*Kosovë-VV: Deputetët e opozitës do të vazhdojnë me të njëjtat veprime/
*Mbrëmë vonë VV njoftonte se numri total i deputetëve opozitarë të arrestuar në datën 14 dhjetor është nëntë, ndërsa numri total i deputetëve të arrestuar është 13./PRISHTINË, 15 Dhjetor 2015/ Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, tha sot se veprimet e deputetëve të opozitës brenda Kuvendit të Kosovës janë në përputhje të plotë me betimin e tyre dhe detyrat e tyre në mbrojtje të sovranitetit të Republikës. “Deputetët e opozitës do të vazhdojnë me të njëjtat veprime, deri në deputetin dhe aktivistin e fundit, pa hezitim, gjithnjë në mbrojtjet të Republikës së Kosovës”, tha Çaushi në konferencë shtypi.
Mbrëmë vonë VV njoftonte se numri total i deputetëve opozitarë të arrestuar në datën 14 dhjetor është nëntë, ndërsa numri total i deputetëve të arrestuar është 13.
“Përndjekja e opozitës ka marrë përmasa të cilat nuk mund të tolerohen më, dhe qeveria ka shkuar aq larg sa është vështirë të mendohet një zgjidhje normale e krizës politike”, theksonte deklarata e VV.
Në konferencën për shtyp të VV-së sot iu bë thirrje pushtetit që t’i lirojë sa më parë deputetët dhe aktivistët e opozitës që po mbahen nëpër burgje për shkak të kundërshtimit të marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Ata janë: Arianit Manxhuka, Artan Abrashi, Asdren Lekaj, Agron Kabashi, Durim Elshani, Veron Hasani, Albert Fazliu, Kushtrim Avdimetaj, Shkëlqim Morina, Zgjim Hyseni, Valmir Osmanaj, Egzon Azemi, Egzon Balaj, Valdrin Ahmeti, Pajtim Demaj, Luan Hoti, Ardian Huli, Albin Kurti, Fisnik Ismajli, Ismajl Kurteshi, Naim Bunjaku, Trim Gashi, Albulena Haxhiu, Faton Topalli, Donika Kadaj-Bujupi, Aida Dërguti, Besa Baftiu, Glauk Konjufca, Time Kadriaj, Teutë Haxhiu, Bajram Zebica, Valon Bekteshi, Pal Lekaj dhe Haxhi Shala.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.