kushtet e luftës, u ideua e u përpunua skema djallëzore e “lëvizjeve nacionalçlirimtare” ku do të përfshiheshin individë pa dallim feje, krahine dhe ideje, bilem edhe me bindje antikomuniste. Dhe këto lëvizje, në prapaskenë, do të drejtohëshin nga komunistët. Kështu që edhe në Shqipëri, nën drejtimin e emisarëve jugosllavë, filloi aktiviteti për të arritur tek ajo që do të quhej Konferenca e Pezës. Kristo Frashëri gënjen kur thotë që partia komuniste hoqi dorë vullnetarisht nga programi I saj politiko-ideologjik. Ai e din mirë se ai vëprim ishte mashtrim. Vendimi që çetat partizane do të përdornin yllin e kuq në flamur e në kapelë përcaktoi që luftimet që do të bënin kishin karakter ideologjik e jo luftë kundër pushtuësit. Dhe më kryesorja vetëm partia komuniste në atë lëvizje do të ishte formacion I organizuar e do të përfaqësohej me delegatë, kurse kushdo tjetër do të pranohej vetëm si individ. Në synimet e në rrjedhimet që pati ajo mbledhje ishte një dështim që pasqyrohet qartë në kritikat e autokritikat e organizatorëve. Kështu po mbyllej edhe viti I katërt pa luftë kundër pushtuësit. Dhe vetvetiu lind pyetja: kur ka ndodhur ajo luftë që shkëlqen me bëmat e saja, ajo epope madhështore e popullit shqiptar? Vetëm në shtatë muaj të 43-shit kur Italia fashiste ishte në grahmat e fundit nga goditjet e forcave anglo-amerikane? A u rrëzua Duçja e bashkë me të edhe fashizmi më 25 Korrik? Po le të vazhdojmë.(VIJON)

Filed Under: Histori Tagged With: e ashtuquajtura, lufte, nacional-clirimtare, Niko Kirka

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT