NOBELISTI IX 1931/
NE FOTO:LUIGI PIRANDELLO, NOBEL 1934/
Luigi Pirandello (Girgenti, 28 qershor, 1867 – Romë, 10 dhjetor 1936) ishte një dramaturg, shkrimtar dhe poet italian, i nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1934. Për prodhimin e tij, çështjet që shqyrtohen dhe inovacionit të rrëfimit teatror konsiderohet ndër dramaturgët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë. Ndër veprat e tij spikasin disa romane dhe tregime të shkurtra dhe rreth dyzet drama , e fundit prej të cilave jo e plotë.
MOTIVACIONI:
«për guximin e tij dhe përfaqësimin e zgjuar të artit dramatik dhe teatral»/
GLOBI
Ja globi: një top kartoni,
që rrotullohet rreth një boshti të brendshëm.
Rrotullohet…pista me ngjyra të ndryshme
synon kufirin e vet, të çdo kombi.
Ky, është Oqeani Atlantik; dhe është det
sa i kaltër duket. Kjo masë dallgësh
këtu janë malet: Alpet. Roma
është kjo pikë që duket e s’duket.
Kush do ta dallonte në shikim të parë? Megjithatë
ka njerëz të mëdhenj, madje të pavdekshëm,
në këtë lodërzë ; të këqija të mëdha
dhe të mira të mëdha dhe dashuri të mëdha dhe përkujdesje…
Prandaj unë e mbaj atë në duar,
e rrotulloj me një gisht.
Lojë e marrë! I japim fund?
Përgatit katastrofën e botës për nesër.
Përktheu: Faslli Haliti