• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një fushatë e sukses’shme për Gary Peters

August 6, 2013 by dgreca

Nga Pjetër Jaku/

Në “ Amerikan Albanian Club” pranë Qendrës së Shën Palit, në Rochester Hills, filloi Fushata për Gary  Peters, Kongresmeni i njohur Amerikan, që po garon për Senat.

Senatori i ardhshëm Gary Peters, me përkrahjen e shumë shqiptarëve, të dielën me 04 Gusht 2013 u takua në Sallën “Gjergj Kastrioti- Skenderbeu” të “Amerikan Albanian Club” pranë Qendrës së Shën Palit, e njohur si një  vatër  fetare, patriotiko dhe atdhetare, ku më së shumëti shqiptarët mblidhen dhe ndihmojnë miqtë e tyre në të gjitha rastet. Në ndihmë të vendlindjes, të Pavarësisë së Kosovës dhe lirisë nga vargonjtë komunsit  të Shqipërisë, të Malësisë dhe Çamërisë etj. në këtë qendër, janë mbledhur me mijëra e qindra mijë dollar, edhe pse në disa vite të vështira për ekonominë, jo vetëm amerikane, por edhe botërore.

Fundraiser i organizuar për fushatën elektorale të  Peters, i njohur tashmë si mik i mirë i shqiptarëve, ia arriti cakut, të cilit i ishte premtuar. Në këtë aksion ndihmues  ranë në sy veçanërisht Konsulli i Nderit Ekrem Bardha, e bija Donika Bardha, Dega e Vatres Michigan dhe Kryetari i saj Alfons Grishaj, Kisha e Shën Palit dhe Kryetari i Këshillit të saj Kolë Gjokaj, Shoqata “Malësia e Madhe” dhe kryetari i saj Pashko Gjokaj, Qendra Ballkanike në Troy dhe drejtuesi i saj Taulant Kadia, avokati i njohur Jozeph Dedvukaj dhe vëllai i tij, aktivistët Luigj Gjokaj, Kujtim Qafa, Gjergj Ivezaj, Petrit Doda, Mondi Rakaj, Nikoll Vneshta,  Shoqata “ Kastrati”, Shoqata “ Kosova” etj. Në këtë fushatë ndihme kishte ardhur nga New Yorku, Konsulli i Përgjithëm i Shqipërisë në Amerikë, Dritan Mishto.

Në takim e mori fjalen  Kongresmeni i tanishëm Gary Peters, i cili falenderoi të pranishmit dhe gjithë shqiptarët,  si dhe premtoi ndihmën e tij më të madhe nëse do shkoi në Senat. Përshendeten takimin Dritan Mishto, Ekrem Bardha si dhe artistja e njohur Ermelinda Paparisto, e cila interpretoi disa këngë të njohura shqiptare nën drejtimin muzikor të Gjergji Paparistos.

Poashtu, ndihmuan dhe merrnin pjesë për të pasqyruar këtë aktivitet dy televizionet e komunitetit dhe Revista “ Kuvendi”.  Sipas bisedës me koordinatoren  e ketij aktiviteti, Donika Bardha, u arrit objektivi sipas parashikimeve dhe, me një falnderim të ngrohtë u mbyll ky takim, me shpresën që në takimet e tjera të kemi objektiva të reja dhe të arrimë që miku ynë , Gary Peters të jetë një nga senatorët e ardhshëm të Amerikës.

Filed Under: Komunitet Tagged With: fushate, Gary Peters, per Kongresmenin

Artikujt e fundit

  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare
  • Mirash Ivanaj, 12 mars 1891-22 shtator 1953
  • Ramazani, tradita shqiptare e mikpritjes dhe harmonia ndërfetare
  • “Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar”!
  • Departamenti i Shtetit ka publikuar një rregull përfundimtar për të ndryshuar Programin e Vizave të Imigrantëve të Diversitetit (“Programi DV”) që hyn në fuqi më 10 prill 2026
  • 50-VJET SHQIPËRIA PRITI!
  • Gjon Buzuku, nga cikli “Humanistë të hershëm shqiptarë shek XV-XVIII”
  • DIELLEZIM VLERASH PATRIOTIKE NE KUJTIM TE FAMILJES JASHARI NE FIRENCE ITALI
  • Zef Kolombi, mjeshtri i penelit dhe ngjyrave, një dritë e pashuar e artit shqiptar

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT