• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË VIZITË TE DRITËROI

July 3, 2016 by dgreca

Nga Fuat Memelli/ Boston-MA/

Ndër vizitat e para që bëra sivjet në Tiranë, ishte ajo te shtëpia e Dritëro Agollit. Si gjithëmonë, Dritëroi e Sadia, të presin zemërhapur, prandaj aty të duket vetja si në shtëpinë tënde. Sa shumë miq e shokë, kanë pritur e përcjellë ata, njerëz të moshave e profesioneve të ndryshme: shkrimtarë, poetë, intelektualë, fshatarë, punëtorë, politikanë, etj! Familja e tyre nuk ka “qibër”,ndaj njerzit kanë dëshirë ta vizitojnë Dritëroin e Sadien, të shkëmbejnë ca fjalë me ta, të pinë një gotë raki, të bëjnë shaka, një fotografi… Sadia vuri përpara dy gota me raki, një për mua e një për Dritëroin. Atij ia kishte mbushur pak.- I bën dëm , thotë Sadia, prandaj e ka pakësuar mjaft. –E ka realizuar planin e rakisë Dritëroi, i them unë me shaka. –Jo e kam realizuar, por  e kam tejkaluar, thotë ai. -Paske lënë mustaqe dhe të shkokan, i them unë.- I lashë se kisha një puçër poshtë hundës dhe më besdiste. Thashë ta mbuloj puçrën me mustaqe dhe ashtu bëra. Thira edhe një berber që m’i regulloi ca dhe tani jam mustaqeli, thotë me shaka Dritëroi.

Ndër pyetjet e para që i bëra, ishte ajo për shëndetin.-Tani jam më mirë, tha Dritëroi, por para 9 mujash, thyeva këmbën dhe pata problem. Më kanë vendosur hekur. Kjo gjendje më bllokoi brenda.-Na ka bllokuar të dyve, ndërhyn Sadia, pasi unë ri gjithëmonë me të.-Po ndonjë ashensor, a mendohet të vihet te pallati juaj?-pyes unë. -Kohët e fundit është bërë një projekt dhe mund të vendoset. Janë disa familje që kanë kërkuar të bëhet. Ato mendohet edhe të pagujnë , pasi janë më mirë ekonomikisht.-Po shteti, a do kontribuojë?- pyes unë. –Shteti jo, nuk është ndier, thonë ata. Nuk është ndonjë investim i madh për shtetin, të kontribuonte për të vendosur një ashensor te shtëpia ku jeton shkrimtari ynë i shquar , që i ka dhënë a  shumë letërsisë shqipe.

-Po për ngritjen e shtëpisë tuaj muze, a ka ndonjë lajm të ri?- pyes unë.- Nuk ka ndonjë gjë të re, thonë ata. -Dritëroi nuk ka edhe ndonjë merak të madh për ndërtimin e saj, thotë Sadia. Ndërhyn pastaj Dritëroi. -Në botë shtëpitë muze zakonisht bëhen pas vdekjes së personit. Unë kam parë në Rusi shtëpi të tilla dhe ato janë ndërtuar pas vdekjes figurave të shquara. Ai ka edhe një mendim tjetër për shtëpitë muze.- Ato duhet të jenë të thjeshta, ashtu si ka jetuar populli ynë, ashtu siç ka jetuar personi që i kushtohet. Lezetin muzeu e ka te shtëpia e vjetër, por ajo nuk egziston. Shtëpinë tonë e mori shteti pas Çlirimit. Më pas aty u bënë ambiente për kooperativën dhe ajo u dëmtua. Në truallin tonë kanë ngritur shtëpi disa fshatarë kështu që kjo nuk realizohet. -Ne nuk mund t’ja prishim shtëpitë fshatarëve, thotë Sadia. Ajo që do bëhej te një godinë publike në Menkulas, ka mbetur në mes të rrugës.

Të  dy më folën pastaj për dokumentarin tim “Devolli-djepi që përkundi devollinjtë”.E kemi parë disa herë dhe na pëlqen shumë. Na pëlqejnë njerzit punëtorë të Devollit, këngët e vallet, natyra e bukur e tij.-Vjeshta ka një bukuri të rrallë në Devoll, thotë Dritëroi. Më pëlqejnë shumë sidomos gjethet e qershive në atë stinë. Marrin një ngjyrë të kuqëremtë, që nuk e kanë gjethet e pemëve të tjera.Veç të jesh në kohë mes tyre!

Kalova minuta të tëra te çifti Agolli, të cilat ikën pa u kuptuar. Me që s’do jem këtu në muajin tetor kur ai ka ditlindjen, i dhashë një dhuratë simbolike. Bera edhe nje foto e u largova, me dëshirën që kur të vij pas një viti në Shqipëri, t’i takoj përsëri.

Duke dalë nga shtëpia e tyure, mendoja. Sivjet më 13 tetor, Dritëroi ka 85 vjetorin e lindjes. Me përjashtim të Shoqatës “Devolli” që sivjet e ka shpallur “Vitin e Dritëroit” e organizoi edhe një veprimtari në fshatin e tij të lindjes, Menkulas, askush tjetër deri tani, nuk është kujtuar. Mbi të gjitha nuk është kujtuar shteti, Ministria jonë e Kulturës si dhe struktura të tjera. Kjo është është një ditlindje jubilare dhe duhet të përkujtohet, ashtu siç e meriton Dritëroi. Me veprën e tij të pavdekëshme, ai e ka thënë fjalën e vet, e ka ngritur “muzeun” e  kujtesës së tij. Me thjeshtësinë që e karakterizon, ai nuk kërkon temenara, pasi  “ngopet” me dashurinë e lexuesve dhe miqve të tij të shumtë, por shteti ynë ka obligime ndaj figurës dhe veprës së tij. “Rilindja” , e cila është në pushtet, ka edhe një obligim  më tepër ndaj tij, pasi Dritëroi ka vënë gurë themeli te Partia Socialiste.

Qershor, 2015

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Fuat Memelli, Nje vizite, TE DRITËROI

NJË VIZITË E PAHARRUAR RRETH E RRETH KOSOVËS

May 7, 2015 by dgreca

Nga Fat’h Duraku/
Kam nderin që me pak fjalë të tregoj diçka më shumë reth vizitës tonë, vizitë kjo e datës 05.05.2015, e realizuar në Republikën e Kosovës, dedikuar atyre që dhanë jetën për Liri,”Ditës së Dëshmorëve të Kombit”, gjatë kësaj dite vizituam vendet më me vlerë dhe më me peshë të Kombit tonë, kështu duke veçuar vetëm disa nga shumë momentet më të bukura që përjetuam gjatë kësaj ngjarjeje..
Unë si përfaqësues i Grupeve studentore, atij të Juridikut (viti III) dhe Gazetarisë (viti I) të Universitetit Shtetëror të Tetovës-Shkup, mund të pohoj se vizita jonë pa dyshim ishte dhe do të ngelet një ndër kujtimet më të bukura të jetës së çdonjërit prej nesh, ishte thjeshtë një vizitë me karakter të pastër kombëtar.
Vizitën e realizuar më datë 05.05.2015, ia përkushtuam vendit i cili na aludon në atë ku bashkimi sjell forcën, vend që na përkujton para së të gjithash Historinë e Kombit më të bukur në rruzullin tokësor…e cili është ky vend??? Pa dyshim se Republika e Kosovës. Vizitën e filluam që nga Fakulteti i Edukimit ku me një mikpritje të ngrohtë na pranoi Dekani i Fakultetit të Edukimit Prof.dr.Et’hem Çeku së bashku me Sekretarin e Fakultetit zotëri Milaim Mazreku, Prof. Demë Hoti, dhe në fund u takuam edhe me Prodekanin e Fakultetit të Edukimit Prof.Dr Zeqir Veseli dhe pa dyshim ai pa të cilin vizita jonë ndoshta dhe fare nuk do të realizohej nëse nuk do të ishim nën shoqërimin e tij, ai i cili mori një përgjegjësi të madhe që gjatë tërë kohës të jetë një me ne…e kush tjetër do të jetë ky njeri pos Prof.Dr.Nusret Pllanës.
Fjalën kryesore e mori Dekani i Fakultetit të Edukimit, duke hyrë në vazhdimësi në debat me ne, i cili filimisht na informoi për strukturën e Fakultetit të Edukimit, marëdhëniet mes Fakultetit të Edukimit dhe USHT-së, por pa mos munguar fare as edhe sygjerimet as edhe idetë e tij që në të ardhmen e shkurtër çka mund të na lidh më shumë neve si student, veçanarisht me Fakultetin e Edukimit apo edhe me Universitetin e Prishtinës në përgjithësi.
Pa mos e zgjatur shumë, gjithmonë nën udhëheqjen e Prof.Dr. Nusret Pllanës, do të veçojmë edhe për atë mikpritje të ngrohtë e cila nuk mungoi as edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku në cilësinë e Drejtorit për informim për aq kohë sa ishim prezent në Kuvend na shoqëroi z.Sherif Konjufca. Këtu me pak fjalë na informuan për Strukturën, përbërjen, organizimin e brendshëm dhe mënyrën e realizimit të punës së tyre, gjithmonë në kushte të përcaktuara me Ligj. Befasi dhe fat për ne ishte që në dalje nga Kuvendi rastësisht takuam edhe Kryetarin e Vetvendosjes zotri Visar Imerin dhe në shenjë nderi bëmë edhe një foto spontane me të.
Nuk mund ta lëmë pa përmendur Makofcin,Gllogjanin dhe Reçakun. Në vizitën tonë që ia bëmë Makofcit na shoqëroi me një fjalim rasti arsimtari Alush Krasniqi dhe babai I dëshmorit të kombit Naser Sekiraqa, z.Zeqir Sekiraqa, poashtu këtu na u bashkangjit dhe na shoqëroi gjatë gjithë kohës edhe këngëtari i mirënjohur shqiptar, z.Labinot Tahiri “Labi”, kështu ky i fundit duke na informuar dhe dhënë disa mesazhe të cilat ne të gjithë i mirëkuptuam dhe me shumë lehtësi i absorbuam.
Udhëtimi jonë natyrisht nuk përfundoi këtu, kishim privilegjën ta vizitojmë edhe Monumentin e varrezave të dëshmorëve në Reçak, ku nga studentët e fakultetit të edukimit morëm ‘dhuratë’ librin e Masakrës së Reçakut, dhe u informuam se nga masakrat barbare serbe humbën jetën 45 shqiptarë, të gjithë civilë të paarmatosur, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë dhe gra. Gjithashtu edhe në Gllogjanin legjendar të Haradinajve vizituam varrezat e dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ç’rast na mirëpriti ciceroni Xhafer Sejfijaj me babain e tij – familje dëshmori, me ç’rast mbajtëm një minut heshtje për dëshmorët e kombit..
Për në fund me qëllim lash të përmendim Prekazin(“Mekën dhe Medinën e shqiptarëve”), vendi ku Komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij humbën jetën gjatë një lufte të ashpër me forcat barbare policore-ushtarake serbe, luftë kjo e cila kishte zgjatë tri ditë e tri netë, në marsin e vitit 1998. Ai mban titullin “Komandanti Legjendar i UÇK-së”.Titullin “Hero i Kosovës”, me të cilin mburret dhe krenohet I tërë kombi shqiptar.
Ky është një rast unikat i një rezistence të pashembullt në historinë botërore të luftrave çlirimtare, për të cilën me përgjegjësi dhe kompetencë na rrëfente Prof.Rifat Bejta.
Në fund falënderoj të gjithë ata të cilët ndanë një pjesë së kohës së tyre për të na e kushtuar neve, kështu duke na informuar për të gjithë ngjarjet, historinë, përjetimet, ndjenjat dhe duke na dhënë porosi të cilat çdonjëri prej nesh i morëm deri në thellësi të zemrës.
Dhe për në fund vjen falënderimi i veçantë dhe ai i përzemërt., I cili shkon për Labinot Tahirin “Labin”, i cili edhe përkundër aktiviteteve që ka na u bashkangjit neve dhe na shoqëroi gjatë një pjese të vizitës sonë. Të themi “Qershi mbi Tortë” apo falënderim i përzemërt do t’I shkon atij i cili mori një përgjegjësi të madhe duke na shoqëruar gjatë gjithë vizitës njëditore rreth e rreth Kosovës. , ai i cili edhe përkundër aktiviteteve të shumta që ka u bë një me ne, Profesori ynë i dashur Nusret Pllana, të cilin e falënderojmë përzemërsisht dhe i jemi mirënjohës për jetë.
Kështu me pak fjalë, i cekëm vetëm disa momente të bukura nga të shumtat që përjetuam gjatë vizitës tonë, e që e përfunduam në Prizrenin e bukur, që fund e krye ishte e karakterit kombëtar në Republikën e Pavarur të Kosovës..!!

Filed Under: Kronike Tagged With: e studenteve te Shkupit, ne Kosove, Nje vizite

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT