TIRANË, 6 Qershor/ I. Vata/-Greva e të përndjekurve politikë ka hyre të premten në ditën e nëntë të saj, nderkohe qe gjendja shëndetësore e grevistëve paraqitet relativisht e mirë dhe është monitoruar vazhdimisht nga mjekët.
Grevistët e urisë kanë ndryshuar objektin e grevës, pasi në rendin e kërkesave në pikën e parë është ajo e dënimit të figurës së ish-diktatorit Hoxha. Ky vendim i tyre erdhi menjëherë pas dialogut që ministri Velija ka zhvilluar me një grup të përndjekurish, ku propozoi një“projektligj të ri për dëshpërblimin e të përndjekurve politike, ku 70% e fondit do të jepet për një sërë kategorish për të ish- të burgosurit që janë gjallë dhe që kanë mbushur 75 vjec dhe 30% për trashegimtarët.
Ndonese grevistët janë përfshirë nga polemikat për një grevë urie jo korrekte, ata janë të bindur se do të vazhdojnë grevën deri në realizimin e kërkesava të tyre