…Një person që ka hapur zjarr është arrestuar dhe një prej oficerëve të policisë së Kongresit është plagosur lehtë/
Washington, 28 Mars 2016/ Polica ka bllokuar hyrje daljet nga ndërtesa e Kongresit dhe Shtëpia e Bardhë në Uashington, pas njoftimit se në qendrën e vizitorëve në Kongres, aty ku mblidhen turistët për të vizituar Kapitolin, janë dëgjuar të shtëna.
Njerëzit brenda në ndërtesa janë urdhëruar të qëndrojnë aty. Policia e Kongresit thotë se bllokimi i ndërtesës është bërë për shkak të një “kërcënimi ndaj sigurisë”.
Njoftime të ndryshme venë në dukje se një person që ka hapur zjarr është arrestuar dhe se një prej oficerëve të policisë së Kongresit është plagosur lehtë. Por njoftimet nuk janë konfirmuar.
Kongresi është pushim këto ditë për shkak të festës së Pashkëve, por kjo është një javë e ngarkuar me turistë të shumtë. Shumë vijnë në Uashington për të parë festivalin e njohur çeljes së luleve të qershive, që tani janë në lulëzim të plotë.
Në Shtëpinë e Bardhë nuk ka patur njoftime për ndonjë incident.