PRISHTINË, 18 Nëntor 2015/ Në Prishtinë, gurë dhe ngjyrë kanë hedhur sot në drejtim të ndërtesës së qeverisë së Kosovës përkrahësit e opozitës në protestën që policia e ka shpërndarë me gaz lotsjellës. Gurë janë hedhur edhe në drejtim të policisë. Në protestë ishin edhe drejtuesit e partive opozitare, edhe Albin Kurti, i cili në banesën e tij ishte kërkuar nga Policia për arrestim. Kurti u ka deklaruar mediave në shesh se “protestat do të vazhdojnë”dhe se “nuk do të pranojnë asnjë kompromis pasi shtetin po e persekutojnë”. Në këto zhvillime deri tash raportohet për një polic të lënduar dhe disa protestues të arrestuar.
Opozita e bashkuar dhe protestuesit kërkojnë që të lirohet menjëherë deputetja Donika Kadaj-Bujupi dhe që “përndjekja e opozitës duhet të ndalet menjëherë”.