Nga Ilir Levonja/
Hose Maria Bergolio, i nohur si Papa Francesco, i 266-te i Selise se Shenjte, nuk do harrohet kurre per ne shqiptaret. Dhente Zoti qe ata pjesmarres aty, t’i kene pasur te mprehura majat e lapsave. Kjo dite e sotshme eshte vertete per tu mbajtur mend. Po keshtu edhe ky njeri. Nje i tille qe shkeli mermerin e Vatikanit me kepucet e Buenos Airesit. Thjesht per tu ndjere prane shumices globale qe bie ndesh me luksin e shtepise se tij. Ky burre nga Argjentina, ose jugu i skajshem, zgjodhi me doren e Zotit ne grigjen e shqiptareve nje prej tyre. Pa diskutim ate qe nga syte e te te mjereve shihej si nje engjull. Ndersa nga syte e te te nginjurve, si model per demagogjine e radhes ne fushaten politike po te radhes. Dhe ata (te mjeret) nuk jane pak ne kete glob qe sot e ka mbytur, ngrohja globale, droga dhe arratia njerezore. Deshira per te ikur. Ne fakt, e perditshmja serish, si te thuash po u ben nje padrejtesi. Qofte dhe me laurimin e saj. Pra shenjtit te tyre. Postera apo banera dixhitale qarkullojne kudo me buzeqeshjen e shenjtores. Aq te shumte sa do ta trishtonin edhe vet ate ne gjallje. Ndofta gezimi legjitim do te ishte me i drejte ndryshe. Pa karrike te radhes se pare. Por batalionet e shenjtit nuk e kane kete mundesi penguese. Ata jane te nenshtruar te ndjejne mungesen e saj. Te qajne dhe te qeshin kohesisht. Te gezohen si femije. Te falin urie. Kurse karrikeparet, priviligjenin qe te luajne me emrin e shenjtit…, ashtu si me rruzat ne perin e tespieve.
Bota e saj ishte nje fushe veprimtarie mes mizerjes, kockamaneve, te rrezuarve pertoke dhe te pashpreseve.
Ndofta ne keto dite horeje shqiptaresh, shqiptaret duhet kishin arsyen me madhore qe t’i nxirrnin me shqelma perjashta keta te radhes se pare. Por nuk e bene.
Nga ana tjeter mijra pyetje naive me bluajne koken:A do ndikohen per mire shqiptaret nga ky shenjterim i bijes se saj?
Sidomos shqiptaret shtetare. Ne raport me njeri-tjetrin. Me veten, me vendin. Per tu bere model per njerezimin kudo?
A do zhvillohet ndryshe e nesermja politike e Kuvendit te tyre?
Ku gjuha e komunikimit, e pritje percjelljes se njeri-tjetrit, e vleresimit te shoqi-shoqit, do jete si gjuha e shenjtit qe tashme kane?
A do t’i fusin shkopinje nen rrota shoku-shokut. Me imponime politike doganash. Me modelet e luftes se ashper dhe demagogjine e foltoreve. Me dy kombetare, me pese shtete?
Me yshtjen e tendencave gjoja nacionale? Atdhedashurie, por ama ndaj nje atdheu imagjinar?
A do ta permiresojne mireqenien e tyre?
A do ta permiresojne infrastrukturen e se perditshmes? Ato rruget ne lagjet. Apo rrethinat? Ku jeton e verteta e njerzve pa deshire per te ndrequr, meremetuar, mirembajtur?
A do ta japin Vetveten aq kollajllisht ne nje te thjeshte, vote?
A do te thone me, ata jane qener te gjithe? Njeri me mut se tjetri?
A do te jene me perpara…, me shume qytetare shqiptare se sa “démokrate”, “socialiste”, “komuniste”, etj?
A do vazhdojne te prodhojne intelektuale me shumice, shkenctare, humaniste, profesora, doktora, juriste,arsimtare e artiste…, permes selive due teseres se partive? Se sa permes legjislacionit sekulär, te shtetit perendimor?
A do vazhdojne te prodhojne misionare fetare me lemoshat qofte nga Orienti a Perendimi?
A do fillojne ta jetojne besimin me menyren shqiptare…, si shqiptare? Si race e bukur? Si race e vjeter?
A do ndergjegjesohen se ne kete shekull te ri…, ricklimi, qofte i mbetjeve, qofte i drejtuesve politike e shtetare, eshte prioritet dhe domosdoshmeri kohore?
A do ta kuptojne me ne fund…, se mundesia qe i jepni nje individi, per t’ju drejtuar. Nuk eshte rast kultural per te pasuruar ate the sojin e tij. Por rast kultural i ndreqjes se te perditshmes tuaj. I ardhmerise se femijeve tuaj.
A do ta kuptojne me ne fund se kur flitet per investime me parate e shtetit. Flitet per parate tuaja. Dhe se ju keni te drejten e plote te vetqeverisjes dhe pjesmarrjes.
A do ta gjykojme drejte e gjakftohte vetveten?
A do ta bejme kete ndonje dite?
Jane shume, shume hamendesime…..
….A do ta kuptojme me ne fund se, modelet, shembujt si ky i shenjtit tone. Nuk jane me per tu mburrur. Por thjesht, per t’i ndjekur.
Dhe Zoti mos vonofte e te na fusi ne udhen e duhur.