Nga Jakov SOLLOMONI/
Redaksi e Diellit/
Une ju falenderoj per informacionin e gjere qe jepni perdite dhe per figurat me vlere kombetare te kujtuar e te haruar ,here pas here .Une do tu isha teper mirenjohtes te benit nje shkrim sado te shkurter per te vetmin hebre, Josef Kantozin, i cili dy here rresht se bashku me plot patriote vlonjate i priti me paticken e tij italianet pushtues ne 1920 dhe mori pjes edhe ne luften e shtate puseve .Ai ka qene komisari i pare i policise me 1924 ,i qeverise se Fan Nolit dhe shume i vleresuar prej tij . Fotoja e tije ka qene per vite me rradhe ne muzeun historik te Vlores ,kur ishte ne Skele me posht shkrimin:” Josef Kantos, luftetar i vitit 1920 .Kete foto e kane marre nga familja jone sepse ai ishte vellai i sime gjyshe dhe dajo i babes . Ne librin tim te dyte i kam kushtuar edhe nje tregim te shkurter .A nuk ia vlen te shkruhet per te ,kur ai ishte aq patriot per nje vend ku nuk ka lindur ,por ishte vetem shtetas me kombesi Hebreje ? Ai ka qene shok armesh me Avdurahman Cirakun e Koci Selfon, patriote te njohur, i pari vlonjat dhe tjetri nga Gjirokastra .Ciraku ka edhe nje kenge ku thuhet se ai rrezoi avionin italian ne fushen e Peshkepise.
Ka dhe nje kenge per kete ngjarje:
Ne fushe te Peshkepise
ra balloni i Italise
Aeroplanin kush e shtiu
Trim Avdurahman Aliu
Ai mbante dy mbiemra
Faleminderit
Jakov Sollomoni, Izrael