Konstandini kreu reforma në sistemin monetar, ushtarak, administrativ’e krijoi “Perandorinë e Krishterë”/
Nga Harallamb Kota-studiues/
Mëngjezi i datës 20 shtator 2014 qëlloi e djelë. Pasi dola nga shtëpia, bleva shtypin e ditës dhe zura vënd në një tavolinë në klubin e lagjes për të pirë kafenë e mëngjesit. Një artikull interesant, titulluar me gërma kapitale: “Si e legalizoi krishtërimin Konstandini i Madh, Dardano-Iliro-Shqiptar”, më kishte tërhequr vëmëndjen dhe po e lexoja me tepër vëmëndje. Ej..ej..ej.. mu drejtua i zoti lokalit i habitur, ndërkohë që edhe ai po lexonte të njënjtin artikull dhe tha:-Mirë Aleksandri i Madh’që la testamentin “Unë jam Ilir“, por dhe Konstandini i Madh, na qënka Ilir. Kështu thotë gazeta, ndërhyri Meti një nga klientët e moshuar, i cili sapo e kishte mbaruar së lexuari artikullin dhe zuri vënd në tavolinën time. Sakaq, pranë meje u afrua Albani miku im, me të cilin pija shpesh kafenë në ditët e djela. Biseda u gjallërua, pasi ai ishte lexues i rregullt dhe dashamirës i temave historiko-patriotike. Disa klient morën në duar filxhanët e kafeve, tërhoqën pas vetes karriget dhe u afruan duke u ngjeshur fort me njëri tjetrin. Kureshtja ishte e madhe dhe dëshira për të ditur diçka më shumë, i shtynte të pyesnin dhe të nxisnin bisedën.
Historia e Konstandinit të Madh, është e hershme, sqaroi Albani’ dhe e kam mësuar jo vetëm nga burime gojore, por e kam lexuar edhe në disa botime shkencore e letrare në Stamboll. Sipas këtyre burimeve, Flavius Valerius Constantinus, ishte djali i Konstant Klorit dhe i Helenës. Ai lindi në vitin 280 m.k në Iliri, në Naissus (Nish) të Dardanisë. Në rini ndiqte kultin e Apolonit dhe në të ritur, u bë burrë shteti i aftë për të aritur çdo synim që i vinte vetes. Fal aftësive e karakterit të fortë, në vitin 306 u kurorëzua Perandor i Romës. Deri në vitin 312, krishtërimi i përqafuar nga popullsia ilire qysh nga viti 40 mk, luftohej egërsisht nga Roma. Pas këtij viti, qëndrimi i Romës ndryshoi, pasi Konstandini i Madh nisi ta simpatizojë krishtërimin. Më 313 me Ediktin e Milanos dhe me bashkësundimtarin Licini, vendosi “Paqen e Kishës”,duke siguruar lirinë e besimit. Konstandini kreu reforma në sistemin monetar, ushtarak, administrativ’e krijoi “Perandorinë e Krishterë”. Kisha siguroi një vënd të privilegjuar në shoqëri. Predikimi filloi të bëhej lirisht nga murgjit dhe në manastiret që u përhapën në gjithë teritorin e perandorisë,në Azi,Afrikë e në Europë. Albani, mori frymë thellë dhe duke dashur të mos humbas fillin e bisedës vazhdoi: Sipas burimeve gojore, të treguara fillimisht nga një prift ilir, që shërbente në kishat paleokristiane në kalanë e Beratit, në vjeshtën e motit 313, Konstandini i Madh shkeli në Epir dhe qëndroi rreth 40 ditë në trojet e tyre. Në ditqëndrimin e tij në kështjellë, u kujdes veçanërisht për ngritjen e kishave, organizimin e tyre dhe pregatitjen e murgjëve e priftërinjve për predikimin e krishtërimit dhe shërbesat në gjuhën shqipe. Kampin perandorak Konstandini e caktoi në vëndin ku kishte pushuar dhe ndënjur dy ditë radhazi shën Pali. Në të dyzetenjëtënditë, në krye të gardës pretoriane dhe të legjioneve romake që ishin fushuar poshtë mureve të kalasë, u nis udhës për në Bizant. Hipur mbi një kalë të bardhë, ndiqte rrugën dhe shkelte në çdo gjurmë e në çdo shteg që kishte kaluar Çezari i Madh. Gjenerali i famshëm, pati mundur Pompeun në betejën e Farfallës dhe ditën e kurorëzimit perandor, u vra nga miqt e tij, Bruti, Kasi’ e Mark Antoni.
Me të mbëritur në Pelion të Enkeladës, ringriti tepujt pellazgjik e ndërtoi një shtatore të madhe për mbret Agronin. Më tej, tepër hareshëm kalëronte udhëve dhe briste: Aleksandër…, Pirro… dhe ti o Çezar…, të tre nga barku Ilirisë keni dalë. Në çdo gjurmë po u ndjek, hypur mbi kalin tuaj të bardhë, mespërmes Epirit, Maqedonisë deri në Bizant. Me të mbëritur në brigjet magjepëse të Ilionit, ndali tek bujtina e Epirotit, takoi pronarin’e duke kthyer një kupë me verë i tha: Unë jam ilir’dhe ty të njoh. Erdha ta kqyr nga afër, këtë tempull të famshëm pellazgjik’ e të dëgjoj historinë e tij!. Epiroti’ vuri në dysheme dy tabela shkruar në gjuhën pelazgo-ilire. Ngriti njërën dhe i tha: Këtu shkruhet “Bujtina Pelazgut”. Kjo i takon kohërave mitike, kur në këtë han ose tempull, vinin e shijonin verën lajkatare, korierët e Priamit, Akilit e Hektorit. Lajmin e djegies së Ilionit nga Akejt, e solli Enea, biri i perëndeshës ilire Afërdita, i cili udhëhiqte trojanët drejt vendeve nga ku perëndonte dielli. Eneu ishte djalë i ri,i fuqishëm dhe marshonte me babanë Ankizin në krahë e djalin Julin për dore. Troja u dogj, belbëzoi Eneu e ndali hapin. Akejt po shkretojnë Ilionin. Pelazgu, stërgjyshi im, tha Epiroti, i shkoi pranë, ja freskoi ballin e ja njomi buzët me ujin e freskët. Eneu me barën e popullit të vet’ që e ndiqte nga pas,u largua nga bujtina e Pelazgut, duke lënë shpresën e mbijetesës së popullit të tij. Pas kësaj gjëme, bota u shurdhua. Në fillim të dimrit të vitit 800 pk, në pragun e derës “Bujtina Pelazgut”, hyri një plak i reckosur, që zuri vënd pranë oxhakut. Një lahutar,veshur me xhokën ilirike të asaj treve, rrethuar nga miqtë e tij, këndonte luftën e Trojës. I sapoardhuri mbante vesh’e shkruante me pendën e tij mbi një pergamen. Me të mbaruar kënga, plaku shëtitës u çua. Lahutari e pyeti në gjuhën pellazge: Home-Mëir?!. Plaku ja ktheu: mëir..mëir. Stërgjyshi im, pandehu që udhëtari quhej Homer e i tha: -Homer vëlla, mos u largo, ha një çap bukë, fli pranë vatrës tonë dhe çdo mbrëmje deri në agim, shkruaj ndodhitë pelazgjike të kënduara nga lahutarët tanë. Një shekull pas Homerit, në gjirin e Bosforit ku dikur gjallonte Troja, u ndërtua një vendbanim i ri, që u zmadhua e mori formën e një qyteti. Persët që u dyndën nga vëndet e indogjenëve, shkatëruan Babiloninë, sulmuan Egjiptin, pushtuan hapësirat pelazgjike të Ilionit dhe qytetin në brigjet e Bosforit e quajtën Bizant. Darri mbreti i persëve, me të hyrë në mjediset e bujtinës, i dha të njohur Pelazgut dhe i tha: Plak i moçëm e i urtë..dëgjomë..e mba vesh. Ilionin e dogjën Akejtë. Ne persët do pushtojmë Athinën, Spartën e gjithçka. Mbushna kupat me verë, të gëzojmë. Bujtinën nuk do e shëmb, por do e ruajmë si tempull. Nuk kaloi shumë kohë dhe në hapësirat ilirike u shfaq mbretëria maqedone. Filipi ndali marshimin e Darrit. Në vitin 334,Aleksandri i Madh,djali i Filipit dhe i Olimbisë, biri i Zeus pelazgut dhe nxënësi i Aristotelit, mori komandën “Lidhja Korinthit”, zmbrapsi ushtritë perse nga teritoret ilire të pelazgjisë dhe mbëriti në Bizant. Pasi sistemoi ushtrinë, bashkë me disa luftëtarë, hyri në bujtinën e Pelazgut e ju drejtua pronarit: Mik i vjetër e i vlerë. Kohërat pelazgjike mbaruan bashkë me Homerin. Unë jam ilir. Kam në remba gjak si i yti. Tash e tutje, ky vënd do quhet “Bujtina Ilirike”.Kështu tha Aleksandri, ashtu bëri edhe stergjyshi im,i cili që nga ajo ditë u quajt Ilir. Ja tabela e shkruar. Epiroti ngriti tabelën e dytë, ku lexohej: “Bujtina Ilirike”.
Tabela e tretë, ju drejtua Epiroti’ Kostandinit, u vendos me urdhër të Qezarit. Perandori i parë i Romës,me të hyrë në mjedisin e hanit, u ul në ndenjëse’ e pasi piu një shtambë të madhe me verë, tha: “Unë jam etrusk, pasardhës i Julit, djalit të Eneut, birit të Afërditës’ perëndesha pellazge e ilirëve. Në kujtim të Pirros së Epirit, strategut të madh ushtarak, i dyti pas Aleksandrit, sipas Hanibalit të Kartagjenës, bujtina juaj që sot e tutje do të quhet “Bujtina Epiroti”. Nga ajo ditë e deri më sot, që jam pranë madhërisë suaj, emëri i kësaj bujtine nuk ka ndryshuar dhe mua, tha bujtinxhiu, më thërasin Epiroti. Kostandini i Madh, kishte pirë mjaft verë. U shtri bri vatrës, pikërisht në vendin kur dikur kishte fjetur plaku shëtitës, i quajtur nga Pelazgu me emërin Homer. Edhe unë, tha Kostandini duke dremitur, emërin e bujtinës tënde nuk do e ndryshoj. Pas pak u çua në këmbë, i hypi kalit dhe duke u larguar ju drejtua Epirotit me këto fjalë: Që nga e sotmja e motit 313, me dekretin tim perandorak, qyteti i quajtur nga Dari i Persisë me emërin Bizant do të quhet Konstandinopol.
Albani pushoi një çast e përsëri vazhdoi: -Sipas literaturës, krishtërimi u përhap në gjithë teritorin e Perandorisë Romake, në Azi, Afrikë dhe Europë. Më 330, Konstandini i Madh, e transferoi kryeqytetin e perandorisë nga Roma në Konstandinopojë, e cila u bë qëndër intelektuale dhe fetare e krishtërimit lindor. Deri më 337, viti i vdekjes së tij , Perandoria Romake qëndroi e bashkuar, por me zhvillime të mëdha në ndarjet fetare, midis dy besimeve, katolike dhe ortodokse. Në vitin 395 Perandoria Romake, u nda në dy pjesë, në atë të lindjes dhe të perëndimit. Iliria kaloi në lindje dhe pjesa më e madhe e popullsisë u përfshi në besimin ortodoks. Vazhdimësia e jetës kishtare në trevat arbënore, pas dyndjes së sllavëve në ballkan në shek. VI dhe VII, ishte një provë e madhe për ekzistencën e tyre “si popull i veçantë” me “emër të përbashkët”, në trevat ku banojnë sot shqiptarët, të autoktonisë së tyre dhe për rjedhojë, që shqiptarët ose Arberit janë pasardhës të Ilirëve.
Pas viteve 732, organizimi kishtar në Arbëri varej nga Patrikana e Kostandinopojës. Me ndarjen zyrtare të kishës në vitin 1054, në kishë katolike me qëndër në Romë dhe kishë ordodokse me qëndër në Kostandinopojë, teritoret shqiptare u ndanë midis dy qëndrave të mëdha të botës së krishterë. Pjesa më e madhe vazhdoi të qëndronte lidhur me Patrikanën e Kostandinopojës. Në skajin veriperëndimor u kristalizua një enklavë katolike me peshkopatat e Tivarit, Ulqinit, Shkodrës, Pultit e Drishtit, që njohën autoritetin e Papës së Romës. Shqiptarët ose arbëreshët mesjetarë, në teritorin e Perandorisë Bizantine duke filluar nga shek. XI, përmënden me emërat, Albanoi, Albanitai, Arbanitai, Arbanensis dhe Arbanas. Ndërsa vendbanimet e tyre Arbanon,Albanon,Arbanum, Albanum, Albania, me një shtrirje afërsisht në trevën ku Ptolemeu në shek.II mk,vendosi fisin ilir. Në fillim të shek XIII, kisha katolike depërtoi më tej, në drejtim të Lindjes në Kosovë dhe të jugut në Pricipatën e Arbërit . Ajo kishte seli peshkopale katolike në Prizeren e në Shkup. Gjatë mesjetës, megjithëse katoliçizmi u forcua me urdhërat benediktinë, dominikanë dhe françeskanë, ai mbeti në Arbëri në gjëndje inferioriteti në krahësim me ortodoksizmin dhe varej nga Vatikani. Ndërsa kisha ortodokse, varej nga Patrikana e Konstandinopolit. Albani fliste dhe vështronte dëgjuesit që nuk ja shkisnin sytë dhe e ndiqnin me tepër vëmëndje. Kjo situatë, sa herë që i krijoheshin mjedise të tilla, i pëlqente shumë, prandaj mundohej të fliste sa më shqip, pra sa më qart, kuptushëm e me zë të lartë.
Për gati 10 shekuj, vazhdoi duke e ngritur edhe më lart zërin, arbërit të ndodhur tërësisht ose pjesërisht nën sundimin politik e nën ndikimin kulturor të Perandorisë Bizantine, u afirmuan si popull më vete, me gjuhë e kulturë të përbashkët, në një teritor të përbashkët. Që nga mesjeta e hershme, u formuan si forcë gjithnjë më e pavarur nga pushtusit e huaj, aktivë dhe me peshë në zhvillimin e ngjarjeve në truallin e tyre dhe në krejt gadishullin Ballkanik. Në vitin 1385, arbërit shpartalluan në betejën e Akelout, sundimtarët bizantinë dhe formuan principatat e tyre të pavarura nga Konstandinopoja.
Në vitin 1299, shteti turko osman i kthyer në perandori, zgjeroi kufijtë e tij, duke u shtrirë në tre kontinente, në Europë, Azi dhe Afrikë. Ushtritë turke endeshin në teritoret e Arbërisë qysh nga viti 1417. Osmanët u mundën në vitin 1444 nga ushtria arbnore e komanduar nga Gjergj Kastrioti, i quajtur nga Sulltani me emërin Iskandër, që në turqisht do të thotë Aleksandër. Më 1450, ushtia e Padishahut shtiu në dorë Konstandinopolin dhe me dekret perandorak, i ndëruan emërin duke e quajtur Stamboll. Para rrezikut osman, Venetiku dhe mbretëria e Napolit lidhën marëveshje vasaliteti me Skënderbeun, ndërsa Papa i Romës e quajti “kalorës i krishtërimit”, duke i kujtuar paraardhësin e tij Kostandinin e Madh. Papa e kurorëzoi me titullin “Mbret i Epirit, Maqedonisë, Ilirisë dhe krejt Arbërisë”, duke i kërkuar të merte në mbrojtje edhe Greqinë. Në vjeshtën e motit 1450, disa muaj pasi osmanët pushtuan Konstandinopojën dhe e quajtën Stamboll, në bijtinën e Epirotit mbëriti një kalorës perandorak, i cili me zë tepër të vrazhdë pyeti të zotin: Këtu takohej Skënderbeu me Huniadin?. Epiroti ngriti supet dhe nuk foli. Kalorësi hyri brënda dhe tepër i zëmëruar u shpreh: Kjo bujtinë sot e tutje do quhet “Arnauti”. Kështu u urdhërua dhe ashtu u bë. Pas vitit 1468, me vdekjen e Skënderbeut, turqit osmanë pushtuan Arbërinë dhe përhapën me dhunë muslimanizmin. Krishtërimi pësoi një goditje të rëndë. Popullsia kaloi gradualisht në besimin musliman, ndërsa pronat pësuan humbje të mëdha. Kureshtja e të pranishmëve ishte shtuar shumë. Albani u mendua një çast dhe përsëri vazhdoi: -Doni të dini si arbërit u quajtën shqiptar?!. Sipas studimit të Prof. Bardhyl Demiraj, publikuar në librin e tij “Shqiptar dhe Shqa”, fjala shqip dhe shqipfolës është përdorur në gjuhën tonë qysh në kohërat mitike. Në fakt kjo fjalë gjëndet e dokumentuar nga Buzuku në vitin 1555. Fjala shqip, thotë prof.Bardhyli ka kutimin me fol qart, kuptushëm, me zë të lart, të epërm,ipe,shqipe. Konvertimi i popullsisë nga të krishterë në musliman, diktoi ndryshimin nga arbër në shqiptar. Në vitet 1690-1790, shpjegon gjuhëtari ynë, muslimanizmi përfshinte më pak se gjysmën e popullsisë dhe arbërit po quheshin gradualisht shqiptar. Në vitet 1790-1890 ishte muslimanizuar rreth 2/3 e popullsisë dhe banorët quheshin tërësisht shqiptar, ndërsa vëndi i tyre Shqipëri. Diferencat ndërfetare u sprapsën qëllimisht për hir të unitetit të synuar etno-nacional. Shumësia fetare u vu kështu në funksion të një homogjeniteti nacional dhe arbërit u quajtën shqiptar. Albani pushoi dhe po ndiqte të pranishmit.Kuptuat gjë sendi, ju tha tepër i menduar?!.Gjthçka,u përgjegjën njëzëri ata !!.
Harallamb Kota
Studiues i letrave shqip