ÇFARË DO TË THOJA PARA DEPUTETËVE NË KUVEND SIKUR TË MË FTONIN PËR LIGJIN E PRONAVE QË KA MIRATUAR QEVERIA/
Nga NURO KULLURI /*
Nëpërmjet mundësisë që lejon media e lirë dhe demokratike dëshiroj të them me sinqeritet për të gjithë deputetët, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, që dëshirojnë të mirën e shqiptarëve si popull dhe si shtet, se e keqja për popullin buron nga fakti se qeveritarët tanë që janë në pushtet nga viti 1991 e në vazhdim, mendojnë vetëm për interest e tyre të ngushta. Rreziku për popullin dhe Shqipërinë janë politikanët tanë të kujtdo partie, që është formuar në periudhën e pluralizmit që lejoi dhe manipuloi Ramiz Alia. Për të dalë nga këneta porkomunste duhet që ndërkombëtarët të kushtëzojnë Qeverinë që të hapi arkivat e shtetit dhe regjistrat e shtetëzimeve të pas vitit 1945 dhe të kthejnë pronën e marrë pa të drejtë tek pronarët e ligjshëm. Vetëm në këtë mënyrë do të hiqet thika nga qafa e popullit. Këtë e kanë përsëritur me dhjetra herë të gjitha shoqatat e pronarëve, por kërkesa e tyre bie në vesh të shurdhër. Vetëm pas rregullimit të pronës sipas Kushtetutës, Parlamenti Shqiptar do të pastrohet nga njerëzit pa moral dhe do fillojë të funksionojë shteti ligjor. Vetëm pas këtij akti që të detyrojë Kuvendin dhe Qeverinë për të zbatuar Kushtetutën, institucioni që do të ngarkohet për të zbatuar ligjin për regullimin e problemeve me pronën vlen dhe ndihma e degëve të shoqatave të pronave të cilat do të ndihmojnë për përcaktimin në terren të kufijve të çdo prone. Kuptohet se ligji i ri do të amendojë ligjin 7501, që e porositi Ramiz Alia dhe e përkeqësuan kryetarët e PD dhe PS, por dhe kryetarët e partive të tjera parlamentare. Ato lejuan anarkinë e ligjeve për të krijuar anarkinë e titujve të pronësisë, sepse duke vjedhur pronat e qytetarëve dhe pronat e shtetit ata u bënë pronarë aty ku nuk kanë pasur as një metër tokë. Kryeministri Edi Rama duhet të bëjë shumë kujdes me pronarët se kemi 25 vjet që po durojmë padrejtësinë. Në takimin fare të shkurtër që pata me z. Edi Rama ne hotel Sheraton, kur u prezantua ligji i AKKP për pronat me tha se do vinte të takoheshim në Minstrinë e Drejtësisë. Unë kam vajtur ne të tre takimet por Kryeministri nuk ka ardhur që të flasim përballë dhe burrërisht. Uroj që ti vlejë ku shkrim publik. Prona nuk falet dhe kush përpiqet të na e grabisë do të fëlliqet.
Me ligjet e derisotme për pronat, përfshi dhe projektligjin e Qeverisë/2015, i është dhënë përparësi atij që shkel ligjin dhe atij që pushton dhe grabit pronën, ndërsa ai që ka të drejtë me trashëgimi dhe këtë të derjtë ja njeh kushtetuta ia pengojnë pushtetarët e korruptuar dhe pa moral. Reforma për rregullimin e pronës konform kushtetutës do të mbylli konfliktet dhe numurin e të vrarëve për konflikte prone që Kryeministri e ke deklaruar mbi 8000 të vrarë, ndërsa ish kryeministri Pandeli Majko e ka vlerësuar bilanc lufte. Nga Arkivat sekrete të Partisë Komuniste (Partia e Punës) rezulton se gjatë luftës antifashiste janë vrarë 3500 partizanë antifashistë ndërsa për pronat numuri i të vrarëve është mbi dy fishin dhe po shkon në rritje. Pas çlirimit nga nazifashimi populli ju përvesh punës dhe e rindërtoi vendin e shkatëruar. Gabim fatal i Enver Hoxhës ishte shtetëzimi i pronës private, por ajo pronë u vu ne dispozicion të popullit për të rritur mirqënien e popullit. Ai sistem dështoi por sistemi aktual ka marrë tipare edhe më të këqia dhe projektligji i Qeverisë e përkeqëson situatën. Prona e shtetëzuar nga Enver Hoxha, pas 1991, nuk ju kthye të zotit por u la në mëshirë të grabitësve, me qëllin që kupola e politikës të përvetësonte. Ajo që ju ka pëlqyer politikanëve janë trojet në aksin Tiranë Durrës dhe veçanërisht tokat dhe vilat personale në zonat turistike. Për këtë ata që në vitin 1990 orientuan ish antarët e partisë punës të transferojnë pasaportizimet në fshatin e tyre dhe pas përmbysjes formale te bustit te Enverit në Tirane zbatuan skenarin e Ramiz Alisë. Filluan ta shajnë komunizmin. Sa për sy e faqe i dënuan antaret e byrosë politike, madje u dënua edhe shoqja Nexhmie dhe ne gjyq u kerkua transparence për numurin e kafeve që ju ishin nxjerrë grupeve të zgjedhura të punonjesve të ndërmarrjeve dhe fshatrave të ndryshme që shkuan per ngushëllim kur vdiq Enveri (!). Lidhur me pronën porositë ishin të qarta. PS u deklarua se nuk e kthen pronën, PD publikisht tha do ta kthejë pronën por faktikisht miratoi ligje që prona të kthehet me pikatore dhe kufizime te shumta sipas zërave kadastrale. Mbi 70 % e vendimeve të AKKP për njohje, kthim dhe kompensim prone janë të të pavlefshme pasi vendimet janë nxjerrë në shkelje të ligjit, me dokumenta të fallsifikuara, të pa shoqëruar me harta, me mbivendosje etj. Qysh në 1991 me miratimin e ligjit 7501 pronarët të drejtuar nga Rrapo Danushi, reaguan kundër Sali Berishës që i preu në besë. Në skenë doli Partia Republikane, që me marifete i mashtoi, u mundua ti verë në qetësi dhe ju morri mbështetjen e tyre elektorale. Kur mashtrimit të Partisë Republikane i doli boja, zoti Rrapo Danushi i vuri kufirin tek thana dhe ju tha pronarëve që mos jepnin as gjysëm vote per atë parti. Në ndarjen e tortës zullumin e ka nisur Sali Berisha por pjesa e luanit paska qenë e ruajtur për PS me projektligjin për të rregulluar problemin me kompensime mashtruese. Por kur të vjedhin nuk ka rëndësi nëse hajduti përdor dorën e djathtë apo të majtë. Tani po kuptojmë se peshkaqenët e politikës i kanë vënë syrin kullotës së Karaburunit. Pas fjalëve të bukura ata kanë propozuar projektligjin e fundit që ju shëben për të vjedhur në emër të ligjit. Por edhe sikur deputetëve t’u imponohet dhe ta votojnë këtë ligj a do ta lejojme ne dukatasit një gjë të tillë ?. E dëgjva me vëmendje fjalën e Kryetarit te Shoqates “Krahina Jonë“Av. Axhem Ymerit dhe jam plotësisht dakort me te. Dukati nuk është popull frikacak dhe as popull që i pëlqen vjedhja e pronës së tjetrit. Dukatasit nuk e shesin atdheun. Dukati ka pasur dhe ka burra djem e vajza që janë të gatshëm të bashkuar ti tregojnë përsëri se sa i vlen lëkura çdo mashtruesi e hajduti dhe çdo pushtuesi të pronës së tyre edhe sikur ai të na vijë i maskuar me petkun e ligjit. Më mbetet merak t’i rikujtoj deputetëve që kanë marrë votat e popullit të mos gëlltisin çorbën e prishur që mund të kenë qenë të detyruar ta gëlltisin ata 8 deputetë të komisionit të ligjeve që votuan këtë draft antikushtetues dhe antinjerëzor. Dua t’u bëj të qartë të gjithëve se nese doni ta zbatoni Kushtetuten, prona tjetërsohet nga Shtetit kundrejt vlerës së tregut vetëm kur shfrytëzohet për nevoja publike se me ligjet e të gjitha kohërave me përjashtim të kohës së diktaturës, prona është e shenjtë, është atdheu i secilit ajo vetëm trashëgohet , shitet, dhurohet dhe ruhet nga vetë shteti por nuk grabitet. Prandaj asnkush të mos bjerë në batakun që krijoi dhe la pas Ramiz Alia.
NURO KULLURI – Pronar autokton në Dukat – Vlorë.