ZEF PËRNDOCAJ DHUROI $200.00 PËR FONDIN E STUDENTËVE, DR. GJON BUCAJ $200.00. UKA GJON BALAJ $ 100.00, EDITORI $100.00. FUSHATA MBETET E HAPUR/
Vatrani Zef Përndocaj, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish kryetarit të Vatrës(President nderi i saj) Ing. Agim Karagjozi, në përgjigje të dëshirës së familjes Karagjozi, që në vend të luleve në funeral,dhurimi të bëhej për Fondin e studentëve, ishte i pari që dhuroi $200.00.Ai ia dorëzoi dhurimin editorit të Diellit, ditën e varrimi të Karagjozit, me komentin e shkurtër: Janë për shpirtin e Agim Karagjozit.Pushoftë në Paqe!
Nuk është hera e parë që Zef Përndocaj dhuron për Vatrën.Gjatë shfletimit të rekordeve të Vatrës, emri i tij nuk mungon në asnjë prej fushatave, që në 60 vjetorin e Diellit dhe pas, Zef Përndocaj ka emrin e tij dhe përkrah emrit edhe shifra e dhurimit.Edhe në botimet e Vatrës dhe të Diellit Përndocaj ka dhuruar krahas vatranëve të tjerë në mënyrë të vazhdushme. E gjetëm emrin e tij edhe tek libri “Flamurtari i Kombit”, libri kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Nolit, ku shifra e dhuruar nga ai është sa dyfishi i mesatares së çdo dhuruesi,ndërkohë që për Botimin e librit të Beqir Metës ka dhuruar $ 1000.00; për ringjalljen e Diellit me rastin e 100 vjetorit të botimit, ishte nga ata që premtuan dhe e mbajtën premtimin(disave u mbeti premtimi ne letër), ndërsa ai dhuroi $ 3000.00 mijë dollarë, për 100 vjetorin e Vatrës $ 2,000, 00 përveç pagimit të një tavoline të rezervuar që në fillim ($2500), si dhe $ 500.00 për një faqe në Journalin e 100 vjetorit të Themelimit të Federatës,- me rastin e fatkeqsisë natyrore në zonat e Veriut të Shqipërisë dhuroi $ 1000.00. Natyrisht nuk janë vetëm këto shifrat e dhurimit, ai ka 50 vite që dhuron.
Pas dhurimit të Zef Përndocaj për Fondin e Vatrës,për shpirtin e Agim Karagjozit, mbërriti në kutinë postare të Vatrës edhe Ceku i ish Kryetarit të Vatrës dr. Gjon Bucaj me $200.00, si dhe ceku i anëtarit të Këshillit të Vatrës, z.Uka Gjonbalaj me $100.00. Po ashtu edhe Editori i ka dorëzuar arkëtarit $100.00 për Fondin e Studentëve. Fushata është e hapur. Ceku i paguhet Vatrës, me shënimin-Memo: Fondi i Studentëve/Agim Karagjozi dhe dërgohet në Vatër: 2437 Southern BLVD, Bronx, NY 10458
Për informacion: Fondi i Studentëve(Vatra’s Educational Found), sic u pagëzua në fillim, lindi në 50 vjetorin e Gazetes Dielli,1959. Vendimi u mor ne Kuvendin e atij viti.. Mori pjesë në fushatë e gjithë anëtarësia e Vatrës dhe fillimisht u mblodhën më shumë se 30 mijë dollarë.Sipas shteteve dhe rajoneve, në krye u vunë vatranët e Bostonit, që arritën të dhuronin $9.971.00, ata të Detroitit me $ 3,535.00, të Usterit me $ 3,016.22, të New Hampshire me $1,661, tw Pittsburg $1,285, të New York-ut me $990.00, Lousvielle $890.00, Cleveland $172, 00, Waterbury 1,470.59, Hartford $145.00, St. Louis $305.00, Chikago 314.99 etj. Këto ishin deri dhurimet deri në festimin e 50 vjetorit të Diellit, ndërkohë që fushata vazhdoi edhe më pas.Natyrisht te ardhurat nuk u arketuan te gjitha ne Fondin e Studenteve sepse u perdoren edhe per kremtimet e 50 vjetorit te Diellit, por per ta fuqizuar ate u organizua nje ballo muzikore me te gjithe shqiptaret ne Boston ne maj te vitit 1961, dhe fondet e mbledhura u arketuan ne Fondin e studenteve. Po ate vit nisi shperndarja e bursave te Vatres.Presidenti i pare i fondit ishte Dr. Lambi Adams. Është koha që ky fond të rivitalizohet.U bëjmë thirrje vatranëve që sipas mundësive të dhurojnë dhe ta rivitalizojnë këtë fond që u shërben bijëve dhe bijave të shqiptarëve të Amerikës. Fushatat e kanë mbajtë gjallë Vatrën dhe shpirtin vatran. Rasti i tanishëm,kur dhurimet kanë për motiv ish kryetarin dhe Presidentin e Nderit të Vatrës,Agim Karagjozin, që i shërbeu Federatës për më shumë se 60 vjet, është një motiv më shumë. Përkraheni!
Gazeta Dielli do ti publikojë dhuruesit!