• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Përballë ofensivës diplomatike serbe për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

January 10, 2018 by dgreca

Përderisa Kosova po bëhet gati që muajin e ardhshëm të shënojë 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit, në anën tjetër Serbia ka paralajmëruar ofensivë diplomatike, jo vetëm për të bllokuar njohjet e reja të shtetit të Kosovës, por edhe për të siguruar tërheqjen e disa prej këtyre njohjeve./

epa05151372 Pupils of a primary school make a Kosovo flag with nails and stitches on the eve of the eighth anniversary of Kosovo's independence in Pristina, Kosovo 09 February 2016. Kosovo, which unilaterally declared independence from Serbia on 17 February 2008, has so far been recognized by more than 100 states, including the United States and a majority of European Union members.  EPA/VALDRIN XHEMAJ
Nga Bekim Bislimi/

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohësit e të drejtës ndërkombëtare vlerësojnë se ofensiva e diplomacisë serbe kundër shtetit të Kosovës dhe njohjeve të saj është zhvilluar në vazhdimësi, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, por se ajo tashmë është bërë më e dukshme dhe më e diskutueshme në media.Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se veprimet Serbisë, janë krejtësisht në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Serbia, në hyrje të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për ta relativizuar këtë ngjarje, ka filluar një aksion edhe më të dendur – ndonëse, ajo nuk e ka ndalur asnjëherë, rreth kontestimit të njohjes së shtetësisë së Kosovës – si dhe të një lloj protagonizmi gjoja se Kosova është një çështje që i takon Serbisë dhe që kinse ajo ka në dorë edhe shtetet tjera për të tërhequr njohjet ndaj Kosovës”, tha Berisha.

“Natyrisht që kjo së pari është në kundërshtim të plotë me frymën e dialogut në Bruksel”, theksoi ai.

Ndërkaq, Afrim Hoti, profesori i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Serbia, në pamundësi të ndërhyrjeve faktike dhe të qeverisjes me Kosovën, ka pasur për objektiv që të pengoj dhe vendosë barriera të ndryshme në procesin e njohjeve për Kosovën.

“Kjo në masë të madhe mbase edhe është arritur, për faktin që, këto vitet e fundit, tregohet një rënie drastike e numrit të njohjeve dhe kjo rënie i ka bërë ata që të ndihen pak më të fuqishëm, duke luajtur edhe me lojëra shumë të ndyra burokratike, të cilat pothuajse janë edhe të panjohura në të drejtën ndërkombëtare”, vlerëson Hoti.

“Tash, jo vetëm që po bllokohet ecja më tutje e njohjeve për Kosovën, por disa shtete tashmë kanë filluar të tërheqin njohjet e tyre, një praktikë, e cila nuk është e njohur në të drejtën ndërkombëtare dhe që nuk ndodhë nga shtetet serioze dhe të konsoliduara”, tha Hoti.

Në anën tjetër, autoritetet në Serbi, kanë folur për indikacione të mundshme që Egjiptin mund ta shqyrtojë tërheqjen e njohjes së shtetit të Kosovës.

Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Anton Berisha shpreh mendimin që, pavarësisht asaj që mund të thonë zyrtarët serbë, shtetet serioze, përfshirë edhe Egjiptin, nuk përfshihen në situata të tilla.

“Është një shtet serioz, i cili ka një traditë shtetërore dhe nuk besoj që Egjipti është një shtet marionetë, i cili, sa herë që zyrtarët serbë bëjnë ndonjë deklaratë, që ajo t’i obligojë ata ose që na obligon edhe ne. Unë besoj që ne do të vazhdojmë me ritmin tonë të përafrimit edhe me shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, në këtë rast edhe të Afrikës, pavarësisht qëndrimeve të Serbisë”, tha Berisha.

Ai ka shtuar se përkundër faktit që çdo njohje është e rëndësishme, për Kosovën mbetet e rëndësisë së veçantë arritja e njohjeve nga 5 vendet e Bashkimit Evropian, të cilat deri më tash nuk e kanë njohur.

Por, profesor Afrim Hoti thotë se zhvillimet e proceseve politike brenda Kosovës, si dhe politikat e jashtme të vendit, kanë lënë nën hije procesin e arritjes së njohjeve. Ndonëse sipas tij, nuk mund të thuhet që për shkak të krizave politike në vend, aleatët ndërkombëtarë kanë hequr dorë nga ndihma për arritjen e njohjeve për Kosovën, megjithatë, siç thotë ai, autoritetet e Kosovës nuk duhet të kenë iluzionin që për çështjen e njohjeve duhet të angazhohen vetëm aleatët.

“Nëse një politikë e jashtme e fuqishme e Kosovës ka munguar, që të paktën të bëj trysni ose eventualisht të mbajë vazhdimisht në kontakt miqtë tanë, duke u kërkuar që të shtrijnë dorën aty ku dora kosovare nuk mund të arrijë, atëherë është krejtësisht e natyrshme që edhe partnerët tanë strategjik, me njëfarë forme të pushojnë ose të ulin ritmin e ecjes përpara”, theksoi Hoti.Sidoqoftë, për opinionin në Kosovë ende mbetet “mister” nëse Republika e Guinea-Bissau dhe Republika e Surinamit i kanë tërhequr ose jo njohjet e tyre ndaj Kosovës. Autoritetet e Beogradit e kanë pohuar një gjë të tillë, ndërkohë që autoritetet në Prishtinë, nuk kanë dhënë ndonjë konfirmim. Në listën e njohjeve të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës figurojnë 115 vende, përfshirë edhe këto dy shtete.

Filed Under: Analiza Tagged With: kosova, njohjet, Ofensiva, Serbia

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT