• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TRAKTATI I SHËN STEFANIT DHE KONGRESI I BERLINIT NË DEM TË TOKAVE SHQIPTARE

June 4, 2022 by s p

Dr. Paulin Marku

KRIZA LINDORE DHE LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE

Kriza Lindore e ngjarjeve të vitit 1877-78 shkaktoi përballje të ashpra luftarake midis forcave ruso-turke, sollën ndryshime për Perandorinë Osmane dhe territoret shqiptare. Përplasja ushtarake shkaktoi zhvillime të vrullshme dhe me disfatën e ushtrisë turke, linte të kuptohet se ne nje kohe te afert do te kishte ndryshime në Gadishull. Kjo disfatë impononte otomanet të hiqnin dore nga hapësira territoriale në Rumeli dhe në Anadoll, pasi Rusia e mundi në beteja ushtarake  dhe i rrezikohej edhe Stambolli. Keshtu, Sulltani ishte i detyruar të pranonte kushtet e vendosura në traktatin e Shën Stefanit. Pjese e humbjes së territorit ishin shqiptaret e veriut të Shqipërisë  edhe të jugut po ashtu. Aspekti shqiptar dhe çështja e mbrojtjes së tokave shqiptare në kuadrin e Krizës Lindore ishte problem serioz dhe ngjalli reagime të shumta. Lëvizja kombëtare shqiptare, qysh me Traktatin e Shën Stefanit dhe me Kongresin e Berlinit kishte përpunuar dhe trajtuar një platformë politike gjithëpërfshirese. Veprimtaria patriotike shqiptare u bë një veprues aktiv në arenën ndërkombëtare, i cili iu beri të njohur dhe të merrnin parasysh faktorin shqiptar, pavarësisht se ishte një zë i papërfaqësuar në tryezën e diskutimeve të Fuqive të Mëdha. Në pranvere të vitit 1877, një grup shqiptaresh, nën drejtimin e Abdyl Frashërit u takuan dhe hartuan një program për autonominë  administrative të një krahine të vogël të Shqipërisë si mënyra më e mundshme për të ruajtur të gjitha tokat e banuara nga shqiptarët. Platforma e grupit autonomist shqiptar, të memorandumit të Janinës mbajtur në mars të vitit 1877 në përmbajtje kishte kërkesën themelore të lëvizjes kombëtare shqiptare, bashkimin e të gjitha territoreve shqiptare në një vilajet shqiptar të vetëm me administratë shqiptare, me shkolla në gjuhen shqipe, me milicinë e vet e ligje të veçanta, të ardhurat fiskale të cilat do të shpenzoheshin në vend. Platforma e Janinës, u plotësua dhe u pasurua në vitet në vazhdim nën ndikimin e ngjarjeve politike e gjeopolitike. Fitorja e Rusisë ndaj Perandorisë Osmane, bënte që shqiptaret të bashkuar me emrin “Komiteti Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare” të ishin më të mbledhur pasi synimet e fqinjëve ballkanik ishin pranë realizimit të interesit territorial në dem të tokave shqiptare. Si rezultat i faktorëve të ndryshëm dhe interesi për ruajtje tërësisë territoriale, filloi veprimet më 10 qershor 1878 Lidhja Shqiptare me qendër në Prizren. Nëpërmjet një procesi të brendshëm me zhvillime të vazhdueshme u bë e para organizate politike masive kombëtare që vepronte si përfaqësuese e të gjithë kombit shqiptar. Në këtë mënyrë u shfaq shqiptarizmi si rrymë patriotike e politike me synime politike autonomiste.

TRAKTATI I SHËN STEFANIT DHE REAGIMI I SHQIPTARËVE

            Pasi Rusia, ishte shume pranë Stambollit, Porta e Lartë ishte e detyruar t’i pranojë kushtet e saj në mënyrë që të shpëtojë Perandorinë Osmane nga pushtimi. Rusia zgjodhi të kishte përball vetëm Turqinë e mundur dhe të vendoste për çështjen e Lindjes sipas interesave të saj. Gjithashtu, Rusia nuk pranonte asnjë përfaqësues të Fuqive të Mëdha dhe as të aleatëve ballkanik, Rumaninë, Serbinë e Malin e Zi. Kështu, një muaj pas armëpushimi, më 3 mars 1878, u nënshkrua marrëveshja midis Perandorisë Osmane dhe Rusisë. Pasi akti i Shën Stefanit u shpall zyrtarisht në prill të vitit 1878 dhe shqiptarët u njohën me trojet e tyre që do t’i kalonin vendeve ballkanike: Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi pati protesta dhe proklamata drejtuar diplomateve te huaj për te kërkuar ndërhyrje për padrejtësitë në dëm të tokave shqiptare. Traktati, jo vetëm që e linte Shqipërinë në sundimin osman, por i cungonte territorin e saj. Traktati i Shën Stefanit prekte popujt e ndryshëm brenda Portës së Lartë dhe ngjalli reagime edhe në rrafshin ndërkombëtarë. Marrëveshja kishte në përbërje masa territoriale dhe i shkëpuste asaj tokat që deri atëherë ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane duke ndryshuar hartën e gadishullit Ballkanik. Të parët që iu interesonte ky akt ishin popujt e shtypur që mezi ç’prisnin të çliroheshin nga Stambolli, po ashtu shtetet ballkanike shfaqni interes për të përfituar nga marrëveshja që favorizonte Rusinë. Protestat e popullsisë shqiptare ishin të ndryshme me rebelime e beteja si dhe me ankesa drejtuar diplomateve të huaj. Protesta e popullsisë së Dibrës drejtuar ambasadorit të Anglisë në Stamboll kundërshtonin vendimin e padrejtë të Traktatit të Shën Stefanit për aneksimin e krahinës së saj. Citoj dokumentin“Dibra është një vend krejt shqiptar dhe ka përmbi 220.000 myslimanë e 10.000 të krishterë, të cilët të gjithë janë prej një gjaku. Më mirë të shuhemi deri në burrin  më të fundit, sesa të hyjmë nën sundimin e Bullgarisë kundër të drejtave të kombësisë sonë”. Protestat ishin të vazhdueshme gjatë vitit 1878 në krahina të ndryshme shqiptare. Popullsia e Shkodrës, Podgoricës, Shpuzës, Zhabjakut, Tivarit, Ulqinit, Grudës, Kelmendit, Hotit e Kastratit, drejtuar ambasadorit të Francës në Stamboll kundër aneksimit të tokave shqiptare nga Mali i Zi. Në kërkesën e tyre, shqiptaret i drejtoheshin diplomatit francez që t’i përcillte Republikës së Francës shqetësimin e tyre dhe i kërkonin që të mbronin tokat shqiptare nga copëtimi. Në letrën e drejtuar diplomatit francez, shpreheshin se:“katolikët dhe myslimanët, vëllezër që prej shekujsh që jetojmë në bashkësi interesash e zakonesh dhe kemi qenë të bashkuar gjithmonë, duke derdhur edhe gjak për të mbrojtur qytetet dhe fshatrat tona”. Në mbyllje të letrës, përfaqësuesit shqiptar i kërkonin që Republika e Francës të ndërhynte dhe i drejtoheshin me këto fjalë: “Ne kemi ruajtur gjatë pesë shekujsh zakonet dhe fenë tonë; gjuhën dhe kombësinë tonë; prandaj ne protestojmë pranë Fuqive të Mëdha kundër aneksimit të vendit tonë nga Mali i Zi”.

Reagimet e shqiptareve ishin të vazhdueshme gjatë kësaj periudhe për të mbrojtur krahinat shqiptare që të mos ndaheshin nga kombi dhe për ti kaluar në duart e pushtuesve. Ky ishte një shqetësim i madh me përpjekje të vazhdueshme për t’i mbrojtur nga copëtimi. Proteste drejtuar Ambasadorit të Francës në Stamboll organizoi dhe popullsia e Pejës, Gjakovës, Gucisë kundër vendimit të Shën Stefanit për aneksimin e tokave shqiptare, Bullgarisë, Serbisë e Malit të Zi. Ata i kërkonit diplomatit francez që të ndërhynte pranë qeverise së tij për mbrojtjen nga copëtimi të tokave shqiptare. Reagime me protesta ka patur dhe nga popullsia e Prizrenit drejtuar Sulltanit në Stamboll me kerkesen për të respektuar tërësinë territoriale të tokave shqiptare, dhe i kërkonin për t’i bashkuar të gjitha tokat në një province të vetme si dhe kërkonin respektimin e reformave që nevojiteshin për përparimin e vendit. 

KONGRESI I BERLINIT DHE PROTESTAT E SHQIPTAREVE NË MBROJTJE TË TËRËSISË SË TOKAVE SHQIPTARE  

Kongresi i Berlinit kishte vënë në pikëpyetje çështjen shqiptare, ekzistencën e kombit shqiptar, të gjuhës dhe historisë së këtij vendi. Për pasoje tokat shqiptare mund të ishin objekt i pambrojtur dhe mund të behej çdo gjë me to dhe nuk kishte asnjë përfaqësues që të kundërshtonte çdo venim që dëmtonte tërësinë territoriale të tokave shqiptare ose të mbronte interesat e shqiptareve në Kongresin e Berlinit.  Perandoria Osmane gjendej në kushte të vështira dhe e shikonte veten të pafuqishme për të mbrojtur tërësinë e tokave të banuara nga shqiptarët. 

Më datë 13 qershor 1878 shqiptaret i dërgojnë një memorandum kryeministrit anglez, lordit Bikonsfild, përfaqësues i Anglisë në Kongresin e Berlinit. Ata pohonin se përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha të mbledhur në Kongres për t’u gjetur një zgjidhje të arsyeshme dhe të ligjshme që përbejnë Çështjet e Lindjes, sigurisht që duhet te merret parasysh kerkesat e shqiptareve të cilët kërkojnë drejtësi. Në letrën e tyre, ata shprehin pakënaqësi për mos përfaqësim, pasi kombësitë e tjera nën Perandorinë Osmane kane një qeveri dhe një diplomaci që ua shpreh dëshirat, vetëm Shqipëria nuk ka asnjë lloj përfaqësie. Nëpërmjet memorandumit, shqiptaret i kërkojnë Britanisë së Madhe të mbroje interesat e shqiptareve dhe të kundërshtoje çdo lloj copëtimi të trojeve shqiptare dhe se s’pranojmë te jemi asgjë tjetër: “Ne duam të jemi veçse shqiptare”. Protestat e shqiptareve ishin të vazhdueshme kundër padrejtësisë se Shën Stefanit drejtuar Kongresit të Berlinit. Mund të përmendën, Protesta e Lidhjes Shqiptare të Gegërisë drejtuar Kongresit të Berlinit; protesta e popullsisë së krahinave të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut, të Tivarit etj, drejtuar Fuqive të Mëdha kundër aneksimit të tokave shqiptare, e shume të tjera në mbrojtje të tërësisë territoriale të tokave shqiptare.

Fuqitë e Mëdha i kishin ndjekur me preokupim të veçantë zhvillimet e Krizës Lindore. Britania e Madhe dhe Austro-Hungari nuk pajtoheshin me zgjidhjen ruse dhe pasi u morën vesh ndërmjet tyre e kundërshtuan fort Rusinë, madje deri edhe me përballje nëse nuk do pranonte të ulej në bisedime, ndërsa Italia ishte e dobët ushtarakisht dhe e pafuqishme ekonomikisht për të reaguar në çështjet ndërkombëtare si dhe për faktin se më 9 janar 1878 ndërroi jetë Vittorio Emanuele II dhe pasuesi i tij i biri Umberto I-rë s’kishte eksperiencë në politikën e Jashtme. 

Shqiptarët, edhe pse skeptik dhe pesimist ndaj kongresit që do të mbahej në Berlini, ata vendosen që Kuvendi i Prizrenit të filloi punimet më 10 qershor 1878 me qëllim që kërkesat e tyre të paraqiteshin Fuqive të Mëdha para se të mblidhej me 13 qershor 1878. Lidhja e Prizrenit shënon organizimin politik, e përfaqësuar nga të gjitha territoret etnike shqiptare, e cila kishte disa qendra ndërkrahinore, si: Janina, Preveza, Dibra, Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, etj. Ata hapen punimet e kuvendit në Prizren dhe demonstruan me vendosmëri të patundur për të luftuar së bashku për të drejtat Kombëtare duke dërguar me dhjetëra peticione e memorandume kongresit në Berlin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe nëpërmjet protestave të ndryshme kundër pretendimeve territoriale të synuara nga fqinjët ballkanik. Përfaqësuesit e kombit të mbledhur në qytetin e lashtë të Prizrenit vunë themelet e asaj organizate politike mbarëshqiptare që prej kohës së Skënderbeut që bashkoi masat popullore dhe luftoi për disa vite për t’u çliruar nga zgjedha shekullore e huaj, për mbrojtjen e trojeve dhe për bashkimin në një shtet të vetëm autonom e të njësuar kombëtar. Shqiptarët nuk prisnin mbështetje nga ndërkombëtarët të mbledhur në Berlin por shpresonin se Anglia* dhe Italia janë të interesuara për frenimin e pansllavizmin në Detin Mesdhe do të ngrinin zërin në favor të çështjes shqiptare.

Traktati i Shën Stefanit që pasoi me Kongresin e Ndërkombëtareve që do të mbahej në Berlin për gjetur një zgjidhje të arsyeshme dhe të ligjshme në lidhje me “Çështjen e Lindjes” ngjallte shpresën e shqiptarëve se dikush mund të ngrinte zërin dhe të kërkonin drejtësi në emër të tyre. 

Shqiptarët, ishin të bashkuar në një qëndrim, si ata që ishin pjesë e territoreve që prekeshin, po ashtu edhe ata që nuk banonin në këto territore ishin në këmbë, pasi akti cenonte shqiptarët si komb. Ata shpresuan se zëri i ndërkombëtarëve do të jetë pozitiv për çështjen e tyre. Abdyl Frashëri shprehej: ne rast se popujve të Lindjes do t’u jepeshin të drejtat e tyre kombëtare, Evropa do të kishte paqe të qëndrueshme, përndryshe do të hapën dyert e një lufte hakmarrjeje të vazhdueshme. Nëse Fuqitë e Mëdha do të heshtin në kongresin e Berlinit ndaj copëtimit të trojeve shqiptare, populli shqiptarë do të qëndrojë siç ka bërë në të shkuarën me luftëra dhe kryengritje.

VENDIMI I KONGRESIT TË BERLINIT

Më 13 qershor 1878 të mbledhur në Berlinit, Kongresin u kryesua nga kancelari i Perandorisë Gjermane Oto fon Bismark, Rusia (Gorcakov Ministër i Punëve të Jashtme), Anglia (Lordin Beaconsfield), Austria (Kontin Andrassy Minister i Punëve të Jashtme), Italia (Corti ministri i Punëve të Jashtëm), Turqia përfaqësohej prej (Karatheodori Pashës, Mehmet Ali Pashes, dhe ambasadorit në Berlin Sadullah Pasha). Në këtë Kongres Anglia dh Austro-Hungaria bashkëpunonin për të frenuar shtrirjen ruse, ndërsa Franca dhe Italia nuk është se dilnin shumë në skenë. Pas 20 seancash protokollare, më 13 korrik 1878 kongresi miratoi “Traktatit të Berlinit”, i cili zëvendësoi atë të Shën Stefanit dhe zvogëlonte përfitimet territoriale të Rusisë. Gjithsesi, aty përfituan shume vende, si: Rusia; Austro-Hungaria; Anglia dhe 5 shtetet ballkanike, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania dhe Greqia. Ndërsa, synimet dhe shpresat e Italisë për të përfitur një kompensim territorial modest rezultuan të pasuksesshme. Po ashtu, Perandoria Osmane që kishte qene e detyruar të pranonte nënshkrimin e Traktatit të Shën-Stefanit për disa arsye pas disfatës në lufte, ku më kryesorja ishte për të mënjanuar pasojat edhe më të rënda nga përparimi i shpejte i ushtrive ruse drejt Stambollit, ajo pranoi traktatin e Berlinit që iu linte otomanëve më shumë territore sesa parashikonte traktati i Shën Stefanit. Përsa i përkiste “çështjes shqiptare” Britania e Madhe dhe Austro-Hungaria ishin mbrojtëse të Status-Quosë por nuk u treguan dashamirëse në favorizimin e autonomisë së Shqipërisë. 

Kështu, Mbledhja e Kongresit të Berlinit dhe vendimet që u morën ishin në interes të Fuqive të Mëdha pjesëmarrëse. Kongresi nuk i mori parasysh kërkesat e shqiptarëve dhe nuk e trajtoi asnjë nga Fuqitë e Mëdha dhe trojet shqiptare ktheheshin sikur të ishin “terra nullius” – një tokë e kurrkujt- në shërbim për të kënaqur shtete e reja Ballkanike dhe as nuk mor në konsideratë se ky komb i ka rrënjët e lashta etnike dhe nuk ishte shkrirë përgjatë shekujve me luftëra e pushtime të ndryshme. Një ndër figurat e shquara të kohës, Abdyl Frashëri e cilësonte: “një dënim me vdekje kundrejt një populli të tërë”. Shqiptarët e konsideronin të padrejtë vendimin e Fuqive të Mëdha dhe vazhdonin të kundërshtonin me çdo mënyrë Traktatin e Berlinit. Ata bënë përpjekje të vazhdueshme për të shpëtuar vendin nga copëtimi, duke zhvilluar protesta në qytete të ndryshme, dërguan peticione Stambollit dhe diplomateve të huaj, si dhe disa përfaqësues shqiptar iu drejtuan Romes, Vjenës, Berlinit, etj, për të paraqitur programin me kërkesat e shqiptareve në mënyrë që të vinin në dijeni Evropës të gjitha padrejtësitë që u bënë në Kongresin e Berlinit. 

Filed Under: Opinion Tagged With: Paulin Marku

RIVALITETI POLITIK PËRBALL DY PERSONALITETE TË NJË GJAKU, ISMAIL QEMAL VLORA DHE SYRJA BEJ VLORA, SIPAS DOKUMENTEVE AUSTRO-HUNGAREZE

February 3, 2022 by s p

Dr. Paulin Marku

Ndryshimet e legjislacionit te vitit 1908 hapen një proces te gjate dhe reformues ne Stamboll qe përfshinte dhe elitën politike shqiptare. Pas shpalljes se Kushtetutës se vitit 1908, me një vendim të Këshillit të Posaçëm pranë Portës së Lartë, shpallet edhe amnisti e përgjithshme perandorake. Të gjithë ata që ishin të dënuar për veprimtari politike me burgosje për arsye politike apo te dënuar ne mungese pasi autoritetet nuk kishin arritur ti kapnin për shkak se gjendeshin ne arrati, si ne rastin e Ismail Qemalit kishin te drejte te rikthehen ne atdhe. Një nder ta, qe përfitonte dhe i linte e drejta për t’u rikthyer ne Shqipëri dhe për t’u angazhuar drejtpërdrejt me politike aktive ne vend ishte edhe Ismail Qemal Vlora. Deri ne shpalljen e këtij vendimi perandorak, ai e kishte te ndaluar te rikthehej ne viset shqiptare apo kudo tjetër brenda Perandorisë Osmane. Nëpërmjet faljes, dispozite ligjore qe ju jepte të drejtën që t’i riktheheshin të gjitha të drejtat civile dhe administrative dhe  përfituan edhe shqiptarët e larguar politikisht në emigrim. Disa krerë te zonës, si bejlerë dhe agallarë të Vlorës i drejtuan një telegram Ismail Qemalit, ku i kërkonin të rikthehej në vendlindje. Padyshim qe edhe Ismail Qemali e mirëpriti dhe dëshira e tij ishte e madhe për t’u rikthyer ne Shqipëri. Kjo mbështetje dhe interes i shfaqur haptazi ne sanxhakun e Vlore-Berat dhe ne te gjitha viset e tjera shqiptare, ngjalli një fare xhelozie dhe rivaliteti te hapur midis Syrja bej Vlorës. Po ashtu shqiptaret nuk mbështesnin as vëllain e Syrjait, Ferid Pasha, i cili deri ne gusht te vitit 1908 mbajti postin e larte ne hierarkinë e Perandorisë, Vezirit të Madh.

Krerët shqiptarë ishin të ndarë, disa synonin që nëpërmjet bashkëpunimit politik me xhonturqit të arrinin të fitonin të drejtat e mohuara ndër shekuj, dhe të tjerë që vepronin individualisht pa bashkëpunuar me Turqit e rinj.

Një kandidature e forte dhe qe mund te ishte nje opozitar i forte i xhonturqve, ishte kandidatura e Ismail Qemalit qe shfaqte rivalitet në elitën politike shqiptare dhe në radhët e Komitetit xhonturk. Ne dokumentin e vjeneze zyrtare, diplomati austro-hungarez në Vlorë, Kraus shprehej për eproret e tij, se, tri ditë para se të kthehej në Vlorë Ismail Qemali, ishte kthyer edhe Syrja bej Vlora për qëllime politike. Në relacion thuhej se kthimi i tij në vendlindje ishte që të vinte kandidaturën për deputet kundra kushëririt Ismail Qemal Vlora. Kraus pohonte se i rezultonte që S. Vlora po mbillte një frymë ndasie dhe kjo po jepte efekte të shpejta. Në vazhdim të opinionit rreth kushërinjve Vlora, ai shprehej se Syrjai do të bënte agjitacion kundër Ismail Qemalit në Stamboll dhe të ishte koherent me qarqet qeverisëse, ndërsa Eqremi do t’a mbante atë korrent në vazhdimësinë e ngjarjeve. Syrja bej Vlora shihej me sy të mirë nga ata, i cili gëzonte dhe mbështetjen e Portës së Lartë për shkak të postit shtetëror që mbante dhe falë marrëdhënieve familjare që i jepej si vëllai i ish Vezirit të Madh, Ferid Pasha. Këtë e pohonte dhe konsulli rus nga Janina, në letrën e  dërguar ambasadorit rus në Stamboll, ku shprehej, xhonturqit bënin përpjekje për të penguar zgjedhjen e Ismail Qemalit për deputet, në mënyrë që të favorizonin Syrja bej Vlorën pasi e shikonin më pranë politikës së tyre, Syrjain sesa Ismail Qemalin. Po ashtu, Isamil Qemali nuk konsiderohej si një përkrahës i madh i politikes Austro-Hungareze.

Po ashtu, në njoftimin e datës 30 shtator 1908 Vlonë, pohohet se Syrja bej Vlora nxitoi për të përshpejtuar situatën për të dalë deputet. Ai përdori mjetin e ndezjes së antagonizmit fetar që ndër shqiptarët gjithnjë bënte efekt, i cili me gjithë skemat e vëllazërimit midis muhamedanëve dhe ortodoksëve të këtushëm (Vlorës) pas përtëritjes së kushtetutës, ekziston akoma ma gjatë në të dy anët. Në opinionin e tij, diplomati shprehej se Syrjai do të bënte agjitacion anti-Ismail Qemalit në Stamboll, ndërsa Eqremi do t’a mbante atë korrent në vazhdimësinë e ngjarjeve.[1]

Syrjai konsiderohej si kandidat i mundshëm për te dale deputet ne vitit 1908 edhe fale  mundësisë që i jepej si vëllai ish (Vezirit te Madh), Ferid pasha si dhe në sajë të marrëdhënieve me pallatin mbretëror qe i kishte koherent me qarqet qeverisëse.[2] Syrjai dhe vëllezërit e tij, deri para pak kohësh konsideroheshin si mbështetës të zjarrtë të regjimit të vjetër, gjë që merrej për keq nga bashkëkombësit e tyre. Por nuk duhet harruar se qëndrimi kundër Pallatit mbretërorë dhe qeverisë së Stambollit, do të kishte pasoja jo vetëm në humbjen e posteve drejtuese të larta që ata mbanin dhe të mirë paguara nga Stambolli por edhe eksilimin e konfiskimin ose së pakut lanjen pas dore të çifligjeve të tyre të gjëra në sanxhakun e Beratit, ndoshta edhe gjëra të tjera më të dëmshme.

Diplomati austriak, shprehej se, Syrjau Beu ishte një mbrojtës i vendosur i unitetit dhe integritetit të Shqipërisë. Ndonëse Syrjai nuk u shpreh se e dëshironte fundin e Perandorisë por ai ishte shprehur para diplomatit austriak se “ në qoftë se ditët e Turqisë janë të numëruara, ai dëshironte që vetëm Austro-Hungaria të merrte në dorë fatet e Shqipërisë, pasi vetëm qeveria e saj do t’u siguronte shqiptarëve integritetin e tyre, kombëtarë dhe fetar”.[3]

Ndërsa, ne popull kandidatura e Syrja bej Vlora* konsiderohej e dobët përballë kushëririt te tij, I. Qemali. Ky i fundit gëzonte respekt nga bejlerët, cifligët dhe mbarë populli i zonës.  Sipas dokumentit, Vj 18-6-617, Vlonë, më 17 shtator 1908, NO. 42,diplomati Klaus pohonte se,arritja e Syrja beut në Vlorë për të vendosur kandidaturën nuk u prit me ndonjë mbështetje të gjërë, jo më shumë se 10 veta thuhet në dokument. Nëpërmjet të biri të tij, Eqrem beu u kishte dërguar letra të gjithë agallarëve të qytetit ku lindi dhe atyre në Kaninë, mytesarifit të Beratit, Azis pashë Vrionit  dhe mitropolitit ortodoks që  ta përkrahnin kandidaturën e tij, por letra nuk u prit fort mirë.[4]Ndërsa Ismail Qemali u prit nga 39 notabilet (paria e zonës) e Vlorës të cilët nuk e takuan aspak Syrja bej Vlorën. Ne këto rrethana te vaktë mbështetëse ne popull, dashur e padashur, ishte i detyruar të hiqte dorë nga sigurimi i një mandati për deputet nga në vendlindja ose te pranonte humbjen qe pritej te ishte e thelle përballë kushëririt te tij, Ismail Qemali. Por Syrjaja edhe pse beri te gjithë fushatën përgatitore për te dalë kandidat ne zgjedhjet parlamentare te vitit 1908, u tregua i zgjuar dhe hoqi dorë me nder ne momentin e fundit dhe hapi lajmin se ai do të reflektonte për mandatin në rast se I. Qemali nuk do ta pranonte mandatin e tij.[5]  Referuar dokumentit, Vj 18-6-616, Vlonë, më 16 shtator 1908, NO. 41,Diplomati Austro-Hungarez përshkruante fushatën politike dhe strukturat organizative ne Kazanë e Vlorës, te cilat ishin te ndarë në 9 rrethe zgjedhjesh dhe popullata kishte shfaqur interes për pjesëmarrje ne zgjedhje. Kandidaturat e mundshme që përfliteshin ishin Ismail Qemal bej Vlora, Syreja bej Vlora dhe Ymer pashë Vrioni[6] por me i mbështeturi dhe qe gëzonte reputacion ne zone ishte Ismail Qemali. Zgjedhjet u zhvilluan në data të ndryshme gjatë muajve nëntor-dhjetor të vitit 1908. Një pjesë e mirë e shqiptarëve mbështeste programin elektoral të partisë ”Bashkim e Përparim” me kandidatët xhonturq. Rolin kryesorë në zgjedhjet e vitit 1908 e patën xhonturqit dhe për këtë arsye kryesisht u zgjodhën deputetë kandidatë të listës ”Bashkim e Përparim”, apo ata kandidat të mbështetur nga xhonturqit si dhe ndonjë subjekt politik që gëzonte reputacion në popull. Krahas fitores së thellë të listave xhonturke, u bë e mundur që të hynin në parlament përfaqësues me kombësi të ndryshme, përfshirë shumë deputetë nga katër vilajetet, Kosovë, Shkodër, Manastir e Janinë[7], kryesisht ishin bejlerë, hoxhallarë dhe njerëz me influence te madhe ne zone. Ajo qe evidentohet ne dokumente është se vetëm një pakice e vogël e përfaqësuesve nga krahinat shqiptare, nga ku mund te veçoj deputetet si, Ismail Qemali*, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Shahin Kolonja etj…, përfaqësonin forcat patriotike shqiptare[8], të cilët shfaqen hapur kundërshtitë ndaj politikës xhonturke dhe u rreshtuan në krahun e opozitës parlamentare dhe mbronin interesat kombëtare.


[1]Vj. 18-6-619, NO 48/res, Vlonë, më 30 shtator 1908, f. 51.

[2]Vj. 18-6-619, NO 48/res, Vlonë, më 30 shtator 1908, f. 52.

[3]Vj. 18-6-619, NO 48/res, Vlonë, më 30 shtator 1908, f. 53.

*Syrja bej Vlora, Ish Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve Indirekte në Stamboll,kishte tre vëllezër me pozita të larta në Stamboll dhe me marrëdhënie të mira me Pallatin Mbretëror,  nga të cilët njëri vëlla Ferid Pasha ishte ish Vezir i Madh, Neshat pasha, Nemik beu.

[4]Vj. 18-6-617, NO 42, Vlonë, më 17 shtator 1908, f. 46

[5]Vj. 18-6-617, NO 42, Vlonë, më 17 shtator 1908, f. 47.

[6]Vj. 18-6-616, NO 41, Vlonë, më 16 shtator 1908, f. 44.

[7]Historia e Perandorisë Osmane…, f. 552-553.  

* Në zgjedhjet parlamentare të 1908 në sanxhakun Berat-Vlorë dolën këto rezultate: Ismail Qemali Vlora (57 vota), Azis pashë Vlora (52 vota), Ymer pashë Vrioni (33 vota), Nushat be Vrioni (3 vota), Hajredin afeni Cakrani (3 vota). Dy të parët u zgjodhën deputet. Për më tepër shih: AIH, Vj, 18-6-625, nr. 76, f. 67-69. Vlonë, më 24/11/ 1908.   

[8] Historia e Shqipërisë…, Vëllimi II, f. 426-427. Po ashtu në Historia e Popullit Shqiptar…, f. 397.

Filed Under: Politike Tagged With: Paulin Marku

Ismail Qemali, veprimtaria e tij politike-diplomatike në shërbim të Pavarësisë së Shqipërisë

November 27, 2021 by s p

Dr. Paulin Marku/

Ismail Qemali ishte një ndër figurat kryesorë të veprimtarisë politike, diplomatike e organizative në fillim të shekullit XX. Veprimtaria e tij nuk mbeti vetëm ne suazën politike por pati jehone te madhe dhe ne qarqet ndërkombëtare. Diplomatet e huaj interesoheshin dhe mblidhnin informacione për situatën ne Perandorinë Osmane dhe për rrjedhojat dhe per ngjarjet ne ballkan, përfshirë edhe viset shqiptare. Kancelaritë e huaja i ndiqnin me interes zhvillimet politike te Portës se Larte, kabinetit qeverisës xhonturk si dhe te gjitha lëvizjet e kontaktet e Elitës politike shqiptare, dhe te krerëve te ndryshëm te krahinave shqiptare. Një nder personalitet e kohës qe kishte peshe ne politiken zyrtare te Stambollit dhe ndikim ne krahina te ndryshme shqiptare si dhe ne qarqet diplomatike, ishte Ismail Qemali. Ai ishte një zë i forte ne mbrojtje te interesave te shqiptareve ne parlamentin e Stambollit për vitet 1908-1912, si dhe ishte njeri prej ideatorëve ne realizmin me sukses te aktit te Pavarësisë se Shqipërisë, për te vijuar me shtet-formimit dhe ngritjen e institucioneve ne Shqipëri. 

Ismail Qemali njihte mjaft mire situatën e brendshme politike te Perandorisë Osmane, gjendjen qe mbizotëronte ne viset shqiptare dhe gëzonte respekt ne popullaten shqiptare. 

Ne burimet arkivore diplomatike te ndryshme, si ato te Vjenës, Londrës, Romes etj… Ismail Qemali shquhej si njohës i disa gjuhëve te huaja dhe evidentohet se ne keto dokumente gjenden informacione dhe te dhena te shumta rreth levizjeve dhe takimeve qe pati me personalitete dhe drejtues te ndryshëm.

RIKTHIMI I ISMAIL QEMALI NE ATDHE DHE KANDIDIMI PËR DEPUTET NE ZONËN BERAT-VLORE 

Viti 1908 shënon një ngjarje te rëndësishme politike për Portën e Larte dhe me keto ndryshime Kushtetuese perfitojne popuj te ndryshem ne sundimin perandorak, përfshirë edhe shqiptaret. Shpallja e rendit kushtetues dhe dhe jetësimi për hapjen e parlamentit ne vitin 1908, qe duhet te ishte ngritur institucionalisht qe në vitit 1876 hapi rrugën njohjes se legjislacionin qe detyronte sulltanin Abdyl Hamiti të shpallte zgjedhjet parlamentare. Kjo ngjarje ishte e shume e rëndësishme  dhe pati një proces të gjatë reformimi brenda Perandorisë Osmane. Keshtu, keto ishin ngjarje mjaft vendimtare dhe përbënte një eveniment të rëndësishëm, si për turqit, ashtu dhe për popujt me kombësi të ndryshme në perandori, përfshi dhe shqiptarët te cilët fituan disa te drejta, ose me sakte ju dha mundësia qe te kishin përfaqësuesit e tyre ne legjislativ.

Pra, ne këto rrethana te kohës, nen presionin e Komitetit “Bashkim e Përparim” te trajtuar nga  Turqit e Rinj, sulltani ishte i detyruar te bënte disa lëshime dhe te shpallte datën e zgjedhjeve parlamentare. Më 5 gusht të vitit 1908, dy javë pasi u rivendos kushtetuta, u shpall lajmi i mirë për të gjithë të dënuarit politikë në Perandorinë Osmane, ne vendimin e Këshillit të Posaçëm pranë Portës së Lartë thuhej “shpall amnisti te përgjithshme për të gjithë ata që ishin të burgosur ose të arratisur politikisht”. Nëpërmjet kësaj dispozite ligjore ju linte e drejta që t’i riktheheshin të gjitha të drejtat civile dhe administrative, te gjithë atyre qe ishin dënuar, ne prezence apo ne mungese sepse deri ne atë periudhe regjimi Hamidian i kishte dënuar politikisht. Një nder shqiptaret e dënuar politikisht, ishte dhe Ismail Qemali. Nëpërmjet kësaj amnistie iu dha mundësia qe te rikthehet ne mesin e shqiptareve, te cilët e kishin ftuar edhe herët e tjera. Por ardhja ne tokat shqiptare  dhe te qenurit aktiv ne politike shkaktoi rivalitet te madh si ne elitën politike te Turqve te Rinj dhe te bashkëkombësve shqiptar. Ky rikthim nuk u prit aspak mire. Gjithsesi, kjo nuk e ndaloi atë dhe Ismail Qemali iu përgjigj pozitivisht ftesës telegrafike te dërguar nga bejlerët dhe agallarët e Vlorës dhe u kthye nga Brukseli ku përkonte me periudhën e përgatitjes se fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare te 1908.

ISMAIL QEMALI, DEPUTETI SHQIPTAR NE PARLAMENTIN E STAMBOLLIT  1908-1912 

Zgjedhjet parlamentare te vitit 1908 ishin shumë të rëndësishme për Turqit e Rinj sepse kishin bere nje propagande te madhe dhe kishin fituar mbështetje te madhe ne popull. Por ishin edhe individ apo grupime te tjera politike me kombësi te ndryshme, te cilët u angazhuan edhe ata ne fushate elektorale, përfshirë shqiptarët, pasi mund të përfaqësoheshin me deputetet e tyre në parlamentin osman. 

Një prej kandidateve shqiptar qe gëzonte mbështetje ishte Ismail Qemali. Ai shfaqte rivalitet te forte në elitën politike shqiptare dhe në radhët e Komitetit xhonturk. Këtë e pohonte dhe diplomati austro-hungarez në Vlorë, Kraus i cili  shprehej se, tri ditë para se të kthehej në Vlorë Ismail Qemali, ishte kthyer edhe Syrja bej Vlora për qëllime politike që të vinte kandidaturën për deputet kundra kushëririt Ismail Qemal Vlora dhe pse e konsideronte kandidat te forte. Te njejte gje përshkruanin dhe dokumentet italiane. Sipas tyre, Syrja bej Vlora shihej me sy të mirë nga Austro Hungaria, i cili gëzonte dhe mbështetjen e Portës së Lartë për shkak të postit shtetëror që mbante, si dhe falë marrëdhënieve familjare që i jepej si vëllai i ish Vezirit të Madh, Ferid Pasha. Por ne analizën e dokumenteve rezulton se, ashtu si Vjena dhe Roma zyrtare e shikonin si nje prej figurave me te forta ne elitën politike shqiptare. Te njëjtin qëndrim ndante dhe Porta e Larte, duke e konsideruar kandidat te forte dhe një prej kundërshtarëve politik kundër Turqve te Rinj.

Hapja e fushatës Elektorale për ne Parlamentin e Stambollit i nxiti shqiptaret te kandidonin për deputet, ku njeri prej tyre ishte kandidati Ismail Qemali.  Ai arriti te fitonte mandatin dhe pse pati kundërshti te mëdha dhe parregullsi ne zgjedhje për te penguar daljen e tij deputet, gjithsesi mbështetja e madhe e shqiptareve i mundësoi qe te fitonte mandatin e deputetit ne zonën elektorale, Berat-Vlore. Ndonëse nga krahinat te ndryshme me shumice shqiptare ishin zgjedhur 26 deputetë, vetëm disa prej tyre si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Shahin Kolonja, Myfit Libohova, etj… shfaqen hapur kundërshtitë ndaj politikës xhonturke dhe u rreshtuan në krahun e opozitës parlamentare.

Grupi opozitar shqiptarë, u përballen me debate te ashpra, me akuza dhe kundër akuza për çështjen shqiptare. Nder temat me te nxehta qe shkaktoi debate midis grupit opozitar shqiptar dhe kabinetit qeverisës ishte kur ne parlament u diskutua për reformat ne viset shqiptare. Reformat xhonturke kishin karakter: administrativ, ekonomik, rritje taksash, kthimin e detyrueshëm të shërbimit ushtarak, çarmatimin e popullsisë, etj… Më të revoltuarit ishin shqiptarët e Veriut, te cilët kundërshtuan zbatimin e tyre. Keto ishin disa arsye te forta qe nxiten shqiptaret  per ti kundërshtuar me protesta dhe me rebelime ne kryengritje te armatosura ne vitet 1910, 1911 dhe 1912. 

Ne një interviste te botuar ne gazetën italiane “Il Giornale d’Italia” Ismail Qemali pohonte: “Kushtetuta nuk është një qellim më vehte, por është një mjet për te bere te përparoj dhe te zhvillohet vendi. Kurse “Bashkim e Përparim” e përdor Kushtetutën si qellim dhe me pretekstin se gjasma don ta mbroje atë, qe nuk rrezikohet prej askujt, e mban vendin ne një situate shtypjeje te pa-levizeshme, duke i bere gjithmonë te renda veshtersite e popullit brenda Perandorisë. Ismail Qemali e mbyllte intervistën e tij, me një elokuence mendimi tepër te thelle ku shtonte “unë i njoh fare mire cilësitë e Turqve te Rinj, ne partine Bashkim e Perparim ka burra me vlera te mëdha dhe me atdhedashuri te sinqerte prandaj nuk dua t’ua heq asnjërën prej meritave qe kane por duke pa rrugën e keqe qe ato po ndjekin, unë e kam për detyre te protestoj, ne emër te lirisë dhe te interesave te përgjithshme te vendit.

Gjate seancave parlamentare, pati dhe diskutime te ashpra me debate te forta midis opozitarëve shqiptar dhe qeverise xhonturke. Shqiptaret akuzuan qeverinë xhonturke për politikë reformuese, centralizuese dhe imponuese në viset shqiptare. Gjate mandatit te pare parlamentar, Ismail Qemali se bashku me një grup te vogël deputetesh u gjate viteve 1908-1912 u rreshtuan ne krah te opozitës parlamentare, te cilët patën qëndrimet te qarte politik ne mbështetje te kauzës dhe te interesave shqiptare. Sipas Ismail Qemalit qeveria xhonturke ishte e vendosur kundër parimit të nacionalitetit dhe se ajo nuk arrinte të kuptonte kërkesat e shqiptarëve. Mos pranimi i parimit të kombësisë, Ismail Qemali e gjykonte si gabimin më të madh të Turqve të Rinj.

Duke nisur nga fundi i vitit 1911, fillim i vitit 1912 situata politike, ekonomike e sociale e shqiptarëve në Perandorinë Osmane u përkeqësua. Në parlament pati debate edhe me të forta mes deputetëve shqiptarëve dhe përfaqësuesve të qeverisë osmane. 

Ata i kërkuan kabinetit të qeverisë që të mos përdoret dhunë ndaj shqiptarëve; të investohet në shkolla shqipe të subvencionuara nga Stambolli; të zgjedhin me vullnet të lirë alfabetin latin ose arab;  të zbatohet marrëveshja e gushtit të vitit 1911 etj, etj,,,.

 Pavarësisht sa më sipër, situata nuk njohu përmirësim dhe shpresa e shqiptarëve tek rruga parlamentare u venit. Ndërkohë për shkak të zhvillimeve të reja, që lidheshin sa me faktorë të brendshëm po aq sa edhe me të jashtëm, parlamenti më 18 janar 1912 u shpërnda dhe u vendos të shkohej në zgjedhje të parakohshme parlamentare. 

Pas shpërndarjes së parakohshme të parlamentit, në janar të 1912-ës, I. Qemali nuk arriti të fitonte mandatin e II-të, të deputetit por gjithsesi ai nuk e ndaloi veprimtarinë politiko-diplomatike nëpër kancelaritë Evropiane si ate te Vjenës, Romës, Londrës, etj, për të lobuar në mbrojtje të drejtave kombëtare të popullit shqiptarë per autonomi. Sipas Ismail Qemalit, kjo mbështetje nuk favorizonte vetëm shqiptarët por edhe Perandorinë Osmane dhe Fuqite Evropiane. Konkretisht, ai kërkonte që të njihen sa më parë kufijtë dhe t’i jepej autonomia Shqipërisë. 

MISIONI DIPLOMATIK ISMAIL QEMALIT 

Veprimtaria e Ismail Qemalit ne marrëdhëniet ndërkombëtare ndiqej me interes dhe nga diplomatë te ndryshëm. Udhëtimet dhe takimet e tij përshkruheshin me detaje nga diplomatet austro-hungarez, britanike, italiane, grek etj… sepse e shikonin si një potencial te forte politik e diplomatik dhe njeri me vizon për te ardhmen e vendit. Sipas burimeve arkivore qe janë hulumtuar për zhvillimin e punimit rezulton se Ismail Qemali kishte zhvilluar takime te shumta me përfaqësues te rangjeve te ndryshme diplomatike dhe me drejtues te kancelarive evropiane, si dhe me mërgatën shqiptare neper shtete te ndryshme. se komuniteti shqiptar. 

Ismail Qemal kishte zhvilluar një takim ne vitin 1908 ne Londër me ambasadorit italian, Marcheze San Giulliano dhe i kishte paraqitur programin e tij politik qe me pas po ky ambasador u emërua Ministër i Jashtëm i Italisë. Ne relacionin dërguar Ministrisë se Jashtme te Italisë, San Giulianno pohonte se pata një takim me nje inteligjent shqiptar qe e njoh prej vitesh, Ismail Qemal beu dhe gjate bisedës se zhvilluar ai kishte paraqititur opinionin e tij rreth Perandorisë Osmane dhe i frikësohej politikes xhonturke. Ismail Qemali shtonte se shqiptaret Toske e Gege dëshirojnë kushtetutën, lirinë, qetësinë dhe progresin duke lënë te hapur mendimin, se ne rast se nuk arrihen do te ketë trazira. Mendimi qe Ismail Qemali i kishte parashtruar diplomatit  italian ne Londër, ne gusht te vitit 1908 ishte për një autonomi ne zuazen e Perandorisë. Nder te tjera, Ismail Qemali i kishte lënë te kuptoje se Italia nuk interesohet për pjesën veri lindore te Shqipërisë. Ne versionin e botuar do te paraqitet dokumenti i dërguar nga San Giulianno për krye-diplomatin Tittoni ne Rome me programin politik te Ismail Qemalit, i cili i mbeti besnik gjate mandatit si deputet ne parlamentin e Stambollit e ne vazhdim.

Ismail Qemali shprehej se, shqiptarët reaguan pas shtypjes dhe forcës që ushtruan Turqit e Rinj ne vitin 1910 ne Vilajetin e Kosovës, 1911 ne Malësi te Mbishkodrës për të imponuar me çdo kusht implementimin e reformave. Kjo situate pakënaqësie përshkallëzoi dhe ne vitin 1912. 

Ne janar te vitit 1912 ndodhen dy ngjarje te rëndësishme qe ndryshuan rrjedhën politike ne viset shqiptare, se pari, shpërndarja e parakohshme e parlamentit dhe, se dyti, mbledhja e taksimit në janar të 1912-ës. Ne zgjedhjet e parakohshme qe u zhvilluan ne vitin 1912 xhonturqit bene te pamundurën qe Ismail Qemali, te mos te fitonte mandatin e deputetit sepse ata e konsideronin një prej kundërshtarëve me te forte politik dhe influence te madhe tek shqiptaret brenda dhe jashtë vendit. Ismail Qemali nuk arriti të fitonte mandatin e II-të, të deputetit por gjithsesi ai nuk e ndaloi veprimtarinë politiko-diplomatike nëpër kancelaritë Evropiane për të lobuar në mbrojtje të drejtave kombëtare të popullit shqiptarë. Ai përpiqej që të binte diplomacinë e Vjenës, Romës, Londrës, etj, se ishte në dobi jo vetëm të shqiptarëve por edhe të Perandorisë Osmane dhe të Fuqive Evropiane që të njihen sa më parë kufijtë dhe t’i jepej autonomia Shqipërisë. Veprimtaria e Ismail Qemalit ndiqej me interes nga diplomatët e huaj, të cilët nëpërmjet relacioneve, njoftimeve dhe telegrameve të ndryshme raportonin tek eproret e tyre rreth gjendjes së shqiptarëve në prag të Pavarësisë së Shqipërisë. Sipas burimeve diplomatike situata ishte ne përkeqësim me daljen e pranverës se vitit 1912. Me e tensionuar ishte popullata në verilindje të Shqipërisë. Fuqitë e Mëdha dhe fqinjët ballkanikë e ndoqën me shumë kujdes situatën dhe mbajtën qëndrime të ndryshme ndaj kërkesave të shqiptarëve. Në një takimin që Ismail Qemali pati me diplomatin italian Labia, ishte shprehur se shqiptarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga Italia edhe pse gjithmonë kishin shpresuar shumë tek ata. Ismail Qemali i kishte kërkuar konsullit që shteti i tij, Italia te mbështeste shqiptaret dhe t’iu shpërndante një sasi të konsiderueshme armësh. Në atë takim, Ismail Qemali i kishte folur se i frikësohej rrezikut të ndonjë ndryshimi territorial në dëm të programit shqiptar sepse Lufta Italo-Turke e kishte dobësuar Perandorinë Osmane. Ai ishte takuar dhe me përfaqësuesit e lartë të qeverisë greke, përkatësisht Kryeministrin Venizelos dhe ministrin e Jashtëm, Lambros Koromilas. Gjatë bisedimeve Ismail Qemali iu kishte kërkuar mbështetje në të holla dhe armatim për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Përgjigjja e qeverisë greke për të mbështetur kërkesën e I. Qemalit rezulton negative për shkak se binte ndesh me interesat e saj në vilajetin e Janinës. Ai vijonte te zhvillonte takime te ndryshme me përfaqësues te Perandorisë Austro-Hungareze, Britanike dhe Italiane duke iu kërkuar mbështetje dhe ndihma për Lëvizjen Kombëtare. Sipas mbledhjes se Taksimit ne janar 1912, Hasan Prishtina do te organizonte Kryengritjen qe do te inicionte ne Kosove per t’u shtrire ne te gjitha viset shqiptare dhe Ismail Qemali ishte caktuar te lobonte ne Evrope për te fituar mbeshtjen e ndërkombëtareve dhe takonte komunitetin shqiptar për te mbledhur fonde. 

Me 11 tetor 1912 krye-diplomati Berchtold kishte deklaruar përpara delegacionit hungarez: “politika jone ne Ballkan nuk është një politike pushtimi, por kjo nuk do te thotë se nuk interesohemi per ngjarjet qe ndodhin ne këtë krahine. Ne kemi ne Gadishullin Ballkanik interesa jetësore dhe ne do t’i mbrojmë sido qe te ndodhe”. 

Me 26 tetor 1912 Ismail Qemali niset nga Stambolli dhe arriti ne Bukuresht se bashku me Luigj Gurakuqin për tu takuar me patriot shqiptare, te cilët kishin punuar për çështjen kombëtare dhe kishin mbledhur edhe fonde. Pas këtij udhëtimi te rendesishem, qellimi i Ismail Qemalit ishte te arrinte te konludonte me sukses dhe te merrte bekimin e diplomacive Evropiane, kryesisht te Perandorisë Austro-Hungareze.  

Ne Vjenë Ismail Qemali u takua me ambasadorin britanik, italian dhe ajo qe ishte me e rëndësishme për te dhe te ardhmen e Shqipërisë, takimi me Ministrin e Jashtem te Austro Hungarisë, Berchtoldi. Ismail Qemali arriti te binte Vjenën qe te ngarkonte shoqërinë “Llojd” per t’i dhënë një anije qe ta dërgonte ate se bashku me patriot te tjerë ne Durres. Ai insistonte qe te nisej sa me pare për ne Durrës, pare se Shqiperia te pushtohej nga fqinjet ballkanik. Ne Trieste te Italisë, Ismail Qemali u takua me Luigj Gurakuqin dhe patriot tjere shqiptare dhe u nisen per ne Durrës. Sipas raportit te policisë, Ismail Qemali se bashku me 14 patriot shqiptar u nis nga Trieste për ne Durrës. Per disa arsye te ndryshme ishte e pamundur shpallej Pavarësia nga Durrësi dhe ata iu drejtuan Vlorës. Me 26 nentor 1912, Ismail Qemali se bashku me delegate te tjerë arriti ne Vlore dhe u priten me entuziazëm dhe gezim te madh.  Ismail Qemali bashke me patritot te tjerë bene përgatitjen për Hapjen e Kuvendit Kombëtar. Kështu, me 28 nentor 1912 Shqipëria shpallet e Lire dhe e Pavarur. Konsulli austriak ne Vlore, Lejhanec njoftonte se me 28 nëntor: “Kongresi shqiptar shpalli sot ne oren 4 pasdite Pavarësinë e Shqipërisë “. Kështu, me mbledhjen e Kuvendit ne Vlore dhe me shpalljen e pavarësisë iu hap rruga e shtet-formimit dhe parlamentarizmit ne Shqipëri. Delegatet ne Vlore zgjodh Qeverinë e Përkohshme, te kryesuar nga Ismail Qemali.

Filed Under: Histori Tagged With: Paulin Marku

Gjendja në viset shqiptare në prag të Luftës Ballkanike dhe qëndrimi i Fuqive të Mëdha

October 25, 2021 by s p

Krijimi i komisionit qeverisës për reformat në viset shqiptare

Dr. Paulin Marku/

Në vitin 1912 situata në viset shqiptare paraqitej e vështirë. Arsyet ishin te ndryshme, si politike, ekonomike dhe gjeopolitike. Perandoria Osmane se bashku me kabinetin e qeverise xhonturke ishte vene ne lëvizje për te ndërmarrë disa reforma ne shuarjen e pakënaqësive dhe uljen e tensionit ne popullate. Trupat diplomatike italiane, kishin marrë njoftim nga ministri i Jashtëm i Italisë San Giuliano për gjendjen e rënduar në vilajetet shqiptare. Nëpërmjet telegramin të 12 shkurtit 1912, San Giuliano u kishte dërguar ambasadave të Londrës, Parisit, Petersburgut dhe legatave të Cetinës, Sofjes, Beogradit se situata në Shqipëri konsiderohet pak a shumë e pasigurte. Arsyet e ngritjes se Komisionit ishin për te pare nga afër gjendjen ne terren dhe për te qetësuar situatën si dhe për vendosjen e rendit dhe qetësisë. Qeveria miratoi ngritjen e një grupi pune për te analizuar gjendjen ne Rumeli, përfshirë viset shqiptare, te cilat shfaqnin trazira dhe rebelime te ndryshme. Kështu, ne shkurt te vitit 1912, Ministri i Brendshëm, Haxhi Adil beu udhëhoqi komisionin, se bashku me ekspert te fushave te ndryshme.Në telegramin e datës 12 prill 1912 diplomati italian, Labia-s pohonte se “komisioni gjithkund ku ka shkuar ka bërë të njëjtat premtime të cilat janë pritur shumë ftohtë nga ana e popullatës”, madje në ndonjë vend ka gjetur protesta kundër. Gjatë takimeve ministri, Haxhi Adil Beu iu premtoi shqiptarëve për fillimin e punimeve publike në: hekurudha; rrugë; ura; porte; bonifikime; reforma në taksa; reforma ligjore si hapjen e disa shkollave, etj… .Në një takim të Hasan Prishtinës me konsullin Austro-Hungarez në Selanik, i kishte shprehur se sundimi i ashpër xhonturk shfaqet kudo në viset shqiptare dhe nuk besonte që kjo qeveri do t’i vinte në jetë kërkesat e shqiptarëve, ndaj së shpejti do të shpërthejë një tjetër revoltë.Edhe diplomati shqiptarë Ismail Qemali e ndiqte me shumë kujdes lëvizjen shqiptare dhe udhëtimin e ministrit Haxhi Adil Beu. Në një takim që kishte zhvilluar me diplomatin italian Pompeo Aloisi, Ismail Qemali i kishte kërkuar ndihmë qeverisë së tij dhe ishte shprehur se nuk kam besim në reformat e ministrit të Brendshëm, përkundrazi revoltat kanë shpërthyer pas udhëtimit të këtij komisioni.Korrespondenti i gazetës “The Times”, James Bourchier pohonte se, shqiptaret kanë ngelur disa herë të zhgënjyer nga premtimet e qeverisë. Ata po veprojnë me të njëjtën mënyrë si vitet e tjera qe nëpërmjet kërcënimeve dhe presioneve te përfitojnë nga qeveria, pretendimet e tyre qe iu bëhen padrejtësisht.Shqiptarët në pranverë të vitit 1912 dhe reagimi i fqinjëve ballkanikRebelimet e armatosura sporadike i paraprinë lëvizjes kryengritëse që shpërtheu në Kosovë që duhej të përshkallëzohej edhe në viset tjera shqiptare siç ishte rënë dakord në mbledhjen e Taksimit. Në betejat e ashpra që u pasua në kryengritje kryesisht veçohet: forca të shumta ushtarake turke; mungesa në armatime e municione për shqiptarët; qëndrimi kundra i Fuqive të Mëdha ndaj kësaj kryengritjeje; aspiratat ekspansioniste të vendeve Ballkanike, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia që prisnin momentin e përshtatshëm të përfitonin ndaj situatës së trazuar që po përjetonte Perandoria Osmane për t’iu sulur tokave shqiptare.Mali i Zi u distancua nga lëvizja kryengritëse në Kosovë dhe vëzhgonte situatën duke ndjekur me kujdes çdo veprim të krerëve të Malësisë së Madhe. Qeveria serbe manovronte e nëndheshme për te shtrire influencën dhe për te krijuar lidhjet ne interes te saj. Ajo nuk e informoi Cetinën për fillimin dhe zhvillimin e bisedimeve me Bullgarinë, te cilat u finalizuan me nënshkrimin e aleancës mes palesh. Afrimi i Beogradit me Cetinën nuk ishte i lehtë për shkak të ambicieve dhe epërsive që kishin ndaj njëra-tjetrës dhe i shfaqnin hapur synimet e tyre ekspansioniste territoriale. Por përpara agresionit nacionalist xhonturk u lidhën në Aleancë, të mbështetura në fshehtësi dhe nga Rusia për të përzënë turqit nga territoret evropiane dhe për të përfituar territore duke u zgjeruar në viset e banuara nga shqiptarët.Iniciativa e Serbisë, Bullgarisë, Greqisë dhe e Malit të Zi për formimin e Aleancës Ballkanike, me ndihmën aktive edhe të agjentëve diplomatikë rus, ishte kambanë alarmi për të ardhmen politike të perandorisë Osmane. Ndikimi i diplomacisë cariste, ndonëse nuk ishte për fillimin e luftës në atë moment, ajo e përkrahte nismën e lidhjes së aktit. Aleanca kishte objektiv kryesorë luftën kundër Perandorisë Osmane dhe ndarjen e zotërimit në Ballkan.Shqiptarët të gjendur para vështirësive të mëdha me disa faktor kundra, vështirësi të mëdha ekonomike, mungesë ne armatime e municione, faktori ndërkombëtare ishte kundër kryengritjeve te armatosura, përsëri nuk u dorëzuan dhe nuk hoqën dore ndaj kauzës së tyre ne interes te Shqipërisë. Ata ia arritën qëllimit duke fituar beteja të ndryshme në kryengritjen e Pranverës së 1912-ës, fatkeqësisht lëvizja nuk u shtri në të gjitha trojet shqiptare por u kushtëzuan në pjesën veri-lindore shqiptare. Pavarësisht të gjithave kjo kryengritje pati suksesin e saj për shkak të parashtrimit të kërkesave të kuvendit të Junikut që nënkuptonte jetësimin e autonomisë së Shqipërisë brenda katër vilajeteve. Këto ngjarje i dërguan një sinjal të fortë Perandorisë Osmane, Fuqive të Mëdha dhe shqetësuan shtetet Ballkanike. Po ashtu, u preokupua edhe Rusia e Franca. Vendet fqinjë ballkanike nuk pranonin asnjë kombinim politik të Portës së Lartë për aprovimin e parashtruar nga shqiptarët për autonomi e Shqipërisë.Qëndrimi i shqiptarëve ndaj marrëveshjes së gushtit 1912 dhe roli i Malit të ZiNë gusht të vitit 1912 qeveria e Stambollit pranoi 12 prej 14 kërkesave të shqiptarëve. Dy prej pikave të marrëveshjes që qeveria iu refuzoi shqiptarëve ishin: a) kthimi i armëve; b) nxjerrja e qeverive xhonturke para gjyqit. Diplomacia ruse nuk i mbështeste lëshimet e Stambollit, dhe i kërkoi Portës së Lartë kufizim të lëshimeve ndaj shqiptarëve dhe privilegjet të shtrihen edhe tek kombësitë e tjera. Kishte edhe disa prej krerëve si: Riza Beun, Bajram Currin, Isa Boletinin dhe Idris Seferin që nuk e pranuan marrëveshjen e pjesshme të gushtit të 1912-ës. Por me ndërmjetësimin pajtues të Hasan Prishtinës ata u binden të pranojnë marrëveshjen. Ftesa e Hasan Prishtinës për shpërndarjen e popullsisë u respektua nga kryengritësit në vilajetin e Kosovës dhe nga pjesa dërmuese e krerëve drejtues në vilajetin e Manastirit dhe të Janinës. Ndërsa krerë të zonave të vilajetit të Shkodrës, sidomos ata të Malësisë së Madhe dhe të Mirditës nuk e respektuan këtë vendim. Pasi përfundoi kryengritja në Kosovë dhe filluan bisedimet me Stambollin, në vilajetin e Shkodrës u tentua me çdo mënyrë që lëvizja të rindizet përsëri, falë edhe nxitjes së madhe të qarqeve malazeze. Interesi i Malit te Zi ishte qe Porta e Larte te kishte sa me shume përplasje brenda dhe jashtë Perandorisë. Ndaj, dhe kërkonte me çdo kusht për të masivizuar kryengritjen shqiptare.Këtë e pohonin edhe autoritet austro-hungareze që akuzonin Malin e Zi se prej gushtit të vitit 1912 e në vazhdim, ishte nxitësi vazhdueshëm i malësorëve katolikë. Raporti i konsullit austro-hungarez, Zambaur dërguar kontin Berchtold përshkruan gjendjen e katolikëve të Mbishkodrës dhe rrezikun e propagandës malazeze. Diplomati Zambaur pohonte: “zgjedha turke është bërë e papranueshme dhe shpresat e fundit janë të drejtuara tek Austro-Hungaria, dhe se njerëzit e mençur vazhdojnë të shpërfillin ndërhyrjen e Malit të Zi”. Ne vazhdim te raportit, ai pohonte propaganda malazeze shfaqej dukshëm në zonat e Malësisë së Madhe. Në fund të gushtit të vitit 1912, Nikolla kishte propozuar një takim të “niveleve të Larta” me përfaqësues të lëvizjes shqiptare. Por Ismail Qemali ishte i bindur se shpëtimi i Shqipërisë nuk mund të merrej me mend në një bashkim veprimesh me shtetet ballkanike, pasi diheshin planet e aleatëve Ballkanik lidhur me të ardhmen e Shqipërisë.Krajl Nikolla kërkoi të bashkëpunojë edhe me Preng Bib Dodën duke i bërë oferta personale dhe alternativë për të ardhmen e autonomisë së Shqipërisë, me kusht që Shkodra t’i bashkohej Malit të Zi. Kjo kërkesë ishte refuzuar kategorikisht nga princi i Mirditës, Preng Bib Doda. Ministri i Jashtëm i Italisë, San Giulianno dhe kolegu austriak Berchtold ndanin të njëjtin mendim për Shkodrën. Sipas tyre, Shkodra përfaqësonte një interes të madh për të gjithë shqiptarët, por ju rezultonte e vështirë që të mbrohet kundër mbështetjes së Rusisë në favor të Malit të Zi. Austro-Hungaria dhe Italia edhe pse rivale me njëra tjetrën, ato filluan që të lidhin objektivat e tyre më lëvizje shqiptare në interes të shtrirjes së influencës në Ballkan.Qëndrimi thuajse neutral që mbajti Mali i Zi ndaj Kryengritjes së shqiptarëve deri ne gusht 1912, ndryshoi qasje pas kësaj periudhe dhe vihet re se politika malazeze investohej për bashkëpunim me drejtues shqiptare dhe përpiqej t’i te nxiste malësorët ne rebelime kunder autoriteteve te Stambollit. Për shqiptaret ne këtë periudhe ishte e rëndësishme te gjendni arme e municione per bashkëkombësit po aq e rëndësishme ishte qe ti sillnin ne viset shqiptare. Mali i Zi ishte pik kyqe për futjen e armatimeve nëpërmjet territorit malazez. Ndaj, shpesh here, krerë te ndryshem shqiptare iu drejtuan për te marr leje për depërtimin e armeve nëpërmjet territorit malazez.Nga fundi i gushtit 1912, të nxitur dhe nga propaganda e qeverisë së Malit të Zi, krerë te ndryshëm shqiptare, kërkonin bashkëpunimin me shqiptarët e tjerë, duke synuar me çdo kusht që të rindezët kryengritja kundër Perandorisë Osmane. Ftesës se Hasan Prishtinës për shpërndarje të kryengritjes iu përgjigjën pozitivisht dhe e respektuan krerët drejtues të vilajetit të Kosovës, dhe nga pjesa dërrmuese e krerëve të vilajetit të Manastirit dhe Janinës. Por, kjo kërkesë e Hasan Prishtinës nuk u respektua nga drejtues të kryengritjes të vilajetit të Shkodrës, kryesisht u kundërshtua në Malësi të Madhe dhe në Mirditë. Gjendja ne këto krahina u përkeqësua dhe shpërthyen rebelimet të armatosura kundër-osmane. Ato u organizuan nga drejtuesit e Hotit, Grudës, Dukagjinit, Zadrimës, Kallmetit, Mirditës e të shumë zonave të tjera shqiptare. Krerët kryengritës kishin për qëllim që të largonin prej andej forcat ushtarake dhe nëpunësit osmanë.Shqiptaret përballë Aleancës Ballkanike dhe qëndrimi i Fuqive të MëdhaNdonëse nga njëra anë luftonin kundër forcave turke, nga ana tjetër kishin për qëllim mbrojtjen e tërësisë së territoreve shqiptare nga pushtuesit serb, malazez, grek e bullgar. Pra, shqiptaret gjendeshin përballë sfidave te mëdha dhe po rrezikonin shume, nga njëra ana synohej autonomia e Shqipërisë, ndërsa nga ana tjetër ruajtja dhe mbrojtja e territoreve shqiptare Rreziku ishte dhe me i madh sepse as Fuqitë e Mëdha nuk mbështesnin kryengritjet e shqiptareve dhe kishin deklaruar publikisht se mbështesnin ruajtjen e Status-Quosë.Ndërkohë qe dhe Serbia, Mali i Zi e Greqi, e kërcënonin hapur Portën e Lartë. Ato kërkonin me çdo kusht që të finalizonin me sukses objektivat e vjetra për copëtimin e trojeve shqiptare. Porta e Lartë e shihte shumë pranë rrezikun e aleatëve Ballkanik, të mbështetura në fshehtësi nga Rusia për të përzënë turqit nga territori Evropian.Austro-Hungaria dhe Rusia ishin të shqetësuara për situatën në Ballkan. Në një komunikim të datës 23 shtator 1912, ministri i Jashtëm Berchtold udhëzonte diplomatin e tij Von Giesl në Cetinë, se Vjena mbështeste ruajtjen e paqes në Perandorinë Osmane. Ministri Berchtold rekomandonte Gieslin që të veprojë ashtu siç ka vepruar kolegu i tij rus, që të flasë në mënyrë miqësore dhe me vendosmëri, si me Mbretin Nikolla ashtu edhe me qeverinë mbretërore në mbështetje të ruajtjes së qetësisë. Austro-Hungaria dhe Rusia nuk e përjashtuan mundësi e një ndërhyrje ushtarake për të mënjanuar konfliktet por frika se ky veprim mund t’i hidhte në luftë të drejt për drejtë, edhe pse të papërgatitura për një përballje të mundshme, bëri që ata të frenohen dhe të shohin për një zgjidhje tjetër. Kështu, në tetor të vitit 1912, Rusia bashkëpunoi me kundërshtaren e saj Austro-Hungarinë për të paralajmëruar vendet Ballkanike, në emër të Fuqive të Mëdha, se modifikimet që do t’i bëheshin integritetit territorial të Perandorisë Osmane nuk do të njiheshin. Dy Perandoritë u shprehen se ishte në interes të përbashkët dhe mbështesnin ruajtjen e Status-Quosë. Por aleatët ballkanik nuk e respektuan notën austro-ruse që i paralajmëronte të ruanin paqen dhe të respektonin status quo-në, dhe i shpallën luftë Perandorisë Osmane. Ne këto rrethana, më 6 tetor 1912, Mali i Zi nënshkroi një akt formal aleance me Serbinë, që pas pak ditësh vendet e Aleancës Ballkanike do të fillonin sulmet kundër armatës turke që ishte e dobësuar dhe e ndarë në dyshe. Armata e Lindjes vepronte në Trakë, ndërsa ajo e Perëndimit vepronte në viset shqiptare e maqedonase.Shpërthimi i Luftës Ballkanike dhe sfidat e shqiptarëve I pari që veproi ishte Mali i Zi, që me 8 tetor 1912, i mbështetur nga Aleanca Ballkanike, i shpalli luftë Perandorisë Osmane. Sipas Jasha Tomiç, malazezët nuk patën oficerë të mirë-përgatitur ashtu si shtetet e tjera, e as armë moderne të kohës e municione të mjaftueshme për luftë. Ushtarët malazez ishin më të paktë në numër në muajin tetor 1912 në krahasim me ata osman në Shkodër. Megjithatë, malazezët sulmuan të parët trupat osmane në kufi dhe zhvilluan betejave të ashpra duke arritur të pushtojnë fortesën e Tuzit dhe zbritën në drejtim të fushës së Shtojit e të Vrakës me pikësynim Shkodrën. Pak ditë më vonë, më 17 tetor 1912 Serbia e Bullgaria deklaruan pjesëmarrjen e tyre në luftë, dhe një ditë më pas koalicionit të shteteve ballkanike iu bashkuan edhe Greqia. Ushtritë ballkanike kapërcyen kufijtë e Perandorisë Osmane dhe korparmatat osmane të Selanikut, Manastirit, Shkupit dhe ato në Shkodër, Janinë, Strumë, Plevlje, Pejë dhe në Thesali, lëshuan terren dhe bënë rezistencë.Lufta Ballkanike i gjeti shqiptarët jashtë radhëve të frontit ballkanik, pa një marrëveshje me ta dhe në luftën të hapur kundër Perandorisë Osmane. Sulmi i aleatëve ballkanik për ndarjen e territoreve iu shkaktoi probleme të mëdha krerëve shqiptarë duke iu rrezikuar pushtimi apo e keqja më e vogël ishte aneksimi i tokave shqiptare. Drejtues shqiptarë me besime religjioze të ndryshme, ishin të bashkuar në një qëllim të vetëm, në interes të të ardhmes së Shqipërisë. Ata jo vetëm që mobilizoheshin për përballje të vazhdueshme me trupat e Perandorisë Osmane por u organizuan edhe kundër ushtrive të Aleancës Ballkanike. Komitetet shqiptare vijuan veprimtarinë brenda dhe jashtë vendi. Krerët shqiptar mbanin kontakte të vazhdueshme me bashkëkombësit në emigracion nga ku u formuan disa komitete, nëpër shtete të ndryshme për të ardhur në mbrojtje të tokave shqiptare. Paria shqiptare përpiqej të shfrytëzonte çdo rrethanë të krijuar gjatë Luftës Ballkanike dhe nga konfliktet e kundërshtitë midis Fuqive të Mëdha për të realizuar qëllimin e përbashkët të çështjes Kombëtare, atë të krijimit të Shtetit të pavarur shqiptarë. Ismail Qemali, si një politikan dhe diplomat vizionar, e kuptoi fort mire rrezikun qe i kanosej Shqipërisë, dhe e konsideronte te domosdoshme te bëheshin veprime sa me te shpejta, e te vendosnin për te mbrojtur çështjen shqiptare me fillimin e luftës ballkanike.Shqiptaret zhvilluan beteja dhe luftëra të ashpra shekullore në interes të Çështjes Kombëtare dhe shpeshherë u gjenden përballë sfidave te vështira, një nder përballjet më të vështira historike i përket vitit 1912. Pra, mund te veçohen, Porta e Larte ishte e tronditur nga sulmet qe po i bëheshin, lufta ballkanike qe kishte shpërthyer dhe vendet fqinje prisnin te përfitonin territore ne dem te tokave shqiptare, si dhe vështirësitë e shumta qe përballeshin Fuqitë e Mëdha. Por sidoqoftë, e drejta e një populli te shtypur triumfoi, dhe më 28 nëntor 1912 shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Ne kujtimet e tij, Ismail Qemali pohohet, “shqiptaret nuk gjeten mirëkuptimin ne rrethet qeveritare turke, dhe pati ardhur koha qe ne te marrim masa për shpëtimin tone”.

Filed Under: Politike Tagged With: Paulin Marku

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT