• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LAMTUMIRË ZEF PËRNDOCAJ!

August 29, 2020 by dgreca

…ZEF PËRNDOCAJ-ISH KRYETARI I VATRËS PËR SHTETIN E NEW YORK-UT, ANËTAR I BORDIT TË FEDERATËS QË PREJ VITIT 1975, U PËRCOLL ME NDERIME, LOT DHE LULE…

Vdekja e vatranit Zef Përndocaj me 24 gusht 2020 plagosi zemrat e familjarëve, miqëve dhe vatranëve. Ashtu sic e meritonte, Kisha, komuniteti dhe Vatra, e nderuan dhe e respektuan maksimalisht Njeriun e Mirë Zef Përndocaj. Masivisht komuniteti bëri homazhe për 7 orë dhe ngushëlloi Familjen Përndocaj, miqtë dhe të gjithë ata që e deshën dhe e respektuan.Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA porositi një kurorë me lule në nderim të vatranit të përkushtuar,që e nis rrugëtimin me Vatrën që me 28 nëntor 1967,- ish kryetarit të degës së Vatrës për Shtetin e New York-ut, ish anëtarin e Bordit të Vatrës që nga viti 1975. Shërbimet funerale u organizuan në Shtëpinë mortore Ballard-Durand-Funeral Home, në qytetin White Palins, NY të premten me 28 gusht 2020, nga ora 2 e pasditës deri në 9 të mbrëmjes. Federata VATRA shkoi e grupuar për të ngushëlluar familjen Përndocaj dhe miqtë- Kryetari Elmi Berisha, Presidenti i nderit Agim Rexhaj, nënkryetarët Dr. Pashko Camaj, Besim Malota, sekretarja Nazo Veliu,arkëtari Marjan Cubi me zonjën Dila, anëtarët e kryesisë,Anton Raja, Zef Balaj me zonjën Lina dhe djalin David,Ibrahim Kolari, Mark Mrnacaj dhe Aleks Mrnacaj,Asllan Bushati, Veis Belliu, Editori Dalip Greca me familjen,më pas shkuan edhe anëtari i Këshillit të Vatrës Cezar Ndreu me Desi Ndreu, të bijën e vatranit Jonuz Ndreu, e cila sapo ka zënë vendin e të atit në Vatër,dhe Shpëtim Ndreu e të tjerë. Në emër të Fedeartës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, z. Agim Rexhaj, president Nderi i Vatrës, ka ngushëlluar nipin e Zefit, Dod Luli, ardhur enkas nga Shqipëria për këtë rast, si dhe të birin e Zefit Albert Përndocaj. Z. Rexhaj, evidentoi përkushtimin, devotshmërinë dhe bujarinë e vatranit të vjetër Zef Përndocaj. Homazhe kanë kryer edhe ish Kryetari Gjon Bucaj me familjen, si dhe vatranë të tjerë.

MESHA E DRITËS, LUTJE, LOT, DHIMBJE

Të Shtunën, 29 Gusht, në orën 10 paraditë, në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” famullitari Don Pjetër Popaj, ka udhëheq Meshën e Dritës. Në emër të famullisë, Këshillit të Kishës, ai ka ngushëlluar familjen Përndocaj, është lutë për shpirtin e Zefit dhe ka vlerësuar karakterin burrëror, kombëtar dhe fetar të Zefit. Don Pjetri, tha ndër të tjera, se vëllai ynë Zefi, ka përjetuar vuajtje mundime, ka provu dënime që në moshë fëminore, ka parë babën në pranga, i kanë pushkatuar axhën,ka provue jetën e malit dhe është arratisë për t’i shpëtuar vuajtjeve të diktaturës komuniste. Zefit ia kanë dënuar familjen dhe të afërmit,ai provoi vështirësi të shumta, por besimi në Zot nuk ia humbi qetësinë dhe gjykimin…Kur i shkova para pak ditësh në spital,tha don Pjetri,edhe pse në gjendje të vështirë shëndetsore ai ishte i kthjelltë dhe në paqe me veten dhe Zotin…Zefi ishte njeri i mire, që respektonte gjithkënd, nuk ofendonte askënd, ishte i dashur me të gjithë, një familjar i përkushtuar, besimtar i devotshëm, në shoqëri i respektuar.Për cështjen kombëtare nuk u kursye. Ishte bujar për fe e atdhe. I qeshur me të gjithë; të gjithë i ka dashtë dhe i ka respektuar. Prania juaj sot në masë kaq të madhe në meshë, edhe pse në kushtet e kufizimeve të Pandemisë, tregon se dhe ju e keni dashtë shumë….

Gjatë meshes don Pjetri u ndihmua nga Lek Vata dhe Mhill Velaj.

Pas lutjeve, në emër të familjes ka përcjell mesazhin e dhimbjes por dhe të krenarisë për axhën e vet, nipi i Zefit, djali i vëllait të ndjerë Bibës, Dodë Bibë Përndocaj. Duke kujtuar castet më jetësore të Zefit, Doda ka portretizuar njeriun e mirë Zef Përndocaj. Kishte dhe raste, kur rrëfimi ndërpritej nga dhimbja dhe lotët… ndërsa mbesa Elizabeth, vajza e vajzës,na bëri për të qarë. Një mesazh shpirti për gjyshin e saj të mirë që e donte aq shumë.

Kjo meshë i pat të gjitha: Lutjet, lotët, dhimbjet.

Në meshë ishin të pranishëm edhe vatranët: Agim Rexhaj me zonjën Laura, Besim Malota, Zef Balaj me zonjën Lina dhe djalin David, Marjan Cubi me zonjën,Anton Raja, Idriz Lamaj me zonjën Alma, Lek Mirakaj, Asllan Bushati, Dalip Greca e të tjerë. Ishin në meshë edhe ish kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj me familjen, Mithat Gashi dhe të tjerë. Pas meshës, kortezhi që shoqëroi arkmortin me trupin e pajetë të Zef Përndocaj udhëtoi drejt varrezave Gate of Haven në Hawthorne, New York.

LAMTUMIRA…

Pas lutjes fetare nga famullitari dom Pjetër Popaj, e ka marrë fjalën Dr. Gjon Bucaj, ish kryetar i Federatës VATRA. Z. Bucaj tregoi me detaje jetën e Zefit, që e nisi shtegtimin e jetës 80 vite më parë në fshatin Sang, të krahinës së Fanit të Mirditës,kur prindërit e tij të kujdesshëm, ia ruajtën andrrat, që të mos i prisheshin nga rrethanat jetësore, por erdhi tragjedia e komunizmit,që preku dhe Zefin e familjen e tij…Mbi ta ra persekutimin komunist,arrestime,internime, përndjekje, dhe qendresë. Zefi, tha dr. Bucaj, pa me sytë e tij djegjen e shtëpive, pa babën me pranga ndër duar, përjetoi kohën e vrasjes dhe qëndrimin legjendar të axhës së tij, që së bashku me një kumbar luftoi heroikisht dhe nuk u dorëzua… Më 1951 u detyruan të arratisen në ish Jugosllavi…(Të plotë lexoje në Diellin e printuar)

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Lamtumire, zef perndocaj

KOLË CACAJ DËRGOI $500.00 PËR FUSHATËN E DIELLIT

February 5, 2019 by dgreca

 FALENDERIME BASHKATDHETARËVE QË PO MBËSHTESIN DIELLIN ME RASTIN E 110 VJETORIT. DËRGESAT E FUNDIT:Z. KOLË CACAJ $500.00, SHAQIR SALIHU $ 300.00, ZEF PËRNDOCAJ $ 200.00, RAMIZ MUJAJ $200.00-FUSHATA MBETET E HAPUR!/

1 Kole Cacaj me gruan

 Fushata për 110 Vjetorin e Gazetës Dielli, më të vjetrës gazetë që ende është në botim ne SHBA, gazetës që vjen nga koha e Rilindjes, po vazhdon me sukses.Atdhetari shpirtbujar, Kolë Preka Cacaj dërgoi nga Miami, Florida, një chek me $500.00 të shoqëruar me një mesazh shumë të ngrohtë drejtuar editorit:

I dashur gazaetar, Dalip Greca

Unë Kolë Preka Cacaj, gjendem në Miami, Florida me pushime. Mesova se keni hapur një fushatë për 110 vjetorin e gazetës tonë të dashur “DIELLI”. Po i përgjigjem me $ 500.00 fushatës duke ftuar që edhe të tjerë bashkatdhetarë t’i bashkohen kësaj fushate dhe ta mbajmë gjallë këtë pasuri historike këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U dëshiroj shëndet juve, stafit, të gjithë vatranëve dhe kryetarit Dritan Mishto.

E falenderojmë nga zemra atdhetarin e njohur për bujari e patriotizëm, i cili njihet mirë nga shqiptarët e  Amerikës për investimet në vendlindje, për këmbanoren në Shkodër dhe shumë vepra të tjera atdhesie e bujarie.

Ish gazetari i Zërit të Amerikës, vatrani Shaqir Salihu, dërgoi chekun me $300.00 të shoqëruar me një letër-mesazh  të ngrohtë:

I nderuar Editor

Me anë të kësaj letre dua të njoftoj se sot po ua nis një kontribut modest për 110 vjetorin e Gazetës”Dielli”. Uën jam lexues i vjetër i kësaj gazete që nga zbritja ime në këtë kontinent më 1970. Gazeta DIELLI duhet të gjejë vend në cdo familje shqiptare në Amerikë, Kanada e në gjithë botën ku ka shqiptarë. Gazeta Dielli për 110 vjet me radhë ka qenë udhërrëfyese e diasporës tonë. Ajo na ka mësuar se c’kemi qenë, c’jemi sot dhe ku do të jemi nesër.Shkrimtari serb Dobrica Qosic ka pasë shkruar një roman me titull’Daleko Je Sunce” që në shqip do të thotë “Dielli është larg.Kjo mund të vlejë për serbët, por për ne shqiptarët, Dielli është afër, Dielli është me ne dhe rrezet e tij gjithëmonë do të na ngrohin. Shkrimtari i njohur shqiptar i shekullit të kaluar, Isak Murati ka shkruar librin me titull”Dielli nuk e humb rrugën e vet nëpër re”. Për këtë ka shkruar dhe gjiganti i letrave shqipe, intelektuali i thekur, Profesor Ernest Koliqi.”Il sole non perde La sua strada nelle nuvole”…

I dashur Dalip

Ju përgëzoj për punën e madhe tuajën për të ruajtur Diellin tonë që mos ta mbulojnë retë, megjithëse Dielli edhe nëpër re nuk e humb rrugën.

Përqafime vëllazërore

Shaqir Salihu..

Vatrani për më shumë se pesë dekada në Vatër, Zef Përndocaj dërgoi me postë një chek me $200.00. Si gjithëmonë bujar dhe kontributor i Vatrës. Faleminderit vatran i dimrit e i beharit, sic shprehej Noli në të gjallë të vet.

Me postën e sotme mbërriti në Vatër edhe Cheku me $200.00, kontributi i vatranit për më shumë se tri dekada, anëtarit të Këshillit të Vatrës, poetit Ramiz Mujaj. Faleminderit vatran!

Të dashur Vatranë

Përgjigjuni dhe ju fushatës për 110 vjetorin e Gazetës tonë të dashur. Të gjithë kontributorët do të regjistrohen në “Librin e Nderit të 110 Vjetorit të Gazetës DIELLI”, që do të botohet me rastin e Ditëlindjes së 110-të të Diellit.

Cheku i paguhet VATRËS

Adresa

VATRA

2437 Southern BLVD

BRONX, NY 10458

 

***

FUSHATA KA FILLUAR QE ME 24 JANAR

 

KUJTESE – VATRANË, FUSHATA PËR DIELLIN FILLOI, NËNKRYETARI Z. AGIM REXHAJ JU FTON NË GARË DUKE PRIRË ME $500.00!

– GARA NISI ME DHURIMET E PARA: MARJANA BULKU $200.00, NAZO VELIU $200.00, DALIP GRECA $200.00,AMBASADOR MAL BERISHA $200.00, SINAN KAMBERAJ $ 200.00, MARJAN CUBI $300.00, DR. PASHKO CAMAJ $300.00, FRANK SHKRELI $200.00, ALFONS GRISHAJ $ 250.00, UKA GJONBALAJ $200.00, MONDI RAKAJ $250.00, ASLLAN BUSHATI $ 200.00- GARA ËSHTË E HAPUR, TREGOJENI SHPIRTIN VATRAN!

Të Enjten në mbrëmje,24 Janar 2019,  gjatë takimit të Kryesisë, ku u miratua programi për festimin e 110 Vjetorit të Gazetës”DIELLI”, Editori njoftoi hapjen e Fushatës. E para që iu përgjigj thirrjes ishte anëtarja e Kryesisë së Vatrës zonja, Marjana Bulku me $ 200.00(dyqind dollarë).Menjëherë iu përgjigj sekretarja e Vatrës zonja Nazo Veliu po me $200.00.

Nënkryetari i Vatrës, z. Agim Rexhaj e mbështeti garën, duke prirë, dhuroi  $500.00. Në mbyllje të celjes simbolike të fushatës, Editori dhuroi $ 200.00.

Gara pati dhurues edhe në fundjavë. Emrat janë vendosur sipër, në nëntitullin e kronikës.

Vatranë; është radha juaj të tregoni bujarinë dhe frymën vatrane. Dielli ka 110 vjet që mbahet me dhurime të nxitura nga fryma vatrane dhe shpirti bujar i shqiptarëve të Amerikës.Le të vedosim të gjithë nga një gur në kështjellën e shqiptarizmës këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, Kështjellën me emrin e  bukur VATRA & DIELLI. Secili kontribuon me aq sa mundet, por gur -gur bëhet kalaja. Kështu e kanë mbajtë Kështjellën e shqiptarizmës vatranët këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drejtues dhe Kryesi të Degëve të Vatrës

Vihuni në krye të degëve dhe kontribuoni në këtë fushatë që synon të përballojë veprimtaritë kushtuar 110 vjetorit të DIELLIT dhe Konsolidimin në këtë shekull të dytë të gazetës tonë të dashur.

Ju të zgjedhur në strukturat e Vatrës, tregojeni me vepra se dini t’u prini fushatave të Vatrës. Është koha të kryeni obligimet tuaja!

Ju biznesmenë, që ju akrakterizon shpirti i patriotizmit, mbështetni gazetën, që ka regjistruar 110 vite jetë të Kombit tonë. DHURONI!

Për ju miq të Diellit dhe të Vatrës, që keni dëshirë të  përfshiheni në fushatën tonë, dërgoni një Chek (Pay to: VATRA- Memo-110 vjetori i Diellit) ose Money Order në adresën:

VATRA

2437 Southern BLVD

BRONX, NY 10458

Filed Under: Featured Tagged With: Fushata e Dielli, Kole Cacaj, Ramiz Mujaj, Shaqir Salihu, zef perndocaj

PËR SHPIRTIN E AGIM KARAGJOZIT!

April 11, 2018 by dgreca

ZEF PËRNDOCAJ DHUROI $200.00 PËR FONDIN E STUDENTËVE, DR. GJON BUCAJ $200.00. UKA GJON BALAJ $ 100.00, EDITORI $100.00. FUSHATA MBETET E HAPUR/

1 Zefi dhuronVatrani Zef Përndocaj, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish kryetarit të Vatrës(President nderi i saj) Ing. Agim Karagjozi, në përgjigje të dëshirës së familjes Karagjozi, që në vend të luleve në funeral,dhurimi të bëhej për Fondin e studentëve, ishte i pari që dhuroi $200.00.Ai ia dorëzoi dhurimin editorit të Diellit, ditën e varrimi të Karagjozit, me komentin e shkurtër: Janë për shpirtin e Agim Karagjozit.Pushoftë në Paqe!

Nuk është hera e parë që Zef Përndocaj dhuron për Vatrën.Gjatë shfletimit të rekordeve të Vatrës, emri i tij nuk mungon në asnjë prej fushatave, që në 60 vjetorin e Diellit dhe pas, Zef Përndocaj ka emrin e tij dhe përkrah emrit edhe shifra e dhurimit.Edhe  në botimet e Vatrës dhe të Diellit Përndocaj ka dhuruar krahas vatranëve të tjerë në mënyrë të vazhdushme. E gjetëm emrin e tij edhe tek libri “Flamurtari i Kombit”, libri kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Nolit, ku shifra e dhuruar nga ai është sa dyfishi i mesatares së çdo dhuruesi,ndërkohë që për Botimin e librit të Beqir Metës ka dhuruar $ 1000.00; për  ringjalljen e Diellit me rastin e 100 vjetorit të botimit, ishte nga ata që premtuan dhe e mbajtën premtimin(disave u mbeti premtimi ne letër), ndërsa ai dhuroi $ 3000.00 mijë dollarë, për 100 vjetorin e  Vatrës $ 2,000, 00 përveç pagimit të një tavoline të rezervuar që në fillim ($2500), si dhe $ 500.00 për një faqe në Journalin e 100 vjetorit të Themelimit të Federatës,- me rastin e fatkeqsisë natyrore në zonat e Veriut të Shqipërisë dhuroi $ 1000.00. Natyrisht nuk janë vetëm këto shifrat e dhurimit, ai ka 50 vite që dhuron.

Pas dhurimit të Zef Përndocaj për Fondin e Vatrës,për shpirtin e Agim Karagjozit, mbërriti në kutinë postare të Vatrës edhe Ceku i ish Kryetarit të Vatrës dr. Gjon Bucaj me $200.00, si dhe ceku i anëtarit të Këshillit të Vatrës, z.Uka Gjonbalaj me $100.00. Po ashtu edhe Editori i ka dorëzuar arkëtarit $100.00 për Fondin e  Studentëve. Fushata është e hapur. Ceku i paguhet Vatrës, me shënimin-Memo: Fondi i Studentëve/Agim Karagjozi dhe dërgohet në Vatër: 2437 Southern BLVD, Bronx, NY 10458

Për informacion: Fondi i Studentëve(Vatra’s Educational Found), sic u pagëzua në fillim, lindi në 50 vjetorin e Gazetes Dielli,1959. Vendimi u mor ne Kuvendin e atij viti.. Mori pjesë në fushatë e gjithë anëtarësia e Vatrës dhe fillimisht u mblodhën më shumë se 30 mijë dollarë.Sipas shteteve dhe rajoneve, në krye u vunë vatranët e Bostonit, që arritën të dhuronin $9.971.00, ata të Detroitit me $ 3,535.00, të Usterit me $ 3,016.22, të New Hampshire me $1,661, tw Pittsburg $1,285, të New York-ut me $990.00, Lousvielle $890.00, Cleveland $172, 00, Waterbury 1,470.59, Hartford $145.00, St. Louis $305.00, Chikago 314.99 etj. Këto ishin deri dhurimet deri në festimin e 50 vjetorit të Diellit, ndërkohë që fushata vazhdoi edhe më pas.Natyrisht te ardhurat nuk u arketuan te gjitha ne Fondin e Studenteve sepse u perdoren edhe per kremtimet e 50 vjetorit te Diellit, por per ta fuqizuar ate u organizua nje ballo muzikore me te gjithe shqiptaret ne Boston ne maj te vitit 1961, dhe fondet e mbledhura u arketuan ne Fondin e studenteve. Po ate vit  nisi shperndarja e bursave te Vatres.Presidenti i pare i fondit ishte Dr. Lambi Adams. Është koha që ky fond të rivitalizohet.U bëjmë thirrje vatranëve që sipas mundësive të dhurojnë dhe ta rivitalizojnë këtë fond që u shërben bijëve dhe bijave të shqiptarëve të Amerikës. Fushatat e kanë mbajtë gjallë Vatrën dhe shpirtin vatran. Rasti i tanishëm,kur dhurimet kanë për motiv ish kryetarin dhe Presidentin e Nderit të Vatrës,Agim Karagjozin, që i shërbeu Federatës për më shumë se 60 vjet, është një motiv më shumë. Përkraheni!

Gazeta Dielli do ti publikojë dhuruesit!

Filed Under: Featured Tagged With: Per shpirtin e Karagjozit, zef perndocaj

VATRANI VETERAN, ZEF PERNDOCAJ VIZITOI BASHKINE E KAMZES

September 10, 2015 by dgreca

Kryebashkiaku Mziu pret në një takim vatranin z. Zef Perndocaj /

KAMEZ: Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, priti te Merkuren me 9 Shtator 2015 në një takim një prej anëtarëve më të vjetër të Federates PanShqiptare te Amerikes “Vatra”, pjese e Advisory Board, z. Zef Perndocaj, njoftoi zyra e shtypit te kesaj bashkise.

Kreu i Bashkisë, duke i uruar mirëseardhjen z. Perndocaj, u shpreh se ndiente kënaqësi dhe një emocion të veçantë që priste një mik të shtrenjtë, një pjesëtar të Federatës së mirënjohur e mbarëshqiptare “Vatra”, e krijuar prej më shumë se njëshekulli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga koloset e kombit.

Nga ana tjetër, z. Perndocaj, i larguar nga Shqipëria per shkak të regjimit komunist si dhe një nga anëtarët më të vjetër të Vatres, pjese e bordit te Vatres qe ne vitet ’70 te shekullit te shkuar, e falënderoi kryebashkiakun Mziu për mikpritjen. Perndocaj, si anëtar i kryesisë së “Vatrës” njihet si mik i Kamzës, kryetarit të saj dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ne njoftimin zyrtar thuhet se Z. Perndocaj erdhi në Bashkinë Kamëz, duke i kthyer vizitën kreut të saj, z. Mziu, i cili bashkë me delegacionin që e shoqëronte patën vizituar “Vatra” në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Njëkohësisht anëtari i kryesise se Vatrës, me kete rast e përgëzoi dhe e uroi për mandatin e tretë në krye të një prej Bashkive më të mëdha, siç është Bashkia e Kamzës. Gjithashtu, ai i shprehu kreut të Bashkisë edhe përshëndetjet e kryetarit të “Vatrës”, z. Gjon Buçaj, si dhe dëshirën për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet kësaj shoqate dhe Bashkisë Kamëz.

Z. Mziu u shpreh se ka qenë një nder bashkëpunimi me këtë shoqatë, duke shprehur falënderimet e tij për pritjen e ngrohtë që i është rezervuar gjithnjë në vizitat që ka zhvilluar te selia e saj në New York.

Në këtë takim, ndër të tjera, u fol për lidhjet e forta të kryebashkiakut Mziu me “Vatrën” dhe ndihmën që ka dhënë Bashkia Kamëz për shkollat shqipe në Nju Jork. Pjesë e bisedës ishte edhe situata politike dhe ekonomike e vendit, si dhe gjendja e mjerueshme në të cilën ndodhen shqiptarët për shkak të keqqeverisjes aktuale.

Z. Zef Perndocaj i përket atij brezi të shqiptarëve në diasporë që u arratisën nga regjimi komunist dhe kaluan në ish-Jugosllavi, ku vepruan dhe u lidhën me shumë patriotë shqiptarë në Kosovë e viset e tjera shqiptare. Gjatë kohës së sundimit diktatorial, Perndocaj së bashku me patriotë tëtjerë në diasporë, sidomos në SHBA ku ai jeton, ia kushtoi të gjithë veprimtarinë e tij çlirimit të Kosovës dhe çrrënjosjes së komunizmit në Shqipëri.

Në fund të vizitës, në emër të “Vatrës” dhe kryetarit të saj, z. Gjon Buçaj, Perndocaj e ftoi mikun e vatranëve, siç e quajti ai kryetarin e Bashkisë së Kamzës, z. Xhelal Mziu, për një vizitë në NewYork me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan ne njoftimin e saj zyra e shtypit te bashkise se Kamzes.

Filed Under: Vatra Tagged With: Bashkia Kamez, vatrani veteran, Xhelal Mziu, zef perndocaj

VATRA I URON SHËRIM TË SHPEJT Z. ESAT ÇOKU

November 6, 2013 by dgreca

Kryetari i Federatës VATRA, dr. Gjon Bucaj, i shoqëruar nga anëtari i Advisory Board të Vatrës Zef  Përnocaj dhe editori i Diellit Dalip Greca, vizituan në Albert Einstein Hospital, zotin Esat Çoku, i cili që nga enjtja e kaluar ka kaluar një operacion të vështirë kardiologjik. Gjendja e të sëmurit është në kontroll dhe ka nisë përmirësimi.

Z. Bucaj dhe shoqëruesit i uruan shërim të shpejtë  z. Çoku.

Z.Esat Çoku është një aktivist i komunitetit shqiptar në Neë York, anëtar i Advisory Board të Vatrës. Ai është një prej qëndrestarëve të diktaturës komunsite, ku së bashku me babanë e tij, dy vëllezërit Çaush e Bedria Çoku, si familje, kanë bërë 76 vite burg.

Pas rrëzimit të diktaturës komuniste Esat Çoku dha kontribut të ërndëssishëm, në Lushnjë dhe në shkallë Kombëtare. Ai ishte anëtar i kryesisë së Shqatës Kombëtare të të Përndjekurëve Popitik, ishte kryetar i degës së të përndjekurëve të Lushnjës, anëtar i Këshillit të Rrethit, kreu detyrën e sekretarit të Komitetit Ekzekutiv dhe më pas ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Urojmë që z. Esat Çoku të shërohet sa më shpejt dhe të kthehet parnë familjes së tij të dashur, bashkëshortes Zyhra dhe djalit Franc, që të gjithë këto ditë i kanë qëndruar tek koka.

Te shkuara, miku yne!

Ne Foto: Esat Coku me heroin e dEmokracise Azem Hajdari, ne Parlamentin e Shqiperise

Filed Under: Komente Tagged With: dalip greca, Esat Coku, Gjon Bucaj, Vatra, zef perndocaj

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË TEQENË BEKTASHIANE SHQIPTARE NË MICHIGAN U FESTUA “SULLTAN NOVRUZI”
  • SHQIPTARËT E AMERIKËS MBLODHËN 140 MIJË E 500 USD PËR NDËRTIMIN E KËMBANARES SË KATEDRALES NËNË TEREZA NË PRISHTINË.
  • “DIELLI” ME SHQIPTARËT NË DANIMARKË
  • VATRA MICHIGAN SHTROI DARKË NDERIMI PËR PRINC LEKËN DHE KLERIN FETAR NË MICHIGAN
  • VATRA CHICAGO MORI PJESË NË PROMOVIMIN E LIBRIT “THE FLOWER OF VLORA” TË DR. ANNA KOHEN
  • “ARDIAN KOÇI DHE RINGJALLJA E FENOMENIT TË VETMBROJTJES POPULLORE”
  • Edhe shqiptarët duhet ta kenë Kërlezhën e tyre për të nxitur demokratizimin e shoqërisë serbe
  • Shën Patrik
  • PRANIMI I PROPOZIMIT EVROPIAN ËSHTË KOMPROMIS TJETËR I KOSOVËS
  • “Luba”, një dashuri që vërvitet mes kohrash dhe zhvesh sistemin diktatorial
  • SENJORIA E VENEDIKUT DHE RAPORTET E SAJ ME PRELATET KISHTAR E FAMILJET FINSIKE SHQIPTARE NË SHEKULLIN E XV-TË – KRYEIPESHKVI I DURRËSIT IMZOT PAL ENGJËLLI
  • Papa Klementi XI (Albani), një bibliofil me sqimë dhe themeluesi i Seksionit Oriental të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit
  • THE NEWTON GRAPHIC (1975) / “NJERIU DHE LËVIZJA” — EKSPOZITA FOTOGRAFIKE E GJON MILIT NË MUZEUN E SHKENCAVE TË BOSTONIT
  • MUZIKË QË PIKON NGA GISHTËRINJTË E FËMIJËVE…
  • VATRA PROMOVON “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999” MË 25 MARS 2023

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT