• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

POEZI NGA ILIR LEVONJA

February 19, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja/
Kafja e luksit/
Era e kafesë pluskon rrugën me avlli ku varur rrinë/
Dredhkat e bardha në formën e filxhanit. Dhe hera-herës/
Bëhen shkëndija të verdha, të blunjta, të jeshilta, të kuqe;/
Plot pëshpëritje sikur të jenë duar përkëdhelëse,/
Për kokat e lodhura të kalimtarëve të ditës dhe atyre të natës/
Edhe për hokataret pa dyshim. Kaq ngjyra, kaq paqe sa /
Gurët e kalldrëmit lahen vetiu me ajër dhe aromë/
Rrallë herë e kemi jetuar./
A do ta pimë bashkë këtë kafe luksi,/
Tu gëzohemi luleve, paqjes së pashkruar të dredhkave
Nëpër avllitë që mbrojnë rruginën e vogël
Që ndjek formën e hajthme të kodrës,
Ashtu si kalaqafja e duarve tona nëpër muzgjet prej bulkthi?
Megjithëse tashmë jemi zogj të mëngjesit,
Na pëlqen mëngjesi. Të ngrihemi herët. Të shplodhim sytë
Tek e bardha, e brishta, delikatja, koha e jonë.
Tek prarimi në flluska ngjyrash lofatash njomëzake,
Tek qoshku nën pullaze tjegullash vendi.
Aty ku shërbehet kafe me filxhanë të bardhë
Veç për njerëz të agimit.?

Pardon garson

Heshturazi u afrove edhe ti,
Nuk thirre që përtej,
Tavolinën e nxirrte këtu garsoni
Poshtë këtij ekualipti që edhe pse nga
Gjeorgjia e largët, u miqësua me ne si robi i
Shtëpisë; në mendjen e tij jemi akoma shokë rinie,
Por koha u fut mes nesh me peshën e saj reale
Me masën e sferës që rrokulliset duke qeshur,
Heshturazi, pa u ndjerë, pa u kuptuar,
Kalaqafet si kulpra e gjelbër me ne,
Të mbeturit mes saj, por edhe të ikurit;
Ata që gjallë nuk ia heqim dot mendjes sonë
Një dallandyshe e kuqe rrëkajash bore.
Heshturazi flasim për kaçurrelat, baluket,
Diabetin, kolitin, kolesterolin etj.., aq sa edhe kulpra
Nuk na beson. Po ekualipti shushuritet
Të t’i japi freski heshtjes tonë dhe tavolinës plot me
të mira duarsh.
Pardon garson!

Ulu pranë meje

Ulu e të flasim bir
Ulu pranë meje.
Më pyete për babain
Dhe unë të thashë se ka qënë
Burr i bukur,
Por unë i ngjava mamasë;
(Simbolit të bukurisë)
Megjithatë heroi im ishte ai.
Ulu të flasim se
Të dëgjova edhe ty
Kur u the shokëve që unë
Jam idhulli yt.
Nuk e di nëse e meritoj
Dhe nuk e di se për çfarë më adhuron,
Pasi unë vetes i njoh pak lavdi heronjsh
Apo burrash të ndritur.
Nuk e di se për çfarë mund të mburresh me mua,
Megjithëse nganjëherë
Rri edhe unë mendohem
Për çfarë e adhurova dhe akoma e adhuroj tim at’ ?
Ai nuk më bleu një herë një lodër,
Ndërsa edhe tani më djeg shpulla tek rrëza e veshit.
Por prapë disa gjëra ia mbaj mend,
Disa çikërrima shenjti;
Nuk erdhi një herë i dehur në shtëpi
Nuk mori borxh një herë;
Ashtu i sertë dhe fjalë prerë
Vërtetë,
Por kurrë nuk më quajti
Kalama.

shkurt 2014

Filed Under: LETERSI Tagged With: Ilir Levonja, Kafja e luksit, pardon Garson, poezi, ulu

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT