Floriana Igrishta e reja shqiptare që më hapa të shpejtë po bën emër në politikën Gjermane /
Nga Nue Oroshi /
Inkuadrimi i shqiptarëve në politikë në Gjermani dalngadalë por sigurtë ka filluar me i dhënë frytët e saj. CDU është ajo parti në Gjermani që iu ka hapur portat të gjithë shqiptarëve që kanë prirje për politike dhe janë aktivë për të bërë ndryshime. Në mesin e atyre të rinjëve dhe të rejave që po bëjnë emër në politikën Gjermane është edhe e reja Floriana Igrishta e cila i takon gjeneratës së dytë të mërgimtarve shqiptarë e lindur,rritur dhe e shkolluar në Kiel të Gjermanisë.
Ajo qysh në vitin 2012 iu bashku radhëve të CDU-së dhe deri më tani është mjaftë aktive. Fillimisht u aktivizua si këshilltare në rrethin e Mettenhofit, më pas më hapa të shpejtë u avansue në politikë duke e marrë pozicionin e nënkryetarës së Forumit të Grave, për qytetin e Kielit.Por momenti më i madh politikë erdhi kur vitin e kaluar Floriana Igrishta e fitoj kandidaturën brenda CDU-së që të jetë kandidate për Deputete në Parlamentin e Schleswig Holsteinit, dhe ta ketë zonën e vet elektorale. Kieli si qytet i ka vetem tri zona elektorale, dhe fitimi i një zone elektorale është një sukses i jashtzakonshëm.
Floriana është shqiptarja e parë në Gjermani që po kandidon për deputete në një Parlament, të një republikë Gjermane siç është Schleswig Holsteini me zonën e vetë elektorale. Zgjedhjet do të mbahën më Maj 2017 dhe që nga tash përgatitjet për këto zgjedhje kanë hyrë në fazën finale. Shqiptarët në Gjermani e sidomos ata në Republikën e Schleswig Holsteinit duhet të ndjehen të gezuar sepse tani edhe ne jemi faktor politikë edhe pse dorën në zemër jemi komuniteti më i vogël se komuninetet tjera pra jemi komuniteti i pestë për nga numri, për këtë kjo është një arritje mjaftë e madhe. Por kjo nuk ka ardhur rastësisht por si rezultat i përkrahës së komunitetit shqiptarë në Kiel të Gjermanisë.Me 8 Prill do të jetë dita kur do të shpërndahen pllakatat nëpër të gjithë qytetin e Kielit i cili ka 246.000 banor ku vetëm në Zonën e Floriana Igrishta janë rreth 90.000 mijë banorë që do të kenë rastin të votojnë për kandidatën e CDU -së Floriana Igrishta. Është mirë që të gjithë shqiptarët që jetojnë në Schleswig Holstein dhe Hamburg të marrin pjesë në tubimin e hapjes së fushatës elektorale si dhe mos të harrojnë që më 7 Maj 2017 të dalin në zgjedhje për të votuar kandidatët e CDU-së në mbarë Schleswig Holsteinin ndërsa në Kiel ata që banojnë e kanë fatin për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Gjermanisë të votojnë një Kandidate Shqiptare për në Parlamenitn e Schleswig Holsteinit. Bota është e të rinjëve dhe të rejave prandaj i ftoj të gjithë të rinjët dhe të rejat në Gjermani që t’i bashkangjiten CDU-së dhe jam i bindur që shumë shpejt ata do të avansohen politikisht.Shembull e kanë kandidatën tonë Floriana Igrishta e cila me hapa shumë të shpejtë po ngjitet në majat e politikës Gjermane.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.