• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dhuna dhe trafikimi njerëzor shqetësim global

February 24, 2016 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/

Fotot Alex Selimaj/
OKB – New York, shkurt 2016. Si ngrohja globale ashtu edhe dhuna e trafikimi i qënieve njerëzore përbën një shqetësim të madh jo vetëm në SHBA, por edhe në botën mbarë. Për tu ndalur rreth këtij problemi të rendë social pak ditë më parë në një nga ambjentet e Kombeve të Bashkuara në Manhattan – New York, zhvilloi punimet Konferenca për parandalimin e dhunës në familje dhe luftës kundër trafikimit njerëzor.
Rev. Que English së bashku me bashkëshortin e saj Tim English me punën e tyre të palodhur dy vjeçare i janë përkushtuar parandalimit të këtyre fenomeneve që dëmtojnë imazhin e jetës sociale në SHBA, e asaj globale në tërësi. Duhet theksuar se Rev. Que English ka hedhur kandidaturën e saj për Senat në Zonë 36 Bronx – New York. Ajo njihet tashmë si një mike e mirë e shqiptarëve dhe mbështetëse e fushatës elektorale për Assamblyman Z. Mark Gjonaj. Shpresojmë të fitojë pasi puna e saj është tepër e suksesshme në ndihmë të komunitetit amerikan Bronx, New York City e SHBA.
E ftuara speciale e kësaj Konference të rëndësishme ishte Komisioneria e lartë e UN-it  për të drejtat e gruas Znj. Gaynel Curry, e cila pasi i bëri një ekspoze situatës në vend për dhunën në famije, trafikimit të qënieve njerëzore dhe abuzimit seksual me të miturat, u ndal tek shifrat maramendëse që trondisin new jorkezët ku mbi 2200 fëmijë figurojnë të humbur vetëm në New York. Fakte tepër tronditëse këto për çdo familje e individ të dëmtuar. Znj. Curry tha se përveç detyrës që ka përsipër UN për zgjidhjen e këtyre konflikteve dhe problemeve madhore për një jetesë normale dhe të qetë duhet pa tjetër të angazhohen forcat qeveritare, politike, rendit, strukturave të policisë, klerit dhe organizatave jo qeveritare.
Siç jemi të ndërgjegjshëm pas çdo shkaku vjen edhe një pasojë, dhe shkaqet që ndikojnë direkt në prurjen e këtyre fatkeqësive njerëzore janë mos edukimi i mjaftueshëm, mungesa e arsimimit e varfëria. Sipas gjithë diskutantëve përpjekjet për të luftuar e kuruar këto plagë të rënda të shoqërisë nuk kanë për të rreshtur kurrë, sigurisht rruga është e gjatë dhe e vështirë, por asgjë nuk është  e pamundur. Koordinimi i punës së mirë me frymë bashkëpunimi mes viktimës, mos heshtjes nga ana e saj me organet përkatëse do të jetë gjithmonë i suksesshëm.
Konferenca zhvilloi punimet për rreth 2 orë e 30 minuta, mes diskutimesh e pyetjesh të shumta, më pas pjesëmarrësit u ndanë në grupe pune, duke dhënë seicili grup opinionin e tij rreth suportit që duhet ti jepet viktimës së rastit.
Idetë dhe opsionet e organizatës tonë – The Women’s Organization “Hope & Peace” u shpalosën më së miri nga Miss New York-u Zonjusha Serena Buçaj dhe specialistia e fushës së kriminalistikës Znj. Iris Dulo.
Ardhja e Miss New York-ut – Serena Buçaj dhe fjala e mbajtur e saj në këtë panel u prit me dashamirësi, respekt e duartrokitje. Në këtë takim ajo shoqërohej nga e ëma e saj Znj. Krisitina Buçaj. Kauza për të cilën u nisëm drejt Godinës së UN-it për të mbështetur si organizatë gruaje, tërhoqi vëmendjen Serenës për tu bërë pjesë, dhe së bashku me të ëmën na falenderuan për oportunitetin që i ofruam. 
Për ta konkretizuar drejtimin që mbart kjo konferencë ndaj dhunës në familje, organizata jone ftoi si pjesëmarëse edhe një nënë të re shqiptare për t’ju dhënë ndihma e duhur nga personat e duhur për problemet e rënda sociale që ajo po përjeton. Nga kontaktet e bisedat me specialistë të ndryshëm ajo mbeti tepër e kënaqur, me shpresë zgjidhjen e hallit që mban mbi supe.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin përfaqësues të shtetit në New York, policisë, klerit, NGO të ndryshme, përfaqësuesja e Zyrës së Senatores Ruth Hasell Thompson Znj. Carolyn Jones, si dhe poetja dhe humanistja e njohur shqiptare – amerikane Znj. Rita Saliu, e cila sapo ka nxjerrë nga botimi librin e saj më të fundit “Ndjenjë perëndie” e në grupin tonë të punës dha mendime të vyera për suportin që duhet ti jepet femrës së dhunuar e malltrajtuar. Me ne gjithashtu në këtë eveniment ishte prezent edhe fotografi dhe aktivisti i komunitetit tonë Z. Alekx Selimaj.
Pas përfundimit të punimeve konferenca la hapur takimet dhe kontaktet mes të pranishmëve në pritje për zhvillime të reja.

Filed Under: Sociale Tagged With: Dhuna dhe trafikimi, Mimoza Dajci, njerëzor, shqetësim global

Kisha e “Shna Noit”, misticizmi i besimit njerëzor

May 14, 2014 by dgreca

Nga Nikolla Lena -Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës në Laç shkuan për të rrëzuar pjesën e mbetur të rrethimit, në Kishën e “Shën Ndoit” në Laç.
E para shembje kishte ndodhur në vitin 1967, kohë kur shteti komunist i asaj kohe i shpalli luftë besimit fetar.
Edhe pse një pjesë e godinës ishte shembur pjesërisht, besimtarët gjatë viteve shkonin ende, gjë që për regjimin ishte një shqetësim. Për këtë motiv, ushtarët morën urdhër të asgjesonin muret, në mënyrë që askujt të mos i shkonte në mend për të bërë pelegrinazh.
Pasi rrëzuan një pjesë të rrethimit, toga prej 32 vetash mbeti e paralizuar nga mesi e poshtë në mënyrë të pashpjegueshme. Disa ushtarë u dërguan nga pushteti popullor i kohës për kurim në Austri, për 6 muaj, ndërsa të tjerët në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Të gjithë mbetën me pasoja, duke u ngritur në këmbë vetëm pas një trajtimi intensiv të gjatë. Fenomeni mbeti i pashpjegueshëm dhe u vesh me mister.
Historia u përhap shpejt në Laç, duke u treguar si diçka mistike. Pushteti i asaj kohe tha se fajin për ngjarjen e pazakontë e kishte ushqimi, si pasojë e një helmimi, po ky fakt nuk u pranua kurrë shkencërisht. Historia është ende e veshur me mister, edhe sot e kësaj dite

Filed Under: Kulture Tagged With: i besimit, Kisha e “Shna Noit”, misticizmi, njerëzor

Artikujt e fundit

  • Përjetë mirënjohës Presidentit historik Doktor Ibrahim Rugova
  • STAMBOUL (1913) / APELI I EQREM BEJ VLORËS, HAIREDIN DIBRËS DHE AHMET DAKLIT NDAJ KOMBEVE TË QYTETËRUARA PËR TË SHPËTUAR SHQIPTARËT NGA SERBËT DHE GREKËT
  • 88-VJETORI I LINDJES SË ETNOLOGUT TË SHQUAR DHE PROFESORIT MARK TIRTA
  • Pozita shoqërore politike e shqiptarëve dhe organizimi i tyre kundër Perandorisë Osmane gjatë reformave të Tanzimatit 1826-1856
  • ISMAIL QEMALI DHE ISA BOLETINI
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Përkujtojmë 114-vjetorin e çeljes të së parës shkolle kombëtare pedagogjike në Shqipëri
  • SHKOLLA SHQIPE “ABC ALBANIAN COMMUNITY SCHOOL”, GJUHË DHE IDENTITET KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE TË ANGLISË
  • KËPUCËT E KOHËS…
  • “Ikona madhështore e popullit shqiptar, Isa Boletini”
  • “Merrmëni” e shkrimtarit, poetit, gazetarit dhe kritikut letrar të njohur shqiptaro-amerikan, vjen e përkthyer në gjuhën angleze…
  • NDIKIMI I VENDIMEVE TË KONFERENCËS SË AMBASADORËVE NË PROCESIN E NDËRTIMIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • FAIK KONICA, SHKRIMTARIT GUILLAUME APOLLINAIRE : “KAM VETËM KËTË GJË TË PËRBASHKËT ME STENDALIN…” (LETRA ORIGJINALE E 20 NËNTORIT 1904)
  • “Lübecker Volksbote”: SHQIPËRIA
  • PORTRETI I HARRUAR I YMER ELSHANIT, APO PAQJA TRAGJIKE E TIJ

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT