• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pas 3 gushtit, Demarkacioni drejt ratifikimit apo anulimit

July 21, 2016 by dgreca

Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, së shpejti pritet të marrë një përgjigje definitive nga Kuvendi i Kosovës. Opsionet janë ratifikimi apo anulimi i saj.Pas shumë deklaratave për dhe kundër të shprehura kryesisht nëpër media, më 3 gusht, pritet që për herë të parë të ketë një ballafaqim të fakteve dhe argumenteve ndërmjet mbështetësve të Marrëveshjes aktuale që është nënshkruar me autoritetet e Malit të Zi që nga fundi i gushtit të vitit të kaluar në Vjenë dhe atyre që e kundërshtojnë atë.Debati në formë tryeze është thirrur nga Kryesia e Kuvendit, ku janë ftuar edhe ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kjo tryezë nuk ka karakter vendimmarrës, por llogaritet se do t’i paraprijë seancës vendimmarrëse në Kuvend.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci mbështet shterjen e të gjitha debateve, para se kuvendi të merr hapin final të ratifikimit të marrëveshjes.

“E shoh të domosdoshëm që paraprakisht të kemi një debat edhe me shoqërinë civile, me qëllimin më të mirë që të shfrytëzohen të gjitha mjetet e mundshme, të dëgjohet zëri dhe arsyeja e gjithë akterëve që kanë të thonë për këtë çështje dhe debati final duhet të zhvillohet në kuvendin e Kosovës”, ka thënë Grabovci për Radion Evropa e Lirë.

Debati për Demarkacionin ka pasuar nismën e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi i cili në vazhdimësi ka kundërshtuar marrëveshjen aktuale duke pretenduar se me të, Kosova humb një pjesë të territorit buzë kufirit me Malin e Zi.

Bulliqi thotë se zgjidhja e problemit fillon me formimin e komisioneve nga të dy shtetet për rishikimin e marrëveshjes.

“Ekzistojnë faktografi të mjaftueshme se ka ekzistuar një linjë apo një vijë kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, prandaj krejt puna që mbetet është që ekspertët të dalin në terren dhe ta bëjnë shënjimin apo vijëzimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Bulliqi.

Sa vjen kah finalja, debati për Demarkacionin po përcillet edhe me disa mesazhe të dy personaliteteve kryesore që ishin protagonist të marrëveshjes me Malin e Zi, përkatësisht të presidentit aktual, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Isa Mustafa. Të dy, nuk shprehen kundër debatit, por janë deklaruar së fundit se marrëveshja aktuale me Malin e Zi është e drejtë dhe duhet të ratifikohet.

Por, deklarata të tilla të liderëve të institucioneve më të larta, po kundërshtohen nga opozita.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu mbështet debatin e 3 gushtit duke insistuar në anulimin e Marrëveshjes dhe nisjen e negociatave për një Demarkacion të ri. Në të kundërtën, ajo thotë se skenat e bllokadës dhe gazit lotsjellës në Kuvend mund të rikthehen sërish.

“Se cilët do të jenë hapat e mëtejmë, natyrisht se do të dihet pas kësaj tryeze, mirëpo në qoftë se tentojnë të kontrabandojnë një marrëveshje të njëjtë pas kësaj tryeze të cilën e kemi kundërshtuar në vazhdimësi, situata do të tensionohet. Pra, do të rikthehemi në skenat sikurse në muajt e fundit të vitit të kaluar apo ato të fillimit të këtij viti”, ka deklaruar në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Albulena Haxhiu.

Për rishikimin e marrëveshjes me Malin e Zi në vazhdimësi është deklaruar edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai thotë se nuk mund të pajtohet që Kosova t’i falë mbi 8 mijë hektarë tokë ndonjë vendi tjetër.

“Interesimi i kryeministrit ose i të tjerëve me e bindë Kosovën se çdo gjë është e kotë, qoftë edhe debati që është paralajmëruar më 3 gusht, qoftë diskutimet në publik apo edhe mendimet e ekspertëve, janë njëfarë dëshmie për panikun e tyre se kjo temë është kuptuar nga të gjithë se është bërë gabim marrëveshja”, ka deklaruar Haradinaj.

Opozita shpreson që pas debatit të 3 gushtit, opsioni i Marrëveshjes aktuale me Malin e Zi për demarkacionin do të dështoj dhe do të hapen mundësi për një marrëveshje të re.

Ndërkohë që presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa nuk kanë lënë shumë hapësirë që marrëveshja të pësoj ndryshime.

Por, sfidë për koalicionin qeverisës, megjithatë, mbetet sigurimi i dy të tretave të votave të deputetëve për ratifikimin e saj, ngase nuk është vetëm opozita, por janë edhe disa deputetë nga partitë në pushtet që nuk e pranojnë versionin aktual të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.(Kortezi: Zijadin Gashi-Radio Europa e Lire)

Filed Under: Analiza Tagged With: apo anulimit, Demarkacioni drejt ratifikimit, Pas 3 gushtit

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT