-Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurtin historik 2008, në vitin 2010 ishin dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: lëgjitimimi i pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e
PRISHTINË, 27 Korrik 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kosovës do t’i vijë së shpejti, këtë verë, edhe njohja e 115-të ndërkombëtare, edhe nga një shtet tjetër, paralajmëron ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
“Aktualisht kam informata që është edhe një vend, i cili shpejt do ta shpallë njohjen, ne presim në gusht që të ndodhë”, deklaroi kryedipolmati kosovar mbrëmë më një intervistë telvizive, ndërkohë që këtë e paralajmëronte ditë më aprë edhe një një intervistë në shtypin kosovar, në ditën e shtatëvjetorit të vendimit të GJND për Deklaratën e Pavrësisë së Kosovës.
“Ka një vend i cili ka marrë vendimin për njohje dhe unë pres që do të shpallet shumë shpejt ky vendim”, ka theksuar ai, duke mos dashur të përmend emrin e shtetit.
Kosova njohjen e 114 e mori në shkurt 2017 nga Bangladshi, ndërsa më parë në vitin 2016 kishte dy njohje – nga Suriname në korrik dhe Singapori në dhjetor.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurtin historik 2008, në vitin 2010 ishin dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: lëgjitimimi i pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 22 korrik dhe Rezoluta e 9 shtatorit e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila me respekt e merrte në konsideratë opinionin e GJND-së.
Njohjet e para Kosovës iu bënë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së Pavarësisë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika.
Nga vendet fqinje vetëm Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën, ndërkohë që në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve zhvillohen bisedime në Bruksel, kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.