• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

CA FJALE TE VOGLA PERPARA NJE MONUMENTI TE MADH

December 16, 2012 by dgreca

SHKROI:  FAIK KONICA/

Një ditë dimri, më 1920, shtypi i Evropës bëri të njohur se guvernat e Inglisë, të Francës, dhe t’Italisë, kishin arrirë në një marëveshje për Shqipërinë dhe kishin përfunduar që ky vënt të ndahej në mes t’Italianëve, të Grekëve, e të Sërbëve. Dëshpërimi më i rëndë kishte mbuluar zëmërat dhe fytyrat e Shqipëtarëve të mirë. Ah sikur të mos ish i sëmurë Uilsoni! ky mendim, kjo fjalë, dilte nga shpirti ynë. Po Presidenti i madh, zëri i lartë, i të cilit e kishte shpëtuar një tjetër herë Shqipërinë, lëngonte në shtrat, i thyer dhe i mbaruar. Fati përkrahte shtrëmbërin’ e politikanëve t’Evropës; Shqipëria ish e dënuar për vdekje, dënimi do të zbatohej doemos, as një rëzë shprese s’ndritte prej gjëkundi. Po e papritura ngjau: Ra rrufeja mu në tryezë ku vjedhësit e lirive dhe mundonjësit e popujve të vegjël bëjin planet e tyre.
Kjo rrufe ishte zëri, aq kohë i pushuar, i Uilsonit. Presidenti i sëmurë, i mbërthyer në shtrat të lëngimit, u ngrit për gjysmë dhe e para fjalë që tha ishte për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë: – Qëndroni! është padrejtësi ajo që doni të bëni! ka edhe Shqipëria të drejtën të rojë! – Fjalë monumentale, të larta e të pavdekura si majat e Alpeve, të cilat fryjtin anë mbanë të botës një erë të paqme nëpër qelbësirat e politikës së poshtër. Ndërgjegjja e njerëzisë e njohu përsëri zërin e madh, edhe u drodh nga gëzimi: se Uilsoni, duke mbrojtur Shqipërinë, nuk mbronte një popull vetëm: mbronte gjithë popujt, se mbronte parimin që edhe popujt e vegjël e të pafuqishëm kanë të drejta si popujt e mbëdhenj e të fortë. Politikanët zvarranikë t’Evropës qëndruan; hoqën duart nga plaka; ca nga turpi, më tepër nga frika, u penduan; planin e tyre e hodhën në shportë; dhe Shqipëria mbeti e pacopëtuar.
Jemi të bindur se çdo shqiptar di dhe kupton ç’borxh të madh i kemi Uilsonit. Në qoftë se ka ndonjë Shqipëtar që s’mer vesh se shpëtimi dhe liria e vëndit tij i detyrohen kryesisht Uilsonit, ai nuk është njeri dhe duhet të kemi mëshirë për verbërinë dhe errësirën që i ka mbuluar trutë.
Gjithë shqiptarët duhet t’i ngrenë Uilsonit një monument të pavdekur në zëmërat e tyre. Edhe po t’ish i vogël për të tjerët, Uilsoni duhej të ish i madh për shqiptarët. Po madhësia e tij është e përgjithëshme; është një madhësi nga ato që s’mohohen. Edhe atje ku ka bërë gabime, – gabimet e Uilsonit janë prej njeriu fisnik. Ka dashur në Gjermani vetëm prishjen e një sistemi që ai e gjykonte si të lig; s’ka dashur shkatërrimin e popullit gjerman: që nuk e ndaloi dot, është mjerimi dhe jo faji i tij. Drita, që Uilsoni shtiri në ndërgjegjet e njerëzve, do të shkaktojë më në fund shëllbimin e gjithë popujve. Parimet që ka mbrojtur me aq shkëlqim – çlirimin dhe bashkimin e gjithë popujve, të mëdhenj e të vegjël – do të jenë ungjilli i ri i njerëzisë së nesërme. Përpara këtij profeti të idealismës e të vëllazërisë, më të famshmit burra Shteti duken qesharakë, njerëzit e tipit të Napoleonit duken fare të vegjël. Që t’i gjejë një shok Uilsonit, dikush në Evropë përmëndi jo vetëm Linkolnin, po dhe Krishtin. Një gjë ësht e sigurtë: që Uilsoni është një nga udhëheqësit më të lartë e më fisnik që kanë ndritur udhën e njerëzisë.

Dielli, 7 shkurt 1924 6 f. 4.

Filed Under: Histori Tagged With: Faik Konica, per presidentin Uilson

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT