• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJERIU QË I DO FLAMUJT ME GJITHË SHPIRT

July 1, 2018 by dgreca

Në kuadrin e 4 Korrikut, ditës së Pavarësisë të Amerikës/

1 fuatNga Fuat Memelli-Boston/2 me motrenNjohja me Jose Nesmachinovin, personazhin e këtij shkrimi, zuri fill rastësisht. Ai kishte ardhur nga Florida ku jeton, për të vizituar dy motrat e tij si dhe për të festuar tok me to ditën e Pavarësisë të Amerikës. Motrat, të cilat banojnë në pallat me mua, më njohën me vëllanë e tyre, i cili më la mbresa të veçanta. Dhe kjo, jo rastësisht. Ai është njeri me kulturë të gjerë, por mbi të gjitha është njeri patriot. Patriotizmin e ka në shpirt, ndaj i buron natyrshëm. Vetëm një herë e takova atë, por njeriu le gjurmët e tij edhe me një takim Kishte veshur një bluzë me simbolet e falamurit amerikan dhe një shqiponjë. Më pas, për të më treguar se ka ardhur i përgatitur për të festuar ditën e Pavarësisë së Amerikës, veshi një bluzë tjetër me gërmat USA. Biseda për flamujt, ishte epiqendra e bisedës tonë. Më tregoi një flamur të madh ku ishte stampuar flamuri amerikan dhe ai kanadez. Ishte hera e parë që shihja një flamur të tillë me simbole të dy vendeve.-Kush e ka bërë këtë? – e pyes unë.-Njerzit e kanë bërë, thotë. Amerika dhe Kanadaja , kanë shumë gjëra të përbashkëta. Janë vende fqinjë, kanë gjuhë të njëjtë –anglishten, kanë tradita e zakone të njëjta, kanë një volum të madh tregëtie midis tyre. Janë dy vende vëllëzër. Ata që e kanë stampuar, i kanë patur parasysh këto. Ky flamur më shkon shumë për shtat mua, pasi jam shtetas kanadezo-amerikan, thotë Joseja. Biseda jonë për flamujt, vazhdon.-E shihni këtë flamur kanadez? –më drejtohet mua- Po , i thashë. Ai ka një histori më vete. Dhe nisi ta tregojë.- Para disa ditësh isha në Kanada. Shkoj shpesh aty, pasi kam jetuar 23 vjet. Isha duke ecur me makinë në Toronto, kur shoh në rrugë dy flamuj kanadezë. Ula shpejtësinë dhe u zgjata t’i mar. Dikush që ishte pas meje, bërtiti pasi pengova trafikun. Unë nuk u mërzita. I mora flamujt dhe vazhdova rrugën. Në pamje të parë duket një veprim i thjeshtë por për mua është shumë i rëndësishëm. Si mund të lihen flamujt në rrugë?! Si mund të kalosh para tyre e të jesh indiferent ?! Flamujt janë simbole të një vendi. Ata nuk i përkasin partive, i përkasin popujve. Me flamujt përpara, miliona njerëz në botë, kanë dhënë jetën në luftra. Kanadanë e quaj atdheun tim të dytë. Jetova aty 23 vjet. Kisha  shtëpinë dhe biznesin tim. Aty u lindën dhe u rritën fëmijët e mi, prandaj ai flamur është i shtrenjtë për mua. Njërin nga dy flamujt që gjeta, ia dhashë vëllajt, por kam edhe një.-Edhe unë kam lidhje me Toronton, i thashë. Një nga djemtë e mi jeton aty. Ka krijuar familjen e vet dhe ka një vajzë. Kam qënë aty disa herë,  vazhdova unë. – Me që edhe ti paske lidhje me Kanadanë, ky flamur të takon ty, tha Joseja. –Prit të bëj një fotto para se të ma japësh, i thashë unë.-Dakort, u përgjegj dhe i bëra foton që shikoni.Tek shkrepja aparatin, pashë se u emocionua shumë dhe gati u përlot. Më shumë se fjalët e mija, flet fotua e tij. Shiheni dhe do më besoni! Pastaj ma dha flamurin kanadez. Unë kisha në shtëpi tre flamuj: atë shqiptar, amerikan dhe kanadez. M’u bënë dy kanadezë. Tani kam katër flamuj. Ata janë stolia e shtëpisë ku jetoj. Rinë pranë njëri-tjetrit si shokë të ngushtë.

Për të njohur më mirë këtë njëri, i kërkova të më thotë diçka për jetën e familjes dhe të parëve të tij dhe ai më tregoi historinë, e cila është sa e vështirë, aq edhe e ngatërruar.

Të parët e tij kishin qënë me origjinë nga Ukraina. Para revolucionit të Tetorit, gjyshi i tij  dhe njerzit e tjerë të afërt, ishin mbështetës të Carit dhe patën punuar për të. Revolucionarët që ardhën në fuqi pas përmbysjes së regjimit të Carit, i quajtën të padëshirueshëm dhe i kërkuan që familja e tyre dhe njerzit e tjerë të afërt, të largoheshin nga Rusia. I çuan deri në Odesë dhe i thanë:”Shkoni ku të doni”. Me një anije, pas një jave e ca udhëtimi, mbritën në Uruguaj. Ishin të huaj dhe pa asnjë ndihmë. Edhe gjuhën e këtij vendi nuk e dinin. Pasi i morën të dhënat përkatëse, i nisën diku në veri të vendit, kufi me Brazilin, te një vend që quhej “Orosko koloni”. Aty i thanë të marin tokë e të bëjnë shtëpi. Me mundime të mëdha, nisën  jetën nga e para. Me që përballë tyre ishte kufiri me Brazilin dhe kishte familje braziliane, babai i Joses njihet dhe martohet me një braziliane. Nga martesa e tyre, lindën katër fëmijë : dy djem e dy vajza. Joseja lindi në vitin 1952. Në vitin 1971, Joseja vendoset në Toronto të Kanadasë, ku lindën e u rritën edhe dy fëmijët e tij. Këtu ndenji 23 vjet dhe pastaj bashkë me familjen, shkoi në Florida, ku jeton edhe sot. Ja, kështu ka rrjedhur jeta e familjes dhe e këtij njeriu, që i do flamujt me gjithë shpirt.

Filed Under: Opinion Tagged With: 4 korriku, Fuat Memelli, njeriu i flamureve

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT