• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PARTIA KOMUNISTE SHQIPTARE-ORGANIZATË TERRORISTE NË SHËRBIM TË SERBËVE,KUNDËR SHQIPTARËVE

November 14, 2019 by dgreca

  • -Historia e Shqipërisë ashtu siç ka ndodhur po ashtu duhet të shkruhet. Enver Hoxha, kryekolaboracionist- shërbëtor dhe bashkëpunëtor me serbët kundër shqiptarëve./

Nga Pëllumb LAMAJ/

          8 nëntor 1941 Enver Hoxha i ndihmuar nga serbët hipën në krye të lëvizjes kommuniste dhe pasi ka eleminuar një nga një të gjithë krerët e grupeve komuniste Zef Malen,KoçoTashkon,Anastas Lulën,Sadik Premten,do të krijojë organizatën terroriste me emrin P.K.SH,me dirigjent Miladin Popoviç dhe Vukmanoviç Tempo dhe për të gënjyer shqiptarët më vonë do të fshihet nën emrin e Frontit Nacional Çlirimtar.Edhe konferenca e Pezës do të kishte si themel programin nacionalist dhe kryetar i saj do të zgjidhet Zef Çoba dhe kryetar i Këshillit të Përgjithshëm Kamber Qafëmolla.
Shtator 1942 Mid’hat Frashëri nxjerr në dritë dekalogun si platformë të Ballit Kombëtar që do të përkrahet nga të gjitha shtresat e besimet fetare.
Viti 1942 është viti i kryengritjes shpirtërore dhe asaj të armatosur të shqiptarëve.Do të krijohen çetat e para në gjithë hapësirën shqiptare .Çetat nacionaliste luftojnë me flamurin kombëtar ndërkohë që çetat partizane me yllin e kuq të Bashkimit Sovjetik, por që për momentin e luftojnë sëbashku pushtuesin italian.Beteja më e bujshme është Lufta e Gjormit 29 dhjetor 1942-2 janar 1943 derjtuar nga çeta Shqiponja e Hysni Lepenicës dhe çeta partizane Plakë drejtuar nga Neki Ymeri.Forcat pushtuese italiane të ndihmuar dhe nga mercenarët do të shpartallohen dhe do të mbetet i vrarë komandanti i operacionit gjeneral Klementini.Lufta e Gjormit ndezi shkëndinë për beteja të tjera kundra pushtuesit italian dhe në këtë frymë kombëtare të krijuar, nevojat historike thërrasin në skenë një kuvend kombëtar ku Shqipërisë t’i dilet zot si shqiptar pa dallim feje,krahine ,ideje.Pas mbledhjes përgatitore në Tapizë 26 korrik 1943 vendoset të mbahet mbledhja e Mukjes.Delegacioni i Ballit Kombëtar do të përfaqësohej nga Mid’hat Frashëri,Hasan Dosti,Hysni Lepenica etj., ndërsa delegacioni i Frontit Nacional Çlirimtar nga Mustafa Gjinishti,Ymer Dishnica A,Kupi,Omer Nishani.Çështja e Kosovës do të ishte shqetësimi kryesor i takimit dhe tezës së Mid’hat Frashërit se Shqipërisë i dilet zot si shqiptar do ti dilnin në mbrojtje e do ta përkrahnin edhe delegatët e Frontit Nacional Çlirimtar A.Kupi.Omer Nishani,Ymer Dishnica .
“ Ja vdekje,ja liri, jemi vëllezër,s’na ndajnë dot”u pranua si deviza e Mukjes.
Në 4-5 gusht forcat e Abaz Kupit godasin pushtuesin italian dhe në datën 10 gusht forcat e Abaz Ermenjit shpartallojnë pushtuesit italian pranë murreve të Kalasë së Beratit duke lënë në fushën e betejës shtatë dëshmorë nacionalist.
Natyrisht fryma vllazërore e arritur në Mukje nuk i interesonte P.K.J dhe vet Titos.Emisarët serb që drejtonin organizatën terroriste PKSH reagojnë fuqishëm duke urdhëruar PKSH ta prishin sa më shpejt ketë kuvend historik .Kjo ishte teza dhe deviza e PKJ dhe vet Titos për ta patur më të lehtë dominimin e Kosovës dhe vet Shqipërisë .
4-8 Shtator do të mblidhet urgjentisht Konferenca e dytë e Labinoti të drejtuar nga Popoviç dhe Jovanoviç ku do të dënohen për oportunizëm Mustafa Gjinishti dhe Ymer Dishnica të cilët kishin pranuar marrëveshjen e Mukjes.Në këtë mënyrë PKSH e drejtuar nga PKJ do të shkelë me këmbë vullnetin e popullit shqiptar duke nxitur luftën vëllavrasëse.
“P.K.SH është një organizatë terroriste ku s’duhet të flasësh për atë që sheh e dëgjon,ndryshe do ta pësosh”,kështu do të shprehej në atë kohë një nga drejtuesit e lëvizjes komuniste Sejfulla Malëshova.
Në konferencën e Labinotit u hodh teza që Balli Kombëtar ose duhej të vihej nën urdhërat e PKSH ,ose duhej goditur pa mëshirë duke e detyruar të vihej në anën e pushtuesit.Kjo ishte një praktikë jugosllave që po zbatohej në Shqipëri nga Vukmanoviç Tempo.
PKSH gjatë kësaj kohe do të përbëhet nga dy rryma;ajo e moderuar e përbërë nga Zef Mala,Koço Tashko,Mustafa Gjinishi,Ymer Deshnica, Sejfulla Maleshova,Sadik Premte,Anastas Lulo dhe rryma tjetër ekstremisto-staliniste Enver Hoxha,Mehmet Shehu, Ramadan Çitaku, Koçi Xoxe, Kristo Themelko.Ishte pikërisht kjo rrymë që do të niste edhe luftën vëllavrasëse.
27 gusht 1943 nëpërmjet Hysni Kapos ,PKSH urdhëron komandantin e Çetës partizane Plakë Neki Ymeri për vrasjen e Sadik Premtes dhe Hysni Lepenicës me të cilët ai kishte zhvilluar disa beteja kundra pushtuesit italian.Një trim dhe patriot si Neki Ymeri që nuk e kishte në gjak pabesinë dhe tradhëtinë nuk mund ta zbatonte këtë urdhër e natyrisht që ai do të bashkonte forcat me ato të Hysni Lepenicës duke u zgjedhur Kommandant i forcave nacionaliste të Lumit të Vlorës.Po atë ditë,duke u kthyer nga Lepenica për në Gjorm,njësiti terrorist partizan do të hap zjarr prapa shpine.Nga plumbat tradhëtar do të mbetet i vrarë komandanti Neki Ymeri dhe bashkëluftëtari i çetës Xhafer Dalani, ndërkohë që do të plagoset Feti Premtja.Me të dëgjuar krismat,nga Gjormi dhe Lepenica bëhet rrethimi dhe në të gdhirë kapen të gjallë vrasësit Shyqiri Alimerko dhe një partizan i ri ndërkohë që Sadik Zotaj do të gjendet i vrarë.Partizanin e ri që
nisi të lutej e përpelitej ,e lanë të ikte ndërsa Shyqyri Alimerkon e ekzekutuan në vend.Ditën e varrimit ,babai plak i Neki Ymerit do ti drejtohej trupit të pajetë të të birit njëzetë e katërvjeçar shpuar nga plumbat e pabesë të partizanit’’Bëre si të kisha porositur.Dhe jetën dhe nuk e tradhëtove mikun’. Gjatë luftës por dhe pas saj nuk u fol asnjëherë për këtë vrasje dhe tradhëti që do të shënonte preludin e luftës vllavrasëse dhe si hakmarrje , me urdhër të Hysni Kapos më 5
nëntor do të digjet edhe shtëpia e babait të Neki Ymerit së bashku me 24 shtëpi të tjera nacionalistësh.
14 shtator 1943…Hysni Lepenica i zgjedhur në Mukje si komandant i përgjithshëm i forcave të Ballit Kombëtar hyn në Gjirokastër dhe i drejtohet me një thirrje për bashkim forcash në luftën kundra pushtuesit shtabit partizan që gjendej në Ceptun.Krerët komunist  Bedri Sphiu,Shemsi Totozani,Shefqet Peçi jo vetëm që nuk ju përgjigjën thirrjes së tij por në mënyrën më të turpshme e tradhetare do të bëheshin pjesë e tradhëtisë së Gërhotit ku do të mbeteshin të vrarë nga plumbat e fashizmit ata që kishin bërë historinë maleve e që e donin atdheun më shumë se vetja e tyre Hysni Lepenica dhe tridhjetë e gjashtë komandant çetash.Gërhoti do të bëhej varri i madh i kombit dhe bashkë me ata burra do të binte dhe e drejta e popullit shqiptar që të vendoste të ardhmen e tij në rrugë demokratike.Pra,ndarja

përfundimtare ishte bërë,kishte filluar dhe përplasja përfundimtare….
17 shtator vetëvritet Safet Butka .18 shtator komunistët kryejnë masakrën e Ziçishtit.16 tetor kur Hoxha ushqehej me çokollata angleze dhe rrethohej me partizanet bukuroshe nëpër çadra nën shoqërinë e emisarëve serb e anglez,në Libofsh do të vriten në luftë me njeri tjetrin 10 luftëtar nacionalist dhe 21 partizanë.Në muajin tetor në Lushnje vriten dhe theren me thika 67 fshatarë me të vetmin faj se nuk pranuan të viheshin në shërbim të forcave partizane. Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha do të përdorin vet thikën në këtë masakër.
Nëntor 1943 PKSH e urdhëruar nga emisarët serb fillon luftën vllavrasëse në Vlorë.Brigada e I dhe e 5-të drejtuar nga Mehmet Shehu & Hysni Kapo, Shefqet Peçi, fillojnë luftën në Gjorm,Lepenicë,Mavrovë,Velçë- Dukat duke djegur e shkatërruar gjithshkah.
Ndërkohë që lufta vllavrasëse kishte marrë përmasa dramatike ,në Shqipëri do të kishte tridhjetë emisarë dhe oficerë britanik.Po cili do të ishte roli i tyre ? A mund ta ndalnin ata luftën civile ?
Nëse në 1939 kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë Chamberlani do ti përgjigjej promemories së Mid’hat Frashërit se Shqipëria nuk ishte në zonën e tyre të influencës,tashmë gjërat kishin ndryshuar.Titos i ishte premtuar Serbia e madhe përfshi Kosovën dhe shtetet e tjera ndërkohë që vet djali i Çurçillit do të ishte pjesë e shtabit të Titos.Egzistenca e Ballit Kombëtar në Kosovë dhe viset e tjera etnike do të ishte pengesë për Titon prandaj dhe ai urdhëron Enver Hoxhën të filloj luftën civile në Kosovë.Fadil e Mehmet Hoxha marrin përsipër këtë trradhëti kombëtare.Goditen nga të dy anët vëllezërit Kryeziu nga brigada e 4 të dhe 5 të që vinin nga Shqipëria ndërkohë që ai luftonte kundra forcave gjermane.Lufta civile duhej të fillonte dhe në viset shqiptare në Maqedoni. Brigada e Dytë dhe e Tretë të drejtuara nga Haxhi Lleshi dhe Sotir Vullkani fillojnë luftën vëllavrasëse kundra forcave nacionaliste të Xhem Gostivarit për ti hapur rrugën pushtetit sllavokomunist maqedonas.
           Pikërisht,gjatë kësaj kohe,për ironi të fatit BBCja nga Londra do të propagandonte si të vetmen forcë luftuese PKSH dhe gjithë ndihmat në armatim,ushqim,veshmbathje do tu jepeshin vetëm partizanëve.Është koha që aleatët po e shikojnë Shqipërinë thjesht si një degëzim të Jugosllavisë.
Ardhja e forcave gjermane do ta bëjë edhe më të vështirë situatën dhe luftën
vëllavrasëse .Ndërkohë forcat e Ballit Kombëtar të kryesuara nga Skënder Muço godasin autokolonën gjermane që vjen nga Greqia në LLogara,Peshkëpi ,Bestrovë,Llakatund,Risili.Po kështu në Gjirokastër Ismail Golemi,Abdulla Alarupi,Abaz Ermenji,Abaz Kupi etj beteja këto të njohura dhe nga qeveria britanike.
24 maj 1944 i shoqëruar nga oficerët britanik dhe emisarët serb,Enver Hoxha dhe banda e tij bolshevike do të mbajnë Kongresin e Përmetit i cili do të nxjerr jashtë ligjit të gjitha forcat luftuese duke shkelur hapur me këmbë vullnetin e popullit shqiptar për të zgjedhur në rrugë demokratike të ardhmen e tij e në këtë mënyrë do të përligjin pushtetin e sovjetëve.
Tetor 1944 mbahet Kongresi i Ballit Kombëtar në Berat si të shmanget lufta civile.Në kongres merr pjesë dhe grupi i Sadik Premtes.
‘’Komunizmi është një sëmundje e tmershme,si tërbimi i qenëve dhe ujqërve që shkatërron jo vetëm trupin,por më tepër shpirtin dhe menden e njeriut’’- kështu do të shkruante atë kohë në gazetën Flamuri Mid’hat Frashëri .’’Partia Jonë është Shqipëria’’ dhe anash vargjet e Nolit; O flamur gjak,O flamur shkabë,O vatër o nder, O nënë o babë…’’

         Fatkeqsisht as thirrjet e Mid’hat Frashërit dhe patriotëve të tjerë,as thirrjet e klerikëve të të gjitha besimeve ,nuk mund të ndalnin tërbimin komunist dhe luftën vëllavrasëse ndër shqiptarë.
Në këto momente dramatike të luftës,të goditura pa mëshirë nga komunistët, Mid’hat Frashëri dhe forcat e tjera nacionaliste grumbullohen në Shqipërinë e mesme dhe të veriut duke pritur reagimin dhe zbarkimin e aleatëve, por për ironi të fatit,aleatët e kishin marrë vendimin me kohë.Ata kishin vendosur që Shqipëria të mbetej degëzim i Jugosllavisë dhe të dominohej prej saj.Misionet angleze jo vetëm që i braktisën forcat nacionaliste por ata nuk do të merrnin me vete as mikune tyre Abaz Kupin.Edhe njëherë tjetër në histori,shqiptarët do të ndjeheshin të tradhëtuar nga bota e civilizuar.

Për t’ju shmangur përplasjes direkt me forcat partizane,ku sipas skenarit serb do të luftonin mijëra forca nacionaliste kundrejt mijëra forcave partizane’Mid’hat Fashëri,do ti bënte Shqipërisë një shërbim kombëtar duke shmangur gjakderdhjen më të madhe në histori.Ai do tu drejtohej forcave nacionaliste; ‘’Ne e bëmë detyrën, mirë apo keq, këtë do e tregojë koha.Ne humbëm luftën por jo shpresën’’
              Fatkeqsisht historia qe kthyer prapa.Shovinistët serb pasi kishin përdorur organizatën terroriste shqiptare PKSH,triumfuan mbi interesat kombëtare duke përdorur shqiptarin kundër shqiptarit,duke terrorizuar dhe vënë nën këmbë jo vetëm Kosovën por dhe vet Shqipërinë.
Në këtë mënyrë,Enver Hoxha në krye të PKSH se do të zhytet edhe më thellë në rrugën e krimit. Do të vriten një nga një të gjithë drejtuesit moderator komunist Mustafa Gjinishti,Niko Xoxi,Zoi Fundo,Anastas Lulo,Mynyr Xhindi e shumë të tjerë .PKSH do ti hap rrugën terrorit komunist .Në bashkpunim me serbomalazezët.PKSH do të jetë pjese e Masakrës së Tivarit ku mijëra forca luftuese shqiptare do të çarmatoseshin dhe do të flakeshin nëpër greminat në Tivar. Kurrë më parë në historinë e tij mijëravjeçare,shqiptari nuk i kishte kthyer pushkën vëllait të vet të një gjaku për ti shërbyer armikut.
Të gjithë jemi dëshmimtar se ç’ndodhi me ardhjen në pushtet të bandës bolshevike PKSH. U egzekutuan me urdhër të Beogradit Firmëtarët e Pavarësisë,u burgos dhe u egzekutua ajka e inteligjencës,Shqipëria u mbush me kampe- burgje internime dhe terrori shtetëror u shndrua në ligj..U shkatërrua çdo vlerë shpirtërore,morale e kombëtare.Pse? Sepse kjo ishte deviza jugosllave për ta patur sa më të lehtë dominimin e Kosovës dhe vet Shqipërisë.Për gjysem shekulli kjo bandë vrastare nuk do të kursente as pjellën e vet deri të krimineli i fundit Mehmet Shehu.
Edhe pse kanë kaluar tre dekada nga rënia e Murit të Turpit të Berlinit,në Shqipëri jo vetëm nuk u kërkua falje për krimet dhe gjenocidin sllavokomunist ,për mijëra e mijëra viktima që nuk kanë as var,përkundrazi edhe sot vazhdon ti thuret lavdi kësaj bandë vrastare nga historiografia sllavokomuniste dhe klasa neokomuniste që i dorëzon pushtetin njera tjetrës.Një gjë është është sigurt;kush e harron historinë,kush e shkatërron atë me dashje apo pa dashje,bën krimin më të madh të të gjitha krimeve.

Filed Under: Politike Tagged With: Pellumb Lamaj-PKSH-Terroriste- Enver Hoxha Kolaboracionist- Me serbet

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT