-Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e qeverisë: Mesazh i fuqishëm përkrahje i SHBA-ve për Kosovën/
-Qeveria ndanë 600,000 euro për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës/
Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/
PRISHTINË, 13 Shkurt 2018/ Kryeministri Ramush Haradinaj, sot pasdite në mbledhjen e qeverisë së Kosovës njoftoi kabinetin qeveritar për vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilën e ka vlerësuar të suksesshme. “Delegacioni i Kosovës ka pasur takime të rëndësishme dhe ka marrë një mesazh të fuqishëm të autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do të vazhdojë përkrahja dhe mbështetja e ecjes së Kosovës përpara”, theksoi Haradinaj në mbledhjen e qeverisë pas kthimit nga SHBA.Qeveria vendosi të ndajë 600,000 euro për realizimin e programit të Këshillit Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se sot ka marrë vendimin që në vendin e quajtur “Te rrethi” në hyrje të Prishtinës të vendoset flamuri i Kosovës. “17 Shkurti është data më e madhe e Kosovës, dhe ajo do të nderohet në mënyrën më dinjitoze”, u shpreh kreu i qeverisë duke folur për festimet 10 vjetorit të pavarësisë.
Në mbledhjen e qeverisë u themelu edhe Këshilli organizativ për manifestimin gjithëpopullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u ndanë 100 mijë euro për organizoimin që do jetë nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, njoftoi kabinetin qeveritar për situatën e rëndë të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, nga mungesa e investimeve për konservimin e objekteve të kullave të Jasharajve. Ai theksoi se deri në mbledhjen e ardhshme do të analizohet situata e krijuar dhe do t’i rekomandohen qeverisë hapat që duhet të ndërmerren në mbrojtjen e këtij kompleksi që shënon një vlerë sublime të luftës çlirimtare.
Qeveria miratoi Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjit për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës. Ky projektligj është në përputhje me legjislacionin evropian.
Më tej në mbledhjen e qeverisë u miratun dy nisma të Ministrisë së Financave për arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të granteve me Bakën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe me Bankën Gjermane për Zhvillim.
Miratimin e qeverisë e mori edhe Rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Qeveria e Kosovës miratoi edhe Raportin e pasqyrave preliminare financiare për ekzekutimin e buxhetit gjatë vitit 2017. Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme themeloi edhe Komitetin Drejtues Ndërministror për zhvillimin e projektit “Autostrada Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-