• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Oda Ekonomike, memorandum bashkëpunimi në Dubai

January 16, 2019 by dgreca

2 dubai-Oda Ekonomike e Kosovës nënshkrua memorandum bashkëpunimi me Federatën e Odave të Emirateve të Bashkuara Arabe/

1 a dubaiDubai, 16 Janar 2018-Gazeta DIELLI/ Në Oda Ekonomike e Kosovës në kuadër të Forumit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, që po mbahet në Dubai, nënshkruajti sot Memorandum të Bashkëpunimit me Federatën e Odave të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ky Memorandum ka për qëllim nxitjen e investimeve reciproke dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik tregtar si dhe raporteve miqësore në mes dyja vendeve.

Gjithashtu përmes këtij memorandumi synohet promovimi i bashkëpunimit në mes të komunitetit biznesor të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosovës.

Në këtë forum ekonomik po marrin pjesë edhe biznese kosovare nga sektor të ndryshëm të cilët në takimet B2B po shfaqin potencialin e tyre dhe po krijojnë lidhje biznesore me biznese nga EBA.

Ky forum duhet të shërbejë si pikënisje e bashkëpunimit reciprok me rezultate konkrete në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe fuqizimit të sektorit privat./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Dubai, oda ekonomike

Programet Amerikane në mbështetje të Kosovës

December 12, 2018 by dgreca

-Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përshëndet vendimin e Korporatës së Sfidave të Mileniumit për Programin Kompakt. Rikujton se programet e MCC, USAID dhe të Qeverisë Amerikane në përgjithësi, në mbështetje të shtetit të Kosovës, janë dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin e Kosovës/

 1 AmCham

 PRISHTINË, 12 Dhjetor 2018-Gazeta DIELLI/ Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë deklaroi sot se mirëpret vlerësimin e shtetit të Kosovës për Programin Kompakt nga ana e Korporatës së Sfidave të Mileniumit (MCC).

Ngritja e statusit të Kosovës në këtë program do t’i mundësojë vendit dhjetëra miliona dollarë amerikanë shtesë krahasuar me programin paraprak, të cilat do të mund të investohen në projekte që kanë për synim fuqizimin e sektorit privat në Kosovë, përmes adresimit të çështjeve të cilat pengojnë rritjen ekonomike të vendit, si përmirësimi i furnizimit me energji elektrike, si dhe sundimi i dobët i ligjit.

Oda Amerikane e vlerëson të një rëndësie të madhe përkrahjen financiare të Korporatës së Sfidave të Mileniumit për zhvillimin e kapaciteteve të reja të gjenerimit të energjisë elektrike, inkurajimin e efiçencës energjetike, por edhe përmirësimin e vendimmarrjes, transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve shtetërore përmes rritjes së qasjes në të dhënat publike.Oda Amerikane vlerëson se një vendim i tillë i Bordit të Drejtorëve të MCC vjen si rezultat i angazhimit të shoqërisë kosovare për adresimin e sfidave me të cilat përballet vendi, por mbi të gjitha si rezultat i punës që bënë ekipi i MCC në Kosovë si dhe Fondacioni i Mileniumit në Kosovë (MFK).

 Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë rikujton se programet e MCC, USAID dhe të Qeverisë Amerikane në përgjithësi, në mbështetje të shtetit të Kosovës, janë dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin e Kosovës./b.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: oda ekonomike, Programe Amerikane

Kosovë-Shqipëri, Blej Shqip

August 17, 2018 by dgreca

-Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës me fushatë afatgjate dhe gjithëpërfshirëse “Blej Shqip”/

1 Blej shqip

PRISHTINË, Gusht 2018-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi priti  në takim Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka. Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të bizneseve të rëndësishme nga sektorë të ndryshëm të Kosovës.

Ky takim paraqet qëndrimin e Odës Ekonomike të Kosovës  dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe lehtësimin e tregtimit të produkteve në mes të dy vendeve.

Berat Rukiqi bëri të ditur se njëra nga iniciativat e përmendura në këtë takim ishte organizmi i një kampanje afatgjate dhe gjithëpërfshirëse ”Blej Shqip”, si dhe krijimin e një strukture  të përbashkët që do të përmirësonte komunikimin në mes bizneseve të dy vendeve.

Në anën tjetër, Nikolin Jaka theksoi se problemet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të shumta por jo të pa zgjidhshme, prandaj së shpejti do të dalim me një platformë bashkëpunimi ku do të përfshihen kërkesat ndaj dy Qeverive të vendeve përkatëse.

Përpos kësaj, Nikolin shtoi se mbështetja për Odën Ekonomike të Kosovës do të jetë maksimale./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Blej Shqip, oda ekonomike

Oda Ekonomike e Kosovës, kryetar zgjedhet Berat Rukiqi

July 11, 2018 by dgreca

-Oda Ekonomike e Kosovës përfundon procesin zgjedhor, kryetari i ri Berat Rukiqi: Objektivat kryesore në mandatin 4 vjeçar do të jenë të fokusuara në mbulimin e hendekut të krijuar nga paaftësia e institucioneve për të siguruar rritje ekonomike të qëndrueshme, përkatësisht duke u fokusuar në përkrahjen dhe promovimin e eksportit, në harmonizimin e nevojave të tregut të punës me sistemin edukativo-arsimor si dhe në digjitalizimin e ekonomisë konform trendeve globale/

1Berat rukiqi2 Rukiqi flet4 gerxhaliu

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/ PRISHTINË, 11 Korrik 2018/ Oda Ekonomike e Kosovës përfundon procesin zgjedhor, kryetar u zgjodh Berat Rukiqi.

Pas një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent zgjedhor, për përzgjedhjen e organeve qeverisëse të Odës Ekonomike Kosovës, proces në të cilin morën pjesë mbi 1,800 anëtarë të Odës Ekonomike, në bazë të parimit një anëtar një votë, nga të gjitha shoqatat sektoriale si dhe nga njësitë rajonale të Odës (29 shoqata dhe 7 njësi rajonale), sot u zgjodhën strukturat drejtuese, përkatësisht organet e Odës Ekonomike të Kosovës.
Procesi zgjedhor u kurorëzua me zgjedhjen e kryetarit të ri të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili njeherit ishte kandidati i vetëm. Rukiqi ka një përvojë të gjatë në sektorin publik dhe privat, duke qenë i angazhuar për 1 vit në Zyrën e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, 11 vite në pozita të ndryshme në Odën Ekonomike të Kosovës, 10 vite si staf i rregullt në Universitetin Publik “Hasan Prishtina”, 4 vite kryesues i Bordit të Drejtoreve të Korporatës Energjetike të Kosovës, anëtarë i Bordit të “Millennium Foundation Kosovo”, si dhe është bashkëthemelues dhe bashkëpronar në kompaninë “Trosha”.
Në fjalimin para delegateve kryetari i ri i Odës Ekonomike të Kosovës u zotua për partneritet të fuqishëm me bizneset dhe sektorin privat në përgjithësi për përfaqësim të denjë të zërit të tyre në raport me institucionet vendimmarrëse në vend dhe partneret ndërkombëtarë.

“Objektivat kryesore në mandatin 4 vjeçar do të jenë të fokusuara në mbulimin e hendekut të krijuar nga paaftësia e institucioneve për të siguruar rritje ekonomike të qëndrueshme, përkatësisht duke u fokusuar në përkrahjen dhe promovimin e eksportit, në harmonizimin e nevojave të tregut të punës me sistemin edukativo-arsimor si dhe në digjitalizimin e ekonomisë konform trendeve globale”, theksoi Rukiqi.
Kuvendi i ri i Odës Ekonomike të Kosovës falënderoi angazhimin e strukturave të kaluara drejtuese të Odës Ekonomike të Kosovës për zhvillimin e saj, veçanërisht kryetarin e OEK-ut, Safet Gërxhaliu. Përveç kryetarit, Kuvendi i ri i Odës ka 71 anëtarë, i cili zgjodhi edhe Këshillin e ri Drejtues me përbërje nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë. Po ashtu zgjodhi Këshillin Mbikëqyrës dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Parim Bajramin. Të gjitha strukturat drejtuese të Odës Ekonomike të Kosovës janë zgjedhur për mandat 4 vjeçar./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Berat Rukiqi, kryetar, oda ekonomike

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë…

November 14, 2016 by dgreca

…Fillon Javën Globale të Ndërmarrësisë/1-ambasadori-amerik-oda

-Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie: Forumi “Ekosistemi i Ndërmarrësisë” është një ngjarje e organizuar në kohën më të mirë për Kosovën, pikërisht pas vlerësimit pozitiv të Bankës Botërore mbi Lehtësinë e të Bërit Biznes në indikatorët e fillimit të biznesit/

PRISHTINË, 14 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Qendra e Inovacionit në Kosovë, në kuadër të javës së globale të ndërmarrësisë organizuan forumin “Ekosistemi i Ndërmarrësisë” ku u diskutura rreth zhvillimit potencial të ndërmarrësisë në Kosovë.

Uranik Begu Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit në Kosovë tha se është e një kënaqësie të veçantë prezenca e përfaqësuesve të qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtare  për t’u informuar rreth mangësive të ekosistemit të ndërmarrësisë dhe si ti përmirësohen kushtet e të bërit biznes në Kosovë.Begu theksoi ndërmarrësit e rinj ballafaqohen me sfida në kuptim të zhvillimit të ideve të tyre dhe sfidës per t’i mbijetuar tregut. Sipas tij, në fokus të veçantë duhet të jetë angazhimi i gruas në biznes dhe i pjesës më të ndjeshme të shoqërisë, rinisë së Kosovës, tek e cila papunësia mbetet në nivel shumë të lartë. Begu shtoi se shenja më pozitive dhe optimiste është se të rinjtë e Kosovës kanë vullnet për të zhvilluar bizneset e tyre dhe për të krijuar vende të reja të punës, një model ky i cili i duhet zhvillimit ekonomik dhe Kosovës në përgjithësi.Arian Zeka Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane tha se është i pashembullt partneriteti ndërmjet organizatave, të cilat përmes aktiviteteve promovojnë vlera në shoqërinë tonë të cilat do të ishin më nxitëse në zhvillimin e ndërmarrësisë në Kosovë. Zeka theksoi se të gjithë, përfshirë edhe mediet kanë përgjegjësinë e promovimit të storieve të suksesit të ndërmarrësve të rinj ashtu që të rinjtë e tjerë të cilat janë para dilemës nëse ndërmarrësia është rruga që ata duhen zgjedhur ta kenë më të lehtë vendimmarrjen.

Zeka u bëri thirrje institucioneve arsimore të zhvillojnë dhe promovojnë trajnime specifike të ndërmarrësisë, të nevojshme në këtë epokë të zhvillimit të hovshëm të ekonomisë dixhitale, duke ditur se sipas raportit të zhvillimit njerëzor të UNDP për vitin 2016, papunësia e të rinjve, e posaqërisht e femrave, është më e larta në Evropë. Ai shtoi se institucioneve të shtetit u mbetet ende shumë për të bërë në aspekt të politikave fiskale të cilat do të ishin nxitëse për zgjerimin e bazës së ndërmarrësisë. Kjo ngjarje, sipas Zekës duhet të shërbejë si një platformë e mirë jo vetëm për diskutim por edhe për dhënie të zotimeve për veprimet të cilat secili duhet ndërmarrë për një ekosistem plotësisht funksional të ndërmarrësisë si dhe për zhvillimin e produkteve perkrahëse për ndërmarrjet e reja nga ana e institucioneve financiare.Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie deklaroi se Forumi “Ekosistemi i Ndërmarrësisë” është një ngjarje e organizuar në kohën më të mirë për Kosovën, pikërisht pas vlerësimit pozitiv të Bankës Botërore mbi Lehtësinë e të Bërit Biznes në indikatorët e fillimit të biznesit. Delawie theksoi se kompanitë inovative në Kosovë janë përkufizim i shkathtësive dhe etikës në punë. Sidoqoftë, sipas tij shkathtësitë nuk janë të mjaftueshme; duhet guxim për të ndërmar riskun e fillimit të një biznesi, duke pasur parasysh që ai biznes do të jetë vend i punës për dikë tjetër.

Ambasadori Delawie inkurajoi të gjithë të vazhdojnë të promovojnë dhe mbrojnë sektorin privat, si dhe të luftojnë korrupsionin. Kosova ka nevojë për ndërmarrës, të cilët krijojnë ambientin më të mirë të të bërit biznes. Kjo, sipas Delawie është mënyra më e mirë për të për të arritur rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për të krijuar vende të punës.Delawie theksoi se që nga pavarësia, Kosova ka arritur progres në ofrimin e demokracisë së lirë të tregut dhe përmirësimin e pakos fiskale për të rritur zhvillimin ekonomik dhe për të tërhequr investime të huaja. Ai tha se ndërmarrësia është shprehje e optimizmit dhe njëkohësisht inkurajoi të gjithë të ndërtojnë kompanitë e tyre, duke shtuar se këto përpjekje do të vazhdojnë të mbështeten çdo ditë.Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi theksoi se java globale e ndërmarrësisë është një mundësi posaqërisht për të rinjtë, të cilët duan t’i realizojne idetë e tyre ndërmarrëse. Ai shtoi se qeveria do të angazhohet të gjej forma të përshtatshme për të situmuluar idetë e reja dhe do të vazhdojë të ndërmarrë një sërë masash në këtë drejtim.Poashtu, Kelmendi tha se qeveria po vazhdon të punojë në reformimin e pakos fiskale, e cila do të mbështes edhe më tej investitorët dhe ndërmarrësit e rinjë. Indikatorët e klimës së të bërit biznes janë stimuj shtesë për krijimin e një klime për investiorët e rinjë të cilët do të bëhen pjesë e përmirësimit të ambientit te biznesit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: amerikane, fillon javen Globale, ne Kosove, oda ekonomike

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT