• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Assamblyman Mark Gjonaj organizoi një takim me gratë

March 16, 2016 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/Marsi njihet kudo në botë si muaji internacional i gruas. Me këtë rast Assamblyman Mark Gjonaj organizoi një takim me gratë e suksesshme në Bronx në Distriktin 80 ku është edhe Zona e tij elektorale. Të pranishme ishin gra e vajza të reja që kanë dhënë kontribut të shquar në fusha të ndryshme të jetës sociale në vend si dhe personalitete të larta të shtetit dhe politikës amerikane. Moderatore e programit ishte Nathalia Fernandez, titullare e Zyrës së Assamblyman Mark Gjonaj, njëherësh ajo është edhe një dashamirëse e shqiptarëve dhe një nga të palodhurat e fushatës elektorale të Z. Gjonaj. Duke parë përkushtimin e saj në këtë post të rëndësishëm edhe shqiptarët e duan dhe e respektojnë shumë Nathalian.Fjala kryesore u mbajt nga Z. Mark Gjonaj, pas tij përshëndetën Seantori Jeff Klein, Avokatja Publike Latisha James. Si Z. Gjonaj ashtu edhe Z. Klein e Znj. James në fjalën e tyre u përqëndruan tek roli i gruas në familje shoqëri e institucione punësimi. U fol për gruan e dhunuar dhe mënyrat e suportit të saj, për përmirësime në legjislacion në mbështetje të të drejtave të grave, si dhe pritet thanë ata që femrën ta shikojmë akoma më lart në detyra akoma më të rëndësishme të arenës së jetës.

Me rastin e festës së gruas kudo në Amerikë e në botë mbahen kumtesa, argëtime, spektakle dhe bankete të ndryshme, Z. Mark Gjonaj kishte zgjedhur pikërisht 12 marsin për të festuar me gratë në Bronx festën tyre në “Pelham Bay” Restorant. Një lokal luksoz, i pastër i këndshëm, vendosur pranë qendrave më të mëdha tregtare në Bronx, Bay Plaza, Home Depot dhe Cooap City. Organizata e gruas shqiptare amerikane The Women’s Organization “Hope & Peace” ishte e pranishme me zonjat Majfturie Daci me vajzën Sonin, mjekja Shefkie Demaliaj me vajzën Siborën, Mimoza Dajçi dhe arsimtarja Lisa Puna, në tavolinë së bashku ato ishin me zonjat Rosa Gjonaj, Roberta Gjonaj dhe Elsa Gjonaj Lulaj, përkatësisht nëna, bashkëshortja, motra dhe mbesa e Z. Gjonaj, ku patën mundësi të shkëmbenin biseda të ndryshme si dhe të realizonin disa foto si kujtim i kësaj feste të bukur.
Familja Gjonaj është kudo e pranishme në çdo event që organizon djali, bashkëshorti apo vëllai i tyre, ku shpesh janë edhe bashkëorganizatore në veprimtari e darka të ndryshme siç është edhe Festa e Krishtlindjeve që për Familjen Gjonaj është një Darkë e Madhe Familjare, ku ftohen qindra miq, shqiptarë edhe amerikanë.
Si çdo vit jeta ecën, përparon së bashku me përkushtimin e çdo njërës prej femrave në Bronx, shumë arritje kanë shënuar disa prej tyre në fushat ku operojnë në bisnes, shoqëri civile, humanizëm – bamirësi, partitë ku aderojnë, e kjo gjë nuk kalon pa tërhequr vëmendjen e Assamblyman Mark Gjonaj, i cili çdo vit vlerëson punën, sakrificat e përkushtimm e gruas në Bronx duke i dekoruar me Proklamata Suksesi dhe me buqeta lulesh të fresketa.
Seicila nga zonjat që mori mirënjohjen nga Assamblyman Mark Gjonaj në këtë ditë të veçantë solli aty kujtime nga fëmijëria, familja dhe puna që i janë dedikuar në vendin ku jetojnë e punojnë. Momente emocionale ngjallën tek të gjithë, duke kujtuar sakrificat që prindët e tyre kanë pas bërë për të sistemuar fëmijët në shtetin e ri SHBA për një jetë më të mirë e një jetë më komode.
Eshtë për të ardhur keq, por mesa jemi në dijeni festa e gruas në Shqipëri ka marë fizionomi të gabuar, ku disa vajza e gra në vend të ecin përpara me botën e qytetëruar, përkundrazi ato e kthejne atmosferën e festës së tyre në spektakël banal, ku arrijnë deri aty sa edhe një deputete e parlamentit Shqiptar kërcen striptizëm me një model shqiptarë.
Koha kaloi pa kuptuar, me ushqime të freskëta e pije të ndryshme, në fund të gjithë falenderuan Z. Mark Gjonaj për këtë oportunitet e vlerësim që tregon në veçanti edhe për femrën në Bronx. Kjo festë përfaqëson në kontekstin e saj paqen, mirësinë dhe respektin që duhet të tregojmë për nënat, motrat, gruan e vajzën në përgjithësi.
Mars 2016

Filed Under: Komunitet Tagged With: Assamblyman Mark Gjonaj organizoi, me gratë, Mimoza Dajci, nje takim

NJË TAKIM EMOCIONUES DHE I PAHARRUAR…

November 21, 2013 by dgreca

Nga Përparim  Hysi/

Ne Foto: Pas takimit…Nga e djathta (poshtë): F.Memeli, K.Zavalani, L.Lazaj, M.Gecaj e F.Maçi; (lart): G.Pici, P.Hysi, E.Memeli, V.Mato e F.Shainllari (Tiranë, 20 nëntor 2013)

1.

Më ra zilja e celularit. Një zë i njohur. Fliste miku im, Fuat  Memeli.

– A ke mall të takosh, një mik të largët?

– Jo, jo!,- iu përgjigja pyetjes së tij pak shpotitëse. Pastaj shtova: “I kam bërë lanet ata, që kanë mërguar në moshë të vonë?!” Kuptohet që kjo qe një shpoti dhe aq. Lamë dhe vendin e takimit. Është bërë pak simbolik ky lokal dhe,mes nesh, e quajmë: “Te klubi i Babushit”. Për ta bërë dhe pak  të njohur, pra “Babushi” nuk është kush tjetër, veç prof.Murat Gecaj, publicist e studiues, ky mik kaq altruist dhe i kudondodhur. Ky, Babushi, nuk është pronar i një klubi, por është si “zbulues” i këtij lokali të vogël, pak si i fshehur nga sytë e botës, por në qendër të kryeqytetit Tiranë. I vogël, i vogël, por te ky klub (Klubi i Babushit, që vështirë do ta gjenin edhe sigurimsat e dikurshëm) gjen mishërimin e vet ajo fjala popullore: “Ferra e vogël, fsheh lepur të madh”. Ndërsa vetë Babushi e ka pagëzuar me shkronjat e para të çiftit gjirokastrit, që shërbejnë aty, pra “2-D”.

Dhe, kështu ndodhi, me të vërtetë. Si në  atë poemën e  Kadaresë: “… një nga  një ata vinin” dhe vazhdon, ” në xhep një kartë…”. Po këta, “ilegalët” që vinin te “Klubi i Babushit”, nuk ishin të tillë. E përbashkëta e  tyre: Të gjithë janë krijues dhe, e dyta, të ftuar të Fuat Memelit, që më shpejt po kthehet në Boston të Amerikës, se sa ka ardhur prej andej. Për t’i rënë shkurt: Ky qe një takim malli, ndërmjet kolegësh e  miqësh.

 

2.

Për të shuar paksa kërshërinë e lexuesëve, le t’i bëjmë të njohur pjesëmarrësit e këtij takimi. Ja, me radhë: Profesor Murat Gecaj, nga Malësia e Gjakovës (Tropoja); poeti dhe prozatori i veçantë, Vullnet Mato; poetja elbasanase, me origjinë nga Dardha, e mrekullueshmja Lida Lazaj; “ambasadorja shetitëse” (cilësimi është bërë nga unë), Kozeta Zavalani;  piktorja dhe poetja Flutura Maçi; “Lisi mbi shkëmb” (përsëri  cilësimi është i imi, sipas titullit të një libri të tij), i miri nga Floqi, Fiqri Shahinallari. Në takim,  i ftuar  i veçantë i Fuatit dhe shok femijërie i Fiqos, ishte një korçar tjetër, shumë i gjindshëm, ish-tekniku i avionëve, Guri Pici (të më fali, në kam gabuar në  të dhënat e tij) dhe ajo “qershiza mbi tortë”, motra e Fuatit (në mos gaboj, quhet Enverie). Pra, takimi ynë, ishte si një “tubim” krijuesish, siç e quajti Babushi. Dhe, nuk kishte se si bëhej ndryshe, një takim kaq festiv.

“Dollibashi” i gjithë këtij takimi kaq emocionues, pa dyshim, ishte Fuat Memeli. Por secili nga ne, krijuesit, zumë e “demonstronim” në fushat tona. Vullnet   Matoja  tregonte “fijet”, që e lidhnin me Korçën. Paska marr nusen andej dhe nuk i thonë shaka: “Është nga “fshati i gruas”. E kish marrë gruan kaurkë dhe, për pak, i kish shpëtuar një “dajaku” të mirë.

Këtu, për “kaurkat”, nuk lëshova pe unë,se një të tillë e kam rrëmbyer  dhjetë vjet më parë se Vullneti dhe  e hodha në “tuç” këtë fterriotin që,veçanërisht, të çmënd jo vetëm në ato, që shkruan, por me ato fotografitë, që përciell nëpër blogjet internetike. Babushi, që emrin e ka mysliman dhe është katolik,tutje nga Nikaj-Mërturi i Tropojës, tregon për “odisenë ” e tij  me  Katerinën e dhëndërrin e tij nga Lozhani i Korçës. Dardharja nga Elbasani, Lida Lazaj, zuri e recitoi një poezi aq të ndjerë; Kozetë “ambasadorja” na çoi  që nga Evropa, në Azi dhe edne më tej, në Marok të Afrikës. Ku ta kishe mëndjen? Në Kore të  Jugut apo në Iran… Në Korenë e Jugut, ku ajo kishte ngrënë një gjellë me kushedi ç’kish brenda? Në Iran (kërcen prifti nga belaja) për të mbuluar disi gjoksin pak të hapur, ishte detyruar ta mbulonte me një shall, jo nga “sevdaja”, po nga “belaja”; kish Çeçua biçak. Më emocionues u bë Kozeta kur tregoi,se mbas një gostie “alla myslimane” (myslimanët e kanë të ngarkuar kuzhinën) qe e detyruar që të hante ( nga matozori, sigurisht) të  “famshmin byrek të mbretit”. “E hëngra,- tregonte, duke qeshur,- dhe tërë natës nuk mbylla sy: qeshë gati t’i hidhsha dikujt në kokë!”“E po, mbreti do të dëfrehet,- ndërhyra unë,- dhe i paça fatin atij, që do të rrëfehej diku, në Marok.

Fiqua i mirë (Fiqri Shahinllari) jepte e merrte, sa në “sulm” dhe aq në “mbrojtje”, se ajo dreq shtëpi botuese “Vllamasi”, i kishte dalë nga fjala dhe nuk po i nxirrte librin e tretë, “Dhëmbi”. Se dy i  “kaparosi” Fiqua. Mysafirja krejt e  “panjohur”, piktorja dhe poetja Flutura  Maçi, as që hapte gojë. Nuk fliste, por ama dora i punonte: Sa hap e mbyll sytë, ma kishte “zografitur” Fiqkën prej Floqi.  Aq mirë e kishte goditur, sa unë plasa nga zilia. “Shënomë dhe mua!”,- brëtita. Dhe  Flutura, si flutura ( të cilës Babushi i përmendi me dashamirësi vargun, “Flutur, flutur, zonjë e bukur”!), zuri dhe bënte portretin tim. “Aha,- tha,- je i pakapshë!”. “Pse, ç’kujton,- i përgjigjem,- se mos jam “dele”, si Fiqua? Jam ekspresiv,- vazhdova,- dhe nuk ke se si e  realizon”. Megjithatë, ia putha duarët e bukura, asaj zonje aq të mirë e të respektuar dhe atë portret nuk e këmbej me asnjë fotografi. Sot mbrodha Tiranën për t’i gjetur një kornizë. Do ta vë mbi tavolinë, si një shenjë e kujtim, që nuk kam për ta harruar.

 

3.

Fuati është, sa  agronom, aq fotograf, por dhe kineast. Sa poet, aq dhe muzikant. Me aparatin e tij ne fiksuam sa e sa poza. Mjedisi u bë ikandeshente kur, po Fuati, rrëmbeu fiizarmonikën dhe klubi u kthye në Korçën e viteve të dikurshme. Serenatat korçare, të kënduara “en bloc”, arritën kulmin e tyre, me zërin alto të motrës së Fuatit (ardhur posaçërisht nga shtëpia). Ajo, duke rrëmbyer ndonjë oktav mbi zërat tanë, u bë “qershiza mbi tortë”. Mandej unë, “filorusi” (mua më doli nami, se  Babushi atje ka studiuar) i këngëve ruse të kohës sonë, si “Mbrëmjet e Moskës” dhe të tjera, e çova mjedisin në ato kohët tona të dikurshme. Kënga bullgare,  “Jorgjicë,Jorgjicë” ( korçarët e quajnë si të tyren, se aq popullore është) e ngrohu më shumë mjedisin tonë gazmor, sa erdhën dhe nga tavolinat e tjera. U afrua, duke na përshëndetur,  një person,pak si sarhosh e gaztor, që në rrethet letrare paraqitet me “Guri i Naimit”. Ky qe “kripa me karar”, në mjedisin tonë aq festive. E, ndërsa ne “bluanim misër e hanim grurë”, dora e artë e piktores Flutuara Maçi, sakaq,  e bëri portretin e motrës së Fuatit. Pastaj edhe të Babushit.

Duke na tërhequr vëmendjen të gjithëve, Guri, ky mysafiri i veçantë, tregoi një ndodhi me policë të dehur:

– Pinin tre policë, bre. Pinin sidozot ne, këtu. Pinë e pinë edhe kur përballë kishin pasqyrën, që tregonte seç po bënin.

– Ore,- tha njëri,- pa shikoni qenkan dhe tre andej matanë, që pinë. Janë police, si ne. A ngrihemi dhe vemi e t’i takojmë?

– Vemi,- ia kthyen një gojësh.

U ngritën të tre në këmbë dhe, sakaq, shohin se dhe ata “tre matanë” u çuan. Epo  tek u ngritën dhe “ata”, lëre, le të vinë këtu!…

Natyrisht, nuk kishe si e mbaje të qeshurit. Guri qe, gati më i shkurtëri, por  më “shiku”, kur dëftente. Për ta ëmbëlsuar ose thyer (pati shumë pauza me batua të kripura), Kozeta na recitoi një poezi të Vasil Tabakut. Sa e mbaroi atë, i mbrriti dhe poezia ime, “Takim me Shën Pjetrin”. Mjedisi u bë  dhe më i ngrohtë. Askush nuk donte të largohej.  Dhe në gjithë këtë ngjarjet kaq të bukur, çasti më prekës qe ndarja. Fuati dhe pas tij, Fiqua, do rimarrin rrugën për në Amerikë. Kishte dhimbje në fytyrat e tyre. Se të dy ikin nga halli. Duket sikur kjo dhimbje na u induktua  secilit ngapak. Te femrat pati dhe lotë. Lotë malli, për miq aq të mire, si Fuat Memeli dhe Fiqri Shahinllari. Fotografitë, që u bënë nga Babushi, Fuati, Kozeta ose ndonjë tjetër, që e fiksuan këtë takim, sa spontan aq dhe të bukur, e bëjnë edhe më emcionues krejt takimin tonë.

 

Tiranë, 21 nëntor 2013

 

Filed Under: Featured Tagged With: emocionues, nje takim, perparim Hysi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT