Interviste ekskluzive per gazeten ” DIELLI” qe botohet ne SHBA,me kengetarin dhe aktorin e mirenjohur nga Kosova,Sabri Fejzullahu.
NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/
Bashkebiseduesi yne eshte nje kengetar dhe aktor i njohur dhe i afirmuar ne Kosove dhe ne gjithe boten shqiptare.Eshte kenga ne skenen tone muzikore qe e beri te njohur gjitheandej ne trojet shqiptare.Jetegjatesia e pakundershtueshme
artistike per pese dekada me radhe e ka shpallur pa zyrtarizim hit te muzikes shqiptare.Gjate pervojes se tij ne skenen muzikore si kengetar,ai ka performuar ne shume festivale dhe koncerte te ndryshme qe u organizuan jo vetem ne Kosove,por edhe ne Shqiperi dhe vende te tjera dhe kudo u prit me duartrokitje qe flisnin shqip,duke e bere Sabriun te dashur per te gjithe fansat e tij.Gjate ketyre pese dekadave ne skenen muzikore kendoi shume kenge,te gjitha keto te interpretuara me nje emocion te papare nga ai,duke e bere ate njeren prej kengetareve me te vecante nga kengetaret e tjere te estrades muzikore .Ai ne kete interviste ekskluzive na rrefen per fillimin dhe hapat e pare ne karrieren e tij artistike,per minikoncertin e tij te shfaqur keto dite ne SHBA,me rastin e shenimit te 104 vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Shqiperise,pastaj pershtypjet e tij per publikun shqiptaro- amerikan si dhe planet dhe projeksionet e tij ne kete pjese te fundvitit.Te gjitha keto do t’i kuptoni nga biseda qe zhvilluam me Sabri Fejzullahu.
DIELLI:Se pari na tregoni kur keni filluar te kendoni dhe te merreni me kengen?
Sabri Fejzullahu: Une,me kengen kam filluar te merrem heret si nxenes qysh ne bangat e shkolles fillore.Organizonim atehere koncerte me rastin e kremtimit te dites se shkolles dhe te festave te ndryshme.Me vone,si nxenes i shkolles se mesme,bashke me nje grup,shoke te mi kendonim dhe organizonim mbremje vallezimi per te rinj.Kam pasur arsye te gezohem ngase atehere incizova edhe kengen time te pare dhe pastaj linden edhe ditet qe ne mua zgjuan ambicje me te medha qe t’i perkushtohem kenges dhe ta interpretoj ate gjithnje e me bukur.
DIELLI:Cili eshte zhanri me i preferuar muzikor per Ju,qe e interpretoni me bukur?
Sabri Fejzullahu: Une,kam interpretuar me mjaft sukses kenget argetuese ku isha pjesemarres i shume festivaleve muzikore dhe jam shperblyer disa here me vendin e pare,sic ishte festivali “Akordet e Kosovës”natyrisht isha fitues i ketij festivali dhe i shperblyer me Okarinen e arte te ketij festivali tradicional.Kenget qe me pershtaten me se shumti jane ato te te cilat mund t’i kendoj edhe populli yne.
DIELLI: Ne Akordet e Kosovës keni kenduar edhe kenge te zhanrit popullore?
Sabri Fejzullahu:Se pari kam filluar te kendoj kenge popullore,te cilat I dua dhe i pelqej t’i interpretoj.Dua te shkoj edhe kete se pa e njohur melosin popullore nuk mund te behesh nje kengetar i kompletuar dhe i pranuar per masen e gjere.
DIELLI: Pos kengetar,ju ishit edhe aktor,cila ishte lidhjen juaj me artin skenik?
Sabri Fejzullahu:Per shume vite isha edhe aktor i teatrit te Prishtines dhe kam interpretuar nje numer te madh rolesh ne Teatrin e atyre viteve dhe kjo me ka dhene mundesi t’i jap me shume shpirt kenges gjate interpretimit ne skene.
DIELLI:Kritiket e artit muzikor ju kane quajtur dikur kengetar avangarde te muzikes moderne ne Kosove,cili eshte realisht sot mendimi i juaj per kete?
Sabri Fejzullahu: Kjo ishte shume vite me pare kur muzike e huaj nuk kishte arritur te depertonte ne mase te madhe gjate atyre viteve ne Kosove dhe Une,qysh heret kisha filluar t’i degjoj grupe te ndryshme muzikore si: Beatles,Toto Kotunjo,Adriano Celentano,Rolling Stones nga te cilet u frymezova dhe krijoja duke u bazuar ne disa kenge te tyre,te cilat edhe i kam imituar disa here.
DIELLI:Kenga eshte nje vlere muzikore qe trashegohet sot ne familjen tuaj?
Sabri Fejzullahu:Kenga eshte nje pasion i shpirtit dhe si e tille edhe trashegohet tek gjeneratat e reja.Ne familjen time po thuajse te gjithe merremi me kengen.Vajza ime Buleza qe jeton ne Nju Jork eshte marrur aktivitet me kendimin,qysh ne moshen e femijerise.Poashtu edhe Armendi,i cili jeton ne Londer,merret me artin muzikor.Ndersa Ermali eshte i njohur dhe tash e disa vite me radhe ka bere nje emer te nderuar dhe te admiruar ne fushen e muzikes.
DIELLI:Ne cilat qytete amerikane keni shfaqur minikoncertin tuaj?
Une,isha i ftuar ne nje turne nga mergata shqiptare e Amerikes me rastin e shenimit te 104 vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Shqiperise.Fillimisht kam dhene koncertin e pare per bashkeatdhetaret tane ne Feniks,Arizona,pastaj ne Orllando,te Florides, ne Cikago dhe diten e fundit do te shfaqim koncertin festiv per Komunitetin shqiptaro-amerikan te Nju Jorkut,ku do te performojme se bashku me mikun dhe kolegun tim te karrieres muzikore,Sinan Vllasaliun.
DIELLI: Cili eshte mendimi i juaj per publikun tone shqiptaro-amerikane?
Une,per publikun e mergates shqiptare te Amerikes kam vleresime te shkelqyera,per menyren e organizimin te koncerteve dhe ruajtjes se gjuhes,traditave dhe kultures shqiptare ne pergjithesi.Kudo neper koncertet e shfaqura ne SHBA,mergata shqiptare ishte e organizuar dhe me plot ndjenja kombetare,ku keto ndjenja po barten edhe te brezat e rinj,duke u bere nje trashegimi e rendesishme kulturore dhe kombetare per mergaten tone ne SHBA.
DIELLI: Cilat jane planet dhe projektet tuaja per te ardhmen?
Sabri Fejzullahu: Ne ditet ne vijim jam,duke e pergatitur nje kenge te re dhe videoklipin e kenges me rastin e festes se vitit te ri.Tekstin e ka shkruar Ylli Limani,nderasa kompozimin e ka bere kompozitori i mirenjohur,Xhevdet Gashi.
Ne nje te ardhme te afert do te pergatiti edhe nje album me kenge te reja.
Ne fund te gjithe bashkeatdhetareve tane me banim ne SHBA,Ju uroj gezuar festat e fundvitit dhe shume gezime ne vatrat tuaja familjare!Faleminderit…!