• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Nuk kalon mocioni për shkarkimin e ministrit Rikalo

October 3, 2017 by dgreca

-Votuan 68  deputetë të Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh, 27 ishin pro mocionit, 40 kundër, 1 abstenim/

1 Kuvendi

-Mbledhja e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës filloi me një minutë heshtje në shenjë nderimi për viktimat e sulmit në Las Vegas. Me një minutë heshtje u nderua edhe albanologu kanadez, Robert Elsie, i cili u shua ditën e djeshme/

PRISHTINË, 3 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, pas pushimit të mesditës, u zhvillua “Interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së grupit parlamentar të të LDK-së, për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo”. Mocioni i opozitës, grupit parlamentar të LDK, me kërkesë shkarkimin e ministrit Rikalo nuk kaloi. Votuan 68  deputetë të Kuvendit 120 anëtarësh, 27 ishin pro mocionit, 40 kundër, 1 abstenim. Propozuesi i kësaj interpelance, Avdullah Hoti (LDK), duke dhënë sqarimet e nevojshme për thirrjen e kësaj interpelance, tha se duhet të sqarohen akuzat publike të qytetarëve të lagjes Dardania të Prishtinës se ministri i Rikalo ka keqtrajtuar qytetarët shqiptarë të kësaj lagjeje gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Hoti vlerësoi se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të udhëhiqen nga persona me duar të pastra dhe që nuk kanë rënë ndesh me ligjin, e jo nga personat që kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ai kërkoi sqarime nga qeveria se si janë trajtuar akuzat e këtyre qytetarëve lidhur me akuzat e ngritura për ministrin Rikallo.

“Ne e respektojmë parimin e prezumimit të pafajësisë përderisa nuk vërtetohet vepra. Por, në rastin konkret, kemi të bëjmë me veprime, ndaj të cilave populli i Kosovës është shumë i ndjeshëm, duke qenë se vetë ka vuajtur nga represioni dhe gjenocidi. Prandaj, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës kërkon përgjigje  nga Qeveria se si janë trajtuar deklaratat e qytetarëve që kanë ngritur këto akuza publike”, tha Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë diskutimit të tij lidhur me këtë çështje, theksoi se menjëherë pas njoftimeve publike shqetësuese lidhur me akuzat ndaj ministrit Rikallo, ka kërkuar informacione zyrtare nga mekanizmat përgjegjëse.

Ai përmendi përgjigjen zyrtare që ka marrë nga drejtoria për inteligjencë e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), se nuk ka raste të raportuara në sistemin informativ të Policisë së Kosovës. Përgjigjja e prokurorisë speciale po ashtu ka qenë se nuk është evidentuar asnjë shënim apo rast me informacione për Nenad Rikallon. Haradinaj po ashtu ka përmendur edhe  Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), që sipas tyre nuk ka dorëzuar asnjë informatë për ministrin Rikallo në prokurorinë e shtetit. Ai tha se edhe Këshilli për të Drejtat e Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nuk ka ndonjë dëshmi apo provë që inkriminon Rikallon në krime luftë në vitin 1998-1999.

Në vijim, në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, foli Xhelal Sveqla. Ai tha se janë rreth 20 dëshmitarë të cilët kanë dëshmuar në Prokurori për të bëmat e Rikallos. Të gjithë dëshmitarët, sipas Sveqlës, kanë deklaruar se Rikallo gjatë kohës së bombardimeve vazhdimisht është parë me uniformë dhe kallashin e tij në supe.

“Banorët e lagjes Dardania, ndër të tjera, përmendin edhe thyerjet e lokaleve, banesave, garazheve e veturave të shqiptarëve në Dardani. Po ashtu, ata përmendin se si Rikallo me kamion kanë shpërndarë armatim për serbët, banorë të Dardanisë. Deklarimet e këtyre përputhen dhe dëshmojnë se Rikallo ka qenë pjesë e krimeve. Përpos dëshmive të dëshmitarëve, ka edhe dëshmi për aktivitetin e tij dhe të familjes në spastrimin e shqiptarëve”, theksoi Sveqla, duke shtuar se ministri serb duhet të përgjigjet për këto akuza para drejtësisë.

Deputeti Armend Zemaj, duke folur në emër të grupit parlamentar të LDK-së, theksoi se interes i përgjithshëm është që të kemi qeveri me duar të pastra, duke përmendur me këtë rast faktin se janë dhjetëra banorë të moshave të ndryshme që bëjnë të njëjtin përshkrim lidhur me të kaluarën e Rikallos.

Zemaj i bëri thirrje prokurorisë së shtetit, organeve të drejtësisë ta thonë fjalën e vet dhe ta qartësojnë pozicionin e ministrit Rikalo, duke kërkuar që të sqarohet fakti se deri ku janë zhvilluar hetimet.

Ndërsa, Memli Krasniqi, shef i grupit parlamentar të PDK-së, tha se çfarëdo akuze që ndërlidhet me kohën e luftës në Kosovë, duhet të shqyrtohet hollësisht dhe në këtë drejtim nuk duhet të bëjë përjashtim askush, pavarësisht statusit. Sipas tij, kushdo që ka dëshmi që lidhen me luftën e Kosovës, duhet t’i ofrojnë ato tek organet përkatëse. Në vijim ka përmendur faktin se Rikallo ka qenë edhe më herët i involvuar në politikë dhe se gjatë këtyre viteve ka bashkëpunuar me shumë njerëz të cilët edhe sot janë në Qeveri dhe Kuvend. Ai shtoi se askush nuk mund të jetë pjesë e Qeverisë, nëse ka qenë i përfshirë në krime. Dhe, nëse diçka e tillë ndodh, sipas tij, kryeministri duhet të ndërmarrë masa të mënjëhershme.

Sasha Milosavljeviq, nga grupi parlamentar i Listës Serbe, tha se Lista Serbe është grup politik i përgjegjshëm dhe se duan që bashkërisht të punojnë për të ardhmen e Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Ai tha se Lista Serbe etiketohet se nuk dëshiron të punojë në institucione, ndërsa  shtoi se, “e keni arkivin dhe mund ta shihni se nëse ndonjëherë kemi qenë kundër asaj që është për të mirën e gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Ahmet Isufi, nga grupi parlamentar i AAK-së, tha se të gjithë ata qytetarë që disponojnë të dhëna, jo vetëm në rastin konkret, të nxirren para drejtësisë dhe të dënohen të gjithë ata që kanë bërë veprime jashtëligjore dhe kriminale.  Shtoi se çdo tentim për t’i dhënë ngjyrim politik më shumë mjegullon gjendjen se sa mund ta nxjerrë të vërtetën në shesh.

Bilall Sherifi,nga grupi parlamentar Nisma, duke përmendur faktin se kryeministri Haradinaj ka kryer punën e vet, meqë ka marrë informacione zyrtare, shtoi se nga ai moment mbetet çështje e sistemit të drejtësisë se si do t’i trajtojë provat. Sherifi vlerësoi se nuk duhet shndërruar parlamentin në gjykatë dhe nëse akuzat janë të vërteta, atëherë, sipas tij, organet gjegjëse duhet ta japin fjalën e vet.

Interpelanca vazhdoi me diskutime të deputetëve të tjera nga të gjitha grupet parlamentare.

Në fund të interpelancës, iniciuesi i saj, Avdullah Hoti, doli edhe njëherë para deputetëve, duke kërkuar votimin e mocionit me këto dy pika:

“1. Kryeministri menjëherë të shkarkojë Ministrin Rikallo.

  1. Institucionet kompetente, në përputhje me ligjet në fuqi, të hetojnë akuzat e ngritura nga ana e banorëve të lagjes Dardania në Prishtinë ndaj Ministrit Rikallo”.

Kryesuesi i seancës, hodhi në votim mocionin, i cili nuk u miratua nga Kuvendi.

 

Mbledhja e sotme plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga kryetari Kadri Veseli, filloi me një minutë heshtje në shenjë nderimi për viktimat e sulmit në Las Vegas. Me një minutë heshtje u nderua edhe albanologu kanadez, Robert Elsie, i cili u shua ditën e djeshme.

Në vijim, Kuvendi vazhdoi me deklarime jashtë rendit të ditës, si dhe me pyetje parlamentare. Në çështjet që u ngritën nga deputetët është përgjigjur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe ministrat: Pal Lekaj, Besim Beqaj dhe Bedri Hamza.

Kryesimin e kësaj seance e vazhdoi nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ndërsa, Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi propozim vendimin për formimin e 14 komisioneve parlamentare.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kuvendi, Ministrin Rikalo, Mocioni per, nuk kaloi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT