• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ekonomia gjermane e shqetësuar për Turqinë

August 1, 2016 by dgreca

Nga Zhang Donhang/Gjermania dhe Turqia janë partnerë të rëndësishëm tregtie. Tani bizneset janë të rrezikuara. Rreth 6000 sipërmarrje gjermane janë të angazhuara në Turqi. Zhvillimet e reja në Ankara mund ta turbullojnë partneritetin.

Pas puçit të dështuar në Turqi kanë filluar të bien kurset e aksioneve në bursë, vlera e monedhës kombëtare Lira po bie duke shënuar nga një rekord të ulët në tjetrin. Agjencia e vlerësimit të riskut Standard & Poor’s (S&R) e uli një shkallë më poshtë aftësinë kredituese të vendit nga kategoria “BB+” në “BB”. Edhe nota e mëparshme ishte në nivelin e ashtuquajtur i konsumuar. Që pas tentativës për puç spektri politik është polarizuar, argumenton S&P vendimin. Ky vend ka përpara një fazë të gjatë të pasigurisë politike. Kjo mund t’i vështirësojë flukset e kapitalit nga jashtë. Këto zhvillime mund të kenë pasoja të rënda për Turqinë, vendi në ekspansion ekonomik prej vitesh ka një deficit në rendiment dhe është i varur nga prurjet e kapitalit nga jashtë.

Tentativa për puç dhe aksionet pasuese të spastrimeve të presidentit turk Erdogan i kanë krijuar kokëçarje edhe përfaqësuesve të ekonomisë gjermane. “Kjo godet drejtpërdrejt bizneset e ekonomisë gjermane me Turqinë”, tërheq vëmendjen Eric Schweitzer, president i Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK).

Të dy vendet janë të lidhur mes tyre përmes marrëdhënieve tregtare. Viti 2015 shënoi një volum të tregtisë bilaterale mbi 36 miliardë Euro. Turqia ka eksportuar mall në vlerën e 14 miliardë Eurove në Gjermani dhe ka blerë në këmbim produkte gjermane në vlerën e 22,4 miliardë Eurove. Kësisoj Turqia u rendit në vendin e 14 ndër tregjet më të rëndësishme për eksportet gjermane. Rreth 60% e eksporteve gjermane në Turqi konisistojnë në sektorin e prodhimit të makinerive si dhe të automobilëve dhe të degës së kimisë.

Një treg i rëndësishëm për prodhuesit e automjeteve dhe makinerive

Kryesisht për degën e prodhimit të automobilëve Turqia është një partner i rëndësishëm tregtar dhe një vend prodhimi. Të gjithë prodhuesit e automobilëve, që kanë emër, janë të përfaqësuar në këtë vend euro-aziatik dhe kontribuojnë gjithashtu në eksportin e Turqisë. Fabrikat e furnitorit më të madh të pjesëve të këmbimit për automobilë Bosch në Bursa mbulon 1,5% të ekspporteve të Turqisë. Në dy vitet e kaluara kjo fabrikë u zgjerua me një investim prej gjysmë milioni Euro.

Tani përfaqësuesit e industrisë së automobilëve dhe prodhimit të makinerive i shohin të rrezikuara bizneset e tyre. Për industrinë gjermane të automobilëve tani është vendimtare, që “në këtë vend të rikthehet stabiliteti politik dhe kësisoj të ketë  mundësi planifikimi për sipërmarrjet. E njëjta gjë vlen edhe për shtetin ligjor”, vë në dukje Shoqata e Industrisë së Automobilëve (VDA). Prodhuesit e makinerive ndonëse e kanë mbyllur këtë gjashtëmujor me kontrata prodhimi, “zhvillimet e fundit politike, ndër to edhe Brexit dhe tentativa për puç në Turqi sinjalizojnë, se duhet pasur kujdes”, tha Ralph Wiechert, kryeekonomist i Shoqatës së prodhuesve gjermanë të makinerive dhe impianteve (VDMA). Investime të mundshme në Turqi tani po “shqyrtohen enkas me sy kritik”, thuhet në një komunikim të shoqatës pak pas tentativës për puç.

Priten më pak investime direkte

Të kujdesshëm nuk janë vetëm prodhuesit e makinerive, por ekonomia gjermane në tërësi i druhet investimeve të reja në Bosfor. 85 përqind e sipërmarrjeve llogarisin me humbje të ndjeshme si pasojë e gjendjes së paqendrueshme politike, është ky rezultati i një anketimi ndër menaxherët. Vetëm katër përqind pohojnë, se bizneset e firmave gjermane në Turqi nuk do të preken prej zhvillimeve të fundit.

Vitin e kaluar investimet direkte gjermane në Turqi arritën volumin rreth 9,2 miliardë Eurove, më shumë se një vit më parë. Aktualisht atje janë aktive 6000 sipërmarrje ose firma me kuota kapitali gjerman.

Që nga fillimi i shekullit të ri falë stabilitetit politkik Turqia ka joshur investitorët e huaj me kuota të larta të rritjes ekonomike deri në 10%. Por kjo periudhë tani për tani ka marrë fund. Nga një seri sulmesh dega e turizmit, që përbën 10% të produktit bruto në vend të Turqisë, ka rënë. Sipas degës gjermane të turizmit numri i pushuesve gjermanë, që janë grupi kryesor i turistëve që frekuntojnë Turqinë, në pesë muajt e parë të këtij viti ka rënë me 35%. Banka turke e Rezervave megjithatë për vitin 2016 parashikon një rritje me 3,5%.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: e shqetësuar, Ekonomia gjermane, për Turqinë

NATO, sisteme mbrojtëse nga ajri për Turqinë

December 2, 2015 by dgreca

Vendet aleate të NATO-s kanë planifikuar të dërgojnë avionë patrullues dhe raketa antiajrore për të forcuar sistemin mbrojtës ajror të Ankarasë, mbi të gjitha në kufirin e saj me Sirinë. Reagimi i fundit vjen pas rrëzimit të avionit rus nga Turqia, ndërsa është konfirmuar nga zyrtarë gjatë kësaj të marte. Vendimi i marrë nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara për të hequr bateritë e raketave “Patriot” nga Turqia ka bërë që ky boshllëk të mbulohet nga vendet e tjera aleate të NATO-s, teksa aleanca atlantiko-veriore synon të sigurojë Ankaranë mes tensioneve me Rusinë për shkak të inkursionit në hapësirën ajrore të Turqisë. Hapat e marrë nga Gjermania e SHBA-të u shpallën javë më parë, por ndërhyrja surprizë e Rusisë në luftën civile siriane gjatë muajit shtator ka nxitur vendet e tjera për t’iu ofruar ndihmë shtesë forcave ajrore turke. Spanja është i vetmi komb i NATO-s, që ka aktualisht raketa “Patriot” në Turqi. “Ne duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha aftësitë dhe kapacitetet tona për t’u bërë ballë kërcënimeve ndaj kufirit jugor të NATO-s”, tha ministri i Jashtëm lituanez, Linas Linkevicius, teksa ndodhej në Bruksel në takim me homologët e tjerë të aleancës, ndërkohë që nuk kanë munguar ofertat nga aleatët për furnizime me anije dhe avionë. “Duhet të mbështesim aleatin tonë, Turqinë”, shtoi më tej ai. Diplomatët e aleancës thanë se këto masa pritet të përfshijnë më shumë anije nga vendet anëtare të NATO-s në Mesdheun lindor, më shumë avionë të tyre në bazën ajrore turke të Incirlikut, si dhe më shumë bateri të mbrojtjes antiraketore, shtuar atyre që ekzistojnë nga Spanja. Ministrat e Jashtëm, përmes një deklarate të përbashkët, thanë se situata në kufirin e Turqisë me Sirinë dhe Irakun është “mëse e paqëndrueshme” dhe u angazhuan për të fuqizuar mbrojtjen ajrore turke, gjë të cilën ata e përshkruan si “masa sigurie”. “Ne mbetemi të vendosur të vazhdojmë të zhvillojmë masa të reja sigurie në NATO, ndaj dhe aleatët po punojnë për të siguruar të tjera kontribute të mundshme”, thanë ministrat. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se priste një vendim mbi një paketë masash “brenda pak javësh”, por u ndal të theksonte se këto përforcime nuk kanë lidhje me inkursionin ajror të Rusisë, si dhe bëri thirrje që Moska dhe Ankaraja të gjejnë një zgjidhje për tensionet e fundit.

Filed Under: Rajon Tagged With: NATO, nga ajri, për Turqinë, sisteme mbrojtëse

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT